Category: Kronikë

  • “E rrahëm sepse na ofendoi”/ Del videoja e momentin kur dy të rinjtë dhunojnë Fabjol Hysin, 43-vjeçarin që nuk flet e as dëgjon

    “E rrahëm sepse na ofendoi”/ Del videoja e momentin kur dy të rinjtë dhunojnë Fabjol Hysin, 43-vjeçarin që nuk flet e as dëgjon

    Disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes, një 43-vjeçar i identifikuar si Fabjol Hysi është dhunuar brutalisht nga dy të rinj pasi ka dalë nga ambientet e xhamisë.
    Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka transmetuar pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi.
    Në video shfaqen momentet kur të rinjtë i afrohen 43-vjeçarit Hysi, i cili nuk mund të flasë apo të dëgjojë.
    Të rinjtë kanë pretenduar se Hysi i ka ofenduar, por pikërisht për shkak të situatës së tij shëndetësore deklaratat e tyre janë vendosur në dyshim.

     

  • Nga vdekja e të atit te…/ Kush është shqiptari misterioz që kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, si u kthye në “most wanted” të Brazilit

    Nga vdekja e të atit te…/ Kush është shqiptari misterioz që kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, si u kthye në “most wanted” të Brazilit

    Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
    Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.
     
    Në Shënjestër
    Ajo e tij është historia e një personazhi, që jetën e kishte shkuar si një mantel, që shfaqej dhe zhdukej pa u vënë re, aq sa askush thuhet se nuk e kishte parë hijen e tij të lëvizte nëpër porte.
    Një siluetë që kishte mbetur e tillë derisa një ditë prania e tij u tradhtua, nga ajo që mendohej se do të ishte kasaforta e sigurisë së çdo keqbërësi në botë.

    Tradhtia që sot ka emrin e Sky Ecc, dhe që ashtu si shumë fantazma të tjera që jetën e tyre ia kishin dedikuar në fshehtësi pasurimit nëpërmjet drogës, duket se i dha fund edhe misterit të shqiptarit që hynte dhe dilte në portet detare në Evropë si të ishte në banesën e tij.
    Dhe të kalonte nga aty si një zhongler i vërtetë, tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të kontinentit të vjetër, duke u kthyer në blerësin më të madh të drogës në Evropë.
    Një shqiptar që shpesh për aftësitë e tij interpretuese dhe mënyrën për tja mbathur pa lënë gjurmë, ishte kthyer në një sinonim të ankthit për organet ligjzbatuese.
    Falë dhuntive të spikatura, si një magjistar i dorës së parë, ia kishte dalë të ‘thyente’ edhe trarët në portet më të sigurta në Evropë si ato në Gjermani dhe Hollandës, si një pritës i suksesshëm i sasive të mëdha të lëndëve të forta narkotike që me anije çanin oqeanin me destinacion fillestar portet e Brazilit.
    Një personazh, të cilin prej vitesh autoritetet në vendin më të rëndësishëm amerikano-jugor, kishin nisur ta kërkonin kudo, por që mundën ta pikasin vendndodhjen e tij, vetëm në vitin 2023, në Dubai, strehën sot, ku fshihen shumë prej kriminelëve të botës.
    Por kush është ky shqiptar, që sot po kërkohet me kaq shumë ngulm nga autoritetet e drejtësisë në Brazil?
    Si doli emri i tij në dosjet e shtetit më të madh të Amerikës së Jugut, si një nga blerësit më të fuqishëm në Evropë të kokainës?
    Dhe cila ishte organizata kriminale me të cilën ai bashkëpunoi, ku sot pasaporta e tij është më e kërkuara nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil, aq sa për të ka edhe një kërkesë ekstradimi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aty ku ai fshihet prej kohësh.
    Sipas të dhënave të siguruara nga emisiioni ‘Në Shënjestër’, Armando Pacani, është në kërkim për gjykim nga autoritetet në Brazil, për të paktën dy ngarkesa të mëdha me kokainë, të cilat faktet flasin se ai i ka porositur dhe pritur po vetë në dy prej porteve kryesorë të Evropës.
    Origjina e tij thuhet se është nga qyteti i Përmetit. Një qytet në juglindje të Shqipërisë, i njohur më së shumti për saksitë e luleve nëpër ballkone, sazet përmetare dhe qytetarinë e banorëve të tij, sesa për eksponentë të mundshëm kriminalë. Ai mendohet se u zhvendos në Tiranë me familjen në moshë të fare të vogël. Thuhet se babai i tij, Asqeriu, punonte si minator në minierën e Krrabës, në periferi të kryeqytetit, ndërsa nëna e tij, Shqiponja, në Kombinatin e Tekstileve ‘Stalin’ në Tiranë. Pas humbjes së babait në një aksident automobilistik aty nga mesi i viteve ’90, gjatë rrugës së kthimit nga Përmeti ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit; aksident ku humbi jetën edhe i nipi, Armando Pacani në moshë fare të re, ashtu si çdo shqiptar tjetër, me rritjen e tij, vendos të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re prej emigranti në Gjermani, nga ku të dhënat thonë se fillimisht për të u kujdes daja i tij.
    Por me kalimin e viteve, ai nis punë dhe krijon një jetë të re, duke u martuar me një shtetase gjermane.  Një jetë e cila deri në këtë moment duket se nuk kishte asgjë për t’u shënuar në rubrikën e përtej të zakonshmes së një emigranti. i cili kryen aktivitetin e tij ditor në një vend të huaj. Por ndërsa deri këtu ngjet se gjithçka shkon normalisht në jetën e tij të padukshme për sytë e opinionit publik, duket se nuk është kështu për ato të drejtësisë, e cila në vitin 2020 e lakon emrin e tashmë 40 vjeçarit si një ndër personazhet më të rëndësishëm të një organizate kriminale me qendër në Brazil, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si një nga blerësit më të mëdhenj të drogës që kalonte Oqeanin Atlantik dhe më pas merrte rrugën drejt Evropës.
    Por si doli në skenë emri i Armando Pacanit dhe cili ishte roli i tij në këtë organizatë?
    Ai është ai në të vërtetë kaq i rëndësishëm në këtë sipërmarrje, aq sa sot Brazili t’i kërkojë me padurim Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e tij?
    Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ Armando Pacani, edhe pse një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte zhvilluar jashtë territorit të shtetit amë, ishte po aq i panjohur fillimisht edhe për drejtësinë në Brazil.
    Drejtësi e cila ra në gjurmët e emrit të tij vetëm pas zbulimit të një organizate kriminale, me bazë në shtetin amerikano-jugor.
    Por që drejtues kishte një paraguajan, të quajtur Rodrigo Paredes Alvarenga, njeriu i cili shumë shpejt falë cilësive dhe nuhatjes së tij të zhdërvjellët kishte mundur të krijonte një perandori të vetën në tregun imobiliar, por që nuk kishte mundur t’i shpëtonte syrit të stërvitur të autoriteteve në Brazil, po jo vetëm.
    Ata kishin kuptuar se pas kësaj pasurie fshihej një operacion i komplikuar i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku paratë e fituara nga kjo organizatë më pas investoheshin në shoqëri të kamufluara, të cilat i investonin në prona të patundshme, që kapnin vlerën e miliona eurove.
    Alvarenga, koka e këtij grupi, që do të ishte një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit ‘Hinterland’, ndaj të cilit në marsin e vitit 2023, autoritetet gjyqësore në Porto Allegre në Brazil, ndërmorën për të masën e parandalimit me burg.
    Dosja Braziliane
    Nga hetimet e kryera rezulton se Rodrigo Paredes Alvarenga është i përfshirë në trafikun e kokainës në territorin brazilian, si edhe në dërgimin sistematik të këtyre dërgesave jashtë vendit, çka i siguronin këtij shtetasi si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, fitime të konsiderueshme, të cilat më pas fshiheshin nëpërmjet mekanizmave të strukturuar dhe komplekse, që për qëllim kishin fshehjen e origjinës së burimit të të ardhurave nga aktiviteti i drogës. 
    Por përpara se të shkojmë te vetë personazhi i Alvarengas dhe lidhjes së tij me shqiptarin Armando Pacani, është me interes të mësohet përse drejtësia braziliane kishte në fokus pikërisht shënjestrimin e grupit të drejtuar prej tij dhe për ta kthyer këtë organizatë kriminale në një shembull, që duhej medoemos jo thjesht demaskuar por edhe ndëshkuar sa më shpejt./ BalkanWeb

  • U burgosën për grabitjen e 3 mln eurove, katër policët e pafajshëm kërkojnë kompensim për dënimin

    U burgosën për grabitjen e 3 mln eurove, katër policët e pafajshëm kërkojnë kompensim për dënimin

    Të armatosur dhe me kallashnikovë, 10 vjet më parë grabitësit u ndërprenë rrugën në ecje e sipër dy automjeteve brenda të cilave gjendeshin 3 milionë euro qe do të dorëzoheshin në Rinas.
    U konsiderua si grabitja më spektakolare e kohës dhe mes tetë autorëve të cilësuar si mjeshtra për sulme të tilla, katër policët që u ndeshën me ta u panë me dyshim gjatë kësaj kohe.
    Sot ish policët privatë Niko Prifti, Afrim Lloha, Alban Sharra dhe Eduart Metollari kanë paditur autoritetet për burgosje të padrejtë dhe hetim të padrejtë dhe për rrjedhojë kërkojnë të dëmshpërblehen për të gjitha ditët që u mbajtën në paraburgim.
    Ishte gjykata e Lartë e cila konsideroi se nuk kishte vepër penale të shpërdorimit të detyrës çka solli më pas deklarimin të pafajshëm.
    Ish-policët kanë marrë vendimin e gjykatave që i gjetën të pafajshëm në fund të një gjykimi të gjatë në të cilin ata u akuzuan se nuk kishin shtypur në kohë butonin e alarmit teksa u sulmuan nga njerëz të maskuar e të armatosur me kallashnikovë.
    Hetimet treguan se policët ishin ndeshur me një nga grupet më të rrezikshme në fushën e grabitjes së bankave disa prej të cilëve me CV kriminale në këtë fushë edhe në shtetin grek.
    Grabitësit që u dënuan në total me 100 vjet burgim rezultoi se ishin Dash Kupa, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, të cilët dolën të implikuar edhe në ngjarje të tjera.

  • Aksident në Berat/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal,  drejtuesi nxirret nga forcat zjarrëfikëse

    Aksident në Berat/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi nxirret nga forcat zjarrëfikëse

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas,në vendin e quajtur “Ura e Bratit”. Mjeti,tip BMW,me targa AA 049 OB,duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit,ka dalê nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
    Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrëfikëse.
    Kanë qënë efektivët zjarrëfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshê e mirë nga mjeti të drejtuesit te automjetit,shtetasit Adnand Çala,banues në fshatin Duhanas.
    Drejtuesi i mjetit, fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina.Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se,shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

  • “Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e grupit kriminal të Armando Pacanit

    “Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e grupit kriminal të Armando Pacanit

    Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
    Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.
    Në Shënjestër
    Po për t’u kthyer te personazhi ynë, shqiptari Armando Pacani, është me interes të shikohet edhe rasti i dytë i përfshirjes së tij në këtë organizatë që më shumë ka mbetur një rast i dyshuar se sa një bindje e hetuesve brazilian, mbi praninë e tij të plotë në këtë dërgesë me kokainë, e cila këtë herë del se është zhvendosur në një port tjetër, në Holandë, vetëm 6 muaj, pasi u verifikua nëpërmjet komunikimeve në Sky Ecc, se ishte pritësi i drogës në portin e Hamburgut në Gjermani.
    Bëhet fjalë pikërisht për këtë ngarkesë, që i takon muajit dhjetor të vitit 2020.
    Hetimet braziliane
    Çështja i referohet dërgesës së kokainës në Holandë, e fshehur në një ngarkesë tanine, në dhjetor të vitit 2020. Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, sipërmarrja u identifikua nga analiza e dialogut të mbajtur duke përdorur softuerin SKY Ecc. Në bazë të aspekteve tashmë të provuara nga hetimi, rezulton se Alvarenga ka furnizuar me drogën Armando Pacanin ku ai që organizoi logjistikën portuale ishte Cesar, i cili mori pagesa për llogaritë nga kompanitë e tij.
    Por këto nuk do të ishin rastet e vetme kur Armando Pacani del si blerës i drogës që vinte nga Brazili, për llogari të organizatës kriminale ‘ORCRIM’. Episodi i tretë ku sërish në skenë del emri i tij, është ai datës 12 shkurt 2022, ku këtë herë droga nuk mundi të dalë nga Brazili.
    Kjo pasi autoritetet në këtë vend u treguan më të shpejtë në veprim dhe prej kohësh kishin vënë në targetin e tyre këtë organizatë dhe fijet e saj ku ashtu si në dy rastet e para, edhe në këtë episode tradhtia për personazhin tonë erdhi nga vetë bisedat që ai kishte shkëmbyer në aplikacionin Sky Ecc me drejtuesit e ‘ORCRIM’ në Brazil nga ku del se Armando Pacani, ishte në pritje të një dërgese me kokainë në Evropë.
    Por më herët emri i tij del edhe një dërgesë tjetër që ka përfunduar në Holandë në dhjetor të vitit 2020.
    Hetimet
    12 Shkurt 2022
    Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, që ishin fshehur në një magazinë të drejtuar nga Antonio Carlos Viana Gonzalves dhe Flavio Santos de Abreu ku të përshirë janë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani.
    Duke analizuar mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin SKY Ecc, u konstatua se Rodrigo e furnizonte me drogën shqiptarin Armando Pacani dhe dërgesa me kokainë mbahej në ruajtje, në pritje të dërgimit jashtë vendit. Ky rast tregon se ‘ORCRIM’ mban një strukturë të përhershme furnizimi me kokainë, në të cilën të hetuarit kanë lidhje me të gjitha fazat e zinxhirit të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke përfshirë laboratorët në Ande deri te blerësit e tyre në Evropë duke korruptuar edhe punonjësit e portit që punonin në skaner.
    Edhe pse ishin në paraburgim një nga personat e hetuar mori një dërgesë droge në mesin e vitit 2021, duke koordinuar operacionin e quajtur ‘Fjalimi i Kryegjyshatës’. Analiza e fakteve të mësipërme, nga ku del se Armando Pacani është përgjegjës në Evropë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut, por problemi tashmë nuk ishte vetëm trafiku i drogës dhe pastrimi i parave që po kryente kjo organizatë.
    Por edhe dhuna nga ku del se anëtarë të kësaj organizate flasin për kërcënime, rrëmbime deri edhe vrasje, çka duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz për vetë organet ligjzbatuese në Brazil të cilët shikonin me shqetësim se si kjo organizatë po rritej jo vetëm në aktivitetin kriminal, por edhe se si po përdorte mjete të ndryshme të dhunës për të arritur qëllimet e saj.
    Hetime braziliane
    Sikur të mos mjaftonin sasitë e konsiderueshme të lëndëve narkotike të transportuara nga grupi, dëmi kryesor vjen nga problemi social i nxitjes së aktiviteteve të tjera të paligjshme, si grabitjet, rrëmbimet, vrasjet, pra përhapja e krimit në të gjithë shoqërinë.
    Për të kuptuar se sa të rrezikshëm ishin këta individë, mjafton të lexojmë një ndër komunikimet midis tyre që siç shikohet në këtë raport, nuk kishte ndërmend të kursente askënd, madje, as qenin e familjes.
    Bisedat në Sky Ecc
    Megga: Pastaj ishte fundjavë dhe nuk thashë më asgjë unë do të ndërmarr një metodë tjetër me të.
    Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të marrë gruaja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje edhe qeni të mos shpëtojë. Sot është dita e fundit që duhet të vendosë. Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Betohem në Zot!
    Por ndërsa Brazili kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ekstradimin e Armando Pacanit për llogari të drejtësisë në vendin amerikano-jugor, një vendim i fundit kontrovers i Gjykatës në Dubai, duke se ka shtyrë për një afat të pacaktuar depërtimin e shqiptarit të akuzuar për trafik ndërkombëtar të tonelatave me kokainë.
    Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ drejtësia në Dubai vendosi të lirojë Armando Pacanin, derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë përkthimet në gjuhën arabe si dhe vulat zyrtare. Kërkesa për ekstradim që ishte kthyer pas edhe në muajin gusht të vitit 2024, ku Autoriteti Qendror i Emirateve të Bashkuara Arabe, i la afat 30 ditor autoriteteve në Brazil që të sillnin dokumentacion të përkthyer dhe të nënshkruar siç duhet, gjë që nuk ndodhi.
    Ajo u dërgua përfundimisht më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Pacani akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të përllogaritur prej 3.8 miliardë dollarë, ndërkohë që avokati i tij ka mbrojtur pafajësinë e klientit, duke deklaruar se provat janë të dyshimta dhe se liria e dhënë në Dubai është konform ligjit.

  • Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet i riu shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran

    Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet i riu shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran

    Një 20-vjeçar shqiptar, banues i përkohshëm mes Zvicrës dhe Italisë, u arrestua së bashku me një 33-vjeçar zviceran, pasi u kapën në zonën e Bellinzonës në shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Këtë e ka bërë të ditur policia kantonale dhe Prokuroria Publike, duke saktësuar se ndërhyrja është shkaktuar pas kontrollit verifikues të Policisë Bashkiake të Bellinzonës, në shtëpinë e 33-vjeçarit, ku ndodhej si ‘mysafir’ edhe shqiptari.
    Policia kantonale u alarmua dhe nisi një hetim që çoi në zbulimin e më shumë se 100 gramëve kokainë, si dhe disa qindra franga cash, informon media vendase.
    Akuzat janë shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët dhe shkelje e Ligjit Federal për të Huajt. Hetimet koordinohen nga prokurorja publike Anna Fumagalli, teksa pritet edhe procesi në gjykatë për të dyshuarit.

  • U aksidentua në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali

    U aksidentua në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në vendin e punës në Maniago të Italisë.
    Viktima është identifikuar si Daniel Tafa, teksa sipas mediave italiane, i riu ishte duke punuar në një makinë për stampimin e ingranazheve industriale, kur një pjesë metalike nga makineritë e ka prekur në kurrizin, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe duke i marrë jetë menjëherë.
    Autoritetet po kryejnë hetimet, ndërsa kanë vënë nën sekuestro përkohësisht kompaninë.

  • Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

    Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
    Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.
    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • IKTK në Butrint, inspekton veprimtarinë e fondacionit që menaxhon qytetin antik

    IKTK në Butrint, inspekton veprimtarinë e fondacionit që menaxhon qytetin antik

    Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Parkun Kombëtar të Butrintit, në kuadër të grupit të monitorimit të veprimtarisë së Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (BMF), i ngritur me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ky proces synon të sigurojë zbatimin e standardeve më të larta për ruajtjen dhe menaxhimin e këtij siti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.
    Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të Marrëveshjes së Administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës.
    Përmes formës së administrimit indirekt, Fondacioni synon gjithashtu ruajtjen dhe mbrojtjen e Pasurisë Kulturore, sigurimin e aksesit dhe shërbimet për publikun në të, promovimin e saj dhe aktivitetet studimore e kërkimore, si dhe përdorimin, qarkullimin dhe veprimtaritë arkeologjike të Pasurisë Kulturore, duke e menaxhuar dhe zhvilluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar mjetet e nevojshme financiare dhe stafin e specializuar, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e saj për të gjithë kohëzgjatjen e administrimit indirekt.

  • EMRAT/ Shfrytëzuan të miturën për prostitucion në Sarandë,” arrest me burg” për dy shtetaset

    EMRAT/ Shfrytëzuan të miturën për prostitucion në Sarandë,” arrest me burg” për dy shtetaset

    Me masën “Arrest në burg” ka qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42 vjeçaren Silvana Osmani dhe 39 vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.
    Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.
    Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.
    Ndalimi i 42 vjeçares Silvana Osmani dhe 39 vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muaj hetimesh me metoda proaktive.