Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Elbasan/ Bie zjarr në hotel, klientja tenton të dalë nga dhoma dhe dëmtohet në këmbë
👁8576
Një zjarr mësohet të ketë rënë gjatë natës në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha në Elbasan. Sipas policisë, raportohet se një 69-vjeçare është dëmtuar në këmbë teksa tentonte të dilte nga dhoma. Gjithashtu nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. ”Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, kur ka konstatuar flakët, ka tentuar të dalë me shpejtësi nga dhoma dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.