Fevziu veçon fushatën më të ‘zjarrtë’ ndër vite në Shqipëri: Gara e 11 majit s’ka një vëmendje të madhe

Fevziu veçon fushatën më të ‘zjarrtë’ ndër vite në Shqipëri: Gara e 11 majit s’ka një vëmendje të madhe

Moderatori Blendi Fevziu gjykoi fushatat zgjedhore ndër vite në vend, duke veçuar ato më të zjarrtën. Fevziu në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo kujtoi fushatën e vitit 1991-1992, ku çdo gjë përbënte risi dhe entuziazmi në popull ishte i madh. Sipas tij në ato vite populli nuk e dinte si funksiononte fushata. “Janë fushata të panjohura, në mes të një entuziazmi, risi absolute. Deri atëherë, s’kishte pasur zgjedhje të lira. Nuk dinim si funksiononte fushata. Nuk kishte asnjë rregullore apo kod zgjedhor. Gjithçka ishte gati gati e improvizuar. Vëmendja publike ishte më e madhja.” Ndërsa nga ana profesionale, zgjodhi...
Burimi: Sot.com.al