Humb jetën shqiptarja në Itali, u përplas me kamionin. Në gjendje të rëndë e bija e mitur

Humb jetën shqiptarja në Itali, u përplas me kamionin. Në gjendje të rëndë e bija e mitur

Një 46-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor ditën e djeshme në Itali. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 mes Inzago dhe Pozzuolo Martesana, Milano. Dorina Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion. Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë aksidentit. Bardhi jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.
Burimi: Javanews.al