Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Grabiti dyqanin, dhunoi 26 vjeçaren, arrestohet 48-vjecari, tentoi të përdhunonte shitësen
👁6420
Policia arrestoi këtë të diel një 48-vjeçar të akuzuar për një vjedhje me dhunë të ndodhur në një dyqan në Sarandë. Ngjarja, sipas policisë, u regjistrua më 2 maj, kur 48-vjeçari u fut në dyqan dhe kërcënoi me thikë shitësen, duke grabitur 60 mijë lekë. Shitësja 26-vjeçare pësoi dëmtime fizike dhe dyshohet se grabitësi tentoi edhe të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të. 48-vjeçari u kap në Durrës, ku ishte fshehur pas ngjarjes. /vizionplus.tv