Category: Showbiz

  • Del miu në shtëpinë e Big Brother, produksioni fik kamerat (VIDEO)

    Del miu në shtëpinë e Big Brother, produksioni fik kamerat (VIDEO)

    Një video e postuar në rrjet po bën bujë së fundmi. Bëhet fjalë për një moment të regjistruar brenda ambienteve të shtëpsië së “BBVA4”. Teksa banorët bisedojnë mes tyre prezenca e një miu poshtë tavolinës u tërheq vëmendjen. Ishte Loredana ajo që e spikati miun brenda ambienteve të shtëpisë. Në këtë moment aludohet se produksioni ka fikur kamerat. Por rasti në fjalë nuk ka shpëtuar pa u kapur nga ndjekësit të cilët më tej e shpërndan nëpër “TikTok”.

  • Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ja çfarë pritet të ndodhë

    Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ja çfarë pritet të ndodhë

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë me dije se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku do të dalë të mërkurën e ardhshme nga spitali, pas më shumë se një muaji izolim total.
    Lajmin e ka shpërndarë vetë Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.
    Më pas ka ndarë disa video ku tregon me detaje se çfarë do të ndodhë me Parashqevinë pas daljes nga spitali.
    “Ditën e mërkurë, Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do të t’i rikthehet jetës normale në New York, bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Rrugëtimi i saj do të rinisë, edhe pse nuk është e thjeshtë. Do të shkoj ta takoj, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Tani që ajo do të dalë, fillon puna e vërtetë, por ne duhet të jemi aty për ta ndihmuar. Ka qenë një muaj interesant, me shumë dhimbje, shpresë, frikëra të ndryshme, por që po ia dalë,” tregoi biznesmeni.
    Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pasuar pas takimit me djalin e saj, Luke.
    Dikur një ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me zërin e saj melodioz, por jeta e shkëputi nga vendlindja duke marrë tjetër drejtim.
    Por pas shumë dekadash në harresë, një video tronditëse ku këngëtarja shfaqej e pastrehë në rrugët e New Yokut na la të shokuar të gjithëve.

  • I dehur në timon, tentoi t’i ikte postbllokut të policisë, arrestohet këngëtari grek me origjinë nga Dropulli

    I dehur në timon, tentoi t’i ikte postbllokut të policisë, arrestohet këngëtari grek me origjinë nga Dropulli

    Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur.
    Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u arrestua gjatë orëve të natën në afërsi të sheshit Omonia.
    Policia tha se ai ishte efektin e sasisë së alkoolit 0.83mg. Madje mediat vendase thonë se Mastoras tentoi të largohet nga postblloku por u ndalua prej policisë.
    Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së hënë. Iu mor patenta për 2 muaj dhe u gjobit 700 euro.

  • Incidenti me Gjestin, zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”

    Incidenti me Gjestin, zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”

    Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
    Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.
    Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.
    Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.
    Pasi tensionet u rritën, dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
    Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë Prime-it të së martës.
    Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të Madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet./ TAR

  • Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju-Jork, ku po kurohej për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Lajmin e ka dhënë Elton Ilirjani duke ndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.
    Simakut duket e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. “Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotove të ndryshme.
    Ilirjani disa ditë më parë kërkoi të gjithë grave shqiptarë në Amerikë për këngëtaren pas daljes nga spitali. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e kam të dalë, do të bëj që unë të duat e saj, me atë se si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne jemi për ta kuptuar.
    I bëj të gjitha grave grave, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na bëjnë gjatë një komodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Doja ta bëj unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që përfundon këtu”, tha ajo.

  • Shën Valentini, Egli i shkruan letër dashurie Gjestit

    Shën Valentini, Egli i shkruan letër dashurie Gjestit

    Në prag të Shën Valentinit, banorët kanë patur një sfidë që të shkruajnë letra dashurie personave të zemrës.Egli ka zgjedhur të shprehë ndjenjat e saj për Gjestin me një letër plot emocion. Ajo e lexoi letrën para banorëve, një moment që preku të gjithë.
    Megjithatë, letra e Eglit ka shkaktuar një reagim të papritur, pasi ka shprehur se ajo vjen nga një kujtim të kaluar dhe ka përmendur ish-partnerin e saj.
    Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.
    Në letrën e saj, Egli fillon duke e pranuar se është një vajzë që e ka ndjenja për Gjestin dhe se ka kaluar një periudhë të vështirë duke u përballur me ndjenja të komplikuara.
    Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.
    Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.
    Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije
    Egli e pranon se ka kaluar përmes një periudhe të vështirë për të këto ditë dhe se nëse të kesh ndjenja e të kujdesesh për dikë është gabim, ajo preferonte të gabonte.

  • Psikologia: Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët

    Psikologia: Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët

    “Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e pasionet në Shqipëri, Agalliu vuri theksin pikërisht te fenomeni i mësipërm.
    “Mbase tendenca e vajzave për të pasur në krah një mashkull të tillë, pa marrë parasysh formimin e tij, përfundon pikërisht me këto raste tragjike”, tha ajo në emisionin “Opinion”.
    Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.
    Spartak Koka: Pra, ata që merren me drogë, duken si njerëz me vlerë sot.
    Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.
    Emigracioni sjell tradhti në çift? Psikologia rendit shkaqet e krimeve të pasionit
    Psikologia Aurela Agalliu, nisur dhe nga përvoja e saj në gjykatë rendit problemet ekonomike dhe tradhtinë bashkëshortore si pikënisje të situatave që çojnë dhe në ngjarje tragjike.
    Aurela Agalliu: Në fakt, nga përvoja ime në gjykatë dhe nga numri i lartë i divorceve që po shtohen dalin në pah faktorë të tillë si problemet ekonomike, më së shumti tradhtia bashkëshortore. Dy nga faktorët që çojnë në divorce, por edhe në dhunë në familje.
    Blendi Feviziu: Po emigracioni?
    Aurela Agalliu: Emigracioni është një faktor i vjetër në fakt, po them që nuk është aktual sepse ne e dimë shumë mirë në cilën kohë shqiptarët kanë filluar të emigrojnë, pra është një post faktor tjetër, pas emigracionit është pjesa e tradhtisë, se me emigracionin kanë lindur edhe të tjera marrëdhënie paralele për bashkëshortët, qoftë për ata që kanë emigruar, qoftë dhe për personin që ka qëndruar këtu.
    Por unë do t’i qëndroja shumë edhe opinionit të profesorit në lidhje me problemet e shëndetit mendor. Ajo që ne nuk diskutojmë shpesh herë nëpër studiot televizive kur ndodhin krime për pasion edhe pse nuk janë të tillë është sepse problemet e shëndetit mendor janë rritur në masë.
    Blendi Fevziu: Pse, kush i shkakton?
    Aurela Agalliu: Ne vijmë nga një shoqëri ku ka pasur shumë drama, ka pasur shumë dhunë, ka pasur ndrydhje. Familja shqiptare ka vuajtur shumë, dalin në pah problemet e familjes shqiptare sepse njerëzit kanë marrë dhe guximin të flasin dhe të denoncojnë dhunën.
    Për shkak të turpit, për shkak të stigmës, jemi munduar që atë familjen problematike ta mbajmë fort dhe ta paraqesim si ideale jashtë. Shpesh herë, njerëzit dhe individët janë kufizuar edhe për shkak të faktit që ka pasur fëmijë dhe nuk kanë dashur që të shkaktojnë ndarjen e prindërve dhe lënien e fëmijëve vetëm.
    Shoqëria është zhvilluar, është emancipuar, dhe normalisht me zhvillimin dhe emancipimin e tyre duket sikur familja shqiptare, pavarësisht një numri shumë të lartë divorcesh duket sikur kanë filluar të kuptojnë dhe të respektojnë të drejtat e tyre dhe kur një martesë nuk funksionon mund ti drejtohen dyerve të gjykatës.

  • Prezantuesja shqiptare: Neve në Korçë i quanim njerëzit në Tiranë të prapambetur, jo si qyteti ynë që frekuentohej vetëm nga elita

    Prezantuesja shqiptare: Neve në Korçë i quanim njerëzit në Tiranë të prapambetur, jo si qyteti ynë që frekuentohej vetëm nga elita

    Moderatorja sportive Viola Spiro ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të kryer studimet e larta.
    Prezantuesja sportive, gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, u shpreh se i thoshin “provinciale”, një paragjykim që sipas saj nuk e ka ndjerë as në Greqi, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.
    Ajo u shpreh se “ne i quanim në Tiranë të prapambetur”, duke theksuar se qyteti i saj i origjinës, Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë.
    “Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, deklaroi Viola Siro, teksa shtoi se Korça nuk është një qytet si provincat e tjera, “që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura”.
    Deklarata e Viola Spiros
    Na thoshin provincial, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.
    E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.
    Ne ishim aq të zhvilluar, sa ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur.
    Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë.

  • Zhaku: Eskortat e Tiranës prezantohen si këngëtare dhe modele!

    Zhaku: Eskortat e Tiranës prezantohen si këngëtare dhe modele!

    Si një ndër aktivistet që shpesh herë ka ngritur zërin për kauza të ndryshme, Inida Gjata, e njohur si Zhaku duket se ka gati një projekt, një projekt që në sytë e saj përmirëson Shqipërinë. Në intervistë e dhënë për “Panorama”, ajo shprehet se në Shqipëri qarkullojnë shumë para dhe një amnisti penale dhe fiskale, do ta ndihmonte vendin të ngrihej.
    “Viti 0” duket si një realitet i ri që ajo ofron, duke u shprehur se dekriminalizimi, legalizimi i drogave dhe i prostitucionit do të ndihmonin jo vetëm jetën ekonomike, por edhe sociale të vendin tonë. Veten nuk e sheh si një profil politikani, por idetë i ka të qarta se çfarë do të bënte nëse do të ishte kryeministër. Duket se jeta në Gjermani e ka rritur dhe sprovuar dhe tashmë është më se gati, për të sjellë një frymë të re me angazhimin e saj mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
    Prej disa kohësh kishit munguar në mediat shqiptare, pse tani ky rikthim i juaji?
    Sepse tani e shoh të domosdoshme shkundjen e shoqërisë dhe klasës politike në Shqipëri. Rrethanat e kërkojnë me ngulm vënien e kapakut të tranzicionit 35-vjeçar dhe një vit 0 për të gjithë. Situata socio-politike po përkeqësohet, ndërsa ajo ekonomike po bëhet gjithnjë e më informale.
    Shpresa për ditë më të bukura ka perënduar. Çdo ditë e më shumë braktiset vendi, shtohet evazioni, hendeku dhe urrejtja mes të varfërve dhe të pasurve. Duhet ta mbyllim këtë kapitull, dhe përpjekja ime është të bind klasën politike dhe shoqërinë për një amnisti masive, gjithëpërfshirëse fiskale dhe penale, dekriminalizimin e shoqërisë përmes ndryshimit të Kodit Penal, në mënyrë që të mos dënohet kush për drogë, prostitucion apo shkelje të vogla që mund të shlyhen me gjoba, legalizimin e prodhimit dhe shitjes së drogave dhe legalizimin e prostitucionit. Për këto po luftoj.
    Ju kemi parë të ngrini zërin për kauza sociale, por edhe politike. Çfarë e solli këtë thirrjen tuaj për të folur pikërisht në këtë moment?
    Fakti që burgjet janë plot me të rinj, të cilët dënohen për një pikë drogë, apo për një shkelje minimale, ndërkohë që ekonomia informale ka shtrirë metastazat në mënyrë të frikshme. Fakti që gati e gjithë klasa politike është me kokën në SPAK e trupin në kolltuk. Fakti që të gjithë janë të inkriminuar, si ai që nuk të jep kuponin tatimor apo nuk deklaron pagën reale, ashtu edhe një gjyqtar, një mjek, një pedagog, apo një politikan, që presupozohen të jenë ajka e shoqërisë, janë të përlyer në ndonjë allishverish. Mendoj se në shoqëri po mbillet shumë urrejtje.
    Fjalori i përdorur prej kujtdo në parlament, media apo gjetkë është i papranueshëm. Besoj se nisma ime do të krijonte paqe sociale dhe do të rregullonte ekonominë dhe shoqërinë, që ka dalë nga binarët dhe është shndërruar në një vagon që lëviz kuturu, pasi është lënë pa lokomotivë. Besoj se po nuk i zgjidhëm urgjent këto probleme madhore të shkaktuara nga politika e papërgjegjshme, nuk do të mund të bëhemi kurrë as anëtarë të BE-së e as një vend me të ardhme.
    Ju thoni të legalizohen të gjitha drogat, e keni fjalën edhe për drogat e rënda?
    Po, edhe pse unë jam kundër përdorimit të tyre, por konsumimi i drogave në Shqipëri ka pësuar vetëm rritje dhe ka hapur shumë plagë, duke burgosur përdoruesit si të ishin trafikantë, apo duke shkaktuar shumë viktima hakmarrjeje e duke sabotuar ekonominë dhe prodhimin vendas. Ka rritur korrupsionin në gjyqësor e burgje. Ajo çfarë propozoj unë është krijimi i një banke investimesh ku të depozitohet i gjithë kapitali që fshihet nëpër offshore, që myket nëpër vende sekrete, apo që hahet nga miu.
    Po ashtu, të nisë përdorimi i kriptomonedhave dhe të investohet në prodhimin dhe përpunimin e kanabisit si produkt farmaceutik, industrial, kozmetik dhe për konsum. Të hapen farmacitë 51% shtetërore dhe të prodhohen e shiten të gjitha drogat. Kësisoj, edhe njerëzit punësohen me sigurime dhe cilësia e tregtisë është e kontrolluar.
    Si do të ishte Shqipëria nëse do të ndodhte një gjë e tillë, si e projektoni?
    Shqipëria do të ishte një vend i begatë dhe jo vetëm që ekonomia do të lulëzonte, por edhe shoqëria do të gjente paqe e harmoni. Do të shihte më në fund dritë në fund të tunelit dhe rinia nuk do të detyrohej të punonte as në shtëpitë e barit nëpër botë, as të dergjej nëpër burgje për një cigare bar apo një gram drogë, por do të kishte skedë penale të pastër e do të punonte i siguruar. Pjesa më e madhe e bizneseve në Shqipëri janë fiktive ose thjesht alibi për të mundësuar prodhimin dhe tregtimin e drogave, ushtrimin e prostitucionit dhe pastrimin e parave. Pse të vazhdohet me këtë farsë, ku edhe shteti është në shërbim të anti-shtetit?
    Në Shqipëri qarkullon shumë kapital i padeklaruar apo që rrjedh prej këtyre aktiviteteve. Nëse do të bëhej kjo që propozoj unë, edhe prodhimi vendas edhe GDP do të rritej. Evazioni dhe korrupsioni do të uleshin ndjeshëm, turizmi dhe të ardhurat që do të krijoheshin nga këto veprimtari do të hynin në buxhetin e shtetit.
    Amnisti fiskale dhe penale, vetëm për çështjet e drogës apo më tej?
    Për të gjithë ata që kanë krijuar kapital përmes çdo veprimtarie. Të gjithëve u duhet dhënë një shans të dytë në Shqipëri. Një pjesë e madhe e njerëzve që janë futur nëpër këto aktivitete janë njerëz shumë të zgjuar dhe duhet të futen në sistem duke u amnistuar dhe duke u dhënë dorën. Në këto momente të gjithëve u duhet kjo nismë, edhe politikanëve të inkriminuar edhe atyre që konsiderohen kriminelë, sepse kryejnë pastrim parash përmes skemash tepër inteligjente. Të gjithëve u duhet një shans i dytë në Shqipëri. Pa një vit 0 nuk ka as fund tranzicioni dhe as një kapitull të ri për shoqërinë shqiptare. Pasi t’i kemi bërë këto, atëherë le të bëhet shteti i fortë dhe me dorë të hekurt. Nëse do të realizohej kjo, nuk do të kishim nevojë as për borxhe, as për lëmoshën e botës. Kemi kapital shqiptar që depozitohet sa në Dubai, sa në Maltë, etj.
    Mendoni se do të mjaftonin këto hapa për të ulur kriminalitetin në vend?
    Besoj se po. Natyrisht që do duhet njëkohësisht të veprohet paralelisht edhe për krijimin e mundësive për edukimin profesional dhe për programe rehabilitimi për persona që kanë varësi, por besoj se do të krijohej paqe sociale. Edhe klasa politike do pastrohej, por edhe vendi do përfitonte menjëherë shumë të mira sidomos ekonomikisht dhe gjykatat do të çliroheshin nga dosjet e panumërta e një proces nuk do zgjaste 10 vjet. Edhe burgjet nuk do mbusheshin me fëmijë të cilëve u shkatërrohet jeta për një absurditet. Kjo është një nismë që nuk kërkon shumë kohë që të sjellë fryte, uroj të merret seriozisht nga klasa politike dhe opinioni publik e media.
    Duket si një platformë e mirëfilltë politike e juaja, a ka Zhaku gati një program edhe më të gjerë së kaq?
    Natyrisht që kam, bashkimin kombëtar, edukimin, mbrojtjen dhe sigurinë etj. Por besoj se ajo çfarë duhet të mbajë vulën time si aktiviste dhe përfaqësuese e shoqërisë civile është pikërisht ky revolucion, viti 0.
    Si i keni parë politikanët e viteve të fundit, keni ndonjë të preferuar?
    Është një lëmsh i madh. Nga klasa politike aktuale, nuk i duroj dot kur flasin pjesën më të madhe, por ka personalitete nëpër politikë që edhe janë tërhequr, por që kam respekt dhe i vlerësoj, si z. Agron Duka, Prof. Anastas Angjeli, Prof. Arben Malaj, Fatos Nano.
    Zhaku si kryeministër, cilat do të ishin vendimet e para që do të merrje, ligjet që do të ndryshoje, veç këtyre që i keni bërë tashmë publike?
    Unë nuk do të bëhem kurrë kryeministër, pasi nuk ka qenë asnjëherë në ambiciet e mia. E kam të vështirë ta projektoj veten në këtë pozicion madje qesha tani me këtë pyetje, pasi kam frikë se unë kryeministër do e kisha falimentuar shtetin për 10 minuta. Por, përveç projektit të sipërpërmendur, ajo që do të kisha bërë menjëherë, do të kishte qenë ngritja e një task force me inxhinierë të energjisë, minierave dhe ndërtimit dhe përmes ekspertizës së tyre do zhdukja kabllot elektrike që kanë pushtuar Shqipërinë në çdo cep, veshja e fasadave të pallateve të vjetra me fotovoltaike dhe hapja e minierave të quarzit dhe të një fabrike për prodhimin e silicit dhe fotovoltaikeve. Dhe do bëja bashkimin kombëtar
    Ndërkohë me deklarata të forta edhe për showbizz-in, “shumë prej tyre janë eskorta”, sa të ndryshuar e sheh sot showbizzin shqiptar Zhaku, nga disa vite më parë, kur ju ishit pjesë aktive?
    Është realitet, nuk e kam shpikur unë. Deklaratat e mia tingëllojnë të forta sepse shoqëria preferon ëndrrat me sy hapur dhe ta mbulojë diellin me shoshë. Unë nuk kam asgjë kundër eskortave, madje dua që të legalizohen dhe të punojnë të rregullta, si zonja, por është e trishtueshme kur sheh të titullohen artiste, këngëtare, modele, ndërkohë që janë eskorta, sepse kësisoj ulen këngëtaret, artistet, modelet e vërteta dhe kjo më duket e padrejtë. Showbizz-in nuk e ndjek fare pothuajse, shoh vetëm çfarë shfaqet në TikTok. Problemi është që i jepet shumë hapësirë dhe vëmendje “kotësisë” dhe hiçit.
    Si mund të sistemohet, apo të ‘pastrohet’ ky treg?
    Duke u ndarë shapi nga sheqeri.
    Jeta në Gjermani, çfarë i ka ndryshuar Zhakut?
    Më ka rritur, pjekur dhe sprovuar.
    Angazhimi në politikë, a do të thotë një largim i përhershëm nga Gjermania?
    Jo, sepse nuk do të jem as deputete, as në ndonjë funksion. Do të jetoj gjysmë këtej, gjysmë andej. (Panorama)

  • “Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re

    “Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re

    Këngëtarja Parashqevi Simaku ka risjellë një këngë, të krijuar mbi një dekadë më parë.
    Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, teksa tregohet një pjesë nga videoklipi përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, teksa artistja po rindërton jetën pasi u largua nga stacioni i trenit në New York, ku qëndronte prej kohësh.