Category: Shëndetësi

  • Lista me Ushqimet e Shëndetshme që Treten Lehtë dhe Mbajnë Trupin në Formë

    Lista me Ushqimet e Shëndetshme që Treten Lehtë dhe Mbajnë Trupin në Formë

    Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut.

    Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në preferencën ushqimore në të ardhmen.
    Sistemi tretës është tejet delikat e duhet trajtuar mirë.
    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e ushqimeve që janë të buta e miqësore me sistemin tretës.
    Kosi i Bërë Me Qumësht Arrorësh
    Shumë njerëz janë të ndjeshëm nga produkteve të bulmetit.
    Në vend të tyre mund të konsumoni kos të bërë nga qumështi i bajames, arrës së kokosit apo shqemes.
    Kosi me fruta mund të ketë më shumë fibër që per njerëzit me stomak të brishtë, është disi problematike.
    Banania
    Banania përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diaresë apo të vjellave.
    Bananet e sapo pjekura janë shumë të mira për stomakun.
    Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër.
    Pureja e Mollës
    Pureja e mollës të cilën mund ta bëni vetë në shtëpi është një ushqim i butë dhe delikat.
    Kjo pure mund të përgatitet duke zier mollë pa lëkurë për rreth 20 minuta dhe më pas shtypjen e tulit me pirun.
    Patatet
    Patatet e ziera pa lëkurë janë një ushqim i mirë për bakteret e stomakut.
    Ato kanë karbohidrate të thjeshta dhe treten lehtë.
    Supa me Perime
    Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diaresë apo të vjellave.
    Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.
    Frutat dhe Perimet me pak Fibër
    Shalqini, pjepri, nektarinat, pjeshkët, kumbullat, kungujt, kastraveci pa fara ose lëkurë, avokado, spinaqi, karrotat, panxhari, kungulli, shpargu dhe patëllxhani janë disa prej ushqimeve që janë të mira për stomakun.
    Ushqimet e Fermentuara
    Turshitë janë të pasura me probiotikë dhe ndihmojnë tretjen.
    Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija mund të shkaktojë probleme dhe probiotikët rikthejnë këto ekuilibra.
    Njerëzit që kanë probleme me stomakun duhet të shmangin ushqimet me shumë fibër, yndyrë dhe sheqer./AgroWeb.org

  • Sëmundjet që Ulin Sheqerin në Gjak – Rastet kur Hipoglicemia nuk Lidhet me Diabetin

    Sëmundjet që Ulin Sheqerin në Gjak – Rastet kur Hipoglicemia nuk Lidhet me Diabetin

    Me përhapjen e sëmundjes së diabetit në të gjithë globin, duket sikur çdo problem që prek insulinën apo sheqerin në trup lidhet me të.

    Në të vërtetë ka disa raste dhe sëmundje të veçanta kur ulja e papritur e sheqerit nuk shkaktohet nga kurat e forta kundër diabetit.
    Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se çfarë është hipoglicemia apo ulja e papritur e sheqerit në trup dhe çfarë e shkakton atë.
    Çfarë është hipoglicemia
    Hipoglicemia shfaqet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të ulta se normalja.
    Zakonisht është një efekt anësor që ndodh tek personat me kura të forta kundër diabetit.
    Nëse vuani nga diabeti i tipit 1 dhe merrni insulinë, përdorimi i tepërt i saj mund të shkaktojë probleme në balancimin e sheqerit në trup.
    Hipoglicemia konsiderohet si e kundërta e diabetit.
    Gjithsesi jo gjithnjë këto dy sëmundje janë të lidhura me njëra tjetrën.
    Nëse nivelet e sheqerit në gjak bien më poshtë se 70 mg për decilitër, hipoglicemia mund të kthehet në një kërcënim për jetën.
    Sheqeri duke qenë një nga burimet e para dhe më të rëndësishme të trurit për energji, kur është në mungesë trupi nuk ka më forca.
    Kështu edhe funksionimi normal i organeve apo aktiviteti i përditshëm mund të kthehet në një problem.
    Sëmundjet që e shkaktojnë
    Siç përmendëm edhe më sipër në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon sëmundjet që e shkaktojnë këtë gjendje të cilat nuk lidhen me diabetin.
    Tek personat që nuk janë të prekur nga diabeti, hipoglicemia mund të aktivizohet pas ndonjë vakti ushqimi.
    Trupi prodhon më shumë insulinë nga sa duhet për të djegur ushqimin duke prishur balancat e organizmit.
    Anoreksia
    Kur nuk konsumoni mjaftueshëm ushqim, sigurisht që energjia në trup do të jetë më e pakët.
    Sa më pak ushqim të merrni aq më pak glukozë do të prodhojë trupi juaj, duke prishur kështu balancën e sheqerit në gjak.
    Problemet me veshkat
    Nëse kuroheni për sëmundje të veshkave medikamentet e ndryshme ulin glukozën në trup pasi funksionojnë si shkarkues.
    Hepatiti
    Hepatiti është një sëmundje inflamatore që prek mëlçinë duke e ndaluar atë të punojë normalisht.
    Nëse mëlçia nuk mund të prodhojë apo çlirojë mjaftueshëm glukozë, mungesa e tij shkakton probleme në trup.
    Pankreasi
    Sëmundjet kancerogjene që prekin pankreasin, bëjnë që të çlirohet në trup shumë insulinë.
    Kështu nëse nivelet e insulinës janë shumë të larta, sheqeri në gjak bie poshtë normave të lejuara.
    Simptomat e sheqerit të ulët në gjak:

    Dridhje e trupit
    Marramendje
    Mungesë përqendrimi
    Konfuzion
    Dhimbje sysh
    Uri e tepërt

    Simptoma të tjera të uljes së tepërt të sheqerit në gjak mund të jetë dhe humbja e ndjenjave apo dhimbjet e vazhdueshme të kokës.
    Mjekët sugjerojnë që përveçse të bëni kontrolle periodike dhe analiza të ndryshme, mundohuni të keni një dietë të pasur dhe të larmishme me vitamina dhe minerale./AgroWeb.org

  • Djerësitja Shfaros Rezervat e Kaliumit, Magnezit dhe Glukozës – Si Duhen Zëvendësuar

    Djerësitja Shfaros Rezervat e Kaliumit, Magnezit dhe Glukozës – Si Duhen Zëvendësuar

    Sapo të ktheheni në shtëpi nga një ditë nën diellin e nxehtë, ndaluni në kuzhinë.

    Edhe pse mund të mos keni oreks, është e rëndësishme që të furnizoni trupin tuaj pas gjithë djersitjes.
    Edhe pse ne nuk jemi të uritur gjatë muajve të verës, të ushqyerit e shëndetshëm është më e rëndësishme se kurrë, thonë shumë shkencëtarë dhe dietologë.
    Humbja dhe Zëvendësimi i Ushqyesve të Nevojshëm
    Djerësitja shkakton humbje masive tek kripërat minerale të organizmit. I nxehti sjell mangësi në kalium dhe natrium dhe arrin të shfarosë rezervat e glukozës, të cilat na japin energji.
    Gjatë të nxehtit, përqendrimi i kripës në gjak rritet, sepse trupi humbet më shumë ujë sesa natrium.
    Zëvendësoni humbjet me ujë ose lëng frutash të holluar dhe trupi juaj do të balancojë veten.
    Humbja e kaliumit ndodh edhe kur ju djersini. Zëvendësoni kaliumin duke pirë një gotë lëng portokalli ose kajsie ose duke ngrënë banane, rrush, patate, kos ose produkte qumështi.
    Frutat e pyllit, shalqini, pjepri dhe pjeshkët janë zgjedhje të tjera të mira.
    Magnezi gjithashtu humb gjatë djersitjes. Kjo mund të zëvendësohet duke ngrënë drithëra.
    Humbja dhe Zëvendësimi i Glukozës
    Gjatë motit të nxehtë, rezervat e glukozës, të cilat na japin energji, gjithashtu shterojnë në maksimum. Ata gjithashtu mund të zëvendësohen nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm.
    Zgjidhni perimet që janë të thella dhe të errëta në ngjyrë, sepse ato përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale.
    Për shembull, hani spinaq në vend të sallatës jeshile. Zgjedhje të tjera të mira janë brokoli, speca jeshilë dhe karrota.
    Përdorni sa më tepër lëngje. Zëvendësimi i lëngjeve të humbura është kritik në nxehtësinë e verës, por kini kujdes se çfarë pini. Qëndroni larg pijeve me sheqer sepse mbeten të dëmshme për organizmin.
    Gjithashtu shmangni shumë kafeinën dhe alkoolin. Ata janë diuretikë dhe do të humbni më shumë ujë.
    Mos harroni se ushqimi renditet i pari
    Disa njerëz mendojnë se vitaminat kokërr mund të zënë vendin e ushqimit, por kjo nuk është e vërtetë.
    Para së gjithash, vitaminat dhe mineralet nuk sigurojnë energji, sepse nuk japin glukozë. Glukoza mund të merret vetëm përmes ushqimit.
    Lajmi i mirë është që substancat e humbura zëvendësohen përmes një mënyre të shëndetshme në të ngrënë gjatë verës.
    Edhe kur kripërat minerale humbin me djerësitjen nuk ka nevojë për të marrë suplemente shtesë./AgroWeb.org

  • Arsyet Pse Alergjitë Përkeqsohen Gjatë Mëngjesit – Si t’i Trajtoni

    Arsyet Pse Alergjitë Përkeqsohen Gjatë Mëngjesit – Si t’i Trajtoni

    Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.

    Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shkaqet dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar alergjinë tuaj.

    Kafshët ose insektet shtëpiake

    Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.

    Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.

    Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.

    Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj.

    Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave.

    Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.

    Poleni

    Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës.

    Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.

    Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen.

    Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër.

    Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.

    Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?

    Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik.

    Kështu do të mund të bëni një identifikim  më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.

    Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.

    Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.

    Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit./AgroWeb.org

  • Katër Gabimet që Bëni Kur Nisni Dietën Për Rënie në Peshë

    Katër Gabimet që Bëni Kur Nisni Dietën Për Rënie në Peshë

    Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj.
    Zgjedhja e Ushqimeve të Lehta
    Në ditët e sotme, tregjet janë të stërmbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori.
    Këto produkte janë pakëz gënjeshtare për vetë faktin se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna.
    Për shembull, lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme.
    Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga këto lëngje dhe pini ujë.
    Një shembull tjetër është lëngu i portokallt.
    Ai është krejt natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer.
    Portokalli është më efikas kur hahet dhe jo kur pihet.
    Mosplotësimi i Dëshirave Të Caktuara
    Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga llastimi i vetes herë pas here.
    Nëse dieta juaj ndalon të ëmblat por juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të.
    Kjo është e gabuar.
    Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj.
    Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.
    Uria e Vazhdueshme
    Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë.
    Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin.
    Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale dhe mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm.
    Nëse ju hani mbi 3 vakte në ditë – në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme- jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do të humbisni më shumë në peshë.
    Mos Merrni Dieta Në Internet
    Interneti është i tejmbushur me receta e dieta të ndryshme që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha.
    Mos u gënjeni!  Jo çdo dietë bën për ju.
    Nëse dëshironi të ndryshoni regjimin ushqimor, bëjeni këtë me ndihmën e një eksperti./AgroWeb.org

  • Simptomat e Astmës në Varësi të Motit – Kujdesi që Duhet të Tregoni

    Simptomat e Astmës në Varësi të Motit – Kujdesi që Duhet të Tregoni

    Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.

    Simptomat e astmës kanë gjithashtu tendencën të përkeqësohen veçanërisht tek fëmijët, gjë që nxjerr në pah rolin e motit tek kjo sëmundje.
    Një studim i kryer në Detrojt zbuloi se një rritje e beftë e temperaturës me të paktën 10 gradë ose e lagështisë në ajër me të paktën 10 përqind, rrit ndjeshëm numrin e fëmijëve azmatikë që kanë nevojë të shtrohen në spital.
    Substancat nxitëse të azmës janë të pranishme në çdo stinë.
    Bëhet fjalë për duhanin, polenin, pluhurat, lagështia, viruset, temperatura e të tjerë.
    Astma
    Ajri i ftohur mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.
    Në rastin e fëmijëve, astma bëhet më e pranishme në pranverë dhe vjeshtë.
    Astmatikët janë më të prirur të preken nga virozat se njerëzit që nuk vuajnë nga ky problem.
    Gripi dhe e ftohura zgjasin më shumë tek astmatikët dhe janë më të rrezikshme.
    Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes përkeqësojnë inflamacionin kronik të shkaktuar nga astma.
    Në fakt, gripi dhe e ftohura janë përgjegjëse për të paktën 80 përqind të vështirësisë në frymëmarrje tek fëmijët dhe 50 % tek të rriturit.
    Azma Në Dimër
    Ajri i thatë dhe i ftohti mund të përkeqësojnë astmën.
    Për këtë arsye, astmatikët këshillohen të mbajnë shall ose maska mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti.
    Në këtë stinë, azmatikët duhet të jenë të mbrojtur edhe nga ajri i brendshëm që mund të jetë i mbushur me alergenë, pluhur dhe myk.
    Pranvera Dhe Azma
    Pranvera njihet si stina e polenit, një nxitës azmatik që shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.
    Nivelet e polenit janë të larta nga ora 4 deri në orën 10 të mëngjesit çdo ditë, ndaj azmatikët duhet të tregojnë shumë kujdes.
    Muajt Maj dhe Qershor janë më të këqinjtë.
    Gjatë gjithë stinës, azmatikët tështijnë, kruhen  dhe u rrjedhin hundët më shumë se zakonisht.
    Astma Në Verë
    Vera është një stinë më e lehtë për astmatikët dhe ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.
    Megjithatë ka njerëz më të brishtë ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.
    Nga ana tjetër, në verë cilësia e ajrit është shumë e keqe dhe mund të nxisë jo vetëm simptomat e azmës por edhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.
    Megjithatë, në përgjithësi muajt e verës konsiderohen si më të qetë dhe më të përballueshëm./AgroWeb.org

  • Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

    Cila është Lidhja mes Tiroides dhe Kolesterolit

    Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq.

    Pikë së pari, njeriu ka nevojë për kolesterolin.
    Kjo substancë e butë e ngjashme me dyllin gjendet jo vetëm në enët e gjakut por edhe në çdo qelizë.
    Kolesteroli është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve siç është estrogjeni dhe testosteroni dhe acidet biliare që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.
    Për më tepër, kolesteroli ndihmon edhe për kujtesën dhe është thelbësor për shumë funksione nervore.
    Thënë shkurt,  nëse ke arritur të lexosh deri këtu, duhet të falenderosh kolesterolin.
    Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, si çdo gjë në jetë edhe në rastin e kolesterolit, ekuilibrat janë të brishtë.
    Nëse organizmi juaj përmban sasi të larta të kolesterolit të gabuar, atëherë dëmet janë të mëdha.
    Kolesteroli i Mirë Dhe Kolesteroli i Keq
    Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët,  tepër të ulët dhe tepër të lartë.
    Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.
    Kolesteroli i keq jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma specifike ndaj shpesh njihet si ‘vrasësi i heshtur.’
    Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
    Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
    Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
    Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl  ose pak më i lartë.
    Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
    Çfarë Lidhje Ka Kolesteroli Me Tiroiden?
    Tiroidja është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin që orienton mënyrën se si trupi e përdor energjinë.
    Hormonet e tiroides rregullojnë frymëmarrjen, peshën e trupit, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor.
    Ajo që nuk dinin studiuesit deri tani është se problemet me tiroiden nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit të keq.
    Në disa raste, tiroidja prodhon shumë ose ndjeshëm më pak hormone të cilat shkaktojnë një sërë problemesh.
    Nëse vuani nga hipotiroidizmi, atëherë mungesa e hormoneve nënkupton më shumë kolesterol të keq në gjak.
    Hormonet e pakëta në trup nuk arrijnë të pastrojnë kolesterolin nga gjaku duke rritur ndjeshëm nivelet e tij dhe rritur rrezikun për sëmundjet e zemrës.
    Regjim i Balancuar Ushqimor
    Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.
    Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.
    Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.
    Ushqimet Që Duhen Shmangur
    Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.
    Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.
    Yndyrna Të Shëndetshme
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.
    Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.
    Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.
    Gluteni
    Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
    Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./AgroWeb.org

  • 9 Arsye Përse ju Lotojnë Shpesh Sytë – Si të Veproni

    9 Arsye Përse ju Lotojnë Shpesh Sytë – Si të Veproni

    Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm.

    Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni shumë në dritë, lotët mund të rrjedhin shumë lehtë nga sytë tuaj duke mos krijuar ndonjë shqetësim.
    Gjithësesi mbushja e syve me lot pa ndonjë arsye të veçantë mund të jetë një shqetësim shëndetësor të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi.
    Në këtë artikull ju tregon disa nga arsyet se përse ju lotojnë sytë dhe si të kujdeseni për to.
    Probleme me gjëndrat meboiane
    Këto kanale apo gjëndra, janë të vendosura poshtë syve dhe  prodhojnë një substancë vajore e cila përbën pjesën yndyrore të lotit.
    Sa më pak  nga kjo substancë që të prodhohet aq më të thata do të ndihen sytë tuaj, duke shtuar këshu nevojën e trupit për të prodhuar lotë.
    Kështu jo pak herë do ta gjeni veten duke lotuar pa pushim pa ndonjë faktor të jashtëm që j’ua shkakton këtë.
    Mjafton të vendosni një peshqir të ngrohtë poshtë syve tuaj për të stimuluar prodhimin e vajit në këtë zonë të fytyrës.
    Keni sy të thatë
    Edhe nëse gjëndrat meboiane që shpjeguam mësipër funksionojnë siç duhet ju sërish mund të vuani nga tharja e syve.
    Ky problem prek jo pak njerëz dhe mund të vijë si pasojë e shkaqeve të fshehura siç është artriti reumatoid, inflamacioni, medikamente të ndryshme, duhapnpirja apo era e fortë.
    Kur sytë nuk kanë balancën e duhur të lagështisë do të kenë tendencën që të prodhojnë më shumë lotë
    Tharja kronike krijon shtimin e lotëve n mënyrë që të mbahet një balancë e shëndetëshme për sytë.
    Për këtë problem konsultohuni me një mjek spcialist dhe merrni pika të possacme për sytë tuaj.
    Bllokimi i kanaleve të lotëve
    Lotët prodhohen nga gjëndrat e lotëve, për të rrëshkitur më pas në vrimat e vogla që ndodhen në cepin e syve nga ku dalin lotët.
    Kur këto kanale bllokohen me lotë ata do të rrjedhin papushim nga vrimat e vogla që keni në sytë tuaj duke ju lënë me sy që lotojnë vazhdimisht.
    Kjo mund të ndodh tek të mëdhenjtë e të vegjlit si pasoje e ndonjë lëndimi në këtë zonë apo infeksione të ndryshme.
    Për ta zgjidhur këtë problem duhet të këshilloheni me një mjek specialist pasi në rast infeksioni duhet të kurohet me antibiotikë.
    Alergjitë
    Si alergjitë ashtu dhe e gripi mund të shkaktojnë rrjedhje të pa vullnetëshme të syve.
    Sa më shumë të qëndroni larg gripit apo elementëve që ju shkaktojnë alergji aq më larg do të mbani dhe sytë e lagësht.
    Konjuktiviti
    E quajtur ndryshe edhe “sytë e kuq” kjo sëmundje mund të jetë pasoje e ndonjë viroze apo infeksioni të syve.
    Shkakton dhimbje, lot, kruarje të syve dhe një sërë simptomash të tjera të bezdisshme.
    Infeksionet e syrit
    Nëse ju krijohen shpesh qeska të vogla e të kuqe në kapakët e syrit atëherë po vuani nga një inkfesion bakteral.
    Kjo do të shkaktojë përveç dhimbjes edhe shumë lot të cilët dalin gjatë gjithë kohës nga sytë tuaj për të luftuar infeksionin.
    Këto infeksione nuk janë të rrezikshme dhe mund të qetësohen me kompresa të ngrohta, por gjithnjë këshillohuni me mjekun për tu kuruar.
    Problemet me kornenë e syrit
    Kornea është pjesa transparente që vesh syrin tonë dhe njihet si linja e parë që na mbron nga bakteret dhe infeksionet e jashtëme.
    Çdo gjë që e irriton kornenë i bën sytë tuaj të lortojnë, prandaj kujdesuni q ëta mbani atë sa më të paprekur.
    Paraliza e fytyrës
    Egziston një lloj sindrome apo gjendje e trupit ku nervat apo disa pjesë të fytyrës paralizohen de ndalin së funksionuari si pjesa tjetër.
    Kjo bën që qepallat tuaja të mos përplasen si zakonisht gjë që i than sytë më shumë nga sa duhet e më pas trupi fillon të prodhojë më shumë lotë.
    Në këto raste mjekët këshillojnë që të hidhni pika me lot artificial në sytë tuaj për t’i mbajtur sa më të shëndetëshëm./AgroWeb.org

  • Magnezi, si ta Përdorni për Shëndetin e Zemrës

    Magnezi, si ta Përdorni për Shëndetin e Zemrës

    Pamjaftueshmëria e përbërësve si magnezi, është një problem i madh që ndodh shumë shpesh, veçanërisht nëse ushqimi juaj nuk përmban burime të këtij minerali që për fatin tonë të mirë gjendet në sasi të mëdha në ushqimet me bazë bimore.
    Nëse nuk jeni duke marrë doza të mjaftueshme të këtij minerali atëherë shanset janë të larta që të përballeni me sëmundjet e diabetit, osteoporozës madje edhe sëmundjet e zemrës.

    Mungesa e magnezit nuk ndodh gjithmonë për faj të ushqimit të varfër. Ndonjëherë, sëmundjet kronike ose mosha ndikojnë në aftësinë e trupit për të përthithur këtë mineral.
    Njerëzit nuk marrin magnez mjaftueshëm për shkak të sëmundjeve të veshkave, problemeve me tretjen, përdorimin e tepruar të antibiotikëve ose abuzimin me alkolin.
    Magnezi luan një rol kryesor në shumë procese të shëndetit të njeriut. Ai përdoret nga çdo organ apo pjesë e trupit, duke nisur nga zemra, veshkat e deri tek muskujt.
    Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D.
    Më poshtë do të gjeni disa të dhëna interesante mbi mënyrën se si magnezi ndikon çdo pjesë të organizmit.
    Shëndeti i zemrës
    Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.
    Kocka më të forta
    Duke qenë se magnezi ndihmon në aktivizimin e vitaminës D të akumuluar në organizëm, ai ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kockave dhe në formimin e kristaleve kockorë më të fortë.
    Sheqernat në gjak
    Studimet kanë treguar se marrja e dozave të mjaftueshme të magnezit ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2.
    Ankthi
    Nivelet e ulëta të magnezit janë shkaktarë të ankthit. Studimet sugjerojnë se marrja e këtij minerali të rëndësishëm ndihmon në shuarjen e simptomave të ankthit.
    Magnezi gjendet natyralisht në disa ushqime, pesë prej të cilave AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni më poshtë.
    Farat e kungullit: Farat janë të mbushura me magnez. Çdo racion ofron 48% të dozës së rekomanduar ditore të këtij minerali.
    Spinaqi: Barishtet dhe zarzavatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme që duhen konsumuar. Spinaqi në veçanti ka sasi të mëdha të magnezit.
    Shqemet: Këto arrorë të rëndësishëm ofrojnë 29 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Ato janë lehtësisht të ngrënshme çdo ditë, sepse kanë shumë vlera dhe janë të shijshme.
    Pazia: Është një barishte e pasur me ushqyes dhe vlera. Çdo racion ofron 38 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
    Fasulet e zeza: Bishtajoret përmbajnë sasi të larta të magnezit por fasulet e zeza në veçanti janë më të mirat. Çdo racion i tyre ofron 30 përqind të dozës së rekomanduar ditore./AgroWeb.org

  • Mushkëritë ndihmojnë në prodhimin e gjakut, zbulimi ri: I rëndësishëm për transplantet

    Mushkëritë ndihmojnë në prodhimin e gjakut, zbulimi ri: I rëndësishëm për transplantet

    Palca e kockave ndihmohet në furnizimin e trupit të njeriut me gjak nga mushkëritë. Një studim në revistën shkencore “Blood” ka treguar se organet përgjegjëse për frymëmarrjen janë gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e përbërësve bazë të gjakut. Një lajm ky që mund të ketë zhvillime të rëndësishme për transplantin e qelizave staminale te pacientët me sëmundje hematologjike.
    Qelizat staminale hematopoietike janë qeliza paraardhëse, ende të papjekura, të të gjithë elementëve përbërës të gjakut: rruazave të bardha të gjakut, rruazave të kuqe të gjakut dhe trombociteve. Për dekada, mendohej se ato gjendeshin vetëm në palcën e eshtrave, indet e buta brenda zgavrave të kockave (veçanërisht ato të gjata, të sheshta) ose në gjakun e kordonit kërthizor në lindje.
    Vitet e fundit është zbuluar se te minjtë, gjysma e trombociteve, fragmentet e qelizave që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut, prodhohen nga mushkëritë. Dhe qelizat burimore të mushkërive të brejtësve prodhojnë gjithashtu qeliza të kuqe të gjakut, megakariocite (pararendësit e trombociteve) dhe disa lloje të qelizave imune. Në një studim të ri, një ekip nga Universiteti i Kalifornisë-San Francisko ka treguar se diçka e ngjashme ndodh edhe te njerëzit.
    Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Mark Looney, Profesor i Mjekësisë dhe Mjekësisë Laboratorike në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, morën mostra të indeve të mushkërive, palcës kockore dhe gjakut nga donatorët dhe krahasuan qelizat brenda tyre. Jo vetëm qelizat staminale hematopoietike u gjetën në mushkëri që ngjanin shumë me ato në palcën e kockave, por ato ishin gjithashtu të pranishme në sasi të ngjashme. Kjo dëshmon se mushkëritë nuk janë një “gomë rezervë” në prodhimin e gjakut.
    Rregullimi fizik i qelizave burimore në enët e gjakut të mushkërive ngjan gjithashtu me atë në palcën e kockave.
    Për të parë nëse qelizat burimore hematopoietike të mushkërive ishin “produktive”, shkencëtarët i lejuan ato të piqen në enët Petri dhe zbuluan se ato ishin po aq aktive sa homologet e tyre, veçanërisht në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe megakariociteve; Kolonitë e qelizave burimore të palcës së eshtrave kishin më shumë gjasa të prodhonin qeliza imune.
    Sipas autorëve të studimit, qelizat staminale hematopoietike në mushkëri përbëjnë një rezervë që aktivizohet sa herë që organizmi ka nevojë për sasi më të mëdha të çdo elementi gjaku.
    Besohet se mushkëritë dhe palca e eshtrave mund t’i dërgojnë njëra-tjetrës qeliza burimore hematopoietike në rast të mungesës në njërin ose tjetrin organ.
    Kur shkencëtarët analizuan nënshkrimin qelizor të qelizave staminale të izoluara për transplantet e palcës së eshtrave, ata zbuluan se një e pesta e tyre vinin nga mushkëritë e donatorëve, jo nga palca e eshtrave. Tani që dimë për ekzistencën e këtyre qelizave staminale, hapet mundësia e shfrytëzimit të tyre për transplante që mund të shpëtojnë jetën e pacientëve me sëmundje të gjakut, si leucemia.