Category: Showbiz

  • Laerti zgjedh të ndahet nga “një konkurrent i vetëm” me Valbonën, dyshja shkon në televotim kokë më kokë

    Laerti zgjedh të ndahet nga “një konkurrent i vetëm” me Valbonën, dyshja shkon në televotim kokë më kokë

    Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania vendosi Valbonën dhe Laertin në një situatë të vështirë, duke u kërkuar të merrnin një vendim që do të ndikonte drejtpërdrejt rrugëtimin e tyre në lojë.
    Deri më tani, dyshja ka funksionuar si një banor i vetëm, por Vëllai i Madh i vuri përballë një zgjedhjeje të rëndësishme: “A doni të ndaheni?” Mjaftonte vetëm një “Po” nga njëri prej tyre që ata të ndaheshin si lojtarë të pavarur, por me një pasojë të menjëhershme; përballja në një televotim kokë më kokë.
    Valbona u shpreh se nuk dëshironte të ndaheshin, pasi dëshironte që Laerti të vazhdonte rrugëtimin e tij në shtëpi.
    Nga ana tjetër, Laerti tha “Jo”, duke argumentuar se Valbona ishte e fortë dhe mund të vazhdonte lojën e vetme.
    Ky vendim i çoi automatikisht të dy në një televotim kokë më kokë, duke e bërë situatën akoma më të tensionuar për ta dhe për publikun.
    Televotimi është hapur dhe tashmë, fati i tyre varet nga votat e publikut.

    Rizarta është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP, kjo falë një televotimi të dytë që u hap mbrëmjen e djeshme.
    Ajo lë shtëpinë menjëherë pas Olës, e cila u largua vetëm disa minuta nga nominimi që u hap të martën.

    Ashtu si Ola, edhe Rizarta hyri disa javë më parë, e cila krijoi disa situata brenda në shtëpi, por pa mundur të shkonte deri në fund të këtij rrugëtimi.
     

  • “Vdeksha unë për vjehrrën!” Reagimi epik i Jozit kur takon nënën e Loredanës: Më e mirë nëna se e bija…

    “Vdeksha unë për vjehrrën!” Reagimi epik i Jozit kur takon nënën e Loredanës: Më e mirë nëna se e bija…

    Pas rrëfimit prekës të Loredanës mbrëmë, produksioni i rezervoi asaj një surprizë të veçantë – takimin me nënën e saj.
    Gjatë bisedës, nëna e Loredanës përmendi Jozin, duke vënë në dukje se ai ka ndryshuar për mirë pas rikthimit dhe se po respekton këshillat e babait të Loredanës.

    Kur takimi ndodhi, Jozi pati një reagim epik, duke thënë me humor: “O vdeksha unë për vjehrrën!” – një batutë që bëri të qeshnin të gjithë banorët dhe të pranishmit në studio.

    Foto: Screenshot/YouTube
    Ledioni e ngacmoi Jozin, duke i kujtuar zakonin e tij për të pritur vjehrrin ose vjehrrën me këngë dhe e pyeti çfarë do t’i këndonte kësaj here.
    Jozi, duke qeshur, nisi këngën: “Kam dyqanin ke Selvia, më e mirë e ëma se e bija”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë.

    Foto: Screenshot/YouTube
    Më pas, Ledioni e pyeti nënën e Loredanës nëse dëshironte ta takonte Jozin, dhe ajo pranoi.
    Kur hyn brenda, Jozi e përqafon me respekt dhe e pyet për familjen. Më pas, ai e pyet se si i duken ai dhe Loredana së bashku.
    Foto: Screenshot/YouTube
    Nëna e saj u përgjigj: “Shkëlqyer!” dhe shtoi se, që nga hyrja e tij e dytë, ai është sjellë shumë mirë me Loredanën.
    Jozi e falënderoi dhe ata u përshëndetën me buzëqeshje, duke lënë pas një moment të paharrueshëm për të gjithë.

  • Jozit i ndodh gjëma, Livia ka gati denoncimin kundër tij

    Jozit i ndodh gjëma, Livia ka gati denoncimin kundër tij

    Livia, ish-banore e BBVA, gjatë intervistës për emisionin ‘S’e luan Topi’, deklaroi se po mendon të denoncojë Jozefin Markun, pas një deklarate të këtij të fundit.
    Liva u shpreh se deklarata e Jozit është denigruese dhe shkelje e imazhit ndaj saj.
    “Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë jashtë jorganit. Në rregull? U kry? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë”, ka thënë Jozi për Livian dhe Rozanën.
    Livia e quan Jozin ‘djalë vulgar’ dhe zotohet se do ta denoncojë për prishje të imazhit.
    “Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’. Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale. Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo! Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra. Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë.” tha Livia.
     

  • Kundër lidhjes së tyre? Babai i Jozit i dërgon mesazh prindërve të Loredanës

    Kundër lidhjes së tyre? Babai i Jozit i dërgon mesazh prindërve të Loredanës

    Pjetër Marku, babai i Jozit, ka folur së fundmi për rrugëtimin e djalit të tij në “Big Brother VIP 4”, duke dhënë mendimin e tij për lojën, debatet dhe marrëdhënien me Loredanën.
    Në fillim, ai pranoi se strategjia e parë e Jozit në shtëpi ishte e ashpër dhe e gabuar, por me rikthimin e tij, ai ka treguar versionin e tij të vërtetë.
    Gjithashtu, Marku komentoi edhe përplasjet e Jozit me Rozanën dhe Gjestin, duke mos u ndalur në detaje, por duke lënë të kuptohet se i ka ndjekur me vëmendje.
    Një nga temat më të diskutuara ka qenë marrëdhënia mes Jozit dhe Loredanës, për të cilën babai i tij u shpreh i hapur:“Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë.”
    Duke iu referuar shqetësimeve të prindërve të Loredanës mbi këtë marrëdhënie, Marku shtoi:
    “Ne i mirëkuptojmë për shqetësimet e tyre të mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht se si interpretohen gjërat.”
    Me këtë deklaratë, babai i Jozit lë të kuptohet se ai dhe familja e tij e mbështesin rrugëtimin e tij, ndërsa mbetet për t’u parë si do të zhvillohet marrëdhënia mes tij dhe Loredanës brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
     

  • Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!

    Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!

    Iftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë aktori dhe moderatori Visjan Ukcenaj. Ai ka analizuar dinamikat dhe ka dhënë mendimin e tij për lojën dhe banorët e këtij edicioni. Pse Valbona zgjodhi të qëndronte me Laertin kurse banori zgjodhi të shkonin në nominim kokë më kokë?
    Laerti ishte shumë koherent me ndjenjat e tij dje, nga ana tjetër si lojtar fitoi pikë ndërsa nga ana njerëzore mendoj u tregua shumë grek dhe i dha shumë pikë Valbonës, mendoj që fitoi shumë pikë dje në “Big Brother”.
    Mendon Visjani se kjo është një zgjedhje e pabesë?
    Është një hipokrizi e drejtpërdrejtë, ishte një aktrim i dobët nga ana e Laertit, bënte sikur po e kamulfonte që le të dalë unë kësaj here dhe le të fitojë Bona.
    Aktori shtoi gjithashtu se:
    Ishte pak i dobët si aktrim dhe mënyra se si e mbrojti këtë zgjedhjen që bëri linte për të dëshiruar, por në fund të fundit në Big Brother nuk ke as miq dhe gjithmonë duhet ta konsiderosh që je vetëm.

  • “Nuk dua të jem me Eglin…”/Gjesti shprehet tek Valbona: Nuk është vetëm ajo e pastër

    “Nuk dua të jem me Eglin…”/Gjesti shprehet tek Valbona: Nuk është vetëm ajo e pastër

    Valbona ka diskutuar me Gjestin për Eglin dhe e ka këshilluar duke i thënë se:
    ,Mund ta përqafosh si një shoqe
    Gjesti
    Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë këtu do të ta fusin të gjithë. Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua me qenë bashkë me Eglin. Dua të merrem vesh, të falim njëri tjetrin. Nuk është vetëm ajo e pastër, edhe unë jam i ngarkuar edhe i lënduar. Të dy kemi pas faj, jo vetëm unë. Nuk mundesh të mi hedhësh të gjitha mua fajet. Unë ia kam treguar të gjitha gjërat

  • “Ke folur në kamera me partneren tënde…”/Egli vë në siklet Gjestin

    “Ke folur në kamera me partneren tënde…”/Egli vë në siklet Gjestin

    Egli e ka pyetur Gjestin teksa po darkonin dhe i ka shprehur se:
    Me sa mend në kokë duke bërë veprimet që bën këtu me mua, duke më thënë që nuk ke partnere jashtë sepse kështu ke thënë. Bën çfarë ke bërë me mua, shkon në dhomë dhe flet në kamera më partneren tënde, i thërret edhe në emër vajzës që i ke shkruajtur letrën më 14 shkurt.
    Gjesti: Kë partnere moj?
    Egli: Ish partneren tënde që në fakt nuk është ish.
    Gjesti: Unë nuk e di se çfarë flas.(qesh)
    Egli: Ti i dedikove këngë me 14 shkurt partneres
     

  • Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    -Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.
    Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
    Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
    Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
    Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

  • Plas keq mes Gjestit dhe Rozanës: As mirëmëngjes mos më thuaj…

    Plas keq mes Gjestit dhe Rozanës: As mirëmëngjes mos më thuaj…

    Miqësia mes Gjestit dhe Rozanës ka kaluar në një fazë krize, duke u shndërruar në rivalitet për shkak të lojës dhe çmimit të madh në “Big Brother VIP 4”.
    Pasi u bën miq dhe kalonin mjaft kohë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit, situata ka ndryshuar dhe Gjesti i ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron ta ndjekë më nga pas.
    Në një moment, ai i ka thënë Rozanës se po e bezdis dhe duhet të kuptojë që nuk duhet ta ndjekë kudo që ai shkon. Gjesti është shprehur se:
    “Shpirtin ma ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”.
    Ai shtoi më tej:
    “Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjesi mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas”.
    Nga ana e saj, Rozana e kundërshtoi këtë qëndrim dhe i hodhi poshtë akuzat, duke i dhënë përgjigje të gjitha këtyre komenteve. Tensionet mes tyre janë rritur, duke i shtuar më shumë dinamizëm lojës.

  • Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo gjë të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

    Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo gjë të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

    Egli dhe Gjesti kanë sqaruar raportin mes tyre edhe në Prime-n e kësaj të marte.
    Egli komentoi darkën me Gjestin, ku theksoi se ndjeu nota pendese në faljen që kërkoi banori. Ndërsa këngëtari vuri në dukje se nuk ka luajtur me Eglin.

    “Pavarësisht zhgënjimit që kam pësuar brenda, se di pse vazhdoj të besoj se brenda Gjestit nuk është djalë kaq i keq. Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra mund të bëhen për pjesë të lojës. Zgjedh të besoj që ka edhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij. Mendoj që nuk është as rasti i parë dhe as i fundit që për egon mashkullore mund të kalojë kohë me këtë vajzë dhe në vajzë mund të thotë ’ në fund të ditës u kënaqëm dhe nuk jam i dashuruar me ty’, ndodh rëndom. Jam vajzë që beson në shanse të dyta. Gaboi, okej, nuk e kam harruar ndjesinë që kam përjetuar, por nuk dua të jetoj me pengje”, tha Egli.
    Ndërsa Gjesti u shpreh “Sot para Prime-t, ka ardhur një dron dhe pamë ca dorëshkrim. 8 bilionë klikime dhe deshta me thonë që nuk i kam bërë unë veç ato sukses, po i kam bërë bashkë me të.
    Unë kam kajt kur e kam pa. Falje kam kërkuar për senet e mia. Kam vepruar në kokën tem. Për çdo sen i kërkoj falje. Shyqyr e këna falë njëri-tjetrin. Gabime kam pasur, keqkuptime kam pas, por lojë kurrë skam pas. S’du me luajt me Eglin”.