Burimi:
Opinion.al

Fshihte kokainë në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë
👁4666
Policia ka arrestuar në Vlorë një 48-vjeçar, pasi akuzohet për shitje të kokainës në doza.Sipas uniformave blu, dyshohet se 48-vjeçari e fshihte lëndën narkotike në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë. Gjatë një kontrolli policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim...