David Beckham bën sot 50 vjeç, Victoria Beckham emocionon me urimin

Victoria Beckham ka emocionuar ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për bashkëshortin David, me rastin e 50-vjetorit të tij. Ish-anëtarja e grupit Spice Girls dhe stilistja e njohur shpërndau në Instagram një video përmbledhëse me momente nga jeta e Davidit, ku shfaqen si çaste familjare, ashtu edhe ato romantike mes çiftit.
“Kur shoh këtë video, mendoj: ‘Wow… sa me fat jam!’ Je gjithçka që kam ëndërruar dhe më shumë. Gëzuar ditëlindjen e 50-të! Të dua pafund, ashtu si dhe familjen tonë të bukur. Ti më plotëson,” ka shkruar Victoria në përshkrimin e videos.

Në montazhin e ndarë me ndjekësit, David shfaqet në momente të ndryshme – pa bluzë, duke ushtruar, dhe madje veshur si personazh nga “The Incredibles”, duke treguar muskujt e tij të njohur. Një moment tjetër humoristik shfaq çiftin duke rrëshqitur me shpejtësi në një tobogan, ndërsa Victoria thërret “Ndal!”.
Përmbledhja përfshin edhe momente ikonike nga jeta e tyre – nga fotosesionet e Davidit deri tek çaste intime me katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Në një video, ata shihen duke vallëzuar së bashku me këngën e tyre të preferuar “Islands In The Stream”, një kujtim i veçantë që u përfshi edhe në dokumentarin e suksesshëm “BECKHAM” në Netflix.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *