Category: Politikë

  • Propozimi i analistit: Duhet bërë një ligj Islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Propozimi i analistit: Duhet bërë një ligj Islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Gazetari dhe analisti Genc Burimi ka bërë një propozim të guximshëm, për ndaljen e krimeve zgjedhore në Shqipëri.
    Burimi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore penale.
    Burimi gjithashtu propozoi një ligj Islamik për zgjedhjet, që sipas tij do i priste dorën (politikisht) çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin.
    Sipas Burimit, një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ.
    “Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat publike. Përshembull t’i heqë 20 pikë në zgjedhje atij që vjedh vota, njësoj si Juventusit në kampionat”, tha Burimi për Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se:
    “Qëllimi sot është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të pakontestueshme. Kjo presupozon dy gjëra, e para një kod zgjedhor penalizues, sepse sot nuk është penalizues. Kodi zgjedhor shqiptar parashikon vetëm 5 milionë lekë gjobë. Kjo është radikale.
    Duhet bërë një ligj Islamik i zgjedhjeve. T’i prihet dora (politikisht) atij që përdor shtetin për pushtetin. Pra kjo duhet bërë që t’i heqin pikë në zgjedhje. Pra Ramës t’i hiqen 20 pikë nëse vërtetohet se mbushi sheshin me punonjësit e bashkisë”, tha mes të tjerash Burimi.

  • Mocioni për shkarkimin e Peleshit, Vangjeli: Sapo më shkruajti Doktori! Do ketë rishkrim të ashpër të…

    Mocioni për shkarkimin e Peleshit, Vangjeli: Sapo më shkruajti Doktori! Do ketë rishkrim të ashpër të…

    Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se seanca e Kuvendit të Shqipërisë më 30 tetor, ku do të diskutohet mocioni i PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, do të shoqërohet me një “rishkrim të ashpër të karrierës politike të tij”.
    Edhe pse PS ka deklaruar se do të votojë kundër mocionit dhe ka shumicën e kartonave për të siguruar që Peleshi të mbetet në post, Vangjeli tha se opozita do të përdorë këtë mundësi për të “hedhur dritë” mbi disa episode të shkuara të Peleshi.
    “Sapo më shkruajnë dhe më ri konfirmojnë se përveç kësaj do ketë edhe një rishkrim të egër të CV politike së zotit Peleshi duke hedhur dritë mi disa gjëra që ai nuk do të donte t’i kujtonte. Për disa probleme që ka pasur gjatë karrierës së tij ku opozita do ia kujtojë në seancën e nesërme si kur ka qenë kryetar bashkie në Korçë dhe si ministër Bujqësie. Këtë sapo ma shkruajti Doktori!”, tha Vangjeli.
    I pyetur nëse po komunikonte me Berishën, Lorenc Vangjeli tha: Unë nuk e përcaktova se cili doktor me shkruajti…

  • Sot seanca plenare, në rend dite kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit dhe ngritja e komisioneve hetimore

    Sot seanca plenare, në rend dite kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit dhe ngritja e komisioneve hetimore

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenar, e dyta kjo në një javë, ndërsa të hënën ishte seanca ku raportuar krerët e institucioneve të drejtësisë në vend si dhe u votua për krijimin e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorial.

    Një nga pikat e rendit të Ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.

    Seanca për shkarkimin e Peleshit parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjatë ditës së sotme Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare.

    Ndërkohë në vijim, në seancën e orës 11:30, në Kuvend do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

    Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

    Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

    Ndër të tjera, Kuvendi do të miratojë edhe projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

  • Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, tani janë dënuar 3 herë më pak sepse Skapi bën pazar..

    Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, tani janë dënuar 3 herë më pak sepse Skapi bën pazar..

    Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se numri i të dënuarve për korrupsion ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet 2008-2009. Sipas tij, në dy vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona, ndërsa tani janë tre herë më pak. Berisha akuzoi drejtuesit aktualë se bëjnë “pazare me dosjet” dhe manipulojnë dokumentet. Ai theksoi se task-forca e mëparshme kundër korrupsionit funksiononte në grup dhe siguron rezultate konkrete. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam përpjekur t’u informoj dhe para një viti bëra një analizë. Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009. Çfarë tregonin këto raporte? Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë. Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gtjihsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.
    Pra, tre herë më pak. Prisni. Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar. Mirëpo, kur ne vërshuam dosjet tona, kur qytetarët filluan të vërshojnë, aty asgjë nuk lëviz sepse aty bëhen pazare. Bëhen pazare me dosjet. Zyrtari hajdut që ka vjedhur qytetarët, tani një pjesë të atyre parave i përdor për të blerë Skapin. Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë. Pra, veprimi ishte në grup. Kurse tani Troplini thotë se prokurori është i pavarur.
    Po se është i pavarur i bën pazaret ai. Kjo është arsyeja. Të shihni ju dosjet e tyre, janë të pafundme. Ata janë falsifikatorë, manipulatorë të dosjeve. Heqin dokumente nga dosjet. Me fakte kjo. Shtojnë gjëra të paqena. Kjo është një situatë tmerrësisht alarmante. I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra… përpara janë dënuar dy kryeministra. Mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre. U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore. Por ama kishte një ligj përpara dhe ai ligj ishte ky, asnjë ministër nuk kryesonte autoritetet kontraktuese. Me ligj e ndaluar. Dhe atë ligj e amendova falë një profesori amerikan që erdhi dhe ma këshilloi. E bën ti këtë? E bëj menjëherë, thashë unë. Dhe e bëra sapo erdha në pushtet. Fuste dorën ministri aty, i dilte dora e zezë aty. Prandaj u dënuan 630. Ishte task-forcë. Kurse tani paguajnë shuma të tmerrshme”, deklaroi dje Berisha gjatë një konference nga selia blu.
     

  • Skandali i IPARD, eksperti: BE kërkon kthimin e 33 milionë eurove dhe dënimin e autorëve

    Skandali i IPARD, eksperti: BE kërkon kthimin e 33 milionë eurove dhe dënimin e autorëve

    Eksperti Ilir Aliaj është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë shumë avancim në fusha të ndryshme, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Komentet Aliaj i bëri në një media dje, ku tha se BE nuk po e hap kapitullin për bujqësinë me Shqipërinë, për shkak të skandalit me fondet IPARD. Sipas Aliajt, BE kërkon dënimin e personave përgjegjës për këtë skandal dhe kthimin mbrapsht të 33 milionë eurove, që dyshohet se u abuzuan nga qeveria. “Një nga kapitujt më të rëndësishëm, BE rreth 28 % të buxhetit të tij e çon te subvencionet e bujqësisë.
    Nuk është hapur. Pse nuk është hapur? Është lënë në grup-kapitujt e fundit. Pse? Për atë që ne bëmë me fondet e IPARD. Ata kërkojnë dënim dhe rikthim të parave. Duhet t’i kthejmë dëmin 33 milionë euro. Pse e kanë lënë në fund ata? Sepse bujqësia është ndër kapitujt kryesorë. Mund ta kishin hapur që vjet në dhjetor kur u hapën për herë të parë. Pse? Sepse Brukseli është shumë i ndjeshëm për bujqësinë. Pra duhen kthyer mbrapsht këto 33 milionë euro dhe duhen dënuar personat përgjegjës”, tha mes të tjerash Aliaj.

  • Sot Kuvend! Në rend dite nisma e PD për shkarkimin e Peleshit, raportojnë disa institucione

    Sot Kuvend! Në rend dite nisma e PD për shkarkimin e Peleshit, raportojnë disa institucione

    Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet dy herë gjatë ditës së sotme 30 tetor, me një agjendë të ngarkuar që nis me debatet politike dhe vijon me raportime institucionale.
    Në orën 10:00, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Seanca pritet të jetë e tensionuar, pasi do të prezantohen raportet përkatëse të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
    Opozita ka depozituar një dokument ku rendit pesë shkelje të rënda të rregullores parlamentare, që sipas saj janë kryer nga Peleshi. Demokratët përqendrojnë akuzat në dy seanca të shtatorit, atë të datës 16 dhe të 18, kur u ndryshua rregullorja e Kuvendit për rritjen e numrit të komisioneve të përhershme nga 8 në 11, si dhe kur nuk u zhvillua debati për programin qeverisës “Rama 4”.
    Në raportin e tyre, demokratët pretendojnë se kryeparlamentari ka shkelur afatet ligjore për thirrjen e mbledhjeve, ka penguar të drejtën e fjalës për deputetët e opozitës, përfshirë kryetarin e grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe ka shmangur diskutimin mbi programin e qeverisë. Bardhi, i cili është përjashtuar, nuk do të jetë i pranishëm në sallën e parlamentit.
    Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste e quan kërkesën e opozitës të pabazë dhe pretendon se është vetë opozita ajo që ka penguar funksionimin normal të Kuvendit.
    Në raportin e PS-së theksohet se Peleshi ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pa kryer asnjë shkelje të përmendur nga PD-ja. Socialistët i kërkojnë seancës rrëzimin e mocionit për shkarkim, për të cilin mjaftojnë 71 vota, për ta mbajtur Peleshin në detyrë.
    Pas përfundimit të debatit politik, në orën 11:30, Kuvendi do të zhvillojë një seancë të dytë ku do të dëgjohen raportimet e disa institucioneve të pavarura.
    E para që do të dalë përpara deputetëve do të jetë kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportonte në seancën e kaluar. Më pas pritet të paraqitet raporti vjetor i Avokates së Popullit për vitin 2024, i përgatitur nga Erinda Ballanca.
    Në rend dite janë gjithashtu raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, të Institutit të Statistikave (INSTAT), të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).
    Krahas këtyre, pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje që kanë mbetur pezull nga seancat e mëparshme.

  • Milionat që u dogjën me inceneratorët dhe fatura e re që do ta paguajnë shqiptarët për mbetjet

    Milionat që u dogjën me inceneratorët dhe fatura e re që do ta paguajnë shqiptarët për mbetjet

    Emisioni “Kronos”

     

    Prej më shumë se një dekade, Shqipëria mbetet peng i një prej dështimeve më të mëdha publike: menaxhimi i mbetjeve.
    Megjithëse janë shpenzuar qindra milionë euro, vendi ndodhet sot pothuajse në pikën zero — vetëm 3 bashki nga 61 arrijnë të menaxhojnë një pjesë të mbetjeve që gjenerojnë.

     

    Qytetarët i hedhin plehrat në rrugë e në koshat që mbushen përditë, ndërsa rezultatet e premtuara nga projektet gjigante të inceneratorëve mungojnë plotësisht.

     

    Një cikël dështimesh që kushton miliona

     

    Afera e inceneratorëve, tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është cilësuar si një nga skandalet më të mëdha financiare të viteve të fundit. Projekte që u prezantuan si zgjidhje moderne për mbetjet, janë kthyer në shembuj të shpërdorimit dhe keqmenaxhimit.

     

    Tre impiantet në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë mbi 155 milionë euro nga buxheti i shtetit, por asnjëri nuk funksionon.

     

    Në Elbasan, inceneratori i përfunduar në vitin 2017 ndodhet nën sekuestro dhe në shumicën e rasteve jashtë pune. Në Fier, objekti nuk ka përfunduar ende megjithëse pagesat janë kryer. Ndërsa në Tiranë, kontrata 430 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, vijon të jetë simbol i një projekti të dështuar.

     

    Nga incenerimi te rikthimi i landfillit

     

    Pas viteve të heshtjes dhe pastrimit të përgjegjësive, qeveria ka prezantuar një strategji të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në këtë dokument, termi “incenerator” shmanget krejtësisht, duke i dhënë përparësi ndarjes në burim dhe trajtimit përmes groposjes dhe riciklimit.
    Qeveria propozon ngritjen e një Operatori Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që do të marrë në dorëzim të gjithë procesin, duke e larguar nga bashkitë. Ky ndryshim sjell pyetje të reja mbi kostot që do të transferohen te qytetarët dhe bizneset, si dhe mbi koncentrimin e kompetencave në nivel qendror.

     

    Alarm nga partnerët ndërkombëtarë

     

    Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë paralajmëruar për rrezikun e centralizimit të skajshëm të reformës. Sipas tyre, “vetëqeverisja vendore është themel i demokracisë, dhe çdo reformë duhet të zhvillohet përmes dialogut të hapur e transparent”.

     

    Ndërkohë, projektligji i ri miratuar në Kuvend parashikon që parimi “ndotësi paguan” të zbatohet rreptësisht, duke rritur kostot për kompanitë dhe komunitetet që gjenerojnë mbetje.

     

    Fatura që rikthehet tek qytetarët

     

    Sipas Ministrisë së Mjedisit, objektivi për riciklimin sipas direktivave të BE-së duhet arritur deri në vitin 2035. Por rruga drejt këtij qëllimi do të kushtojë shtrenjtë: rreth 683 milionë euro investime të reja, ndërsa kostoja e trajtimit të mbetjeve pritet të dyfishohet në 170 euro për ton.
    Në fakt, kjo do të thotë se qytetarët do të paguajnë dy herë – një herë për inceneratorët që nuk funksionuan, dhe tani sërish për të ndërtuar një sistem të ri.

     

    Nga premtimet te realiteti

     

    Kryeministri Edi Rama pranoi se menaxhimi i mbetjeve mbetet një nga kapitujt më sfidues në procesin e integrimit europian, por fajësoi bashkitë dhe qytetarët për mungesën e ndërgjegjësimit.
    Megjithatë, përgjegjësia politike dhe institucionale për projektet e dështuara mbetet në nivel qendror – aty ku u morën vendimet, u firmosën kontratat dhe u derdhën paratë publike.

     

    Strategjia e re dhe investimet nga e para do të sjellin kosto të reja buxhetore dhe qytetarët do të duhet të paguajnë dhe njëherë për gabimet dhe korrupsionin që shkaktuan inceneratorët. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve kaloi në heshtje duke anuluar diskutimet në parlament.

     

    Pas më shumë se 10 vitesh, Shqipëria është sërish në pikën e nisjes: pa inceneratorë funksionalë, me landfille që po mbyten, dhe me një sistem që kërkon edhe më shumë para nga taksapaguesit.
    Një histori e shtrenjtë që nisi me premtimin për të pastruar vendin — dhe që përfundoi duke ndotur më shumë financat publike.

  • Zëvendëskryeministrja në SPAK/ Berisha bën denoncimin e fortë: Balluku është kapur me biznesmenin duke…

    Zëvendëskryeministrja në SPAK/ Berisha bën denoncimin e fortë: Balluku është kapur me biznesmenin duke…

    Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë, duke pretenduar se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Balluku, është përgjuar në një bisedë telefonike duke kërkuar një shumë të madhe parash për një tender.
    Sipas Berishës, ky regjistrim i është dorëzuar Kryeministrit Edi Rama, por ai ka zgjedhur ta emërojë sërish Ballukun në qeveri.
    Në një deklaratë të bazuar në të ashtuquajturin “qytetari dixhital”, Berisha tha se në regjistrim dëgjohet një biznesmen që flet me një person tjetër, ku ai thekson se Balluku ka kërkuar një “përqindje të majme” për t’i akorduar tenderin.
    Sipas Berishës, regjistrimi i është dërguar Kryeministrit Rama dy javë më parë nëpërmjet Ergys Agast.
    Berisha ngriti dyshime të forta mbi arsyen pse, pavarësisht këtij regjistrimi, Rama e emëroi Ballukun zëvendëskryeministre.
    “Natyrisht ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive,” tha Berisha.
    Ai e lidhi Ballukun me afera të tjera të dyshimta, si Tuneli i Llogarasë, ku sipas Berishës janë zhdukur 90 milionë euro, si dhe me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
    Berisha akuzoi Ballukun se, përmes drejtorisë në varësi të saj, ka bllokuar supervizimin e ndërtimit të inceneratorit, një detyrë kontraktuale. Ai shtoi se kjo është bërë me dijeninë e Ramës, pasi ky i fundit ishte “përfituesi kryesor i 130 milionë eurove të zhdukura”.
    Në fund, Berisha e zgjeroi akuzën edhe te ish-kryebashkiaku i pezulluar, Erion Veliaj, duke e cilësuar bashkëfajtor me Ballukun në moskryerjen e supervizimit, pavarësisht se kishte zotim me shkrim për një gjë të tillë.

  • “Rama duhej t’i thoshte Stop”,  Gjokutaj shpërthen ndaj Ballukut: Me fletë-thirrje në xhep, shkon në Zvicër e Bullgari

    “Rama duhej t’i thoshte Stop”, Gjokutaj shpërthen ndaj Ballukut: Me fletë-thirrje në xhep, shkon në Zvicër e Bullgari

    Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e saj publike dhe udhëtimet jashtë vendit.
    Gjokutaj e kritikoi ashpër faktin që, sipas tij, Balluku ka vazhduar të kryejë vizita zyrtare jashtë vendit në një kohë kur është nën hetim, duke e cilësuar këtë si veprim të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm nga ana institucionale.
    “Balluku me fletë-thirrje në xhep shkon në Zvicër e Bullgari. Në tre shtete që shkoi, a firmosi ndonjë kontratë, a bëri gjë kjo? Kur shkon ministrja e linjës, firmoset një kontratë. Kur shkon ministri, hidhet vetëm firma. Çfarë janë këto vizita që bën ajo? Nuk është morale, as shtetërore,” deklaroi Gjokutaj.
    Avokati shtoi se kryeministri Edi Rama duhej të kishte ndërhyrë për ta ndaluar zëvendësen e tij nga këto lëvizje ndërkombëtare.
    “Rama duhet t’i thoshte stop kësaj zëvendëses së tij. T’i thoshte: ‘Stop, ku vete ti?’” theksoi ai.
    Në vijim, Gjokutaj akuzoi Ballukun për lidhje nepotike dhe për përfitime nga pozita e familjarëve të saj në institucione të rëndësishme të drejtësisë.
    “Kjo Belinda deri tani ka bërë poça, se ka pasur motrën kryetare të KPK-së,” shtoi ai me tone kritike.

  • Habit analisti: Duhet bërë një ligj islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Habit analisti: Duhet bërë një ligj islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Gazetari dhe analisti Genc Burimi ka bërë një propozim të guximshëm, për ndaljen e krimeve zgjedhore në Shqipëri. 
    Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Burimi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore penale. 
    Burimi gjithashtu propozoi një ligj Islamik për zgjedhjet, që sipas tij do i priste dorën (politikisht) çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin. 
    Sipas Burimit, një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ. 
    “Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat publike. Përshembull t’i heqë 20 pikë në zgjedhje atij që vjedh vota, njësoj si Juventusit në kampionat”, tha Burimi për Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se: 
    “Qëllimi sot është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të pakontestueshme. Kjo presupozon dy gjëra, e para një kod zgjedhor penalizues, sepse sot nuk është penalizues. Kodi zgjedhor shqiptar parashikon vetëm 5 milionë lekë gjobë. Kjo është radikale. 
    Duhet bërë një ligj Islamik i zgjedhjeve. T’i prihet dora (politikisht) atij që përdor shtetin për pushtetin. Pra kjo duhet bërë që t’i heqin pikë në zgjedhje. Pra Ramës t’i hiqen 20 pikë nëse vërtetohet se mbushi sheshin me punonjësit e bashkisë”, tha mes të tjerash Burimi.