Gjiri i Gramës, Karaburun – Dy turistë kanadezë humbin rrugën, shpëtohen nga Policia Kufitare

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, dy turistë kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën malore të Karaburunit, humbën orientimin dhe kërkuan ndihmë.Reklama në FieriWeb

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, u organizua ndërhyrja nga Policia Kufitare Dhërmi, e cila u nis me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në një terren të vështirë dhe në errësirë të plotë. Rreth orës 24:00, ata arritën të lokalizonin dhe gjenin dy turistët, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe u bashkuan me grupin e tyre, duke shprehur mirënjohje për profesionalizmin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

Policia Kufitare e Vlorës konfirmon angazhimin e saj të pandërprerë për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve në çdo cep të territorit shqiptar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”