Category: Shëndetësi

  • 6 Marsi, Dita Europiane e Logopedisë/ Molla: Thirrja ime për prindrit, shoqërinë dhe profesionistët

    6 Marsi, Dita Europiane e Logopedisë/ Molla: Thirrja ime për prindrit, shoqërinë dhe profesionistët

    Nga Mcs. Berjana Molla (Logopede/QSUT)
    6 Marsi, Dita Europiane e Logopedisë ️

    Thirrja ime këtë vit u drejtohet të gjithë prinderve të rinj. Jepuni kohë nga dita juaj të vegjëlve tuaj. Lodra më e çmuar që mund t’i blini fëmijës tuaj është koha dhe loja që ju zhvilloni me të.

    Flisni me ta pa ndalim gjatë gjithë kohës. Flisni rreth gjithçkaje që shihni dhe mendoni, kudo që ndodheji dhe në çdo moment.
    Së dyti: Sa me pak ekspozim ndaj teknologjisë dhe sa me shumë lojra dhe argëtim ne mjedisin natyral.
    Së treti: Dërgojini bebat sa më herët në çerdhe. Më mirë të kalojnë një virozë më shumë sesa të pësojë një ç’rregullim në komunikim.
    Thirrja ime e dytë shkon kundrejt pacientëve të rritur më afazi, belbëzim, ç’rregullime të zërit etj. Ngrijeni kokën lart dhe mos u ndje inferior nëse fjalët e tua ngecin apo nuk të kujtohet fjala e duhur në kontekstin e duhur, apo se zëri yt është robotik tanimë.
    Shoqëria dhe komuniteti të duan për atë që je dhe jo për mënyrën se si flet.
    Mos harroni, ju që kaluar isheminë apo kancerin e laringut, luftuart dhëmb më dhëmb me vdekjen dhe ia dolët të ishit prezent në tavolinën e familjes tuaj.
    Mos e mendo kurrë që ngjyra e zërit tënd apo fjalët e tua do të trondisin dikë apo do të të turpërojnë përpara shoqërisë.
    Ngrije kokën dhe mos u demotivo. Me kokën lart do të fitosh edhe këtë betejë të fundit që të ka mbetur, pasi fitove betejën e jetës.
    Thirrja ime tjetër është për të gjithë prindrit dhe fëmijët e tyre me humbje dëgjimi. Ti je i vogël dhe nuk e kupton ndoshta se tingujt e jetës janë shumë të rëndësishme për ta zhvilluar atë.
    Prindërve të femijëve me humbje dëgjimi u them: Kaloni kohë me fëmijen tuaj, këndoni, kërceni, luani me ta sa më shumë që mundeni.
    Filloni një fjali/këngë/poezi të njohur dhe e ndaloni, prisni që fëmija juaj ta njohë dhe ta plotësojë me fjalën/fjalëtkyçe.
    Komunikimi është gjithçka, Logopedia është çelësi. Por pa bashkëpunimin e të gjitha hallkave të shoqërisë (duke nisur nga familja) dhe të gjithë profesionistëve të fushave, gjithçka bëhet më e vëshirë.

  • “Gunga e Bizonit” po prek të rinjtë, deformimi i shpinës nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit e telefonit

    “Gunga e Bizonit” po prek të rinjtë, deformimi i shpinës nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit e telefonit

    Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit apo telefonit, ka bërë që shumë të rinj të shfaqin probleme me shpinën apo siç quhet ndryshe “gunga e Bizonit”. Specialistët thonë se ky nuk është vetëm një problem estetik.
     
    “Nuk është vetëm ana estetike, është edhe ana funksionale. Me kalimin e kohës, kjo na jep probleme për frymarrjen, na jep probleme me qafën, pra nuk është problem vetëm estetik por është edhe shëndetësor. Na jep dhimbje koke, probleme me qafën e ndjejmë të ngurtë, probleme kur flemë gjumë, zhurma në vesh, ndihemi gjithmonë të lodhur”, thotë fizioterapisti Ervin Kapaj.
    Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 20-30 vjeç janë ata të cilët vuajnë më së shumti nga këto deformime, ndërsa specialistët japin disa këshilla.
    “Nëse më parë shikonim se ata që punonin në zyrë kishin këtë problematikë tani kemi dhe fëmijët ose të rinjtë të moshës 20-30 vjeç. Që ta parandalojmë këtë lloj problemi duhet të njohim veten tonë, siç bëjmë kujdes me ushqimin, duhet që dhe trupin ta ushqejmë me lëvizje, ne kur punojmë duhet të ndryshojmë disa postura, të mësojmë se si të punojmë. Të jemi sa më aktiv në jetë, të evitojmë këto lloj posturash, jeta është lëvizje”, shton fizioterapisti Kapaj.
    “Gunga e Bizonit” është një lakim jonormal i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore që e bën shpinën të duket më e rrumbullakosur se zakonisht, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi.

  • Gripi i shpendëve, ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit, por shkakton dëm të madh ekonomik

    Gripi i shpendëve, ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit, por shkakton dëm të madh ekonomik

    Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa të rrepta nga autoritetet. Mbi 68 mijë pula dhe rreth 400 mijë vezë janë bllokuar, ndërsa Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit siguron qytetarët se nuk ka produkte të infektuara në treg.
    Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, ekspertët theksojnë se nuk ka rrezik për konsumatorët nga ushqimet e kontaminuar nëse ato gatuhen siç duhet, por shtojnë se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz për industrinë e shpendarisë dhe ekonominë e vendit.
    Sipas epidemiologut Kujtim Mersini, ky virus është një pandemi globale te shpendët e egër dhe përhapet me lëvizjen e tyre edhe te shpendët e butë. Ai thekson se nga viti 2020, prania e gripit në fermat industriale është bërë e përvitshme, duke u kthyer kryesisht në një problem ekonomik. Megjithëse rreziku për njerëzit sot për sot mbetet i ulët, shqetësimi kryesor lidhet me faktin se shtami H5N1 i këtij gripi po transmetohet edhe te gjitarët. Për këtë arsye, fermat janë vendosur në karantinë, shpendët e infektuar janë asgjësuar dhe produktet e dyshuara janë eliminuar.
    “Gripi i shpendëve është pandemi globale sa i përket shpendëve të egra,. Pra ndodhet në të gjithë botën dhe me lëvizjen e shpendëve të egër transmetohet edhe të shpendët e butë. Prania e gripit në pulari industriale është problem ekonomik në radhë të parë. Hasja është pothuajse e përvitshme nga 2020 deri më sot. H5N1 problemin e ka se tani po transmetohet tek gjitarët dhe nuk po qëndron më vetëm te shpendët. Rreziku te njerëzit sot për sot është i ulët. Fermat janë në karantinë, shpendët janë asgjësuar dhe janë eliminuar edhe produktet si vezë që i përket periudhës së dyshimit dhe sigurisht dhe konfirmimit të pranisë së gripit”, tha Mersini.
    Ndërkohë, ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani shpjegon se H5N1 është veçanërisht i rrezikshëm, pasi përhapet shpejt dhe shkakton normë ngordhjeje nga 80 deri në 100%. Kjo, sipas saj, shkakton dëm të madh ekonomik pasi sjellë mungesë të mishit të pulës dhe vezëve në treg, si dhe rritje të çmimeve.
    “Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që prek shpendët që nga shtegtarët deri tek shpendët që mbahen në oborret dhe fermat e fermerëve. Ka disa shtame të këtij gripi dhe H5N1 është më i rrezikshmi dhe ajo që është probleme është se ku grip shkakton në dëm ekonomik të madh pasi përhapet shumë shpejt dhe është shumë agresiv dhe ngordhja është shumë i madh nga 80-100 %.
    Dënimi ekonomik kërcënon me mungesë të mishit të pulës dhe vezë që do të sjellë edhe rritje të tyre. Gripi i shpendëve transmetohet te njeriu por nuk shkakton një dëm shumë të madh në organizmin njeriut deri më tani.  Ata që preken nga ky grip janë kategoritë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pulat, nga veterinerët, fermerët që u shërbejnë këtyre pulave, punonjësve që punojnë në pulari dhe thertore. Ky grip në SHBA ka prekur edhe kafshë të tjera. Simptomat janë të ngjashme me të gjithë gripat e tjerë. Kafshët e prekura me grip duhet të asgjësohen dhe kjo bëhet në kushtet specifike që bëhet nga personat dhe agjencitë e autorizuara”, tha ajo.
    Edhe pse gripi i shpendëve mund të transmetohet te njeriu, Vuksani qetëson qytetarët duke theksuar se deri tani nuk ka shkaktuar dëme të rënda te njerëzit. Grupet më të rrezikuara janë fermerët, veterinerët dhe punonjësit e fermave dhe thertoreve.
    “Sa i përket ushqimit duhet të sigurojë konsumatorin se nëse i gatuajmë në temperaturën e duhur edhe po të jetë virusi nuk mund të transmetohet te njeriu. Duhet të shmangim kontaktet me pulat kur shkoni në vende ku ka pula dhe duhen parandaluar tregjet e hapura të pulave patave dhe rosave dhe duhet të evitohen nga njërit këto gjëra që të mos transmetohet ky virus. Nuk ka raste që të ketë transmetim të virusit nga ushqimet e gatuara në mënyrën e duhur te njeriu”, tha Vuksani.

  • “Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh

    “Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh

    Emisioni “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të premteje bashkë me mjeken Mimoza Tamizi diskuton për një fenomen mjaft të rëndësishëm për organizmin dhe jetëgjatësinë tonë.
    Autofagjia është një proces biologjik thelbësor për trupin kur qelizat e trupit shpërbëhen dhe përdorin përbërësit e tyre të dëmtuar ose të panevojshëm. Në një kuptim metaforik qelizat mund të hanë njëra-tjetrën gjatë këtij procesi. Ky mekanizëm vepron si një proces natyror i riciklimit dhe ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe plakja. Në kushtet normale autofagjia ndodh më tepër në trup, por ajo aktivizohet gjatë periudhave të urisë ose të stresit qelizor.
    Kur trupi nuk merr ushqim për një periudhë të caktuar kohore, ai fillon që të shkatërrojë pjesët e veta të dëmtuara për të prodhuar energji dhe për të mbijetuar. Procesi mund të fillojë pas 12-16 orësh agjërim, por intensiteti më i madh rritet pas 24-48 orë pa ushqim. Me prejardhje nga greqishtja e vjetër autofagjet do të thotë “vetë-ngrënie”. Koncepti i autofagjisë është studiuar që gjatë viteve ’60, por shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi ishte i pari që bëri zbulime të rëndësishme sa i takon efekteve të saj dhe ndikimin në shëndetin e njeriut.
    Më tej me fjalë më të thjeshta për publikun mjekja Mimoza Tamizi tregoi se në cilat raste ndodh autofagjia.
    “Autofagjia është një proces që ndodh në qelizë, kur kemi një tipo të një dekompozicioni qelizor ose të një autokanibalizmi. Qeliza ha vetveten kur e shikon që ka probleme. Më kryesoret janë ato të dëmtimit të qelizës, bakteret, ose pjesë të disa qelizave që janë të palosura keq, të cilat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Në këtë moment kur trupi e shikon që ka një defekt atëherë fillon të bëjë autofagjinë. Kjo ndodh në mënyrë automatike dhe është një proces i imunitetit tonë, sepse ne që jemi bërë për të autokontrolluar, arrin një moment që kontrollojmë dhe qelizat të cilat duhet të jenë të shëndetshme”, shpjegoi mjekja.

  • Doni të jetoni sa më gjatë? Praktikojini këto tre mënyra dhe do shihni rezultatet

    Doni të jetoni sa më gjatë? Praktikojini këto tre mënyra dhe do shihni rezultatet

    Jetëgjatësia është një nga faktorët që ndikojnë shumë në perceptimin e njerëzve për stilin e tyre të jetesës. Të jetosh sa më gjatë dhe mundësisht pa kaluar sëmundje kronike të cilat bashkëqarkullojnë në trupin e njeriut me kalimin e viteve dhe rritjen e moshës.
    Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre personave të cilët janë përpjekur të gjejnë metoda efektive për të jetuar sa më gjatë dhe pa sëmundje, një anestezist i quajtur David Callejo ka ndarë me ta “recetën” e suksesit në një intervistë për podkastin Ac2ality.
    Sipas këtij të fundit, nuk ekziston asnjë “pilulë” konkrete që konsumohet si suplement për të bërë të mundur diçka të tillë, por janë disa teknika që duhen zbatuar me kujdes për t’i dhënë trupit energjinë dhe forcën e duhur për t’i mbijetuar viteve.
    Fillimisht, ai ndalet tek ajo që e quan si “stërvitja e forcës”.
    “Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. Të stërvisni forcën tuaj. Kështu do ia dilni të trajtoni ose parandaloni disa sëmundje kronike”, tha Callejo, i cili beson se instikti i forcës mund të rrisë stimulin e një personi për të jetuar sa më gjatë.
    Së dyti, anestezisti thekson se ushqyerja bën diferencën, duke treguar më tej se çfarë preferohet të konsumohet për të rritur mundësinë e jetëgjatësisë.
    “Nuk është e nevojshme të mendoni shumë. Zarzavatet, perimet dhe peshqit janë kura juaj sepse konsiderohen si burim i proteinave”, shtoi Callejo.
    Në fund, pati vend dhe për këshilla të cilat për anestezistin janë receta e duhur për të frenuar çdo sëmundje dhe stimuluar jetëgjatësinë. Çelësi qëndron i gjithi tek mënyra se si ne mbajmë një dietë të shëndetshme, gjë të cilën mund ta dinë shumë ose më pak njerëz.
    Ai rekomandon që të shmangim ushqimet e përpunuara.
    “Zakonet e jetës së shëndetshme janë pjesë integrale e të jetuarit më gjatë. Pini ujë, mbani ritme të rregullta kardiake dhe mos harroni, marrëdhënia me gjumin dhe zgjimin duhet të jetë propocionale. Të flini në sasinë e duhur”, përfundoi anestezisti.

  • “Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit kinezë lëshojnë alarmin

    “Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit kinezë lëshojnë alarmin

    Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.
    Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis. Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin, shkruan A2 CNN.
    Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.
    Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit. Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit.

  • Rast i rrallë! Vuante nga ankthi, por ChatGPT i përcaktoi diagnozën e saktë

    Rast i rrallë! Vuante nga ankthi, por ChatGPT i përcaktoi diagnozën e saktë

    Mund të tingëllojë e çuditshme, por një 27-vjeçare ka pranuar se është diagnostikuar në mënyrë të saktë përmes një bisede të zhvilluar virtualisht me ChatGPT.
    Marly Garnreiter, e cila po vuante nga djersitjet gjatë natës dhe kruajtjet e lëkurës, teksa më vonë nisi të humbiste peshë, vendosi të pyesë aplikacionin për simptomat që po ndjente, kur mori dhe përgjigjen e papritur: Vuan nga kanceri i gjakut.
    Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Garnreiter vendosi ta injorojë si mesazh, por që në fund rezultoi të ishte pikërisht kjo diagnoza e saktë.

    Për të vërtetuar dyshimet e saj, pas kësaj bisede virtuale, 27-vjeçarja iu drejtua mjekut të saj të përgjithshëm, duke i treguar të njëjtat simptoma që ndjente. Falë një skanimi, ajo zbuloi se kishte një masë në mushkërinë e saj, të quajtur limfoma e Hodgkin, një lloj kanceri në gjak.
    Ajo tregoi më pas të gjithë prapaskenën, duke përfshirë këtu dhe atë bisedë që rezultoi “diagnozë e qëlluar” e ChatGPT.
    “Pas humbjes së babait, nuk ndihesha mirë. Mendova se duhet të kishte diçka këtu. Në muajin Maj u dërgova miqve të mi një bisedë ku kisha pyetur ChatGPT dhe mu përgjigj që kisha kancer në gjak. E injorova pasi isha skeptike dhe u këshillova që të konsultohem me mjek të vërtetë”, u shpreh Garnreiter.
    27-vjeçarja mendon se një periudhë e tillë bëri që të reflektojë shumë mbi rëndësinë e të kuptuarit trupin e saj duke mos anashkaluar asnjë simptomë që sinjalizon diçka të rëndësishme.

    “Duhet ta dëgjojmë trupin tonë. Ndonjëherë e humbasim lidhjen me brendësinë tonë dhe nuk kuptojmë realisht çfarë kemi”, përfundoi historinë e saj Garneiter, e cila po vazhdon me trajtimin mjekësor.

  • Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

    Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

    Rastet e personave të prekur me tuberkuloz në Shkodër kanë njohur një rritje vitet e fundit, kryesisht pas pandemisë Covid 19. Mjekia pneumologe Genta Smaja në ditën botërore të tuberkulozit thotë se janë rreth 15-20 raste të reja në vit, një shifër që cilësohet e lartë. Shqetësues mbetet fakti që të prekur janë edhe moshat e reja.
    “Ajo që nevojitet për të prekurit nga tuberkulozi në rastet kur paraqiten simptomat është që të diagnostikohen sa më shpejt në mënyrë që sëmundja të mos përparojë për të shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore.Për tuberkulozin ka ende një stigëm se mund të sjell pasoja fatale tek personat e prekur por kjo nuk qëndron sepse është një sëmundje e shërueshme’, tha pneumologia Smaja.
    Dita botërore e tuberkulozit që është çdo 24 mars synon ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje duke qenë se shifrat e të prekurve vitet e fundit kanë njohur rritje duke përfshirë edhe Shqipërinë me mbi 250 të infektuar dhe afro 11 milion në botë.

  • Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm

    Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm

    Nga Doreada Mio
    Kur ke miq mjekë nuk është çudi që kafen ta pish në ambiente spitali, ndërkohë që i pret të dalin nga salla e operacionit apo të jenë shërbim roje.
    Kështu me ndodhi edhe një mbrëmje në një spital në jug të vendit. Për të vrarë kohën, herë hidhja një sy nga televizioni i hapur pa zë, ku në një program te ndjekur masivisht shfaqeshin personazhe të njohur gjithë shkëlqim, e herë hidhja sytë nga njerëzit e pakët a pacientët që lëviznin korridoreve e dhomave.
    Ajo që tërhoqi vëmendjen time ishte një vajzë/ grua e re me uniformë personeli mjekësor që ushqente me qumësht gjiri një foshnje të vogël fare.
    Mendimi i parë që më erdhi ishte : “I është dashur të dalë në punë dhe ja kanë sjellë bebin ta ushqejë. Si natyrë kurioze që jam, por dhe si çdo shqiptar që nuk sheh punën e vet ju afrova dhe e pyeta: Punon në spital? Sa e ke bebin?- jo thotë nuk është i imi, unë e kam djalin më të madh!
    Jam mjeke anesteziste dhe ky është bebi i pacientes time qe u operua nga kolecista (tëmthi) dhe nuk i jep dot fëmijës për të pirë se është nën efektin e lëndëve të narkozës ende dhe disa orë.
    U emocionova! Në ato çaste mu duk shumë e bukur! Ngrita sytë sërish nga televizori, ku një çift ishin shtrirë në një vaskë plot me flluska e shkumë, ndërsa përpara meje, pa kamera, pa drita, pa klikime, në një dhome spitali po luhej spektakli më i lartë i dashurisë njerëzore.
    Ju prezantoj Malvinën doktoreshën gjirokastrite që “nuk” përbën lajm. Në botën e sotme, ku teknologjia etja për famë e mungesa e empatisë janë pjesë e përditshmërisë, duhet të kujtojmë se këto veprime të vogla mbajnë ende zgjuar njerëzoren brenda nesh.

  • Receta / Gjoks pule me speca, kërpudha dhe bajame

    Receta / Gjoks pule me speca, kërpudha dhe bajame

    Përbërësit për 4 persona – koha e përgatitjes 30/40 minuta: ● 150 g bajame të qëruara dhe pa lëkurë● 500 g gjoks pule i prerë në copa të vogla● 2 karota● 2 qepë të vogla● 1 spec i kuq, i madh● 1 spec i verdhë i madh● 100 g kërpudha ● 2-3 lugë niseshte ● salcë soje ● xhenxhefil i freskët, 1 cm ● vaj ulliri ose kikiriku
    Përgatitja: Copat e pulës i vëmë në një tas ku kemi hedhur më parë salcë soje, xhenxhefilin të grirë dhe niseshtenë, të përziera mirë. I lëmë të marinohen. Salcë soje do të vëmë aq sa duhet që mishi të mbulohet plotësisht.
    Karotat e qëruara dhe specat i presim zhylien, kërpudhat dhe qepën në feta të holla. Në një tigan me 3-4 lugë vaj ulliri, hedhim bajamet dhe i lëmë në zjarr derisa të kenë marrë ngjyrë. I heqim dhe në tigan hedhim kërpudhat, specat, qepën dhe karotat.
    I lëmë në zjarr derisa të shohim që perimet janë zbutur, por të kenë mbetur krokante. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë.
    Në tigan hedhim pak vaj ulliri dhe kur të jetë ngrohur, vëmë copat e mishit të skuqen mirë. Ndërkohë, salcën që ka mbetur te tasi ku u marinua mishi, e hollojmë me pak ujë dhe ia hedhim mishit sipër kur ky të jetë skuqur plotësisht.
    Pas pak minutash shtojmë këtu perimet, bajamet dhe i lëmë në zjarr për pak minuta. E kontrollojmë për kripë dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak salcë soje. E shoqërojmë me feta buke ose me oriz të bardhë.
    /b.d