Ç’po ndodh në Washington?! Sulm me armë zjarri në mes të parkut

Ç’po ndodh në Washington?! Sulm me armë zjarri në mes të parkut

Shtatë persona janë qëlluar me armë zjarri në Washington të Shteteve të Bashkuara. Siç shkruajnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në parkun Harry Todd në periferi të Tacoma-s dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore. Ende nuk dihet se sa persona ishin të përfshirë në këtë sulm dhe se a ishin të plagosurit “shënjestra”. Më shumë se 100 persona ndodheshin në park në momentin e të shtënave. Ky rast vjen disa disa pasi në një park të Philadelphia-s u vranë dy persona dhe u plagosën nëntë të tjerë.
Burimi: Javanews.al