Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u thirr nga SPAK. Sipas tij, ai u paraqit për krimet zgjedhore të 11 majit, në cilësinë e kallëzuesit.
Flamur Noka: Isha këtu për denoncimet që kemi bërë në fushatë elektorale. Dhe task-forca, e cila u ngritur për të hetuar krimin elektoral, na rezulton që vdiq pa u ngritur akoma. Deri më tani, krimi elektoral që na u premtua se në janar të vitit 2025 do fillonte ndëshkimin ndaj tij, sot është duke i bërë karshillëk edhe godinës së SPAK-ut. Sot krimi elektoral është më i institucionalizuar se kurrë. Sot krimi elektoral është ai që ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve.
Noka qëndroi në Prokurorinë e Posaçme përreth një orë. Opozita pretendon se zgjedhjet parlamentare të këtij viti janë manipuluar.
Ndërkohë i njëjti organ akuze po i heton pasurinë deputetit demokrat.