Category: Politikë

  • “PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet

    “PD e ka shembur vetë Kushtetutën”, Nard Ndoka akuzon Berishën: Je fajtor! E djathta nuk vjen kurrë në pushtet

    Një ditë pasi kreu demokrat Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën, kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën dhe tha se është fajtor për humbjen e PD-së. 
    “Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka në A2 CNN. 
    Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet. 
    “Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”. 

  • Çupi: Pagesa e Berishës 6 milionë në SHBA në dëm të vetes, turpëroi Amerikën

    Çupi: Pagesa e Berishës 6 milionë në SHBA në dëm të vetes, turpëroi Amerikën

    I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha me statusin e ‘non grata’ nga SHBA-ja.
    Sipas Çupit, Berisha vetë “nuk e dëshiron” heqjen e këtij statusi, ndërsa akti i tij i fundit i lidhur me 6 milionë dollarë, siç tha ai, dëmtoi reputacionin jo vetëm të tij, por edhe të institucioneve amerikane. Analisti shtoi se përpjekjet për ta hequr ‘non grata’-n e Berishës do të nënkuptonin një njollosje të imazhit të SHBA-së, duke theksuar ndikimin negativ që ai vazhdon të ketë kudo ku shfaqet.
    “Berishës edhe sikur të ngrihet e gjithë Amerika që t’ia heqë ‘non gratën’ nuk ia heq dot. Sepse vetë Berisha nuk e do. Akti më i fundit i tij kundër vetes ishte 6 milionëshi dhe e mori vesh e gjithë bota. Ia dha Amerikës dhe nuk e dimë se kujt ia dha.
    Të guxojë njeri sot që t’i heqë ‘non gratën’ Sali Berishës do të thotë që Amerika ra, u korruptua, u shemb, u turpërua, u njollos. Sali Berisha njollos gjithçka ku shkon me veset e tij. Ai i dha ryshfet Amerikës për ta korruptuar. Edhe bota të ngrihet nuk i heq dot ‘non gratën’”, tha analisti.

  • FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka shpërndarë foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook nga takimet në kryeqytet. 
    “Mirëmbrëma Florinj nga dega 14” – shkruan Alimehmeti, por ajo që të bie në sy, përveç pjesëmarrjes së ulët, është mungesa e kandidatit të PD-së për Tiranën, aktorit Florjan Binaj. 
    Nuk dihej në Binaj ka refuzuar të shkojë në takim apo ka qenë diku tjetër, por ai më shumë se sa një herë është shprehur se nuk do të dalë në fushatë me Berishën. 
    Me sa duket, PD në kryeqytet po bën ‘dasmë pa dhëndër’. 
    Në vend të Binaj, në foto shfaqen Paloka dhe Noka./ TemA 

  • Integrimi i Shqipërisë në BE, Arba Kokalari zbulon ‘formulën’ si mund të realizohet: Objektiv shumë ambicioz

    Integrimi i Shqipërisë në BE, Arba Kokalari zbulon ‘formulën’ si mund të realizohet: Objektiv shumë ambicioz

    Eurodeputetja Arba Kokalari në Parlamentin Europian ka folur për Klan News në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, mbi perspektivat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ajo e konsideron integrimin një “objektiv shumë ambicioz”, që mund të arrihet me bashkëpunim të qeverisë dhe opozitës dhe me zbatim të ligjeve dhe reformave. 
    Kokalari thekson se drejtësia e pavarur është themeli i integrimit, ndërsa raporti i ODIHR-it dhe angazhimi politik ndikojnë direkt në proces. Eurodeputetja shton se nuk ka asnjë shtet kundër integrimit të Shqipërisë. 
    Po ashtu Kokalari u shpreh se Kosova duhet të shfrytëzojë qasjen pro-Ballkanit që ekziston aktualisht në BE, duke u angazhuar më shumë për përmbushjen e kriterëve dhe forcimin e institucioneve. 
    Sipas saj, BE mbetet e vetmja zgjidhje për shqiptarët, duke garantuar zhvillim, stabilitet dhe mbrojtje kundër ndikimeve të jashtme. 

  • Rama vizitë në Francë: Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum

    Rama vizitë në Francë: Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku po merr pjesë në punimet e Forumit të Paqes.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, teksa ka shpërndarë pamje nga aktiviteti, thotë se ka qenë i ftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
    Në videon e shpërndarë, Rama shkruan: Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum.

    Kjo vizitë e Ramës në Francë, vjen pas asaj në Arabinë Saudite në Riad, ku u takua dhe me Princin e Kurorës.

    /vizionplus.tv 

  • Siria njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, Begaj: Një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

    Siria njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, Begaj: Një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

    Siria ka njohur zyrtarisht sot pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu një nga vendet më të fundit që i bashkohet listës së shteteve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
    Presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, theksoi se njohja e Sirisë përbën një hap të rëndësishëm në mbështetje të shtetit të Kosovës, si dhe të paqes e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.Lexo edhe :Related Posts
    “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
    Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, shkruan Presidenti Begaj.

    Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

    Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
    Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!
    — Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 29, 2025

    /vizionplus.tv

  • Spiropali: Njohja e Kosovës nga Siria, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

    Spiropali: Njohja e Kosovës nga Siria, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

    Siria ka njohur zyrtarisht sot pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu një nga vendet më të fundit që i bashkohet listës së shteteve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
    Ministrja Elisa Spiropali, në një reagim në rrjetin social “X” ka vlerësuar këtë hap si një arritje të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.Lexo edhe :Related Posts
    Ajo ka theksuar se kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës, si dhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

    “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.
    Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit.
    Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje. Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë!”, shkruan Spiropali.

  • Siria njohu pavarësinë e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje

    Siria njohu pavarësinë e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Sirisë për të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

    Begaj, përshëndeti vendimin e Republikës Arabe të Sirisë dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në mundësimin e kësaj njohjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale.
    “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”, shkruan presidenti Begaj.
    Njohja nga Siria është e treta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia e njohën atë.
    Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.
    Siria është bërë tani shteti i 120-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.

    Top Channel

  • Siria e njohu si shtet të pavarur, Spiropali: Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve

    Siria e njohu si shtet të pavarur, Spiropali: Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimin e Sirisë për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

    Në një reagim në rrjetin social “X”, Spiropali shkruan se Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve.
    “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.
    Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit.
    Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje.
    Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë!”-shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • VIDEO/ Kedhi: Rama po i afrohet më shumë Alex Sorosit sepse e sheh si një ‘varkë shpëtimi’

    VIDEO/ Kedhi: Rama po i afrohet më shumë Alex Sorosit sepse e sheh si një ‘varkë shpëtimi’

    Anëtari i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi, njëkohësisht edhe ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka komentuar marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me rrjetin e Soros gjatë një interviste në edicionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon.

    Sipas tij, sa më shumë të mbyllen dyert për Ramën në administratën amerikane, aq më shumë ai po i afrohet Alex Sorosit, duke e parë këtë lidhje si një ‘varkë shpëtimi’.

    ‘Sa më shumë t’i mbyllen dyert Edi Ramës në rrethin e Trumpit nga administrata amerikane, por tashmë kam përshtypjen unë, është perceptimi im i ky, që dhe në Europë po fillon një farë distancimi nga kryeministri shqiptar, aq më shumë do kapet pas Alex Sorosit,’ u shpreh Kedhi.

    Sipas tij, Rama e sheh rrjetin e Sorosit si të vetmen mundësi për të ruajtur ndikimin e tij politik, edhe nëse kjo e çon drejt një rrëzimi të përbashkët.

    ‘Sepse e shikon si të vetmen mundësi, si një varkë shpëtimi dhe thotë, në qoftë se unë fundosem, të paktën të fundosem me këtë dhe ikim së bashku domethënë, me këtë rrjet. Në qoftë se goditet gjithë ky rrjet në arenën ndërkombëtare, kryeministri ndoshta bën paqe në fund me këtë fakt që do iki me këtë rrjetin dhe do goditet si pjesë e këtij rrjeti.’

    Kedhi shtoi se Rama mund ta përdorë këtë lidhje si justifikim për goditjet që mund të marrë në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur veten si pjesë të një beteje politike dhe jo si përgjegjës për aferat për të cilat akuzohet.

    ‘Ndoshta edhe si justifikim, jo për aferat që ka këtu, për çfarë akuzohet dhe nga opozita dhe nga faktorë të tjerë, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë, po si një goditje politike që ai i përket. Po është, mendoj unë, e natyrshme që ai ta gjejë shpëtimin këtu, sepse është ky rrjet që i ka dhënë gjithë këtë pushtet.’