FOTO – 60- vjeçari italian vrau dhe groposi shqiptarin 25- vjeçar që hyri ta grabiste, u rrëfy para karabinierëve

FOTO – 60- vjeçari italian vrau dhe groposi shqiptarin 25- vjeçar që hyri ta grabiste, u rrëfy para karabinierëve

Është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, i cili të dielën në mbrëmje u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje në Foria di Centola, në provincën e Salernos, Itali. I riu, i cili ishte babai i një fëmije dhe do të martohej për pak ditë, rezultonte i zhdukur prej ditësh. Trupi i tij është gjetur i varrosur pranë fushës sportive në zonën San Severino, pas rrëfimit të pronarit 60-vjeçar të banesës që u tentua të grabitej. Ky i fundit, i shoqëruar nga avokati, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurori, në gjendje të rënduar emocionale, ku ka rrëfyer vrasjen dhe vendin ku kishte fshehur trupin. Gjatë një dëshmie të gjatë, ai ka treguar se kishte ‘qëlluar mbi të riun pas përplasjes...