Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi të pranojë 3 nga 5 kërkesat e PD – ASHM në lidhje me ankimimin e rezultatit të votimeve të 11 majit në qarkun e Kukësit.
Relatori i çështjes, anëtari i Komisionit, Ilir Rusmali tha se KAS vendosi të pranojë kërkesën e PD të të dhenave që merren nga operatori postar për votat e Greqisë si edhe raportin e audituesve teknicienë.
“Për Greqinë kjo kërkesë duhet të pranohet. Nëse gjatë këtyre ditëve do të vijnë, edhe ato duhet ti vihen në dispozicion. Kjo kërkesë duhet pranuar për aq sa disponohet prova”, tha relatori Rusmajli.
Nga ana tjetër KAS vendosi që të rrëzojë kërkesën për kryqëzimin e shenjave të gishtave nga pajisjet PEI me votuesit.
”Kërkesa nuk ka lidhje me marrjen e një prove, prova nuk ekziston. Sikur prova të ekzistonte do të duhej ta merrnim, por ne e shoqërojmë këtë vendim me një kërkesë nga ana jonë drejtuar KQZ që të bëjë përpjekjet e mundshme njerëzore që të dhënat që kërkohen ti vijë në dispozicion brenda ditëve që ne kemi në dispozicion për përfundimin e shqyrtimit”, tha Rusmajli.
Kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi u refuzua.
“Kjo kërkesë nuk ka lidhje me pretendimet e paraqitura në kërkesën ankimore. Ankuesi nuk formalizon dot një kërkim në raport me to. Nuk është pjesë e procedurës tonë”, u shpreh relatori.
Category: Politikë
-

PD-ASHM ankimoi rezultatin e Kukësit, ja vendimi që mori Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve
-

Çifti Meta, tre akuza nga SPAK/ Vija: Celulari i Kryemadhit ‘lidhi rrjetën’. Pjesë e dosjes, eksponentë të LSI
Gazetari i ABC News, Ermal Vija zbuloi detaje të tjera lidhur me hetimin e çiftit Meta Kryemadhi. Sipas gazetarit, celulari i Kryemadhit lidhi rrjetën dhe sekuestrimi i tij në shtëpinë e nënës së saj rezultoi çelësi i hapjes së dosjes për të. Ndër personat e thirrur dhe pjesë e dosjes janë eksponentë të LSI si Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili etj.
“Sa i takon eksponentëve të thirrur nga Partia LSI, janë Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari dhe një gazetar.
Është Pirro Xhixho që është marrë në hetim dhe ka pasur rolin si drejtues i AKEP ku mendohet se ka pasur ndërhyrje të çiftit Meta Kryemadhi për një marrëveshje. Në dosje ka katër persona, përveç çiftit Meta-Kryemadhi. Dhe celulari i Kryemadhi lidhi rrjetën, sekuestrimi i këtij celulari që u gjet në shtëpinë e tij rezultoi çelësi i hapjes së dosjes së Kryemadhit”, tha ai. -

PD-së i munguan 200 mijë vota, pse? Xhaferri përgjigjet në Quo Vadis
Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, ku PD është sërish në opozitë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse PD-së i munguan 200 mijë vota, Xhaferri tha për shkak të përfshirjes së shtetit dhe administratës në fushatë.
Ai tha se kjo u duk qartë edhe te partitë e vogla të cilat nuk morën ato vota të pakënaqurish që i mungojnë PD-së, të cilat sipas tij janë manipuluar.Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ju mungojnë 200 mijë vota në raport me zgjedhjete kaluara. Përtej gjithë problematikave që ju i numëroni kundërshtarit, pse sërish 200 mijë vota më pak?
Xhaferri: Prej farsës elektorale. Ishet e qartë në raportin e OSBE, që kur administrata shkrihet me zgjedhjet, bën edhe ti mungojnë votat kundrështarit. Kryeministri bënte fushatë dhe thoshte që kush voton PD është çyryk.
Borakaj: Elektorati gri?
Xhaferri: Votuan partitë e vogla.
Borakaj: Pse nuk frymëzuat ju?
Xhaferri: Nuk është puna frymëzuam apo jo, por kur partia në pushtet merr mbi 50% mbas 12 vitesh konsumim, tregon se këtu ka diçka gabim. Zgjedhësit shqiptarë kishin mundësi të tjera përveç PD-së që të shfrynin dufin e tyre. Por kush janë më të votuarit në PS? Ministra, drejtorë, njerëz të mbështetur nga krimi. Kjo tregon skanerin se si funksioni fushata zgjedhore.
Borakaj: Ju nuk e dinit?
Xhaferri: Ne i dinim, por do luftonim deri në fund. Është si të kesh përballë Rusinë dhe të shkosh i paarmatosur. Mora si shembull Rusinë meqë është në luftë me Ukrainën.
Borakaj: Meqë kishit dhe konsulet amerikan?
Xhaferri: Këtu edhe Trump të vinte me këtë kod nuk do të fitonte.
-

Ish-çifti presidencial zyrtarisht të pandehur! Njihen me akuzat, Kryemadhi i pret me sportivitet, Meta: Proces farsë!
Ish presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nga kjo e martë janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash.
SPAK nxitoi tu zyrtarizonte akuzat pa mbyllur hetimet ende, pasi në datën 29 maj parashkruhej njëra nga veprat ajo e deklarimit të rremë të pasurisë që bën fjalë për shpenzimet e çiftit për disa ndërhyrje shëndetësore.
Por sakaq afati për mbylljen e hetimeve mbetet deri në 15 tetor, ndonëse parashikimet janë që me pesë persona nën akuzë çështja të mbyllet deri në muajin korrik. Të parës ju komunikuan veprat zonjës Kryemadhi e cila e priti me sportivitet, mbasi e shfrytëzoi praninë në SPAK për të treguar se do i hyjë jetës artistike.
“Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh”-u shpreh Kryemadhi.
Ata akuzohen se bashkëpunuan me njëri tjetrin. I pandehur është marrë edhe Pirro Xhixho, ndërsa pritet tu komunikohen akuzat edhe Fatime Kryemadhit dhe Ema Coku.
Ilir Meta nën arrest në burg prej tetorit, përpara se të përballej me prokurorit Sorit Kllapi nga numri i burgut përmes telefonit të avokatit dha mesazhin e tij.
“Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë të uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por edhe për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë. Duan të jenë të përjetshëm se nuk i kuptojnë dot krimet elektorale”- është shprehur Meta.
Më direkt ishte avokati mbasi kishte firmosur bashkë me Metën akuzat dhe fabulat.
Por në fashikull kanë ardhur të dhëna të reja nga SHBA, Qipro dhe San Marino.
Ndonëse argumenti është i njëjtë me atë që u aprovua gjatë masave të sigurisë prej vjeshtës 2024, me të dhënat e reja të përcjella nga Amerika dhe Qipro, SPAK ka pushuar episodin për lobimin përmes Mekkeon Grup për inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Ndërsa nga përgjigjet ka shtuar vlerën e korrupsionit nga Shatku ndaj çiftit, por ndaj të dyshuarit ky episod është parashkruar. Për çiftin Meta Kryemadhi, SPAK thotë se gjendet brenda afateve.Top Channel
-

PD ankimoi rezultatin e Kukësit, KAS pranon kërkesa, do të mblidhet sërish në 30 maj! KQZ: Nuk ka pasur rregullsi
Në KAS u mbajt mbledhja, ku u shqyrtua ankimimi i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Kukësit.
PD kundërshtoi miratimin nga ana e KQZ të rezultatit për këtë qark, me pretendimet për për blerje votash, tjetërsim vote të diasporës apo manipulime në favor të mazhorancës, edhe pse ne këtë qark PD fitoi dhe mori dy mandate, ndërsa PS mori 1 mandat.
Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri kërkoi që ankimimi i aleancës së opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës të merrej parasysh.
Ndërkohë, përfaqësuesit e KQZ u shprehën se vendimi për tabelat e rezultateve u mor mbi bazën e të dhënave dhe moskonstatimit të parregullsive serioze që deformonin rezultatin.
KAS pranoi vetëm dy kërkesa nga pesë në total, e para për studimin e të dhënave të DHL dhe e dyta mbi raportin e audituesve teknicienë.
Mbledhja do të vijojë në 30 maj, në orën 1o:00.Top Channel
-

Ankimimi i radhës në KAS, Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar “një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor”.
Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.
Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin e personave me precedent kriminalë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me 43025 vota të grumbulluara Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi në Shkodër pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste me 40421 fitoi 4 mandate.Top Channel
-

KAS kërkon t’i verë kapak krimit zgjedhor, rrëzon kërkesën e PD për Kukësin
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot të pranojë 3 nga 5 kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike (PD) lidhur me ankimimin për zgjedhjet parlamentare në qarkun Kukës, të mbajtura më 11 maj, duke i vendosur kapak krimit zgjedhor.
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre.
Relatori i çështjes në KAS, Ilirjan Rusmali, njoftoi se kërkesa u pranua për sa i përket shqyrtimit të të dhënave të DHL për votat e diasporës në Greqi dhe raportit të audituesve teknicienë.
Nga ana tjetër, KAS refuzoi kërkesën e PD për kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet elektronike PEI në të gjitha qendrat e votimit të Kukësit, duke argumentuar mungesën e provave që ta justifikonin këtë veprim.
Megjithatë, KAS kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë përpjekjet maksimale për të siguruar dhe vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara sa më shpejt.
Përsa i përket regjistrit të nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në diasporë, që vërteton marrjen e zarfit dhe materialeve zgjedhore, KAS pranoi kërkesën për Greqinë dhe la mundësinë që të dhëna të tjera të dorëzohen gjatë shqyrtimit nëse do të jenë në dispozicion.
Kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi u refuzua, pasi nuk u konsiderua relevante për pretendimet kryesore të PD-së. Gjithashtu, KAS theksoi se procesverbalet janë dokumente që ligjërisht i ka në posedim ankuesi dhe nuk ka nevojë për rivënien e tyre në dispozicion.
Seanca e KAS u ndërpre dhe do të rifillojë më 30 maj në orën 10:00, ku do të shqyrtohen provat e pranuara.
-

Çifti presidencial në ‘rrjetë’/ Gazetari zbardh detaje të reja: Celulari i Kryemadhit rezultoi çelësi i hapjes së…
Gazetari Ermal Vija i ftuar në një studio televizive zbuloi detaje të tjera lidhur me hetimin e çiftit Meta Kryemadhi. Sipas gazetarit, celulari i Kryemadhit lidhi rrjetën dhe sekuestrimi i tij në shtëpinë e nënës së saj rezultoi çelësi i hapjes së dosjes për të. Ndër personat e thirrur dhe pjesë e dosjes janë eksponentë të LSI si Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili etj.
Gazetari Ermal Vija:
“Sa i takon eksponentëve të thirrur nga Partia LSI, janë Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari dhe një gazetar. Është Pirro Xhixho që është marrë në hetim dhe ka pasur rolin si drejtues i AKEP ku mendohet se ka pasur ndërhyrje të çiftit Meta Kryemadhi për një marrëveshje.
Në dosje ka katër persona, përveç çiftit Meta-Kryemadhi. Dhe celulari i Kryemadhi lidhi rrjetën, sekuestrimi i këtij celulari që u gjet në shtëpinë e tij rezultoi çelësi i hapjes së dosjes së Kryemadhit.” -

“PD biznes personal i Berishës”, Sula ironizon drejtuesit: Noka dhe Vokshi ja kanë bërë kokën llall Saliut
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për një emision televiziv, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës, duke nënvizuar se opozita është refuzuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve përmes mosdaljes në votime. Sipas tij, edhe Partia Socialiste ka pasur rënie në vota krahasuar me 2021-in, por ka rikuperuar me diasporën.
“Në mos gaboj, mungojnë rreth 200 mijë vota, të cilat tregojnë se e kanë refuzuar opozitën nëpërmjet mos daljes në votime. Partia Socialiste kishte dhe rënie nga vota e 2021. Më pak se 30 mijë, por e rikuperoi me diasporën. Të kthehemi në analizën që PS ka shfrytëzuar pushtetin. Ka pasur problematika. Pa diskutim që ka pasur problematika. Por a janë të deformuara në thelb këto zgjedhje? Janë të deformuara tërësisht. E ndryshojnë rezultatin apo jo? I jap të drejtë në mënyrë hipotetike, apo ta quaj dhe në mënyrë të drejtë siç e ka opozita, po i heq 1, po i heq 2, por jo 20 mandate”- tha Sula.
Duke folur për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe rolin e ish-kryetarit Lulzim Basha, Sula theksoi se kurrë nuk ka besuar se Sali Berisha është larguar ndonjëherë nga drejtimi i PD-së.
Unë nuk kam besuar kurrë që Berisha ka ik ndonjëherë nga kryetar i PD-së. Unë nuk bëj pjesë tek ato naivët. Berisha vendosi një administrator në biznesin e tij dhe administrator në biznesin e tij ka qenë Lulzim Basha. Basha s’ka qenë asnjëherë. Edhe kjo u demonstrua shumë saktë pas vendimit të 9 shtatorit. Njëherë të vetme që Lulzim Basha u bë burrë, për të dalë zotit Berisha, e kullufiti dhe e hoqi atje ku shkoi. Berisha ishte i kënaqur me administratorin që vidhte nga një çik dhe administrator që të bënte nga një përfitim të vetin”-tha ai.I pyetur nga gazetarja nëse Flamur Noka apo Albana Vokshi i janë përgjigjur deklaratave të tij të mëparshme, Sula tha:
“Nuk ka shans ata t’i bien telefonit tim. Kam respekt për zotin Berisha dhe për efekt moshe, edhe për efekt bashkëpunimi që kam pasur dhe i kam besuar verbërisht si babai im shpirtëror dhe i PD-së. Dy njerëzit që i fryjnë në vesh dhe ia kanë bërë kokën llall Berishës janë Noka dhe Albana Vokshi.”
-

“I keqardhur për këtë njeri”/ Reagon ish-besniku i tij: Ia kaloi dhe Enver Hoxhës, prapë zbuloi një ‘armik…
Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti e komplot nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmendI emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së, sepse sipas tij, donte të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit.
Ylli Manjani ka komentuar përmes rrjeteve sociale deklaratën e Metës, që ka gjetur një tjetër armik të brendshëm në partinë e tij.
“Ueeee, e pabesueshme!
Prap ka zbulu një “armik të brendshëm”…
Megjithëse në ditën e vet më të keqe, prapë thotë se ka zbuluar një “maskara” të brendshëm që e ka shitur…
Se di, po praktikisht për nga sasia, Enver Hoxha është i dyti politikan pas Ilir Metës që ka zbuluar grupe armiqësore të brendshme.
Sinqerisht jam i keqardhur për këtë njeri. Nuk kishte pse të katandisej kështu…”, shkruan Manjani. Duket se Meta i referohet Endrit Braimllarit, i cili iu bashkua PS, ndonëse nuk e përmend me emër.