Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
👁5733
Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e “arrest me burg” për 26-vjeçarin, Rei Nozlli. Dy ditë më parë Nezolli goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ-së së Kasharit, Remzi Memedi. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal”, njoftoi Prokuroria. 26-vjeçari Nozolli ishte vëzhgues i kandidatit të Partisë Socialiste Orlando Rakipit. “Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi...