Dy impiante të rinj diellorë në Fier, kapaciteti i instaluar 33 MW

Dy aplikime të reja për impiante fotovolatikë u paraqitën së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që parashikojnë një kapacitet të instaluar total prej 33 MW.Të dy projektet parashikohen të ndërtohen në zonën e Fierit nëse arrijnë që të kalojnë të gjithë hallkat e nevojshme procedurale ku i pari tashmë kë nisur.Aplikimi i parë është bërë nga shoqëria “ALB ENERGY GROUP” sh.p.k. e cila ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 31 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën Kadastrale 3038, Fshati Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier.E dyta është shoqëria “3E ENERGY” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW i cili gjithashtu nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në të njëjtin rajon sikurse i pari.Për të paktën 15 ditë shpallja e aplikimit qëndron e afishuar duke pritur palë të interesuara që të shfaqin pretendime te tyre në rast se kanë një të tillë lidhur me projektet në fjalë.Interesi për energjinë diellore vijon të jetë i lartë me aplikime që paraqiten vazhdimisht pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa të tjera të bëra më herët ndodhen në hallka të ndryshme të miratimit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovoltaikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. /N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.