Category: Kronikë

  • Berat – Policia kap drejtuesin e automjetit që u largua nga vendi i aksidentit

    Berat – Policia kap drejtuesin e automjetit që u largua nga vendi i aksidentit

    Berat – Policia ka identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit që pesë ditë më parë përplasi një këmbësore në rrugën “Antipatrea” dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Pas veprimeve hetimore dhe operacionale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur kapjen e shtetasit E. V., 60 vjeç, banues në Berat, i cili përplasi E. D., 37 vjeçe, dhe më pas u largua pa dhënë ndihmë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Automjeti i përdorur në aksident është gjetur dhe sekuestruar nga policia. Ndaj drejtuesit të mjetit janë ngritur akuzat për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, ndërsa Prokuroria ka vendosur procedimin e tij në gjendje të lirë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Fatmirësisht, 37-vjeçarja ka marrë mjekim në spital dhe është larguar për në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detaje: Autori e kishte kërcënuar! I kishte dërguar bashkëshortit mesazhe ku shkruante….

    Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detaje: Autori e kishte kërcënuar! I kishte dërguar bashkëshortit mesazhe ku shkruante….

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. 

    Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës. Dy viktimat nuk kanë lidhje familjare me njeri tjetrin. Mësohet se ai e ka ndjekur viktimës pasi ajo ka dalë nga vendi i saj i punës. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ajo hipi në një furgon që udhëtoi pak kilometra dhe pasi zbriti, u vra në një kalim nëntokësor në fshatin Stanovc. 

    Sipas informacioneve fillestare dyshohet se ajo ka ndërruar vendin e punës, ku ka punuar me bashkëshortin për rreth pesë vite dhe është shpërngulur në një furrë tjetër buke që ndodhet përballë vendit të vjetër të punës në Millosheve. 

    Sipas dëshmisë së familjarëve të së ndjerës vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës, sepse asnjë arsye tjetër nuk ka pasur për te shprehen ata. Por nga ana tjetër nga informacionet qe qarkullojnë ne media ka pasur edhe dëshmitar ne momentin e ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gazetarja Majlinda Kovaçi, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, ka treguar detaje nga ngjarja.

    “4 vrasje në 3 ditë të tëra me armë zjarri. Sipas kunatit vrasja ka ndodhur për motive xhelozie sepse e ndjera ishte larguar 3 herë nga puna. Rreth 6 muaj kishte ndërprerë kontratën dhe punonte në një lokal përballe biznesit të autorit. Për shkak të konkurencës ai e vret zonjës. Pronari i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues për shkak të konkurrencës, referuar thënieve të familjarëve. Ekzistojnë edhe mesazhe që i ka dërguar bashkëshortit të së ndjerës ku i thotë: Ku po takohemi?”, u shpreh ajo.

  • I dënuar me 22 vite burg për vrasjen e rumunit, arrestohet shqiptari pas 5 vitesh arrati

    I dënuar me 22 vite burg për vrasjen e rumunit, arrestohet shqiptari pas 5 vitesh arrati

    Një 36-vjeçar shqiptar, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e një rumuni, është arrestuar nga policia italiane, pas 5 vitesh arrati.
    Shqiptari u arrestua në kuadër të një operacioni nga karabinierët e Fermos. Dyshohet se krimi ndodhi për shkak të një përplasjeje mes shqiptarit dhe rumunit për shkak të trafikut të drogës.
    Krimi ka ndodhur në shkurt të vitit 2020 në zonën e qetë të Fermos dhe Porto Sant’Elpidio. Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë. Viktima kishte plagë të shumta me thikë.
    Hetimet, të cilat filluan menjëherë pas vrasjes, ishin veçanërisht komplekse dhe përfshinin përdorimin e teknikave të avancuara të hetimit. Falë këtyre hetimeve u bë e mundur kapja e autorit të krimit, i cili pak pas krimit ishte zhdukur duke u larguar nga qyteti.
    Një bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar me autoritetet shqiptare, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka lejuar që i arratisuri të gjendet fillimisht në Shqipëri dhe më pas, me kthimin e tij në Itali për arsye shëndetësore dhe familjare, në provincën e Fermos, të arrestohet.

  • Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari në Tiranë

    Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari në Tiranë

    Një 27- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi ka mbajtur pa dëshirë në banesë dhe ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.
    Sipas policisë, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e 27- vjeçarit është gjetur edhe një thikë.
    ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)’, njoftoi sot polcia.

  • Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg, 13 të pandehur në gjyq

    Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg, 13 të pandehur në gjyq

    Drejtësia italiane po zhvillon një nga gjyqet më në zë kohët e fundit, që ka të bëjë me një organizatë kriminale të fuqishme të narkotrafikut në Milano, e goditur vitin e kaluar, me të paktën 13 persona të pandehur në bankën e të akuzuarve.
    Grupi drejtohej nga një mafioz turk i quajtur Baris Boyun, i arrestuar bashkë me krahun e tij të djathtë, një 27-vjeçar shqiptar, Artiol Shabani, që tashmë e ka pranuar akuzën dhe është dënuar me rreth 5 vite burg për armë dhe trafik droge në bashkëpunim. Krahu i majtë i turkut akuzohet një 32-vjeçar vendas, i quajtur Giorgio Meschini, nga Viterbo.
    Gjyqi i bashkëpunëtorëve të dyshuar të bosit të mafias turke Baris Boyun në sallën e gjyqit në bunker të Milanos u shty për në muajin prill për pjesën më të madhe të tye, teksa kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ky gjykim i shkurtuar vjen pak pasi gjyqtari Roberto Crepaldi refuzoi fillimisht kërkesën për marrëveshje dhe më pas gjykim të shkurtuar me kusht.
    Meschini, i mbrojtur nga avokati Remigio Sicilia, ndodhet në burg që prej datës 22 maj. I vetmi italian i arrestuar në bastisjen që çoi në kapjen e bosit turk. Boyun, një 41-vjeçar kurd etnik, ka qenë prej kohësh në shënjestër të Turqisë, e cila po kërkon ekstradimin e tij. Sipas prokurorisë, ai krijoi një celulë kriminale në Itali të përbërë nga bashkatdhetarë të ardhur konkretisht në vend, me mbështetjen e një shtetasi shqiptar.
    “Trembëdhjetë persona kërkuan dënime alternative. Dje, më 25 mars, i vetmi person që ka marrë marrëveshjen për pranimin e fajësisë ishte Artiol Shabani, për bashkim kriminal me qëllim mbajtjen dhe mbajtjen pa leje të armëve, përfshirë ato klandestine dhe trafik droge. 27-vjeçari shqiptar, i ndihmuar nga avokati Samuele De Santis, u deklarua fajtor me 4 vjet e 7 muaj burg, pasi marrëveshja e arritur me prokuroren Bruna Albertini u pranua nga gjyqtari hetues Roberto Crepaldi. Ai mori një të tretën e uljes së dënimit”, raporton media italiane.
    Shabani, i cili besohet se është bashkëpunëtor i Boyun, i cili nuk ka vendbanim fiks në Itali, është arrestuar në Vetralla së bashku me një 23-vjeçar tjetër turk. Kontrolli i automjetit ‘Jeep Cherokee’, me licencë zvicerane, me të cilin ata udhëtonin, çoi në sekuestrimin e një pistolete të kalibrit 9×19 mm, tre karikatorë, dhjetë fishekë dhe 24.5 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje.
    Gjykimi për dymbëdhjetë të akuzuarit e tjerë, mes tyre edhe Meschini nga Viterbo, do të vazhdojë në muajin prill me marrjen në pyetje të mundshme të të pandehurve dhe fjalën përmbyllëse të prokurorit publik, i cili do të formulojë kërkesat për dënim. Më pas një sërë seancash për fjalimet e avokatëve.

  • Dosja “Black Eagle” e “Sky ECC”, nis Apeli në Belgjikë, zbardhet dëshmia e shqiptarit

    Dosja “Black Eagle” e “Sky ECC”, nis Apeli në Belgjikë, zbardhet dëshmia e shqiptarit

    Kryetari i dhomës së 14-të të Gjykatës së Apelit të Brukselit ka marrë në pyetje shtetasin shqiptar Arben I, 62 vjeç, në megagjyqin “Black Eagle” për trafik droge, të hënën. Ai mohoi çdo përfshirje në këtë rast. Tridhjetë e katër persona janë në gjyq si pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Pesë mungojnë dhe tre janë në paraburgim.
    “Nuk e di pse jam këtu”, deklaroi i pandehuri, duke thënë për pjesën tjetër të marrjes në pyetje. 62-vjeçari është kushëriri i Alfredo Hamzait, një prej drejtuesve të dyshuar të rrjetit të trafikut të drogës, i dënuar me 9 vjet burg. Sipas prokurorisë, Arben I. ka ndihmuar kushëririn e tij dhe të tjerë të investojnë paratë e drogës në pasuri të paluajtshme. Për më tepër, ai dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës midis kushëririt të tij dhe drejtuesve të një “organizate kriminale simotër” me bazë në Majorka.
    Një përgjim i drejtpërdrejtë i datës 26 dhjetor 2018, dyshohet se vendosi Arben I. në një makinë me Alfredo Hamzain dhe dy burra të tjerë, kur ky i fundit i kërkoi Alfredo Hamzait kokainë. Alfredo Hamzai thuhet se tha se mund ta furnizonte atë nëpërmjet një varke peshkimi nga Surinami dhe Kolumbia. “Unë nuk isha atje,” tha Arbeni kur u mor në pyetje për këtë. “Dhe nuk ka pasur kurrë një bisedë të tillë.” Ai shtoi, “Unë nuk jam i interesuar për një biznes të tillë. Nuk kam nevojë. Unë vij nga një familje e mirë, askush në familjen time nuk ka pasur probleme me ligjin.”
    Avokati i tij, Christophe Van Der Beesen, argumentoi se regjistrimi, me origjinë nga një hetim spanjoll, nuk ishte përfshirë kurrë në dosjen e çështjes. Gjykata ka vetëm një raport që transkripton dhe përkthen përgjimin. Arben I. është marrë në pyetje edhe për një orë luksoze që dyshohet se i është dhënë nga kushëriri i tij, me vlerë 415 mijë euro. “Unë nuk di shumë për orët. Më vonë kuptova se ishin false,” pohoi ai.
    Në fund, Arbeni I. mohoi udhëtimet e shumta me avion privat në Aruba në Antilet Holandeze, ku dyshohet se u zhvilluan takime të rëndësishme midis rrjeteve kryesore të trafikut të kokainës.
    Lidhur me një udhëtim pesë-ditor në Amsterdam me Alfredo Hamzain dhe një mik nga Majami, Arben I. deklaroi se ishte “për kënaqësi” dhe jo për të diskutuar një operacion të supozuar të trafikut të drogës dhe përfitimet masive të tij për të pastruar para.
    Një tjetër i pandehur, Marsel A. i tha Gjykatës së Apelit të Brukselit se paratë që ai u pa duke numëruar në një kafene në Saint-Gilles gjatë një vëzhgimi policor më 9 shkurt 2022, vinin nga bastet sportive që ai kishte fituar. Ai mohoi çdo përfshirje në trafikun e drogës. Në këtë proces gjyqësor “Shqiponja e Zezë”, emri i koduar i hetimit, 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.
    “Një ditë para këtij vëzhgimi të policisë, unë kisha fituar një shumë prej gati 3000 euro në baste sportive ”, i tha i pandehuri gjykatësit, duke mohuar çdo përfshirje në trafikun e drogës. “Nuk njoh asnjë të përfshirë në këtë rast, përveç Paris D., i cili është mik ”, vazhdoi ai. Megjithatë, gjykatësi e sfidoi atë, fotografitë e kontejnerëve të transportit iu dërguan në celularin e tij në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor 2021 nga Alfredo Hamzain një nga dy drejtuesit e dyshuar të rrjetit të trafikut të kokainës, i cili është gjithashtu mes të pandehurve.
    Sipas hetimeve, këto foto lidhen me mesazhe të tjera që i atribuohen Alfredo Hamzait ku përmendet një sasi prej 600 kilogramësh kokainë që janë gjetur në portin e Beveren. Aty përmendet gjithashtu një shkallë e madhe prej gjashtë deri në tetë metra, e sjellë në vend për të rikuperuar mallin në një kontenier, dhe fakti që operacioni duhej të braktisej për shkak të pranisë së shërbimeve të sigurisë. “Nuk kam folur kurrë me Alfredo Hamzain, por kam lënë të tjerë të përdorin celularin. Nuk isha mirë në atë kohë, kisha probleme me shëndetin mendor”, u përgjigj i pandehuri, duke shtuar se ndihej “i ofenduar” për faktin se ka dalë përpara gjykatës.
    Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet hollandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë.

  • Si punonjësi i bëri “gropën” pronares sarandjote, “çoi” policët pa vetëdije te biznesi i 42-vjeçares

    Si punonjësi i bëri “gropën” pronares sarandjote, “çoi” policët pa vetëdije te biznesi i 42-vjeçares

    Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me një ngjarje të ndodhur në qytetin Sarandës.
    Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se një 36-vjeçar, me ininciale A.S është proceduar penalisht pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. A, se ai kishte publikuar në “TokTok”, disa video të djalit të tij, pa pëlqimin e këtij të fundit.
    Gjithashtu gjatë kontrollit ku punon 36-vjeçarit u konstatua se pronarja e këtij subjekti, shtetësja S.M, 42 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar pa kasë fiskale dhe me punëtorë të pasiguruar
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. A., se ky shtetas kishte publikuar në aplikacionin TikTok një video të djalit të tij, 23 vjeç, pa pëlqimin e këtij të fundit, duke ekspozuar jetën e tij private.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin ku punonte shtetasi A. S., u konstatua se pronarja e këtij subjekti, shtetasja S. M., 42 vjeçe, ushtronte aktivitet tregtar pa kasë fiskale dhe me punëtorë të pasiguruar. Në vijim të veprimeve, ndaj saj nisi procedimi penal, në gjendje të lirë”,njofton Policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • I dënuar me 5 vite burg, lëvizte me automjet në Tiranë, Policia Rrugore arreston 41-vjeçarin

    I dënuar me 5 vite burg, lëvizte me automjet në Tiranë, Policia Rrugore arreston 41-vjeçarin

    Policia Rrugore e kryeqytetit ka ndaluar 1 shtetas të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim dhe shitje narkotikësh.
    Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Mariglen Abedini, i cili u arrestua pasi u ndalua nga efektivët e rrugores.
    “Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç. Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton Policia.
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Kultivoi kanabis dhe mbante armë zjarri në shtëpi, arrestohet 45-vjeçari në Kukës

    Kultivoi kanabis dhe mbante armë zjarri në shtëpi, arrestohet 45-vjeçari në Kukës

    Një 45-vjeçar në Kukës është arrestuar nga policia pasi kultivoi bimë narkotike në 3 parcela gjatë vitit 2024, njoftoi policia lokale.
    “Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, tha policia.

    Në qershor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.