Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për trafik droge nga SHBA në Shqipëri. Policia njofton se i riu u kap në flagrancë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, e cila dyshohet se është trafikuar nga SHBA. Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë. Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, arrestohet Njoftimi i Policisë Tiranë Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër...
Burimi: Javanews.al