Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, gjatë prezantimit të kandidatëve socialiste në 12 qarqet e vendit, ka ironizuar kundërshtarin politik.
Rama tha se sot në PD e përmendin emrin e presidentin amerikan sikur e kanë komshi dhe shkëmbejnë salcë kosi, duke vijuar më tej se për ta bërë sa më të besueshme këtë përrrallë kanë paguar njërin aq shumë (La Civita), e më pas dalin e bërtasin se erdhi sherifi.
Ndërsa shtoi se ajo që e bën edhe më të çmendur kundërshtarin është pikërisht slogani që ka zgjedhur “Madhështorë”,
“Flasin për Presidentin amerikan sikur e kanë komshi dhe shkëmbejnë salcë kosi. E për të tregaur sikur e kanë vërtetë komshi, po paguajnë sa puplat e kokës njërin dhe dalin e bërtasin erdhi latfi erdhi sherifi. Bufi e di të sigurtë që në 11 maj e pret humbje edhe më e madhe se 97-ta, vetëm një magji mund të shpëtojë, por që do t’i kthehet kundër. E pastaj do dalë të bërtasë na bërën magji. Po a ka shqiptar që i merr seriozisht këta që e quajnë vetën Aleanca Madhështore. Jam i habitur që ti thuash vetes “Ne jemi Madhështorë”, do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore, pastaj slogani vijon për Peqinin Madhështorë, për Mamurrasin Madhështor, këtë lloj slogani e prodhon vetëm një çmnendinë. Si mund të dalë robi nga shtëpia ditën e dielë, të rruhet të rregullohet edhe hedh votën në një Kënetë kaq madhështorë, edhe kënetë kranere e thotë: Sot u mbyll epoka e Edvin Kristaq Ramës. Si mendoni vërtetë që i ka Shqipëria kaq shumë budallenj”, tha Rama.
