Category: Shëndetësi

  • E rëndësishme për flokët, lëkurën dhe sklerozën, zbuloni simptomash që shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B7

    E rëndësishme për flokët, lëkurën dhe sklerozën, zbuloni simptomash që shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B7

    Biotina, e njohur edhe si vitamina B7, është një vitaminë B që është thelbësore për metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Biotina përmirëson shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve, dhe gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e sklerozës së shumëfishtë (MS) dhe të zvogëlojë nivelet e sheqerit në gjak. Biotina është e pranishme në ushqime të ndryshme, duke përfshirë vezët dhe peshkun, dhe prodhohet natyrshëm nga bakteret e zorrëve.
    Shumica e njerëzve konsumojnë midis 35 dhe 70 mikrogramë (mcg) biotinë në ditë, që tejkalon sasinë e nevojshme për të ruajtur shëndetin. Mungesa e biotinës është e rrallë, kështu që njerëzit e shëndetshëm zakonisht nuk kanë nevojë për suplement. Suplementet e biotinës mund të jenë të dobishme për grupe të caktuara, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore.
    Simptomat e mungesës së vitaminës B7
    Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në një sërë simptomash:
    Problemet e flokëve dhe lëkurës – mungesa e biotinës shpesh shoqërohet me rënien e flokëve, thonjtë e brishtë dhe probleme me lëkurën.
    Simptomat neurologjike – mungesa mund të çojë në simptoma neurologjike, duke përfshirë mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe spazma të muskujve.
    Lodhja – biotina është thelbësore për metabolizmin e energjisë, dhe mungesa e saj mund të çojë në lodhje dhe dobësi.
    Dëmtimi njohës – mund të shfaqen probleme njohëse, të tilla si konfuzion mendor ose depresion i lehtë.
    Përfitimet e vitaminës B7 – biotinës
    Përmirëson gjendjen e flokëve, lëkurës dhe thonjveRedukton simptomat e sklerozës së shumëfishtë (MS)Redukton nivelin e sheqerit dhe lipideve në gjakE rëndësishme për gratë shtatzëna dhe ato me gjiBurime të mira të biotinës
    Biotina është e pranishme në një shumëllojshmëri ushqimesh bimore dhe shtazore, kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve që hanë një dietë të ekuilibruar plotësojnë lehtësisht nevojat e tyre ditore. Këtu janë disa nga burimet më të mira të biotinës:
    Mëlçia e viçitVezëSalmoniPatate të ëmblaFarat e lulediellitBajameSpinaqTonBrokoliDjathKosTershere

  • Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

    Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

    Kaliumi është thelbësor jo vetëm për rregullimin e presionit të gjakut, por edhe për funksionimin e duhur të sistemit tonë nervor.
    Edhe nëse jeni duke kërkuar për ushqime të pasura me kalcium, hekur, vitaminë C dhe acide yndyrore omega-3, kaliumi është po aq i rëndësishëm.

    Kaliumi është një elektrolit dhe ndihmon në arritjen e ekuilibrit të ujit të trupit tonë, ndërkohë që lufton lodhjen dhe ënjtjet.
    Marrja e rekomanduar ditore për të rriturit është rreth 2,500 deri në 3,400 mg, por kjo mund të ndryshojë në varësi të moshës, gjinisë dhe niveleve të aktivitetit fizik.
    Ku e gjejmë?
    – Bananet: Ndoshta burimi më i famshëm, një banane e mesme siguron rreth 400-450 mg.
    – Patatet e ëmbla: Një patate e ëmbël e mesme ofron rreth 500-600 mg.
    – Spinaqi: Zarzavatet me gjethe të errëta si spinaqi janë burime të shkëlqyera, me rreth 800-900 mg për filxhan spinaq të gatuar.
    – Avokado: Një avokado e mesme përmban rreth 900 mg.
    – Portokallet: Agrumet si portokallet japin rreth 250-300 mg.
    – Fasulet dhe bishtajore: Fasulet, fasulet e zeza dhe thjerrëzat janë të gjitha të pasura me kalium, duke ofruar midis 400-600 mg për filxhan kur gatuhen.
    – Patatet: Një patate e pjekur e mesme përmban rreth 900 mg.
    – Domatet: Domatet dhe produktet me bazë domatesh, si salca e domates, janë burime të mira, duke siguruar rreth 300-400 mg.
    Simptoma të tilla si dobësia, lodhja, rrahjet e parregullta të zemrës, aritmia, kapsllëku, nervozizmi, ënjtja e kyçit të këmbës (mbajtja e lëngjeve) dhe vështirësia në thithjen e proteinave dhe mineraleve mund të tregojnë mungesë. Dehidratimi, diarreja, djersitja e tepërt dhe abuzimi me laksativët janë shkaqet më të zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit.

  • Hani vetëm 30 gramë në ditë nga ky frut, studimet kanë provuar se ul kolesterolin dhe ruan shëndetin e zemrës

    Hani vetëm 30 gramë në ditë nga ky frut, studimet kanë provuar se ul kolesterolin dhe ruan shëndetin e zemrës

    Arrat janë cilësuar si një nga ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës. Ato përmbajnë nivele të larta të fibrave, proteinave dhe vitaminave, dhe studimet e shkencëtarëve nga Suedia dhe Norvegjia kanë treguar se konsumimi i përditshëm i arrave mund të jetë shumë i dobishëm për shëndetin.
    Hani një grusht në ditë.

    Rekomandohet të hani rreth 30 gram (një grusht) arra në ditë, të cilat mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi, i cili përfshiu pothuajse dy milionë njerëz, tregoi se rreziku i vdekjes nga një atak në zemër ose goditje në tru reduktohet me një të katërtën tek ata që konsumojnë rregullisht arra.
    Hulumtimi, i kryer nga ekipe nga Universiteti i Oslos dhe Instituti Karolinska në Stokholm, përfshiu 60 studime dhe 1.9 milionë pjesëmarrës, për të përcaktuar lidhjen midis konsumit të arrave dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
    Redukton rrezikun e sulmit në zemër
    Rezultatet treguan se njerëzit që konsumonin rreth 30 gram arra në ditë kishin 19% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe 23% më pak gjasa të vdisnin nga këto sëmundje krahasuar me ata që hanin më pak. Gjithashtu, adhuruesit e arrave kishin 18% më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës dhe 25% më pak gjasa të vdisnin prej saj. Erik Arnesen, një nga autorët kryesorë të studimit, tha: “Nëse hani një grusht arra çdo ditë, që është rreth 30 gramë, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare do të ulet me 20 deri në 25%.”

  • Mbështetje e re për shëndetin, Qendra për Popullsi dhe Zhvillim dhuron pajisje ekografike  për Spitalin e Elbasanit

    Mbështetje e re për shëndetin, Qendra për Popullsi dhe Zhvillim dhuron pajisje ekografike për Spitalin e Elbasanit

    Elona Gjebrea, drejtoresha e Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim, njoftoi dhurimin e një pajisjeje ekografike moderne për Spitalin e Elbasanit. Ky kontribut i rëndësishëm, i cili është realizuar në bashkëpunim me LSDC, përforcon angazhimin për mbështetje të shëndetit amtar dhe foshnjor në Shqipëri. Ceremonia e dorëzimit të pajisjes mblodhi mjekë, personel shëndetësor dhe përfaqësues të institucioneve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. “Qendra për Popullsi dhe Zhvillim në bashkëpunim me LSDC, dhuroi një pajisje ekografike moderne për Spitalin e Elbasanit. Në këtë ceremoni qenë të pranishëm titullarë të Spitalit, mjekë e personel shëndetësor së bashku me përfaqësues të LSDC. Mbështetja për shëndetin amtar dhe foshnor vazhdon”, njoftoi Gjebrea në rrjetet sociale.

  • Koçiu: Ndërhyrje e suksesshme te një 50-vjeçare me Parkinson, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit

    Koçiu: Ndërhyrje e suksesshme te një 50-vjeçare me Parkinson, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit

    Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje të suksesshme te një paciente e moshës 50-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve sociale lajmin, duke u shprehur se “në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme, DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare”.
    “Kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë zero kosto për pacientin”, tha Koçiu.
    Ministrja Koçiu u ka shprehur mirënjohjen ekipit të mjekëve neurokirurgë që realizuan këtë ndërhyrje të suksesshme: “Mirënjohje për ekipin mjekësor: Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj.
    Ndërhyrja DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit, është një procedurë neurokirurgjikale që konsiston në implantimin e elektrodave në zona specifike të trurit për të rregulluar aktivitetin e tij. Këto elektroda lidhen me një pajisje stimulimi (e ngjashme me një pacemaker), e cila vendoset nën lëkurë, zakonisht në kraharor, dhe dërgon impulse elektrike për të moduluar sinjalet nervore.

  • Receta më e Mirë e Gatimit me Mish dhe Lakër të Bardhë – Si ta Përgatisni në Mënyrën më të Shijshme

    Receta më e Mirë e Gatimit me Mish dhe Lakër të Bardhë – Si ta Përgatisni në Mënyrën më të Shijshme

    Lakra është një nga perimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare.

    Atë e përdorim në sallata të ndryshme kryesisht me simotrën e saj të kuqe, karrota e majdanoz.

    Lakrën e përgatisim edhe në turshi për tu dhënë shije mbrëmjeve dimërore.

    Lëngu i turshisë së saj shuan etjen për vlera të rëndësishme.

    Kjo perime e rëndësishme në traditën e kulinarisë shqiptare përdoret edhe në gatimin e një gjelle, nga ato që të bëjnë të lëpish gishtat.

    Gjella me lakër, e gjen veten në tryezat tona të paktën një herë në javë.

    Ajo gatuhet thjeshtë dhe ka shumë shije, por duke u kombinuar me mishin e thatë, shija arrin në nivele superiore.

    Receta e Gjellës Me Lakër dhe Mish Të Thatë

    Përbërësit

    Gjysëm lakre të grirë hollë
    2 qepë
    1 spec të kuq
    1 filxhan kafeje oriz (sipas dëshirës)
    500 gr mish (nëse dëshironi mund të përdorni dhe mish të thatë ose mish të grirë)
    5-6 thelpinj hudhre
    Katër lugë me vaj ulliri
    1 gjethe dafinë
    1-2 lugë gjelle salcë domate
    Një pjatë me lakër turshi të prerë hollë (sipas dëshirës)

    Përgatitja

    Vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

    Kujdesuni që vaji të mos digjet dhe hidhni thelat e mishit, kaurdisini nga të dyja anët. Më pas shtoni specin e kuq të grirë hollë.

    Speci duhet kaurdisur i pari sepse është më i fortë dhe kërkon më shumë kohë.

    Pasi të jetë zbutur, shtoni qepët e grira dhe kaurdisini së bashku, vijoni duke shtuar salcën e domates.

    Më pas shtoni lakrën por jo të gjithën menjëherë, sepse në të kundërt tenxherja do të mbushet plot dhe do të kërkojë shumë kohë lakra të zbutet.

    Pasi lakra të jetë kaurdisur për 5-7 minuta hidhni ujë derisa përbërësit në texhere të mbulohen por jo plotësisht, shtoni kripën e piperin dhe mbulojeni me kapak.

    Lëreni të ziejë me zjarr mesatar dhe përziejeni herë pas here duke garantuar që nuk ngjitet në fund të tenxheres.

    Nëse uji përthithet shpejt dhe lakra nuk është zier, shtoni më shumë ujë.

    Kontrolloni përmbajtjen e kripës dhe rregullojeni atë sipas preferencës.

    Kur lakra të jetë pothuajse e gatuar, shtoni orizin, hudhrat, dafinën.

    Orizi është opsional. Disa amvisa e preferojnë gjellën me oriz për shkak të aftësive lidhëse që ai ka në një gjellë.

    Pasi lakra të jetë zbutur, kontrolloni përmbajtjen e piperit.

    Gjella e lakrës kërkon patjetër një shije pakëz pikante.

    Në disa receta të veriut të Shqipërisë, gjella në fjalë gatuhet në gjysëm racioni me lakër të freskët dhe gjysëm me lakër turshi.

    Lakra turshi i jep gjellës një nuancë pakëz të hidhur por të thellë dhe shumë të shijshme.

    Gjella me lakër nuk duhet të jetë shumë e lëngshme.

    Servireni të ngrohtë duke e shoqëruar me kos dhe perime të pjekura./AgroWeb.org

  • Mënyra e Saktë dhe e Shpejtë e Përgatitjes së Tiramisusë në Shtëpi

    Mënyra e Saktë dhe e Shpejtë e Përgatitjes së Tiramisusë në Shtëpi

    Zupa e Dukës, kështu mendohet të jetë emri i vërtetë i Tiramisusë, ëmbëlsirës kaq të dashur edhe nga shqiptarët.

    E mori këtë emër pikërisht në nder të Kozimo Mediçit, i cili e solli recetën në Fierence dhe i dha famë.
    Sipas gastronomëve Tiramisuja u kthye shumë shpjet në ëmbëlsirën e preferuar të familjeve fisnike të cilat e konsumonin për të ngritur humorin.
    AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të thjeshtë për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire në shtëpitë tuaja.
    Me këtë recetë mund të surprizoni të dashurit dhe të afërmit tuaj me një shije përrallore.
    Duke qenë se përgatitet pa vezë, kjo ëmbëlsirë është më e lehtë, dhe me një aromë të mrekullueshme.
    Përbërësit që ju nevojiten

    500 g maskarpone (krem djathi)
    250 ml pana
    150 g sheqer pluhur
    300 ml kafe ekspres ( nëse doni një shije më të fortë mund të përdorni dhe kafe turke)
    5 lugë gjelle me qumësht
    2 lugë gjelle me lëkurë portokalli
    Kakao
    300 g biskota të gjata me sheqer të gatshme (Savoiardi si në foton e mëposhtme)

    Përgatitja
    Në një tas hidhni panën dhe sheqerin pluhur duke përdorur rrahësin elektrik të vezëve ose dhe telin e kuzhinës, krijoni një shkumë të bardhë.
    Duke e përzierë panën me sheqerin, bëni të mundur tretjen e plotë të tij dhe kështu kremi do të ketë një shije më të plotë.
    Ndërkohë merrni maskarponen dhe shtojeni tek tasi ku keni panën. AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni ta punoni me rrahësen elektrike.
    Pasi të keni mbaruar të gjithë sasinë e maskarpones, në rende grini lëkurën e afërsisht dy portokalleve mesatare.
    Shtojani kremit dhe me një lugë përzjejeni që të jetë një masë homogjene.
    Më pas hidhni dhe qumështin, duke qenë më i lëngshëm ai arrin ta bëj më të butë dhe kremoz kremin e tiramisusë.
    Në një xhezve përgatisni kafen ekspres ose turke, që do t’iu duhet për të njomur biskotat.
    AgroWeg.org ju sugjeron që të merrni një tavë qelqi dhe të spërkatni shumë pak kakao në sipërfaqen e saj.
    Më pas në një pjatë hidhni kafen që përgatitët, dhe zhysni vetëm nga njëra anë dhe shtrojini në tavë.
    Kini kujdes pasi pjesa e lagur me kafe duhet të vendoset me faqe nga lart.
    Shtoni në tavë gjysmën e masës së kremit të Tiramisusë dhe me një lugë të lagur me pak ujë, përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.
    Vazhdoni përsëri dhe me një shtresë me biskota duke ndjekur po të njëjtat hapa.
    Në fund hidhni pjesën e mbetur të kremit, mundohuni të krijoni një sipërfaqe të drejtë.
    Me një sitë spërkatni të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës me kakao.
    Mjafton ta vendosni në frigorifer përreth 5-6 orë, në mënyrë që të mpikset kremi dhe biskotat të jenë zbutur, dhe më pas mund ta servirni. /AgroWeb.org

  • Sëmundjet që Shkaktojnë Zhurmë në Zemër –  Shenjat që Duhet të Dini

    Sëmundjet që Shkaktojnë Zhurmë në Zemër – Shenjat që Duhet të Dini

    Zhurma në zemër mund të jetë një problem jo i dëmshëm ndonjëherë, por në shumë raste tregon një problem serioz me këtë organ të rëndësishëm.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të dalloni simptomat paralajmëruese të zhurmës në zemër.
    Çfarë Është Zhurma Në Zemër?
    Zhurma në zemër nuk dallohet me dëgjim të thjeshtë.
    Ndonjëherë ajo nuk kuptohet përveç se me stetoskop, pajisjen përkatëse mjekësore.
    Zhurma në zemër shkaktohet nga një qarkullim jo normal i gjakut në zemër, ngushtim të valvulave, vrimë në zemër ose ndonjë difekt tjetër.
    AgroWeb.org, ju këshillon një konsultë me mjekun nëse vëreni shqetësime.
    Simptomat Paralajmëruese Të Zhurmës Në Zemër
    Dhimbje Në Kraharor Ose Vështirësi Në Frymëmarrje
    Vështirësitë jo normale në frymëmarrje, mund të tregojnë zhurmë në zemër të shkaktuar nga problemet me valvulat, siç është ngushtimi ose zgjerimi i tyre.
    Valvulat e zemrës janë si dyert që drejtojnë qarkullimin e gjakut.
    Ndonjëherë këto dyer nuk mbyllen ose nuk hapen siç duhet.
    Anemia
    Mungesa e hekurit, ose anemia tregon se në organizëm mungojnë rruazat e kuqe të gjakut të cilat transportojnë oksigjenin.
    Nëse vuani nga anemia, duhet të konsultoheni me një mjek për të përjashtuar mundësinë e zhurmës në zemër.
    Fryrje E Trupit
    Fryrja e plotë e kyçeve, këmbëve apo barkut është tregues i një qarkullimi të dobët të gjakut që shkaktohet nga çrregullimet në valvulat e zemrës.
    Probleme Me Tiroiden
    Ndonjëherë zhurmat në zemër mund të shkaktohen nga problemet me tiroiden.
    Nëse tiroidja është tepër aktive mund të shkaktojë turbulenca në qarkullimin e gjakut në zemër.
    Shtatzania
    Ndonjëherë gjatë shtatzanisë, femra mund të preket nga zhurma në zemër.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo ndodh për shkak të volumit në rritje të gjakut në trup.
    Nëse mjeku nuk përcakton dot një shkak madhor, atëherë zhurma do të largohet pas shtatzanisë.
    Infeksionet
    Infeksioni në shtresën e jashtme të zemrës dhe valvulat e saj mund të bëhet shkaktar për shfaqjen e zhurmës në zemër.
    Kjo ndodh kur bakteri udhëton nga goja në gjak dhe mbetet i bllokuar në zemër.
    Prandaj është e nevojshme që të mbani një higjenë të mirë të gojës.
    Marramendja
    Marramendja pa ndonjë arsye specifike mund të shkaktohet nga zhurma në zemër.
    Disa njerëz që vuajnë nga probleme serioze me valvulat përjetojnë episode marramendjeje dhe të fikëti.
    Mavijosja
    Nëse lëkura juaj mavijoset ose merr një nuancë blu, veçanërisht në zonën e buzëve dhe gishtave, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni menjëherë me një mjek kardiolog.
    Vetëm një mjek mund të përcaktojë nëse zhurma është tregues i një problemi madhor me zemrën./AgroWeb.org
    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
    Burimi: U.S. National Library of Medicine

  • Çfarë Është Migrena E Heshtur – Si Ta Dalloni Dhe Ta Trajtoni Për T’u Ndjerë Më Mirë

    Çfarë Është Migrena E Heshtur – Si Ta Dalloni Dhe Ta Trajtoni Për T’u Ndjerë Më Mirë

    Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.

    Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.
    Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit.
    Çfarë është  migrena e heshtur?
    Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.
    Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.
    Cilët janë shkaktarët 
    Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:

    Stresin
    Ndryshimet e motit
    Luhatjet hormonale
    Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
    Dritat e forta
    Disa ushqime ose medikamente
    Çrregullimet e gjumit

    Mendohet se nxitësi shkakton një reaksion zinxhir në tru që bën që qelizat nervore të bëhen tepër aktive.
    Simptomat 
    Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.
    Simptoma të tjera përfshijnë:

    Çrregullime të të folurit
    Dobësi
    Mpirje
    Vertigo
    Çekuilibër
    Të përziera
    Marramendje
    Ndjeshmëri ndaj dritës

    Këto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.
    Sa zgjat?
    Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të jzgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.
    Në përgjithësi, migrena e heshtur mund të ndahet në katër faza:

    Faza paralajmëruese

    Kjo ndodh një ose dy ditë para fillimit të një episodi sulmi dhe zakonisht përfshin simptoma të tilla si dëshirë e shtuar për ushqim, ndryshime të humorit, lodhje dhe etje e shtuar.

    Aura

    Kohëzgjatja e kësaj faze shpesh varion nga 5 deri në 60 minuta, ku 20 minuta është gjatësia më tipike. Por, në disa raste, mund të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë për ditë në javë.

    Dhimbje koke

    Kjo fazë zakonisht nuk ndodh gjatë një sulmi të heshtur, por shfaqet zakonisht me dhimbje në një pjesë specifike të kokës.

    Postdrome

    Kjo fazë mund të zgjasë me orë deri në ditë dhe shpesh karakterizohet nga lodhja, nervozizmi, ndryshimet e humorit etj.
    Trajtimet
    Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm.
    Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.
    Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona.
    Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.
    Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.
    E nëse keni simptoma të reja ose simotomat tuaja janë përkeqësuar, mjeku juaj mund t’ju japë diagnozën dhe planin e duhur të trajtimit. /AgroWeb.org

  • Shtatë Ushqimet e Shëndetshme Që Të Mbajnë Të Ngopur Më Gjatë

    Shtatë Ushqimet e Shëndetshme Që Të Mbajnë Të Ngopur Më Gjatë

    Në larminë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, ka produkte që treten shpejt dhe nuk të mbajnë të ngopur.

    Kësisoj, e gjejmë veten shpesh duke na kapur uria më shpejt dhe kërkojmë diçka për të ngrënë.
    Por përfundojmë duke ngrënë më shumë, e pastaj ndihemi të fryrë.
    Nga ana tjetër, ka disa ushqime të caktuara që të mbajnë të ngopur për më gjatë dhe shmangin urinë e tepërt.
    7 Ushqimet Që Të Ngopin Më Shumë
    Ekspertët e AgroWeb.org kanë listuar më poshtë ushqimet që kanë aftësi të mëdha ngopëse, falë të cilave njeriu mund të mbajë nën kontroll nivelin e kalorive dhe të përmirësojë shëndetin.
    Patatja e Zier Ose e Pjekur
    Patatet janë të pasura me niseshte, vitaminë C dhe ushqyes të tjerë të dobishëm.
    Kur ajo zihet ose piqet, patatja ka aftësinë të ulë oreksin dhe të mbajë njeriun të ngopur për më gjatë.
    Bishtajoret dhe Legumet
    Thjerrëzat, qiqrat, fasulet e bizelet janë karbohidrate që treten ngadalë.
    Ato përmbajnë shumë proteinë dhe fibër.
    Falë tyre, këto ushqime mbajnë nën fre urinë dhe nën kontroll nivelin e kalorive të konsumuara.
    Ushqimet e Pasura Me Fibër
    Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterolin.
    Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha.
    Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen.
    Produktet e Bulmetit Me Pak Yndyrë
    Këto produkte ju mbajnë të ngopur dhe ju frenojnë nga ideja e të ngrënit pa kursyer.
    Kosi është një nga shembujt më të mirë kundër urisë dhe mbipeshës.
    Ai është shumë i pasur me proteina.
    Vezët
    Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinës, vitaminës dhe mineraleve.
    Njerëzit që konsumojnë vezë në mëngjes ose në drekë ndihen më të ngopur dhe kanë më pak gjasa të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme mes vakteve ose gjatë ditës./AgroWeb.org