Në gusht të vitit 2021, një e moshuar italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi seksual nga një i ri. Bëhët me dije se 20-vjeçari shqiptar e ngacmoi gruan në autobuz në qytetin e Xhenovës dhe më pas e ndoqi deri në shtëpi ku e ka goditur dhe përdhunuar.
Bëhët me dije se autori është arratisur pas ngjarjes dhe është zhdukur për disa vite. Kjo ngjarje e paprecedentë ka tronditur të gjithë vendin fqinj.
Por falë hetimeve të kryera nga policia italiane, autori ishte identifikuar menjëherë pas sulmit dhe Gjykata e Apelit të Xhenovas e dënoi me gjashtë vite burgim për veprat penale ‘dhunë seksuale’, ‘vjedhje të rëndë’ dhe ‘plagosje personale’. Por megjithatë autori ka arritur të arratiset duke bërë të mundur edhe moskryerjen e dënimit.
20-vjeçari i arratisur ndodhej në qytetin e Fierit në vendin tonë, ku ishte fshehur prej disa kohësh. Nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet italiane dhe atyre shqiptare, është lëshuar një urdhër arresti europian. Ku më pas është bërë e mundur që policia shqiptare të kryejë arrestimin pas tre viteve në arrati.
Tashmë autori është 23 vjeç, do të duhet të përballet me drejtësinë dhe të vuaje dënimin për krimet e rënda që ka kryer. Kanë nisur gjithashtu procedurat për transferimin e të riut në Itali.
