Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Itali, babai vret djalin dhe më pas veten
👁10436
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë (22 Prill) në Itali, ku një burrë ka vrarë djalin dhe më pas veten. Mediat italiane raportojnë se ngjarja shokuese ndodhi në fshatin Oltra të komunës Lamon. Në media raportohet se këtë të martë rreth orës 17:00 pati të shtëna në fshat, dhe ishin fqinjët ata të cilët njoftuan menjëherë autoritete. Sapo forcat e policisë kanë mbërritur në banesë kanë gjetur të pajetë trupat e 50-vjeçarit Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riçardo. Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri....