Deputetja e listës së mbyllur të PD kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në…

Deputetja e listës së mbyllur të PD kryen me sukses operacionin në QSUT: U ndjeva sikur isha në…

Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. “Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit...
Burimi: Javanews.al