Category: Showbiz

  • Laerti përplaset me Jozin: Intrigant! Po luan me ndjenjat e një vajze

    Laerti përplaset me Jozin: Intrigant! Po luan me ndjenjat e një vajze

    Vijon ballafaqimi mes Laertit dhe Valbonës, ku janë përfshirë edhe banorët e tjerë.

    Pjesë e debatit është bërë dhe Jozi, i cili e ka quajtur aktorin intrigant, ndërsa shtoi se po luan me ndjenjat e një vajze, referuar Valbonës.

    Pjesë nga debati:

    Jozi: Laert Vasili e ka tradhtuar këtë vajzë me ndjenja më të sinqerta. Në fund nxori atë Laertin tradhtar në mënyrën më të keqe.

    Laerti: Ti ke gojë dhe flet. Siç more Lorin prej dore…. i the ‘vazhdo vetëm’.

    Jozi: Ma bëj hallall Valbona

    Valbona: Laert mos ika nga biseda. Laert!

    Jozi: Ta kapje këtë vajzë për dore dhe i thoje ‘kam vendosur kështu’.

    Laerti: Që ditën e parë i kam thënë

    Jozi: Minimumi duhet ta bëjë këtë sqarim

    Laerti: E kam bërë këtë sqarim. Bëj siç them unë, mos bëj siç bëj unë, thua ti? Për hir të Valbonës më thua ‘tradhtar’.

    Jozi: Ti je intrigant. Ti po luan me ndjenjat e një vajze.

    Gjesti: Të ka ikur pini.

    Laerti: Këtë garë dua ta bëj vetëm, siç kam bërë. I kam thënë Valbonës që njeri më të afërt në këtë shtëpi unë nuk kam. Ia them sërish Valbonës.

    Valbona: Lëre teatrin

    Laerti: Nuk është teatër Valbona! Më përmende babanë, më përmende gjithçka.

  • “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

    “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

    Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.

    Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.

    Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët:

    Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.

    Gjesti Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.

  • “Storm” sfidon banorët, të ndarë në 3 çifte ata realizojnë me sukses lojën për buxhetin e javës

    “Storm” sfidon banorët, të ndarë në 3 çifte ata realizojnë me sukses lojën për buxhetin e javës

    Pija energjike “Storm” ka sfiduar banorët në një lojë për buxhetin e javës.

    Danja, Gerta, Loredana, Aldo, Kelly dhe Jozi, ishin 6 banorët që morën pjesë në lojën e organizuar në formën e një muzikali. Të ndarë në tre çifte; ndërsa vajzat qëndronin të ulura, detyra e djemve ishte t’i rrotullonin ato në karriget rrotulluese sa më fortë dhe më shpejtë të ishte e mundur.

    Në momentin që u jepej sinjali, vajzat do të ecnin në dyshemen e mbushur me “Storm”. Sa më shumë kanoçe të rrëmbenin, aq më shumë buxhet do të fitonin.

    “Vajzat duhet të nisen drejt kanoçeve të “Storm”. Çdo kanoçe ka një përqindje të caktuar të buxhetit. Disa kanë 1%, disa 5%, disa kanë 10% dhe disa të tjera nuk kanë fare. Juve duhet të mblidhni sa më shumë kanoçe dhe nga ato që kanë një përqindje të madhe buxheti. Pasi djemtë të bëjnë rrotullimin, do të qëndrojnë në vend. Nuk duhet të ndërhyjnë në lojën e vajzave”- shpjegoi moderatori i spektaklit Ledion Liço.

    Banorët, përmes lojës speciale, kanë mundur të fitojnë 66% të buxhetit për këtë javë.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 mars 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 25 mars 2025

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 08:59
    DashiNjë situatë e vështirë lehtësohet falë ndihmës së dikujt që vjen me një zgjidhje krijuese për vetë problemin me të cilin po luftoni. Kjo ide mund të duket e largët në fillim, por pas shqyrtimit më të afërt, do të shihni potencialin në të.
    DemiStruktura ose formati që është aktualisht në fuqi nuk ju ndihmon domosdoshmërisht të arrini qëllimet tuaja. Tani është koha për të provuar një qasje të re. Punoni me sistemin dhe jo kundër tij ose hiqni plotësisht këtë strukturë dhe filloni tuajën.

    BinjakëtVetëbesimi juaj i përgjithshëm do t’ju fitojë pikë të mëdha sot. Stili juaj origjinal mund të jetë paksa i tepërt për t’u kuptuar në fillim nga njerëzit, por besimi juaj në veten tuaj dhe idetë tuaja do t’i bëjë ata të kuptojnë se ju dhe idetë tuaja mund të vlerësohen.
    GaforrjaNjë kompani e re ose një profesion i ri do t’ju bie në sy. Ndoshta kjo është një kompani në të cilën dëshironi të investoni, ose një profesion në të cilin dëshironi të përfshiheni. Sido që të jetë, mos kini frikë të hidheni në bord. Kjo është ajo që ju keni pritur.
    LuaniNjerëzit do t’i marrin gjërat shumë më seriozisht, ndaj kini kujdes me kë po bëni shaka. Sensi juaj i humorit ka të ngjarë të keqinterpretohet në një mënyrë negative. Përpiquni t’i bëni gjërat sipas planit.
    VirgjëreshaDita e sotme mund të jetë e mrekullueshme për të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me marrëdhëniet dhe talentin artistik. Ju mund të ndjeni diçka të veçantë në shikim të parë me një person dhe të paktën ngrohtësi të madhe dhe një përputhshmëri natyrore.
    PeshorjaE keni menduar ndonjëherë një karrierë si aktor apo aktore? Ndoshta dëshira juaj e fshehtë është të bëheni regjisor, apo kritik filmi. Çdo punë që përfshin filmat do të jetë veçanërisht tërheqëse për ju tani. Është një kohë e mirë për të bërë një lëvizje në këtë fushë.
    AkrepiDo të ketë ristrukturim në jetën tuaj dhe veçanërisht në karrierën tuaj. Mos kini frikë të lejoni që puna juaj aktuale të shkërmoqet në mënyrë që të mund të filloni nga e para me diçka të re, me diçka që ju pëlqen.
    ShigjetariPo hyni në një periudhë në të cilën duhet të përqendroheni më pak në karrierën tuaj dhe më shumë te familja. Puna juaj po ndikon në jetën tuaj personale. Mos lejoni që puna juaj t’ju kontrollojë deri në atë pikë sa të humbni kontaktin me të dashurit tuaj.
    BricjapiNjë lëvizje në karrierë është afër. Idetë do t’ju vijnë tani dhe gjatë ditëve të ardhshme që do t’ju frymëzojnë të mësoni një aftësi, zanat ose profesion të ri. Ndiqni këto instinkte dhe mos kini frikë. Frika nga dështimi është armiku juaj më i keq në këtë kohë.
    UjoriSot ju paraqitet një mundësi e madhe financiare. Mos kini frikë të vendosni paratë tuaja në një investim që mendoni se është i denjë. Do të merrni këshilla të mira nga njerëz që njohin zanatin e tyre.
    PeshqitPrezantimi është gjithçka – veçanërisht sot. Personi me idenë më të mirë nuk është domosdoshmërisht fituesi. Personi që e paraqet idenë e tij/saj në mënyrë më elokuente dhe të qartë do të ketë sukses. Jini krijues në qasjen tuaj me të tjerët.

  • “U fikën dritat, më kërkoi…”/ Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi

    “U fikën dritat, më kërkoi…”/ Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 11:04
    Egli Tako dhe Gjesti mbrëmjen e kaluar darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
    Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

    “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.
    Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

  • Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 12:28
    Gjesti i ka shprehur Eglit se:
    Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda.

    Egli:
    E di që nuk funksionon ti këtu pa mua.
    Gjesti:
    Më të pas ty këtu dhe mos të të ngacmoj shkatërrohem. Ti më kupton shumë mirë mua. Është shumë e vështirë për mua.
    Egli:
    Mirë ke qenë ti edhe pa mua.
    Egli:
    Po ku e di ti moj?
    Gjesti:
    A të ka marrë malli të më puthësh?
    Egli:
    Jo.
    Gjesti:
    Kontradiktore. Mua po, më ka marrë shumë, më ke munguar shumë.

  • Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha

    Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 14:07
    Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.
    Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore, dënimi zbret në 2 vite.

    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

  • VIDEO/ Gjesti-Rozanës: Mos më ndjek, ti do vëmendje nga unë

    VIDEO/ Gjesti-Rozanës: Mos më ndjek, ti do vëmendje nga unë

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 17:23
    Krisja e miqësisë mes Gjestit dhe Rozanës vijon që të shkaktojë debate. Është Gjesti që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më nga pas. Ai i thotë se po e bezdis dhe duhet ta kuptojë që të mos e ndjekë kudo që lëviz ai. ”Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, tha ai.

  • Kush eliminohet sonte mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura

    Kush eliminohet sonte mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 20:44
    Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë? Të dy banorët kanë “ndezur” shtëpinë me debatet e tyre, teksa vetëm njëri do të vazhdojë rrugëtimin për të fituar çmimin e madh. Një surprizë emocionuese dhe për herë të parë nominime të hapura.

  • Laerti dhe Valbona ballafaqohen për nominimin kokë më kokë: Mos aktro më

    Laerti dhe Valbona ballafaqohen për nominimin kokë më kokë: Mos aktro më

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 21:57
    Zgjedhja e Laertit të shtunën për t’u ndarë nga Valbona dhe për të shkuar përballë njëri-tjetrit në një nominim kokë më kokë, duke se i ka dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së tyre. Sonte ata u ballafaquan përballë njëri-tjetrit, një ballafaqim i fundit përpara se njëri prej tyre të lërë shtëpinë këtë mbrëmje.
    Laerti: Si çdokush këtu, dhe unë jam futur vetëm brenda. E dija që Big Brother fitohet vetëm. Sa i përket sfidës, e pranova për të parë sa vlen lëkura ime. Valbonës i kërkoj shumë ndjesë për çdo gjë që mund ta ketë lënduar, por siç e ka sqaruar në fillim, nuk mund të bëj më tepër. Nëse ka diçka, do vazhdojë jashtë. Në kronologjinë e tre muajve, e kam falur Valbonën. Çiltërsia e saj keqkuptohet dhe akuzohet se ka luajtur me G Banin, apo rri shumë me Jozin. Këto gjëra nuk ja kam vënë re. 20 minuta më ka lënë në gjunjë përpara një Shqiptarie, kur i kërkova darkën. Prapë e falë. Edhe fjalët e rënda që më tha për tim atë…

    Valbona: Mos u viktimizo. Lëri fjalimet e tua të përgatitura. Çfarë të kam bërë unë ty? Tani do më dëgjosh ti mua.
    Laerti: Më ndërpreve.
    Valbona: Nuk të lë të mashtrosh. Mos aktro më. Dil Laerti që je. Ma dëgjo dhe njëherë fjalinë. A është krenar babai yt, sepse babai im nuk do të ishte? Unë bëj gabime. Por ty të kam ngritur në piedestal. Çfarë është e dashura jote? More një vajzë dhe shprehe pëlqimin për Olën?
    Laerti: Mos e shfrytëzo. Unë nuk e kam ndjekur Olën. Ti quan Gjestin shokë, që të ka marrë foton dhe ta ka grisur.
    Valbona: Më ke ftuar disa herë në krevat dhe nuk të kam ardhur. Kështu e respekton motrën e dikujt?