Category: Kronikë

  • I dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge, 40-vjeçari Arjan Rrokaj arrestohet në Vlorë

    I dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge, 40-vjeçari Arjan Rrokaj arrestohet në Vlorë

    Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”.
    Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, shkruan A2 CNN.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
    Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali

  • Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti

    Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti

    U desh 1 vit, por më në fund autori i një vrasjeje të ndodhur në Itali është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, që dyshohet se i mori jetën pronarit të një tabakinoje në Jeloso, Roberto Basso.
    Ky i fundit u gjet i vdekur më 5 Mars 2024 në banesën e tij. Ai jetonte vetëm. Në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë. Pra me shumë mundësi, Basso e njihte vrasësin dhe e kishte lënë të futej në banesë.
    Kjo e kishte shtuar misterin e autoriteteve dhe prej muajsh ishin përpjekur t’i gjenin zgjidhje.
    E kështu, më 24 Mars nga karabinierët e Venecias u vu në pranga 36-vjeçari L. Shehu. Prej vitesh ai jetonte me familjen në të njëjtin qytet me viktimën. Tashmë ndodhet në qeli dhe duhet të përballet me akuzën e vrasjes.
    Motivi i krimit sipas hetuesve ka qenë një grabitje e shkuar keq. Mendohet se Shehu ka shkuar në shtëpinë e viktimës për t’i vjedhur paratë. Por atje është kapur në befasi nga pronari i saj. Për këtë arsye, ai ka reaguar duke e goditur Basso-n me një objekt të mprehtë.
    Hetuesve iu deshën të këqyrnin me dhjetëra kamera sigurie për t’u siguruar për prezencën e shqiptarit në zonë dhe madje zbuluan disa gjurmë të ADN-së së tij në skenën e krimit. Po ashtu është përgjuar duke i kërkuar të shoqes që të konfirmojë një alibi për të natën e krimit.
    Siç bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari gjatë kohës që është marrë në pyetje në gjykatë, ka qëndruar në heshtje.

  • VIDEO / Tre vjedhje për pak orë! Kapet njëri nga “skifterët” në Vlorë

    VIDEO / Tre vjedhje për pak orë! Kapet njëri nga “skifterët” në Vlorë

    3 persona janë bashkëautorë në 3 raste vjedhjesh në Vlorë (të gjitha në orët e para të 17 Marsit). Siç bën me dije Policia, në pranga ka rënë njëri prej tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerët. Ata kanë vjedhur në banesa të personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”.
    “Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më herët, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i tre rasteve të vjedhjes, në fshatin Fitore, Novoselë, ndalimi me iniciativë i njërit prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, konkretisht: U ndalua shtetasi: E. B., 31 vjeç, banues në Fitore. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku këta shtetas dyshohen se janë autorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

  • Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit

    Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit

    Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është zbuluar autori i saj.
    Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.
    Policia tha se në 2011-ën kishte ndodhur një grabitje në San Giorgio Bigarello. Një gruaje iu vodhën paratë dhe disa bizhuteri.
    Hajduti kishte hyrë nga dritarja, duke e thyer atë. Por për fatin e tij të keq, ishte çarë aty dhe kishte lënë pas gjurmët e gjakut.
    Këto të fundit janë përdorur së fundmi me metoda teknologjike hetimore duke identifikuar autorin. E ai është një shqiptar.
    47-vjeçari u zbulua, por ndërkohë ai ndodhet i burgosur në një nga burgjet italiane për krime të tjera.

  • VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe shtyn e ofendon arbitrat

    VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe shtyn e ofendon arbitrat

    VIDEO

    Një incident i pazakontë ka ndodhur sot (26 mars) gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave dhe e luajtur në Fier.

    Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima i cili protestonte ndaj vendimeve të gjytarit Dorjan Melataj ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht atë. Në videon e mëposhtme dallohet qartë Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit teksa ‘pushtojnë’ fushën e lojës dhe sulmojnë gjyqtarin. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Për shkak të situatës dhe tensioneve të krijuara, takimi është ndërprerë për 25 minuta, për të rinisur më pas.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pas vijimit të lojës, takimi ka përfunduar 1-0 në favor të Apolonisë së Fierit.  Për momentin nuk ka asnjë reagim nga klubi i Apolonisë, por as nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime nga klubi i Gramshit pretendojnë se sipas rregullores, takimi duhet të ishte ndërprerë përfundimisht.

    Gjithashtu ata pretendojnë se trajneri, zyrtarë dhe presidenti i Apolonisë ofenduan, shtynë dhe goditën gjyqtarin e ndeshjes, teksa më pas i bënë edhe presion që të riniste takimin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dhunimi i 44-vjeçarit me aftësi të kufizuara, gazetari tregon gjendjen e tij: Ja çfarë thanë agresorët…

    Dhunimi i 44-vjeçarit me aftësi të kufizuara, gazetari tregon gjendjen e tij: Ja çfarë thanë agresorët…

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 20 Mars në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për sulmin ndaj Fabjol Hysit, 44 vjeç, i cili është një person me aftësi të kufizuara, nga dy persona, konkretisht 20-vjeçari Irdi Nasufi dhe 17-vjeçari E.K.
    Për të na dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ndodhet gazetari Merin Maçi, i cili shprehet se 44–vjeçari i dhunuar sapo kishte lënë ambientet e xhamisë dhe siç duket edhe në videon e transmetuar ai shfaqet i qetë.
    Gazetari ka treguar më shumë mbi jetën e tij dhe vështirësitë shëndetësore ndër vite.
    “Ngjarja është regjistruar në 20 Mars kur dy persona Irdi Nasufi dhe E.K sulmojnë Fabjol Hysin personin që është vënë përpara nga grushtet e njëpasnjëshme. Gjithçka nis kur 44-vjeçari shfaqet në afërsi… Ngjarja zhvillohet rreth orës 20:30 të datës 20 Mars, kur Fabjol Hysi sapo kishte lënë ambientet e xhamisë dhe në kryqëzim është hasur me dy persona dhe ky është momenti. Ai është në punë e vetë dhe nga pamjet filmike gjithë kohës mban duart në xhep. 44-vjeçari kishte probleme me dëgjimin dhe me të folurën. Është një person i cili trajtohet me ndihmë sociale dhe jeton me nënën e tij. Në vitet 1993 i është nënshtruar dy operacioneve të vështira në shtetin grek që t’i sillnin dëgjimin dhe plagët në kafkë mendohet se janë agravuar si pasojë e goditjeve. Fillimisht është goditur me grushte dhe më pas me një mjet të fortë, me një gur që është gjetur aty afër”, shprehet gazetari.
    Ndër të tjera sa i takon dëshmive të autorëve të kësaj ngjarje gazetari shprehet se sipas tyre shkak ka qenë sjellja e 44-vjeçarit kundrejt shakave që ata kanë bërë me të.
    “Të paktën sipas dëshmive të dy personave të vënë nën akuzë gjithçka ka ardhur për shkak të sjelljeve që ai kishte kundrejt shakave që perosna të tjerë bënin kundrejt tij, por nga informacionet që unë kam 44-vjeçari shpesh ishte në qendër të sulmeve bullizuese që i vinin në dukje mangësitë që ai kishte sa i takon vështirësive të tij në të folur dhe të dëgjuar. Në momentin që e kanë goditur ata janë justifikuar se kur ata kanë bërë shaka në drejtim të tij dhe nga e tij është bërë një veprim që sipas tij ka qenë ofendues dhe kjo ka agravuar situatën. Është në gjendje të rëndë dhe të gjitha goditjet i ka në kokë. Këtij sulmi fizik i bashkohet edhe një 17-vjeçari E.K që e godet edhe me shkelm”, thotë Maçi.
    Sa i takon gjendjes shëndetësore të tij gazetari shprehet se ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rënduar shëndetësore.
    “I është dhënë ndihma në Spitalin e  Lushnjes dhe më pas është në spitalin e Traumës ku vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Është një gjendje që nuk mund të ndahet pasi goditjet i ka në pjesën e kokës”, thotë gazetari.

  • Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’

    Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’

    Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa javë u fshehën në Berat. Atje thuhet se kanë qenë në mbrojtjen e Altin Dardhës, një nga personazhet më të frikshëm të vendit në atë kohë.

    “Historia e Elbasanit është një histori krimi që lidhet me shumë qytete të tjera. Personazhe problematik, me begraund kriminal, kanë qenë të lidhur pothuajse me çdo bandë në Shqipëri”, u shpreh Kreshnik Myftari,  pedagog i drejtësisë.
    Lufta mes “Bandës së Kateshit” dhe djemve të lagjes “Banesa” ishte në fillim. Hakmarrja nuk ishte shuar ende.
    Një pasdite, tre persona të lidhur me Kateshin, Alfir Sadushi, Arben Shkodrani dhe Kastriot Dervishi, u rikthyen në lagjen “Banesa”. Ata shkuan aty me pretekstin se donin të vizitonin një mik për të parë pëllumba, një pasion që ndanin mes tyre. Por në atë kohë, çdo lëvizje shihej me dyshim. Kthimi i tyre në atë lagje u perceptua si një provokim apo sfidë.
    “Ishte mentaliteti kohës ku duke u marrë ndaj padrejtësisë, tregonte edhe një lloj rrezikshmërie edhe për personin pastaj që mos bëhej targëtim për grupe të tjera kriminale, mos kishte probleme me grupe të tjera, plus edhe opinioni publik”, u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog i drejtësisë.
    Sapo makina e tyre u shfaq, djemtë e “Banesave” reaguan pa hezitim. Një breshëri plumbash goditi automjetin. Sadushi dhe Shkodrani u vranë në vend, ndërsa Dervishi mbeti i plagosur rëndë.
    Ishte një akt i menjëhershëm hakmarrjeje, një mesazh i qartë: lagjja “Banesa” kishte tjetër zot. Lajmi i asaj ngjarjeje u përhap shpejt në Elbasan, duke ndezur edhe më shumë tensionet. Konflikti sapo kishte marrë një kthesë akoma më të ashpër…

  • Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

    Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

    Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit 1998.

    Me rivendosjen e rendit, disa nga anëtarët e bandës u arratisën jashtë Shqipërisë, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u ekzekutuan.
    ‘Në vitin 1997 u hap shkolla e Magjistraturës, çka ishte një mesazh për vetë krimin, pra shteti dha mesazhin e fortë, që ne do reagojmë. Pra u hap shkolla e Magjistraturës filloi të funksionojë , dhe u përgatitën gjyqtarët dhe prokurorët e parë që do përballeshin pikërisht me krimin e organizuar’ u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykatës Posaçme.
    ‘Nuk mund të themi që s’ka më grupe kriminale, shoqëria kështu është do ketë gjithmonë njerëz që do tentojnë apo do shkelin ligjin. Por, e rëndësishme është që shoqëria ti përballojë me sukses. Në radhë të parë duhen marrë masa për ti parandaluar për ti përmirësuar, dhe ajo që është më e rëndësishme mos të bëhen recetiv, pra mos përsëriten këto krime’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtare ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.
    Mandela, me dy nga vëllezërit dhe me të besuarin e tij, më mizorin e bandës “Murrashin”, u largua drejt Greqisë. Atje ai sulmua disa herë. Në vitin 1999, Murrashi u gjet i pajetë, i masakruar me thikë në një pusetë. I kërcënuar nga i njëjti fat, Mandela u arratis në Itali e më pas në Francë. Brenda dy vitesh, u kthye në trafikantin kryesor të qenieve njerëzore atje.
    Ai organizoi kalimin e mijëra emigrantëve nga Franca në Angli, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm kriminal, ku siguroi një pasuri prej mbi 2 milionë eurosh.
    ‘Krimi i organizuar do e gjente rrugëdaljen e tij do vazhdonte të vepronte, kështu që u riformua në një tjetër dimension, dhe nga banda të armatosura, u kthyen në grupe kriminale që filluan të zhvillonin aktivitetin duke pastruar produktet kriminale në veprimtari të ligjshme, çka morën në fakt edhe një tjetër formë të organizimit’, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit gjykatës Posaçme.
    Pas kapjes në Francë, pasuria iu sekuestrua. I vetëquajturi “Mandela”, u ekstradua për në Shqipëri. Sot e kësaj dite ai ndodhet prapa hekurave ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
    ‘Në vitin 1997, kur Shqipëria kaloi në një periudhë anarkie, ranë strukturat shtetërore, policia, ishin tre grupe kriminale kryesore më të spikatura në qarkun e Elbasanit, ishte banda e Cërrikut, ishte banda e Mandelës, ishte dhe banda e Kateshit’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.

     

  • “Eliminimi i Haklajve, me urdhër të Berishës”, Demalia: Është shkaktari për masakrën e Tropojës! Vrasja nuk parashkruhet

    “Eliminimi i Haklajve, me urdhër të Berishës”, Demalia: Është shkaktari për masakrën e Tropojës! Vrasja nuk parashkruhet

    ‘Vrasjet e Haklajve në Tropojë janë bërë me urdhër të Berishës’, kështu është shprehur analisti Ilir Demalia lidhur me vrasjet në Tropojë, ndërsa një kallëzim i dytë është bërë për Sali Berishën në SPAK nga familja Haklaj, të cilët e akuzojnë Berishën se ai ka dhënë urdhër për vrasjet.
    I ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai u shpreh për varsjet në Tropojë duhet të nis hetimi nga drejtësia.
    ‘Vrasjet e Haklajve janë bërë me urdhër të Berishës dhe kjo dihet se është edhe një incizim dhe shkaktari ka qenë Berisha për masakrën e Tropojës. Çështja duhet sqaruar dhe duhet që të hapet si çështje edhe ajo e vrasjeve në Tropojë. Ai është lindur edhe rritur atje dhe e ka lënë Tropojën në gjendjen më të mjerë. Nëse ka një njeri që i ka bërë dëm Tropojës është Sali Berisha. Janë vrarë njerëz në Gërdec, në Bulevard dhe krimi me vdekje nuk falet kurrë. Vrasja nuk parashkruhet’, tha ai.
    Ai tha se SPAK duhet që të fillojë punën me dosjet për Gerdecin dhe 21 janarin pasi janë bërë vrasje.
    ‘Berisha ka bërë korrupsion e dinë të gjithë, se ka plas Gërdeci atje. A është krim Gërdeci? Gërdeci nuk është hetuar. Është Shkëlzen Berisha tek dosja e Gërdecit. Edhe SPAK nëse do të bëjë punë të fillojë me Gërdecin dhe me vrasjet e 21 janarit. Kanë bërë vrasje dhe korrupsion. Fatkeqësia e këtij vendi është se ka opozitë të diskredituar. Këta janë gënjeshtar patologjik’, tha ai.
    Po ashtu, Demalia u ndal edhe primaret e PD për të cilat tha se Berisha gënjeu ata që morën më shumë vota dhe si futi në lista të mbyllura ashtu si i kishte premtuar.
    ‘Ai bëri primare dhe tha kush do fitojë do shkojë në lista të mbyllura Alimehmeti dhe Jorida Tabaku fituan më shumë vota dhe i la jashtë listave të mbyllura dhe në këtë rast gënjeu në mënyrë të hapur. Nuk i do njeri këta se këta janë shpellar, këta se heqin dot shpellën se janë njerëz të paaftë pa vizion dhe kjo është fatkeqësi për këtë vend sepse s’ka opozitë’, tha ai.
    Ndërkohë, avokati Besart Logu nuk pati të njëjtin qëndrim më analistin. Ai tha se ata që kanë dal fitues në primare janë futur në lista të mbyllura.
    ‘Rama për këto zgjedhje po ndjek një taktikë ndryshe, në 2017 na thoshte na jepni timon vetëm neve se s’na la LSI, sot s’ka fabule. Ajo pasaporta europiane e di vet ai që nuk ngjit sepse nuk varet nga qeveria, është vullnet i unionit. Dhe unionit duhet ti gjesh telat, pra është procedurë. Ai e di që nuk ngjit kjo pasaporta europiane dhe mori një vajzë në Vlorë që kishte vite që kishte ikur nga strukturat e PD. Në PS petalet i zgjodhi kryetari, kush kishte aromë më të freskët i vuri në listë të mbyllur, në PD kishte garë dhe votë. Fituesit e primareve i ke në listë të mbyllur’, tha ai.

  • “Reforma në drejtësi, e paralizuar”, eksperti: SPAK ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

    “Reforma në drejtësi, e paralizuar”, eksperti: SPAK ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

    Eksperti i fushës së ligjshmërisë, Ilir Çepani thotë se reforma në drejtësi është e paralizuar. I ftuar në “Studio Live” në Report TV, ai tha se për reformën në drejtësi në Shqipëri nuk u aplikua një model i vendeve të tjera, dhe se SPAK nuk iu krijuan hapësirat e plota ligjore për të kryer operacionet.
    “Reforma në drejtësi i dha SPAK një autoritet si strukturë e posaçme, duke e futur në këtë strukturë edhe një të re hetimore, BKH. Kjo reformë që u bë në Shqipëri nuk është aplikuar në asnjë vend të botës, pra është pjesë e nismës shqiptare deri në fund. U fol në fillim për një konsulencë dhe pas ishin agjencitë e vendeve kryesore si SHBA, Britania e Madhe por modeli që zgjodhën për këtë reformë është aplikuar vetëm me fjalën si strukturë e posaçme. Në Serbi me krimin e gjykatës së posaçme dhe në Kosovë gjykata tribunale e Kosovës. Pra në vende të tjera konsiderohen struktura të specializuara hetimore, që janë gjithnjë brenda sistemit të prokurorisë duke qenë të posaçme. SPAK nuk iu krijuan hapësirat e plota ligjore që të bënte ato operacione në fushën e hetimit proaktiv dhe reaktiv. Pra u ndoq një rrugë që se kanë vendet e tjera që duhet të përdorim si model”, u shpreh ai.
    Duke marrë shembullin e Britanisë dhe Gjermanisë, ai tha se Prokurori duhet të varet nga ministri i Drejtësisë. Sipas tij, SPAK ka nevojë për riorganizim dhe se duhet të ndahet nga BKH.
    “Reforma e drejtësisë nuk po themi dështim por është e paralizuar sot. Nisemi nga statistikat për këtë gjë. Çfarë duhet bërë? Nisma në Komisionin Xhafaj duhet të përfshijë në reformën në drejtësi, reformimin e disa strukturave. Ka mbivendosje e organeve të ndryshme si KED, KLD dhe KLP ndërkohë që kemi modele të mira, si italian dhe gjerman. Kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që merren me performancën, karrierën dhe procesin disiplinor të magjistratëve. Në Itali, organi superior i administrimit të drejtësisë është organ tek po dominojnë gjyqtarët dhe prokurorët, por presidentin e ka formal. Ai ka në dorë të dekretojë vetëqeverisjen e brendshme të sistemit të drejtësisë. Pra, të mos merret politika e parlamenti. Unë dua të them që për të folur për SPAK, duhet të ndajmë institucionin e SPAK nga prokurorët. Institucioni i SPAK ka nevojë për reformim dhe kjo fillon me shkëputjen e agjencisë hetimore. Dumani pranoi se nuk i ka dot mundësitë dhe infrastrukturën të hetojë. Nuk e përballon dot me 23 prokurorë me mijëra kallëzime.”, u shpreh Çepani.
    Ai gjithashtu tha se brenda SPAK nuk ka një hierarki që të merret me problemet e brendshme që mund të lindin.
    “Ana tjetër është se organi i prokurorisë ka sisteme dixhitale, por janë të pamjaftueshme se nuk ekzistojnë këto platforma nëse nuk integrohen sistemi policor dhe agjencitë e tjera. Secili organ kur zbatohen një protokoll ka ndarje përgjegjësish dhe detyra. Autoritetet që merren me mbikëqyerjen dhe kontrollin shikojnë ecurinë e hetimit. Pra, këta inspektorë mungojnë. Kjo duhet të korrigjohet. Por thembra e Akilit është reformimi dhe ndarja nga BKH ose të kalojë në modelin anglez e gjerman.”, u shpreh Çepani.