Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar

Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar

Për dekorata, dhënie nënshtetësia apo shpallje ligji… bashkë me aktivitete brenda e jashtë vendit për promovimin e Shqipërisë, Presidenca shpenzoi 227 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar. “Përgjatë vitit 2024 u realizuan 490 dekrete për shpallje ligjesh, nënshtetësi dhe dekorata, apo 98% e sasisë së planifikuar. U realizuan 20 aktivitete ndërkombëtare për promovimin e Shqipërisë dhe 220 veprimtari protokollare brenda vendit.” Në total vitin e shkuar institucion i drejtuar nga Bajra Begaj shpenzoi pak më shumë se 291 milionë lekë nga 635.5 milionë lekë që kishte parashikuar në planin fillestar apo rreth 363 milionë me...
Burimi: Javanews.al