Televizioni prestigjioz “Euronews”, në një reportazh të shkurtër mbi panairin ndërkombëtar të turizmit që po zhvillohet në Berlin, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe tërheqjes që përbën Shqipëria në këtë sektor.
“Teknologjia është diçka që po e përdor edhe Shqipëria për të treguar se bota e turizmit është e hapur për biznes. Ky destinacion relativisht i ri, që ndodhet në juglindje të Europës, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë turistë të huaj vitin e kaluar duke realizuar një rritje me 20% nga viti 2017. Dikur një thesar i fshehur, me male mbresëlënëse dhe plazhe mahnitëse, tani është bërë tërheqëse për shumë njerëz”, thuhet në përshkrimin që i bëhet vendit tonë nga “Euronews”.
Televizioni i njohur europian ka marrë në intervistë edhe Blendi Klosin, i cili ndodhej në këtë panair për të promovuar Shqipërinë.
“Kompanitë po kuptojnë tani se historia ka ndryshuar dhe operatorët turistikë po përdorin më shumë informatikën. Pra edhe ne po hyjmë në disa fushata të ndryshme ku po përdorim më shumë median sociale, që ndihmojnë Shqipërinë të ndryshojë imazhin e saj, gjithashtu bën të huajt të kuptojnë se Shqipëria është një vend unik që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë”, thotë Klosi për “Euronews” në lidhje edhe me tematikën e këtij panairi, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm.
“Shqipëria është fokusuar të tërheqë turistët duke ruajtur një harmoni në mbrojtje të mjediseve të saj natyrore”, përfundon “Eruonews” prezantimin e Shqipërisë në këtë reportazh.
Category: Shëndetësi
-

“Euronews” /Shqipëria, tërheqja turistike më e re në Europë (VIDEO)
-

A duhet ripërdorur vaji i skuqur?
Përdorimi i përsëritur i vajit të skuqur është mjaft i dëmshëm për organizmin e njeriut. Dy janë arsyet e reja të zbuluar. Së pari mund të provokojë edhe ndryshim gjenetik, por jo vetëm. Ndikon edhe si një toksinë që ndikon në krijimin dhe shtimin e qelizave tumorale, kryesisht tek femrat, në nxitjen e tumorit të gjirit dhe ndryshimet metabolike. Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit të Illinois mbi kaviet e laboratorit.
Eksperimenti është kryer për disa javë në dy grupe, njëri prej të cilëve ushqehej me vaj të ri dhe të pangrohur, ndërsa grupi tjetër me vaj që ishte ngrohur disa herë. Ndryshimet ishin thelbësore dhe grupi i dytë shfaqte një përhapje të qelizave kancerogjene në organizëm katër herë më të lartë. Kjo gjë është verifikuar në disa lloje tumoresh, si në ato të mushkërive, mëlçisë, gjirit etj.
Ekspertët shpjegojnë se i njëjti vaj i përdorur në mënyrë të përsëritur, pra duke ju nënshtruar nxehjes, ftohjes dhe më pas nxehjes e kështu me radhë, lëshon një substancë kimike toksike që ka natyrë kancerogjene. Edhe studime të mëparshme e kishin lidhur përdorimin e vajit të skuqur për disa herë me radhë me një sërë problemesh për shëndetin e njeriut, ndër të cilat sëmundjet kardiovaskulare. -

RECETA / Rizoto me kurkuma, presh dhe djathë
Receta e sotme jo vetëm që është e shëndetshme dhe e shijshme, por ka ngjyra aq të bukura saqë do t’ju ngopet syri vetëm duke e parë.
Kombinimi i ingredientëve të ndryshëm me kurkumën sjell pranverën në tryezën tuaj.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: • 350 g oriz Carnaroli ose Arborio • 1 presh • 1 gotë verë të bardhë • 1/3 lugë e vogël me kurkuma ose sipas dëshirës • 250 g djathë kremoz, për shembull stracchino ose djathë tjetër kremoz • vajulliri • lëng vegjetal i përgatitur me karotë, qepë, selino, bishtat e preshit, një patate e vogël dhe kripë kokërrmadhe.I lëmë të ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët. I kullojmë me sitë dhe lëngu është gati. Nëse nuk keni kohë, mund ta përgatitni me koncentrat supe.PËRGATITJA: Në një tenxhere skuqim me pak vaj ulliri preshin të prerë në rrota të holla, shtojmë orizin dhe e skuqim dhe këtë për pak minuta derisa të bëhet si transparent. E shuajmë me verë dhe pasi ajo të ketë avulluar, shtojmë lëng perimesh dhe e lëmë në zjarr derisa orizi të jetë zier plotësisht, duke shtuar lëng sipas nevojës dhe duke e përzier pa ndaluar me lugë druri. Pak përpara se të ketë mbaruar zierja, shtojmë kurkumën dhe e rregullojmë për kripë. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me djathin kremoz. E shërbejmë menjëherë me uthull të trashë shege.
-

Receta, Njoki me patate lejla dhe gjethe sherebele
PËRBËRËSIT PËR 6/8 PERSONA: 1 kg patate viola, 350 g miell, 1 gjethe dafine, kripë sipas nevojës, gjalpë, djathë Parmigiano sipas dëshirës dhe gjethe sherbele.
PËRGATITJA: Në një tenxhere me ujë të ftohtë, kripë dhe gjethen e dafinës, ziejmë patatet, të paqëruara. Kur uji të marrë valë llogarisim afërsisht 30/35 minuta (varet nga zjarri dhe sa të mëdha janë patatet).
I qërojmë sa janë akoma të nxehta, i shtypim mirë me shtypëse patatesh ose pirun dhe më pas me dorë. Shtojmë miellin pjesë-pjesë, duke i përzier me lugë druri dhe pasi të kemi hedhur gjithë miellin i përziejmë me dorë. I japim formën e një sallami me trashësi 1 ose 2 cm dhe i presim me thikë në copa 1 cm të trasha.
I japim formë me majën e pirunit. Nëse i përgatisim një ditë më parë, mjafton t’i lyejmë me miell që të mos ngjisin me njëri-tjetrin dhe pasi t’i vendosim në një tavë të sheshtë, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i ruajmë në frigorifer.
Vëmë në zjarr një tenxhere me ujë me kripë dhe kur uji të marrë valë, hedhim njokit. Ndërkohë, ngrohim pak gjalpë e 3-4 gjethe sherbele. Kur njokit të dalin në sipërfaqe i heqim dhe i hedhim direkt në tigan tek gjalpi. Shtojmë sipër Parmigiano të grirë, pak ujë nga tenxherja ku ziemë njokit për të lidhur djathin dhe i shërbejmë menjëherë.
Koha e përgatitjes-60 minuta bashkë me zierjen e patateve -

Njihuni me “arin e gjelbër”, vaniljen, që kushton më shumë se argjendi
Çmimi i vaniljes është rritur vitet e fundit, për shkak të kërkesës së shtuar dhe furnizimit të pakët me këtë erëz cilësore, aq sa vanilja ka filluar të quhet edhe “ari i gjelbër”. Kjo, për shkak se çmimi i një kilogrami vaniljeje është rritur më shumë sesa ai i një kilogrami argjendi.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për vaniljen natyrale dhe organike nga ana e kompanive globale. Në vitin 2015, për shembull, “Nestle” njoftoi një plan madhor për t’i bërë produktet e saj tërësisht natyrale dhe për të eliminuar shtesat artificiale.
Aktualisht, ishulli i Madagaskarit ne oqeanin Indian ka thuajse monopolin e furnizimeve globale. Vanilja është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, me çmimet që kanë arritur deri në 600 dollarë për kilogram këtë vit, ndërkohë që një kilogram argjend kushton rreth 527 dollarë.
Bishtajat e gjata dhe e zeza të vaniljes, me shijen e tyre karakteristike, mblidhen me dorë, më pas thahen dhe shiten. Janë farat e vogla, të zeza, brenda këtyre bishtajave, të adhuruarit e pastiçierëve, me një shije thuajse intoksikuese që përdoret kudo, që nga kekët e tortat, e deri tek akullorja.
Me origjinë nga Meksika, vanilja u soll në Europë nga eksploratori Kristofor Kolombi, por përpjekjet për kultivimin e saj në kontinent kishin dështuar për shkak të mungesës së llojit të bletës që polenizon lulet. Sidoqoftë, problemi u zgjidh dhe u hap rruga për prodhim në shkallë të gjerë, me Madagaskarin që rezultoi më efikasi ndër kultivuesit. -

“Enver Hoxha i pashmangshëm si dhe një fjalim për oktapodin e rrezikshëm që na rrezikon të sotmen”
Më 25 qershor 2020, në përvjetorin e 84-t të ditëlindjes së Prof. Rexhep Qosjes, doli nga shtypi romani i tij më i ri me dokumente reale dhe imagjinare nën titullin intrigues “Të fshehtat e treguara”.
Në të njëjtën ditë, përveç shkrimit në gazetë, kam bërë një bisedë me Prof. Qosjen në Prishtinë, i cili më shfaqi një “pakënaqësi”: Nga njoftimi dhe shkrimi i gazetës duket sikur ky roman është shkruar për Enver Hoxhën. Jo. Ky roman nuk është për Enver Hoxhën. Është për aktualitetin politik në Shqipëri e Kosovë. Enver Hoxha vetëm sa përmendet në disa pjesë të librit.
Po, i thashë Profesorit, keni të drejtë. Por gjithsesi, Enveri është i pashmangshëm, ndaj dhe ju e përmendni shpesh në romanin tuaj dhe në veprat tuaja. Sidoqoftë, ju premtoj se do ta bëjmë këtë korrigjim në numrat e ardhshëm që lexuesit të mos na keqkuptojnë për romanin tuaj të ri. Kështu u gjet mirëkuptimi mes nesh.
Akademiku i shquar e ka shprehur shumë herë se ai i është përkushtuar gjatë gjithë jetës çështjes kombëtare shqiptare dhe mbrothësimit të kombit, të cilin ai e ka parë gjithmonë si një i tërë, pa ndarje kufijsh. Kjo devizë e tij është sintetizuar në korpusin e veprave të tij e në mënyrë të veçantë në romanin e tij më të ri. Doemos edhe në këtë veprën më të re që ai u jep lexuesve dhe admiruesve të tij.
Ndaj dhe sot po botojmë dy fragmente të shkurtra nga romani me lejen e shtëpisë botuese Toena:
SEKRETARIATI I PUNËVE TË BRENDSHME
Shefit të Shërbimit të Brendshëm Shtetëror
Mbrëmë në orën 22 e 5 minuta të datës 12.12.1998 në njërën prej dhomave për të izoluarit kemi sjellë një profesor të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe, që quhet Nimet Kalludra, tani banor i kryeqytetit të Kosovës, por i lindur në Zadrimë të Shqipërisë e i dërguar në Kosovë e Metohi në kohën e Shqipërisë së Madhe, me 28 nëntor të vitit 1941!
Siç na bën me dije, qe sa e sa herë, informuesi ynë më i përkushtuar me nofkën Tush Lumjani, Kalludra është bërë shumë i popullarizuar e i dashur në popull, me një broshurë në të cilën janë paraqitur, me gjuhë të kuptueshme edhe prej analfabetëve, të ashtuquajturat meritat politike, shtetërore e kombëtare, të tashme e historike, të diktatorit Enver Hoxha.
Qe, thotë informuesi ynë, cilat janë ato merita të radhitura me gojën që do të jetë, më në fund, e mbyllur në Zabelen tonë, të profesor Kalludrës.Enver Hoxha dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu janë dy politikanët, shtetarët dhe atdhetarët më të mëdhenj në historinë e popullit shqiptar.
Enver Hoxha prej vitit 1948, saktësisht prej 28 qershorit të këtij viti, kur Byroja Informative e Partive Komuniste miratoi Rezolutën e Partive Komuniste për gjendjen në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, bën politikën e duhur armiqësore ndaj Jugosllavisë, më së shumti ndaj republikave të saj: Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.Dhe, këtë politikë armiqësore ndaj Jugosllavisë komuniste, revizioniste, ai bën çmos ta dëshmojë edhe me veprimtari përkatëse, thotë, duke çuar grupe të ndryshme ushtarake, detyrat e të cilave janë vrasjet e milicëve e ushtarëve dhe mbledhja e të dhënave të ndryshme për gjoja dhunën që bëhet ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.
Enver Hoxha, thotë ai, është politikan e shtetar pamatshëm i dashur dhe i adhuruar prej popullit shqiptar jo vetëm në Shqipëri. Ai, thotë profesor Kalludra, në broshurën e tij, e bëri Shqipërinë shtet të fortë, të cilin kurrë me asgjë s’do të mund ta rrezikojnë as imperialistët kapitalistë që i shfrytëzojnë popujt e kolonizuar në botë e as imperialistët bolshevikë revizionistë në krye me tradhtarin Nikita Krushçov.
Enver Hoxha e bëri Kombin shqiptar Komb të fortë, të liruar njëherë e përgjithmonë prej pushtimit ideologjik të qendrave fetare – Vatikanit, Athinës dhe Stambollit.
Enver Hoxha e bëri Shqipërinë shtet të demokracisë popullore me të arritura të larta në të gjithë fushat e jetës.Shqipëria e Enver Hoxhës është sot shtet me të gjitha institucionet më të larta e më të zhvilluara që njohin vendet më të zhvilluara në Botë.Shqipëria e Enver Hoxhës është sot shtet me arsimin e nivelit më të lartë.Shqipëria është i vetmi shtet në botë në të cilin nuk ka analfabetë.
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ka Akademinë e Shkencave, ka Institutin e Gjuhës, Letërsisë dhe Historisë kombëtare shqiptare, ka një numër të dukshëm të instituteve shkencore që merren me dije të tjera.Shqipëria e Enver Hoxhës ka Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore që shkëlqen duke zënë shpesh vendet e para në festivalet e ansambleve të tilla europiane e botërore.
Shqipëria, në të cilën para Çlirimit një pjesë e madhe e popullit vuante nga uria, sot ka një bujqësi shumë të zhvilluar, së cilës si tokë e pëlleshme i janë shtuar edhe moçalet e sipërfaqet që dikur vërshoheshin prej lumenjve.
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës janë zhdukur përgjithmonë malaria dhe sëmundjet e tjera ngjitëse prej të cilave vuanin shumë shqiptarë në kohën e feudalizmit të Ahmet Zogut.Shqipëria e Enver Hoxhës është shtet i industrializuar me shumë fabrika, në të cilat prodhohen artikuj të ndryshëm për jetën e qytetarëve, duke filluar prej artikujve ushqimorë e deri tek ata teknikë e teknologjikë.
Megjithëse kaq e zhvilluar dhe e përparuar, Shqipëria e Enver Hoxhës nuk është pa armiq, jo vetëm të jashtëm po edhe të brendshëm. Të jashtmit janë të gjithë ata që s’e duan komunizmin si ideologji dhe rend politik e shtetëror, kurse të brendshmit janë armiqtë e Luftës Kombëtare Antifashiste, të cilët njëkohësisht ishin bashkëpunëtorë të regjimit fashist e mandej edhe të regjimit nazist, numri më i madh i të cilëve ka gjetur strehim jashtë Shqipërisë.
Enver Hoxha ka vdekur në vitin 1985.Menjëherë pas vdekjes së tij është krijuar koncepti politik dhe kulturor që përcakton vendin e tij në historinë shqiptare. Përmbajtja e tij është kjo:Pas vdekjes së tij Enver Hoxha një kohë të shkurtër do të jetë i mallkuar, mandej një kohë pak më të gjatë do të jetë i ankuar, kurse përgjithmonë do të jetë i kërkuar prej popullit shqiptar.Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, thotë Nimet Kalludra me ithtarët e tij sot dëshirojnë ringjalljen politike e shtetërore të Enver Hoxhës.
Mendja dhe etika e tij, thotë Kalludra, do të shpëtojnë Shqipërinë e Kosovën prej hajnave, plaçkitësve, zhvatësve, shfrytëzuesve të rinj, që edhe Shqipërinë edhe Kosovën po i lënë me gjithnjë e më pak shqiptarë, gjithnjë e më shumë të dëshpëruar në Atdheun e vet, që kërkojnë shpëtim në botë!
Të vetëdijshëm për ndikimin e madh infektues të predikimeve të profesor Nimet Kalludrës ne lejohemi t’i propozojmë Shefit të Shërbimit të Brendshëm Shtetëror që prej Burgut të kryeqytetit të Kosovës ideologu nacionalist shqiptar, Nimet Kalludra, të çohet në Zabelen e Beogradit, prej së cilës kurrë s’do të mund ta nxirrnin ata terroristë të të quajturës UÇK, që po rrahin gjoks se së shpejti do ta kenë të graduar në radhët e tyre!
Shefi i Shërbimit informues të Sekretariatit të Punëve të Brendshme, në Prishtinë
Rajko Rajkoviq, dora vetë.
———
FJALIMI I DALANIT
1.Zonja e zotërinjVëllezër e motraJu përshëndes me kënaqësi të veçantë.Më së pari ju përshëndes juAmbasadorë e ambasadoreKonsuj e konsulleshaTë shteteve të Bashkuara të AmerikësTë Bashkimit EuropianDhe të të gjitha vendeve të tjera.Ju që përfaqësoni vendet tuajaMe tradita të mëdha shtetëroreNë këtë vendin tonë të posabërë shtetTë bërë shtet edhe në sajë të përkrahjesSë gjithanshmePër të cilën amshueshëm do t’i jemi mirënjohësDhe falënderuesMikut historik e partnerit të sotëm strategjikSHBA-së Shteteve të Bashkuara të AmerikësShkëlqimi politik e ushtarakEkonomik e kulturorShkencor e artistik i të cilaveE ndriçon sot gjithë planetin tonë.Dhe mirëkuptimit e përkrahjesSë vendeve kryesore të BE-sëBashkimit EuropianGjermanisëMbretërisë së BashkuarFrancësItalisë.Ju përshëndes të gjithëve juQë jeni në këtë mbledhjeVjetore solemneTë partisë kryetar i së cilës me kënaqësiTë madhe jam.Ju përshëndes ju që nuk jeni këtu me neSepse sigurt punët e obligimetPolitike shtetërore partiakeEkonomike shëndetësore arsimoreE të tjera të ndryshmeS’u kanë lënë të jeni këtuMe neE ta dëgjoni këtë fjalë timenVjetoreMe të cilën unë edhe juve praQë s’jeni këtu ju drejtohemDhe jam i sigurt se do ta dëgjoniNë mediet tona të shkëlqyeraQë shumë përkushtueshëm atdhetarishtDhe financiarishtPo u shërbejnë Shtetit e Kombit e Pushtetit.Ky domethënë është fjalim për gjithë qytetarët.Dhe natyrisht pashmangshmërisht ndërkombëtarët.Po sidomos për ndërkombëtarëtSidomos për partnerët miqtë tanëPër ata që na njohinPor dhe për ata që ende s’na njohinE besojmë fort pa vonesë të madheDo të na njohin.Se e thotë populli ynë i mençurMe shumë përvojë të hidhur e të ëmbëlHistorikeAjo që bëhet e njihet prej të madhit ZotDhe prej Shteteve të Bashkuara të AmerikësDo të njihet pashmangshmërisht edhe prej gjithë të tjerëve.Madje edhe prej Kinës e Rusisë.
2Menjëherë pas kësaj përshëndetje time të gjatëDuhet t’ju them se ky s’është fjalim për të gjithapër zhvillimin tonë të përgjithshëmSidomos ekonomik arsimor shëndetësorJo.Jo.Ky është fjalim për për tri brenga tonatPër të cilat disa thonë se janë të mëdhaDisa thonë se janë të zmadhuaraE të tretët thonë se janë të shpikura.E unë sa ma thotë mendjaDhe sa më obligon posti partiak e jopartiakPër ta thënë të vërtetën themAto tri brenga i kemiDhe janë herë më të mëdhaE herë më mesatareE herë më të voglaVarësisht sa ju lejohet hapësirëQë të shprehenE të shihen.Ato e përbëjnë atë oktapodin e rrezikshëmQë na e rrezikon të sotmen ekonomikeDhe demokratike.Dhe na e thonë partnerët tanëAmerikanë e europianëNa e rrezikon ardhmërinë.Besoj e dini se cilët janë ata tre përbërësitPo tre përbërësit e atij oktapodi rrezikuesQë rrezikon të sotmen e të ardhmen tonë.Disa jam i sigurt e dinë se cilët janë ataAta përbërës të oktapoditQë na e rrezikojnë të sotmenDhe ardhmërinë.Por edhe pse e dinë ata s’e bëjnë luftën politikeKundër tyre.Disa të tjerë e dinë se cilët janë ataAta përbërës të oktapoditQë na e rrezikojnë të sotmenDhe ardhmërinë.Por por edhe pse prokurorë e gjyqtarëTë obliguar profesionalisht prej ligjitE Kushtetutës së RepublikësNuk e bëjnë atë luftë të shenjtë!As me ligj e as me fjalëE disa të tretë po të tretëQë në numër janë më të shumtëtE dinë mirë qartë qartë si dielliSi unë dhe juSe cilët janë ata tre përbërës të oktapoditQë na e rrezikojnë të sotmenShtetëroreDhe të nesërmen shtetërore e historike.Po po shtetërore e historike.E dinë mirë qartë qartë qartë si dielliPor bëhen të shurdhër.Kurrë një fjalë s’dëgjohen ta thonëkundër atij oktapodiAs fjalë të rrejshmeAs fjalë demagogjikeE lëre më ndonjë fjalë të sinqertë.E dini e di se e dini juDhe ata që sot s’janë në këtë mbledhiSe ata tre përbërës të oktapodit janëOh si do të ma lodhin mendjen kur t’jua them emratShumë pa masë do ma lodhin mendjenAta tre përbërës të oktapoditKur t’jua them emrat!Ata janëKorrupsioni dhe me shkronjë të madhe KorrupsioniNepotizmi dhe me shkronjë të madhe NepotizmiDhe krimi i organizuar dhe me shkronjë të madheKrimi i organizuar.Shikojeni ju lutem në tabelën e zezëNë anën time të djathtëSi duket ai oktapod dhe me shkronjë të madheOktapod.Dhe lexojini kujdesshëm fjalëtMe të cilat është trerrathshëm i rrethuarAi Oktapod rrezikuesTë cilit duhet t’ia presim me rrënjëKokën dhe gjymtyrët.Pra pra mos harroni ditë as natëAs një çastKokën dhe gjymtyrët!Atë kokë të madhe!E ato gjymtyrë të gjata!E të shumtaE shumë të përbëraPërdredhshëm të përbëra!
3Lufta kundër Oktapodit nuk është vetëm luftë politike.Jo.Jo.Lufta kundër Oktapodit është njëkohësisht edhe luftë atdhetare.Po po edhe luftë atdhetare.Dhe këtë luftë duhet ta bëjmë shumë vendosmërishtMe burrëriMe trimëriMe burrëri e trimëri epike!Pse them kështu epike?Them kështu sepse na kanë lodhur fort na kanë lodhurNa kanë ardhur te hunda.Cilët e dini cilët?Këta kritikuesit alarmuesit komprometuesit e brendshëm.Ditë as natë festë as pikëllimS’e nxjerrin prej gojës oktapodin!Korrupsioni!Korrupsioni!Korrupsioni!Gjëmojnë vajtojnë bërtasinShungullojnë pa pushuar!Janë do gazeta do radio do televizioneQë u japin hapësirë të na sulmojnëKur të duan e si të duan e sa të duan!Thuajse vetë janë engjëj të pastër si loti!Thuajse s’do të japin llogari për atë keqpërdorimTë lirisë së shprehjesPër ato gënjeshtra e shpifjeMe të cilat i mbulojnë të vërtetat!Nepotizmi!Nepotizmi s’është përbërës i OktapoditI bluar në gojët e atyre kritikëveSa bluhet korrupsioni.E kuptueshme.Kanë arritur t’i fusin të vetëtFëmijët vëllezërit motrat tezet,Hallat e birhallat ku kanë dashur.Nuk janë nëpër ambasada e konsullataVetëm tanët por edhe të tyre me shkolla e pa shkolla!Me shkollën e kryer shkel e shko apo të blerë!S’e kanë gjatë.Kemi filluar t’ua numërojmë ditët.Krimin e organizuar s’e bluajnë gojëçlirëtSiç e bluajnë korrupsioninDhe nepotizmin.E kuptueshme.Frikësohen frikësohen prej krimit të organizuar.E dinë se në grupet e tilla të organizuaraKriminaleka gjithfarë sortesh.Ka edhe hakmarrës gjakmarrësQuajini si të doniTë lindur dhe të shkolluarOrigjinalë dhe të kompiluarMe kallash e me gazetë në njërën dorëMe sakicë a shish në tjetrën dorë.As ne si shtet s’e kemi lehtë me ta.E si ta kemi lehtë?!Kryesorët mes tyre universitetet e krimitTë krimit të organizuarI kanë kryer në Europë.Europa!Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë të shkretëQë kurrë ditë të bardhë s’kanë përjetuarNë të në Europën kanë pa parajsënPor por oh sa shpesh u është dhuruar skëterra.Kjo sot është një Europë tjetër.Kjo është Europa e Bashkuar.Bashkimi Europian.Premtim i madh.Ideal i madh.Shpresë e madhe.Më falni!Më falni!Dikush po më thërret në celular!Qe qe po ma dridh xhepinXhepin e jelekut.Më falni zonja e zotërinj!Më falni ju lartmadhëri dhe ekselenca!Më falni vëllezër e motra!Urdhëro!Urdhëro shoku kryeprokuror!Po po po dëgjoj.Po kuptoj.SaSa?Nëntë nëntë po thoni.Kryet e Oktapodit?A jeni i sigurt?Vështirë të besohet.Oktapodi ka shumë shumë gjymtyrëDhe ato gjymtyrë s’lënë të shihetE lëre më të pritet koka e Oktapodit.Mirë ju lumtëDo shihemi posa ta kryejë mbledhinë.4.Zonja e zotërinj!Lartmadhëri e ekselenca!Vëllezër e motra!Kam një lajm fort të mirëKryeprokurori më njoftoi se policia jonëSot ua ka vënë prangat shtatë më falni nëntë kriminelëve.Tre të korruptuar ryshfetxhinj.Një strateg të punësimeve nepotiste.Dhe pesë kriminelë pjesëtarë të një grupiTë një grupi të strukturuar.Kjo është fitorja jonë e parë në luftën tonë të pandalshmeKundër kundër kundërKorrupsionitNepotizmit.Krimit të organizuar.Kjo luftë s’do të ndalet deri të mos i çrrënjosimTë tre përbërësit e OktapoditKorrupsioninNepotizminKrimin e organizuar.Derisa të mos ia presim gjymtyrëtDhe kokën Oktapodit.Dhe kështu do të plotësojmë kushtin kryesorPër sendërtimin e qëllimit tonë madhorIntegrimin EuroatlantikPranimin në NATODhe fillimin e bisedimeve për inkuadrimNë Bashkimin Europian.Ju faleminderit për vëmendjen.A ka kush pyetje?Paska.Një.UrdhëroniZoti Dalan!Më intereson mua profesor mysafir këtuE besoj u intereson edhe disa të tjerëve këtuJashtë këtuhitNë SHBA në Shtetet e Bashkuara të AmerikësNë BE në Bashkimin EuropianSidomos në BrukselKu po na e përmendin Oktapodin çdo ditë.Tre të korruptuaritAta të grupit të krimit të organizuarDhe ai strategu i punësimeve nepotisteTë cilit nivel politik e shtetëror janëTë parëTë dytëTë tretëApo nëpunës të thjeshtë?Në mesazhin që më erdhiPos atyre pak fjalëve me kryeprokurorinM’u thaTre ministraKatër zëvendësministraDhe dy këshilltarë të ministrave.Bisedat informuese me ta ende s’dihet çka do të sjellin.Zoti DalanOktapodit që po sulmon e shfrytëzon Republikën tonëS’iu qenka bërë ndonjë dëm i veçantëAi do të vazhdojë të na sulmojë e të zhvatëDerisa të mos t’i zbulohen dhe t’i priten koka e gjymtyrët.E Oktapodi ka kokë të madhe e shumë gjymtyrë.Apo jo?Burgosjen shoku profesor do ta vazhdojmëDo të burgosen fajtorë dhe trillues të fajtorëve!Jetojmë në De Mos Kraci!Lartmadhëri!Zonja e zotërinj!Vëllezër e motra!Dreka ju pretNë Hotelin Mediterani!Nuk jemi të mallkuar.Jemi të bekuar!!!Mallkimi ka kaluarBekimi është realizuarNe po e realizojmëSi po shihniE po jetoniPo jetoni në parajsë!!!
Me parajsën në gojë Dalani e kryen fjalimin për Oktapodin thuajse s’është vetë oktapod. Po ta shihte, po ta dëgjonte Havaja ime ja tani, e sëmurë, por kur ishte shëndosh, çka do të më thoshte. Dhe, çka do t’u thoshte nxënësve, Havaja. E di, e di çka do t’u thoshte atëherë e çka do t’u thoshte kur ata të rriten. Hava, Hava. Havaja ime.(Xhevdet Shehu-DITA) -

Burger King solidarizohet me konkurentët: “Të mbështesim njëri-tjetrin!”
Situata e pandemisë globale ka patur një ndikim të thellë në ekonomitë familjare, duke ulur numrin e të punësuarëve dhe të ardhurat nga bizneset familjare në sektorin e shërbimeve. Kjo ka qenë arsyeja pas një veprimi të paprecedent solidariteti, që Burger King në Shqipëri ka ndërmarrë ndaj konkurentëve të tij.
Në lajmërimin e publikuar ditën e djeshme në kanalet e tyre në rrjetet sociale, stafi I Burger King Tiranë i bën thirrje klientëve të kryejnë porosi edhe tek operatorët e tjerë të industries së ushqimit të shpejtë apo restorante, si shenjë solidariteti dhe ndihme shumë të nevojshme, për të gjithë ata të rinj e të reja familjarë të punësuar në këtë industri, në këtë periudhë të vështirë.
“…E çuditshme sa mund t’ju duket që kjo kërkesë të vijë nga ne, njejtë si Burger King që punëson shumë të rinj, të reja e familjarë, edhe restorantet e tjera në vend kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tuaj!
Ndaj, nëse doni të jepni kontributin tuaj, vazhdoni të porositni përmes shërbimeve delivery apo të ‘merre-me-vete’…”
Kështu shprehet stafi i Burger King në deklaratën e tyre, duke krijuar një precedent të ri dhe frymëzues për të gjitha industritë e biznesit në Shqipëri, në një moment kaq delikat për ekonomitë e shumë familjeve.
E ardhmja është e përbashkët, edhe kur ajo duket e vështirë.
Ky është mesazhi që Burger King ka zgjedhur “të ushqejë” në tregun shqiptar, si një nxitje për të ndihmuar edhe bizneset e vogla lokale, në mënyrë që ky dimër pandemie të jetë i ngrohtë për të gjithë. -

Edhe qershitë llogariten si ndihmëse për zemrën
Mbretëresha e pranverës është padyshim qershia: një frut i vogël me një formë të rrumbullakosur, e tultë, lëkurë të kuqe dhe një shije veçanërisht të sheqerosur, shkruan pazienti.it. Duke folur botanikisht, qershia i përket familjes Rosaceae, e cila gjithashtu përfshin fruta të tjerë si pjeshkë, kumbulla dhe kajsi. Qershitë ndahen në dy kategori të gjera: qershi të ëmbla (Prunus avium), që janë ato më të zakonshmet me një lëkurë të kuqe dhe qershitë që janë të hidhura. Pavarësisht nga madhësia, qershitë përfaqësojnë një burim të mirëqenies.
Zemra: Falë pranisë së antioksidantëve të fuqishëm, qershitë një ilaç i vërtetë për shëndetin e zemrës. Lëndët ushqyese dhe mineralet prej të cilave janë bërë përfaqësojnë kardiombrojtës efektivë, pasi ato lejojnë të mbajnë rrahjet e zemrës të qëndrueshme, me një ulje të dukshme të atakut kardiak. Ato ndihmojnë në uljen e niveleve të presionit të gjakut.
Sistemi imunitar: falë përqendrimit të lartë të vitaminës C, karotenoideve dhe flavonoideve, qershitë janë një mbrojtës i shkëlqyeshëm kundër infeksioneve bakteriale, infeksioneve virale, etheve dhe ftohjeve.
Zorrët: fibrat dietike të pranishme në to parandalojnë dukuritë e kapsllëkut, acidet përkundrazi favorizojnë tretjen dhe vitaminat lejojnë thithjen korrekte të lëndëve ushqyese.
Sistemi nervor: flavonoidet dhe karotenoidet përmirësojnë aktivitetin e trurit dhe në veçanti kujtesën.
Lëkura: prania e vitaminave A dhe C në qershi është një maskë natyrore bukurie për lëkurën, stimulon prodhimin e kolagjenit, jo për asgjë tjetër në treg janë veçanërisht të njohura kremrat e trupit bazuar në qershi.
Sytë: Antioksidantët, me të cilët qershitë janë të pasura, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve, duke i mbrojtur ato nga procesi i plakjes, infeksioneve dhe thatësisë.
Sistemi muskulor: i pasur me fibra, magnez dhe vitaminë C, ato janë një kurë e shkëlqyeshme për shërimin e muskujve pas ushtrimeve intensive. Nuk është rastësi që suplementet dhe lëngjet me bazë qershie po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara.
Ndihmojnë në mbajtjen konstante të niveleve të kolesterolit në gjak, sheqeri prej të cilit janë bërë përmban levulozë, e cila nuk ka kundërindikacione të veçanta, prandaj janë një frut veçanërisht i përshtatshëm për ata që vuajnë nga diabeti.
Ata kanë një indeks të lartë të ngopjes dhe një vlerë të ulët kalorifike, të shkëlqyeshëm për ata që kanë nevojë të humbin peshë. Ato përmbajnë vitaminë K, e cila është e dobishme për mpiksjen e duhur të gjakut. -

“Pjata me shqiponjë e Skënderbeu janë me ne kudo ku mbartemi”/ Rrëfimi i shkrimtares: Çfarë do të thotë për mua të jem bijë e një nëne arbëreshe
Shkrimtarja Barbara Gabriella Renzi është e bija e një gruaje arbëreshe me fisnikëri të rrallë, Elsa Musacchio Renzi, nga Portkanuni (Portocannone) i Molise-s.
Elsa, prej dekadash punon për të mbrojtur, mbështetur e popullarizuar traditat unike të komunitetit të saj, tradita me të cilat, jeton dhe i shijon me gëzim të ripërtërirë çdo ditë.
Këtë dashuri ia ka përçuar edhe vajzës së saj Barbara, e cila, pohon se “Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re”.
Çfarë do të thotë për mua, që të jem bijë e një nëne arbëreshe?
Nga Barbara Gabriella Renzi
Nuk dua ta nis me përkufizime ose me lista fjalësh, mbiemra të tillë që të përkufizojnë fëmijërinë time ose karakterin e sime mëje.
Po ju tregoj virtualisht muret e shtëpisë sime. Jo të asaj të tanishmes, meqë para pak kohësh kam lëvizur në Berlin dhe jam ende e rrethuar nga një rrëmujë kutish. Por në të gjitha shtëpitë ku kam jetuar më parë, gjithnjë kam pasur një pjatë druri, të varur në një cep: një send që ma ka sjellë nëna. Paraqet një shqiponjë me dy krerë.
Po të shkojmë në kuzhinë, kam në frigorifer një magnet, me kokën e Skënderbeut. Dhe kur kalojmë në dhomën e gjumit dhe hapim një kuti druri, gjejmë aty ca gjëra të çmuara, një palë vathë prej argjendi, të punuara me filigranë. Gjejeni se nga vijnë?
Kur i kërkuan tim biri të shkruante një hartim për një personazh historik të rëndësishëm, gjejeni kë zgjodhi? Aq shumë patën ndikuar tek ai rrëfimet e gjyshes, sa edhe zgjodhi të shkruante për Skënderbeun.
Pasi jetova shumë vjet në Mbretërinë e Bashkuar, u transferova në Gjermani. Im bir, në shkollë, nuk gjeti ambient dhe aq të qetë – asgjë alarmante, gjëra që ndodhin. Por, ai e gjeti rrugëdaljen kështu: u lidh menjëherë me dy fëmijë shqiptarë, Arbër dhe Marko, që ia bënë ditët më të lehta, madje edhe zbavitëse.
Në Këln pata rastin të njihem me një zonjë italiane shumë të këndshme, me të cilën u afruam shpejt. Jo ngaqë kemi shumë interesa të përbashkëta, por ngaqë më tërhoqi shumë, për një arsye që në fillim nuk e kuptoja. Pas ca kohësh që takoheshim dhe rrinim bashkë, zbulova që ishte arbëreshe!
Përfytyroni si mbeta gojëhapur. Gjithnjë kisha kujtuar se ishte kalabreze, por pastaj, rastësisht, e dëgjova të bisedonte me një të familjes së vet… dhe e zbulova se ishte arbëreshe.
Ja çfarë do të thotë, të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re.
Nëna ime e mësoi italishten, kur shkoi të banonte në Romë: gjuha e saj është ai dialekt i lashtë i shqipes, që flitet në Portkanun. Është krenare për kulturën e saj dhe për trashëgiminë e saj.
Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe, do të thotë ta bashkëndash gjithë këtë.
©Barbara Gabriella Renzi & Peizazhe të fjalës™. Përktheu nga italishtja AV. diapsorashqiptare -

Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare
Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.