Category: Kronikë

  • VIDEO / I hodhën benzinë në oborr një personi, arrestohen dy adoleshentët në Tiranë

    VIDEO / I hodhën benzinë në oborr një personi, arrestohen dy adoleshentët në Tiranë

    Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi kanë hedhur benzinë në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”.
    Dy adoleshentët të moshës 17 dhe 16-vjeç i hodhën benzinë në oborr shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Yard”.
    Hodhën lëndë djegëse në oborrin e banesës së një shtetasi, për motive të dobëta, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas të mitur.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se gjatë natës ishte hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • I ati i të resë britanike të mbytur në Sarandë kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës së tij: Instruktori është përgjegjës (EMRI)

    I ati i të resë britanike të mbytur në Sarandë kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës së tij: Instruktori është përgjegjës (EMRI)

    Babai i 29-vjeçares britanike Rebeka Gannon, e cila humbi jetën në plazhet e Sarandës më 19 shtator të 2022, ka dalë në një intervistë eksluzive për “MailOnline”.
    Në intervistë, George Gannon, është shprehur se përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij është instruktori i qendrës  “Spiranca Diving Centre”, 48-vjeçari Saimir Kushova, i cili rezulton i dënuar me burg në Norvegji me 15 vite burg, për trafikimin e lëndëve narkotike.
    Sipas tij, autori i kësaj ngjarje është arratisur pak kohë më pas nga mbytja e 29-vjeçares, ndërsa kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për këtë çështje.
    “Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke ndjekur autoritetet për drejtësi. Ka qenë një proces i vështirë dhe jam ndjerë i vetmuar. Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është burgosur në Norvegji. Ky burrë është përgjegjës për vdekjen e vajzës sime dhe ai duhet të dalë në gjyq, thjesht doja që autoritetet shqiptare ta merrnin seriozisht atë që më ndodhi mua, vajzës time.
    Ne e morëm vesh vetëm disa javë më parë, e dinim se ai ishte arratisur pak kohë pasi Rebeka vdiq, por duket se ai përfundoi në Norvegji dhe u përfshi në disa operacione të kontrabandës së drogës Kemi zbuluar se ai u arrestua në Norvegji rreth gjashtë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria, por nuk e kishim idenë se ai ishte akuzuar, dënuar dhe burgosur për kontrabandë droge.
    Ndihet sikur ai po i shpëton drejtësisë për rolin e tij në vdekjen e Rebeka-s, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për të”, tha ai.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre vite më parë më 19 shtator të 2022, ku Rebeka Gannon së bashku më të dashurin e saj ishin duke kaluar pushimet në jugun e Shqipërisë, Sarandë. Ajo vendosi të bëjë zhytje në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, ndërsa kishte kërkuar ndihmë pasi ishte duke u mbytur.
    Gjithashtu, grupi i emergjencës i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit, por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtyp dot dhe për pasojë humbi jetën.

  • Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për Arben Ahmetajn

    Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për Arben Ahmetajn

    SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.
    Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.
    Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
    Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare. Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

  • E frikshme në Durrës! 22-vjeçarja humb kontrollin e makinës, shpëtojnë mrekullisht këmbësorët

    E frikshme në Durrës! 22-vjeçarja humb kontrollin e makinës, shpëtojnë mrekullisht këmbësorët

    Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në Bulevardin e Durrësit.
    Sipas burimeve, dyshohet se drejtuesja e automjetit, 22-vjeçare ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u ngjit mbi trotuar duke marrë dy makina të parkuar përpara.
    Fatmirësisht, dy persona që ndodheshin aty pranë nuk kanë pësuar lëndime. Drejtuesja e automjetit është dërguar në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ende nuk ka një njoftim nga policia.

  • Skema perfekte që kishte krijuar “Shefi i madh” shqiptar në Itali, sekuestrohen qindra mijëra euro

    Skema perfekte që kishte krijuar “Shefi i madh” shqiptar në Itali, sekuestrohen qindra mijëra euro

    Pasuri me vlerë mbi 300 mijë Euro i janë sekuestruar një shqiptari në Itali. Bëhet fjalë për asete në prona të patundshme, llogari bankare dhe një makinë.
    Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është i dënuar për krijimin e një rrjeti të mirëorganizuar për shpërndarjen e drogës. Grupi i tij, siç shkruajnë mediat, ishte i specializuar në shitjen e kokainës dhe hashashit në Varese dhe provinca të tjera në Lombardi e Emilia-Romagna.
    Ai njihej si “Shefi i madh” (Big Boss) dhe kishte e kthyer këtë punë të paligjshme në një strukturë të organizuar piramidale që funksiononte si kompani e vërtetë.
    “Shefi i madh” ishte kujdesur vetë personalisht për çdo gjë. Ai sillte në Itali bashkatdhetarë me vizë turistike duke qëndruar në shtetin fqinj vetëm për 90 ditë sipas rregullave të zonës Schengen.
    Sapo shkonin në Itali, rekrutët e rinj futeshin në sistem. Atyre u sigurohej akomodim, makinë, celularë dhe drogë për të filluar procesin e shpërndarjes.
    Për të shmangur kapjen, grupi kishte krijuar një dhomë operacionesh në një apartament. Një operator merrte kërkesat e klientëve me WhatsApp dhe ia dërgonte shpërndarësve nëpërmjet platformave anonime.
    Logjistika ishte kujdesur edhe për detajet më të vogla. Një magazinë përdorej për të ruajtur makinat, drogën dhe armët.
    Pavarësisht se me letra rezultonte pa para, “Shefi i madh” jetonte me familjen në një shtëpi të regjistruar në emrin e të vëllait të tij. Ky i fundit ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Nga analiza financiare rezultoi se anëtarët e kësaj familje ishin drejtuesit e organizatës.
    Për të fshehur të ardhurat nga shpërndarja e drogës, familja kishte hapur edhe një piceri për të pastruar paratë.

  • Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve”, në Durrës.

    Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve”, në Durrës.

    Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave te lejuara. Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin pas kalimit të rrethrrotullimit, duke dalë nga rruga.

    Si pasojë, automjeti është përplasur me një pemë, një automjet te parkuar dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    22-vjeçarja, është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rrëmbeu të birin nga ish-bashkëshorti, arrestohet nëna shqiptare në Frankfurt

    Rrëmbeu të birin nga ish-bashkëshorti, arrestohet nëna shqiptare në Frankfurt

    Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare në aeroportin e Frankfurtit. Arrestimi i saj ka ardhu pasi ajo ishte shpallur në kërkim nga Belgjika. Nëna 25-vjeçare kërkohej nga policia për rrëmbimin e fëmijës së saj nga ish-bashkëshortja.
    E reja akuzohet se në verën e vitit 2022 ka marrë të birin nga babai i tij, nga ish-bashkëshorti i saj. Gjykata belge i kishte lënë kujdestarinë babait të fëmijës.
    Raportohet se janë bërë disa përpjekje për ta dërguar fëmijën në Belgjikë për të jetuar me babain që ka kujdestarinë mbi të, por deri më tani kishin qenë të pasuksesshme.
    Gruaja kishte udhëtuar më parë nga Zagrebi nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe synonte të vazhdonte për në Tiranë. Pasi gruaja u arrestua përkohësisht nga policët në aeroportin e Frankfurtit, ajo do të sillet para gjykatës përgjegjëse më 25 mars.

  • Dy persona të maskuar hynë brenda kompanisë “ONE”… Si u mbajt ngjarja e fshehtë për gati 3 muaj

    Dy persona të maskuar hynë brenda kompanisë “ONE”… Si u mbajt ngjarja e fshehtë për gati 3 muaj

    Detaje të reja dalin nga ngjarja e ndodhur më 25 Dhjetor 2024, ku dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE Albania”, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë për gati 3 muaj.
    Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të “One Albania” janë proceduar penalisht pasi akuzohet se nuk kanë raportuar në polici ngjarjen.
    Procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ka nisur ndaj:
    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, 50-vjeçarit Gentian Koçi, dhe 31-vjeçarit Arsil Feshti, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, 38-vjeçari Erald Sina.
    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve Alfred Zylalaj, 54 vjeç, Gëzim Sala, 40 vjeç, Koço Veneti, 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe Ismet Tartari, 62 vjeç.
    Sipas policisë, punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi, në deklarimin e tij ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
    Por, gazetarja Klodiana Lala informon se, sipas burimeve të saj, ka dyshime të forta se janë dëmtuar kompjuterët e kompanisë telefonike.
    Personat nën hetim:
    Gentian Koçi
    Erald Sina
    Arsil Feshti
    Alfred Zylalaj
    Gëzim Sala
    Koço Veneti
    Ismet Tartari
    Njoftimi i policisë:
    Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.
    Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
    Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
    Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
    Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
    Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Haklajt, tjetër kallëzim në SPAK/ Beqiri: Berisha dhe organizata e tij kriminale kanë ideuar masakrën

    Haklajt, tjetër kallëzim në SPAK/ Beqiri: Berisha dhe organizata e tij kriminale kanë ideuar masakrën

    Në SPAK është depozituar më 17 mars dhe është regjistruar një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës për akuzat e rënda të drejtimit të organizatës kriminale dhe vrasjes.
    Kallëzimi është bërë nga Shote dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, dy motrat që kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait të tyre Sokol Haklaj në qershor 1997, së bashku me mikun e tij Brahim Rrustemi në Urën e Milotit, dhe 5 vite më vonë vrasjen e babait dhe vëllait tjetër të tyre, Elez dhe Cen Haklaj, më 8 maj 2002 në Bajram Curri.
    Avokati ishte i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ndërsa tha se ky kallëzim është regjistruar në Prokurorin e Posaçme. Sipas tij, Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale janë organizatorët dhe porositësit e vrasjes së fisit Haklaj në Tropojë.
    “Kallëzimi është regjistruar më 18 mars është regjistruar, Sali Berisha ë bashkë me organizatën tij janë akuzuar për vrasjet. Kjo dosje e dytë që ka shkuar në SPAK për vrasjen e tre peronave, babanë dhe dy djemtë e tij, Elez Haklaj dhe dy djemtë e tij Sokoli dhe Ceni, që ishin kushërin të parë të Fatmir Haklajt, Krimi i parë që Berisha sulmoi Haklajn është prita që ngrit në urën e Zogut, me forca të gardës dhe me mercenarë që kishte marrë nga Tropoja dhe që i kishte Sali Berisha”, tha ai.
    Ai theksoi se Sali Berisha e kishte shpallur armik të Fatmir Haklaj dhe më pas siç thotë ai realizoi vrasjen e pjesëtarëve të fisit Haklajt.
    “Si për vrasjet e katër vëllezërve Haklaj, edhe tre pjesëtarë e familjes Elezit. Vetë Haklaj kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm. Të gjitha janë çuar në SPAK, është masakër e vërtetë, dhe këtë e organizoi Sali Berisha. Ai i kishte shpallur armik Fatmir Haklajn dhe të gjithë familjen”, tha ai.

  • Nuk raportuan incidentin në kompaninë telefonike, procedohen 7 punonjës sigurie

    Nuk raportuan incidentin në kompaninë telefonike, procedohen 7 punonjës sigurie

    Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë janë proceduar penalisht pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2024 në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës, kur dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar kyçin e derës së pasme.
    Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ai nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Gjithashtu është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës. Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente”, njofton policia.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “ndaj: 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj: drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
    Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë”.
    Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.