Dyshohet se vodhën 41 mijë €/ Gjykata e Durrësit lë në burg turistin irlandez, partnerja lirohet me garanci pasurore

Dyshohet se vodhën 41 mijë €/ Gjykata e Durrësit lë në burg turistin irlandez, partnerja lirohet me garanci pasurore

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack dhe Kate Connolly, të arrestuar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim. Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest me burg për Stack, ndërsa Connolly mund të lirohet nëse paguan një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo do të duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj. Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, të cilën çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur në Durrës më 26 mars. Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ata i...

Burimi: Sot.com.al