Gastroenterologu, Saurabh Sethi, rekomandon që gratë pas moshës 30-vjeçare të përfshijnë tri superushqime në dietën e tyre, për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetesës. Lulelakra, kërpudhat dhe çaji jeshil janë ushqime të pasura me vlera ushqyese, që ofrojnë përfitime të shumta për trupin dhe trurin.
Lulelakra është një nga ushqimet kryesore që mjeku Sethi rekomandon. Ajo është e pasur me lëndë ushqyese që ndihmojnë në forcimin e trurit dhe humbjen e peshës. Lulelakra gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe përmban antioksidantë dhe përbërës që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, si Alzheimeri. Kjo për shkak të squfrit që ndihmon në largimin e metaleve të rënda nga trupi.
Studimet tregojnë se kërpudhat mund të kenë ndikim pozitiv në shëndetin e trurit, veçanërisht për gratë, të cilat kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të zhvillojnë Alzheimeri. Sipas mjekut Sethi, ngrënia e kërpudhave disa herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun për këtë sëmundje me deri në 60%. Kërpudhat janë të pasura me substanca që ndihmojnë në mbrojtjen e trurit dhe forcimin e funksioneve të tij.
Çaji jeshil është një tjetër superushqim që mjeku Sethi rekomandon për gratë pas moshës 30 vjeçare. Ky çaj është i njohur për përmbajtjen e tij të ‘polifenolëve’, të cilët janë anti- inflamatorë dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me plakjen. Çaji jeshil gjithashtu ka vërtetuar shkencërisht se mund të reduktojë simptomat e demencës dhe të ndihmojë në menaxhimin e ankthit dhe humbjen e peshës falë përbërësve të tij si kafeina dhe L-tiamina.
Përveç këtyre tre superushqimeve, mjeku Sethi gjithashtu rekomandon heqjen e ushqimeve të përpunuara, të skuqura dhe pijet joalkoolike nga dieta, pasi këto ndikojnë negativisht në florën mikrobike dhe shëndetin në përgjithësi. Syri.net-Bovary.gr.









