Category: Bota

  • Marrëveshjet për migrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

    Marrëveshjet për migrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

    Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet?Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të strehuar edhe azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.Qeveria e Kosovës, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme që do ta ketë për detyrë zbatimin e marrëveshjes me SHBA-në, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë, përcjell A2.Se çfarë fiton Kosova nga kjo marrëveshje, nuk kanë treguar as nga Departamenti amerikan i Shtetit, që vetëm ka thënë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.Më vonë, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, e falënderoi Kosovën në X, duke thënë se ajo u bë “vendi i parë në Evropë që njoftoi se do të pranojë shtetas nga vendet e treta që dëbohen nga Shtetet e Bashkuara”.“Sigurimi i kufirit amerikan është prioritet kryesor i administratës Trump dhe unë i çmoj Qeverinë dhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, shtoi ajo.Çfarë fiton Kosova?A përbëjnë këto marrëveshje vërtet përparim strategjik për Kosovën? Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, thotë se këto marrëveshje duhet të kuptohen “si një formë bashkëpunimi bilateral, dhe jo si një moment transformues në pozicionimin ndërkombëtar të Kosovës”.“Kjo e forcon imazhin e Kosovës si partnere e besueshme, por nuk e ndryshon thellësisht dinamikën e marrëdhënieve, veçanërisht kur çështje kyçe politike, si dialogu Kosovë-Serbi, vazhdojnë të jenë burim tensioni në mes të dy vendeve”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.Si dëshmi për këtë, ajo përmend një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për refugjatët sirianë, që thotë se tregon që “bashkëpunimi në menaxhimin e migracionit nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të marrëdhënieve më të gjera, nëse mosmarrëveshjet politike më të thella mbeten të pazgjidhura”.Edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, thotë se nuk është e mjaftueshme që Kosova të tregojë se dëshiron ta ndihmojë SHBA-në në adresimin e sfidave të saj.“Gjestet simbolike të këtij lloji, ndonëse të rëndësishme dhe të dobishme, duhet të shoqërohen me një qasje më të gjerë që siguron se Kosova nuk është në listën e problemeve”, thotë Hill për Radion Evropa e Lirë.Por, Kosova nuk është e vetmja në Ballkan që po pranon përgjegjësi të tilla për menaxhimin e migrantëve.Shqipëria ka marrëveshje me Italinë për të pranuar migrantët, Maqedonia e Veriut është përmendur si vend potencial për marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, Bosnje e Hercegovina ka bashkëpunim me BE-në për menaxhimin e migracionit, duke pranuar fonde dhe mbështetje për qendra pritjeje.Në fund të muajit të kaluar, organizata Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të mos e përdorin Ballkanin si “magazinë për migrantët”.Michael Bochenek, nga kjo organizatë, thotë për REL-in se Ballkani është bërë cak i planeve të tilla të shteteve më të fuqishme për disa arsye.“Vendet e Ballkanit nuk kanë historik vërtet të tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut [krahasuar me vendet e tjera që janë përdorur për këto plane, si Ruanda, Sudani Jugor, Libia]”, thotë ai.Bochenek shton se rol luan edhe ndikimi që Bashkimi Evropian ka në shtetet e këtij rajoni.“Për mirë a për keq, këto qeveri mund të kenë një ndjenjë detyrimi ndaj Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye mund të jenë më të hapura ndaj këtyre lloje kërkesash”, thotë Bochenek.Pse po flasim për Bashkimin Evropian?Për tri arsye kryesore, thotë Olivia Sundberg Diez, nga organizata Amnesty International, që ka shumë vite që monitoron e kritikon marrëveshjet e tilla.Janë tre hapa, thotë ajo, që Bashkimi Evropian i ka ndërmarrë së fundi që procesimi i migrantëve të bëhet jashtë kufijve të BE-së, si mënyrë për t’u përballur me një valë të madhe migrantësh.Në muajt e fundit, Bashkimi Evropian ka sjellë propozime që mundësojnë refuzimin e kërkesës për azil të një aplikuesi, me arsyetimin se ai mund të kërkojë azil edhe diku tjetër; lehtësimin e refuzimit dhe dëbimin e azilkërkuesve nga shtete që BE-ja i cilëson të sigurta, si dhe mundësinë që azilkërkuesit e refuzuar të dërgohen edhe në shtete me të cilat s’kanë asnjë lidhje.“Ka një përpjekje të qëllimshme për të zhvendosur përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve në vende jashtë BE-së, pa garanci të qarta ligjore dhe me shumë paqartësi për përgjegjësinë”, thotë Diez për REL-in.E, diskutimi se ku mund të ndërtohen qendrat e tilla të kthimit për migrantët që synonin BE-në, por që u është refuzuar kërkesa për azil, ka përfshirë pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor.Emini thotë se këto shtete duhet ta kuptojnë se marrëveshjet e tilla sjellin përfitime, si investime apo mbështetje specifike, por jo progres drejt anëtarësimit në BE.“Në të ardhmen, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të synojnë të pozicionohen jo thjesht si ofrues të shërbimeve të ndjeshme, që shtetet më të pasura nuk duan t’i marrin përsipër, por si aktorë proaktivë dhe strategjikë në arenën ndërkombëtare”, thotë Emini, duke shtuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor po “instrumentalizohet pa përfitime reale dhe afatgjata”.Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027.Më parë, Kosova kishte strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet, në vitin 2021.Çfarë humbin migrantët?Krahas debatit për përfitimet diplomatike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, marrëveshje të tilla po ngrenë shqetësime serioze edhe në lidhje me të drejtat e migrantëve.Bochenek nga Human Rights Watch thotë se “këto marrëveshje janë politike dhe një përpjekje për të anashkaluar detyrimet për të drejtat e njeriut”.Ai shton se ato, shpesh, krijojnë pasiguri ligjore për migrantët, veçanërisht për ata që nuk kanë asnjë lidhje me vendin pritës.“Njerëzit nuk e dinë se ku janë, nuk kuptojnë pse janë dërguar aty, ndihen të humbur dhe të izoluar”, thotë ai.Diez thekson se marrëveshjet e tilla krijojnë rrezik të ndalimeve arbitrare, kufizime në qasjen në ndihmë juridike dhe vështirësi për të ndjekur ankesat ligjore.“Nuk mund ta zbatosh këtë [marrëveshje për qendrat e kthimit] në një mënyrë që është në përputhje me të drejtat e njeriut”, thotë ajo.Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e migrantëve ka hasur në vështirësi të tilla që nga fillimi i zbatimit. Më shumë se 70 persona të dërguar fillimisht në Shqipëri, janë kthyer sërish në Itali, pas vendimeve gjyqësore ose për shkak të nevojave mjekësore.“Kemi mjaftueshëm dëshmi nga kërkime të gjera ndërkombëtare që tregojnë se skema të tilla – përpjekje për të zhvendosur përgjegjësitë sa më larg kufijve të Bashkimit Evropian, duke i larguar njerëzit nga sytë dhe mendja – nuk funksionojnë dhe nuk mund të zbatohen në një mënyrë që është humane”, thotë Diez.Si ajo, edhe Bochenez thekson se skemat e tilla janë edhe të shtrenjta për shtetet që i financojnë ato.Për këtë arsye, ata do të preferonin që shtetet më të fuqishme të investonin në kapacitetet e tyre për menaxhimin e migrantëve.“Duket si një mënyrë jashtëzakonisht e ndërlikuar për ta trajtuar këtë çështje, përveç nëse qëllimi i vërtetë është thjesht t’i largosh njerëzit dhe t’ua lësh problemin të tjerëve”, thotë Bochenez.Për Diezin nga Amnesty International, edhe mungesa e transparencës që përcjell marrëveshjet e tilla mes shteteve është një problem serioz.“Marrëveshjet shpesh negociohen në mënyrë jotransparente, pa përfshirjen e parlamentit apo të organizatave të shoqërisë civile”, thotë Diez, duke shtuar se kjo e bën të vështirë çdo kontroll të pavarur.Ajo dhe Bochenek thonë se është e rëndësishme që edhe aktivistët dhe shoqëria civile e shteteve që bëhen cak për qendra të tilla të kthimit, t’i vënë në pikëpyetje vendimet e qeverive të tyre.“Sa më shumë që politikanët dhe ligjvënësit të jenë të vetëdijshëm për ekzistencën e kundërshtimeve lokale, aq më shumë do të detyrohen t’i marrin parasysh”, thotë Bochenek.Ai shton se marrëveshjet e tilla shpesh prezantohen si të mira, pasi thuhet se shteti do të përfitojë fonde apo do të duket mirë në sytë e një shteti më të fuqishëm.“Por, nëse këto marrëveshje nuk shqyrtohen me kujdes, nëse anët e tyre negative nuk vihen në pah, nëse nuk merret parasysh mendimi i publikut dhe nëse nuk kuptohet kostoja e vërtetë që mbartin, atëherë rreziku është i madh”, thotë Bochenek.Ai shton se në rastet e tjera të këtyre marrëveshjeve në botë – si me Kosta Rikën, Panamanë, apo Sudanin e Jugut, “këto marrëveshje kanë rezultuar shumë më problematike për vendet pritëse sesa ishte parashikuar fillimisht”./ REL

  • Izraeli sulmon centralin bërthamor të Iranit në Arak

    Izraeli sulmon centralin bërthamor të Iranit në Arak

    Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ndaj reaktorit bërthamor në Arak, duke thënë se është “joaktiv”.

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se reaktori është projektuar për të prodhuar plutonium me rendiment të lartë, i cili është një material i përdorur për të bërë armë bërthamore.
    Një zyrtar ushtarak izraelit konfirmoi se avionët luftarakë goditën objektin, gjatë një serie bastisjesh gjatë natës në të gjithë vendin.

    “Reaktori bërthamor në rajonin Arak të Iranit u sulmua, përfshirë strukturën që e mbyll reaktorin, i cili është një komponent kryesor në prodhimin e plutoniumit”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
    Më herët të enjten, IDF lëshoi ​​një paralajmërim për evakuim për banorët pranë objektit në Arak, duke thënë: “Prania juaj në këtë zonë vë jetën tuaj në rrezik.”
    Sulmi vjen pothuajse një javë pasi Izraeli shënjestroi tre objekte bërthamore iraniane; Natanz, Isfahan dhe Fordow./vizionplus.tv

  • VIDEO/ Shpërthen gjatë provës anija kozmike e Elon Musk

    VIDEO/ Shpërthen gjatë provës anija kozmike e Elon Musk

    Starship 36, një nga anijet kozmike gjigante të SpaceX me të cilën Elon Musk aspiron, ndër të tjera, të “pushtojë” Marsin, shpërtheu të mërkurën në mbrëmje gjatë një prove rutinë në qendrën e kompanisë në Starbase, Teksas.

    Incidenti shkaktoi shkatërrimin e anijes kozmike dhe ndoshta dëmtime në infrastrukturën përreth.
    Fatmirësisht askush nuk u lëndua.

    BREAKING: SpaceX Starship explodes during static fire test pic.twitter.com/ChTSKp3KIO

    — BNO News (@BNONews) June 19, 2025

    Të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 23:00 (ora lokale), SpaceX ishte në fazën e fundit për provën statike që është një fazë përgatitore për fluturimin e 10-të të Starship, kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm në vendin e testimit Massey.
    Kompania njoftoi se rreth vendit të ngjarjes ishte krijuar një zonë sigurie dhe siguroi se i gjithë personeli ishte i sigurt.
    “Nuk ka rreziqe për banorët e zonave përreth”, tha SpaceX, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërsa procedurat e sigurisë janë në vazhdim.

    Dy orë pas shpërthimit, zjarri në vend mbeti aktiv. Kamerat e NASASpaceflight transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të flakëve dhe mobilizimin e forcave të zjarrfikësve. Rreth 90 minuta pas shpërthimit, SpaceX lëshoi ​​një deklaratë zyrtare në platformën X.
    “Të mërkurën, më 18 qershor, afërsisht në orën 23:00, Starship, duke u përgatitur për fluturimin e saj të 10-të provë, përjetoi një anomali serioze ndërsa ishte në shtratin e provës në Starbase. I gjithë personeli është i sigurt. Ekipi ynë po punon për të menaxhuar në mënyrë të sigurt vendin, në koordinim me autoritetet lokale.”
    Shkaku i shpërthimit dhe shkalla e dëmit nuk janë sqaruar ende, por incidenti vjen pas shpërthimeve të mëparshme gjatë fluturimeve të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta provë të Starship në vitin 2024, duke përforcuar shqetësimet në lidhje me besueshmërinë e përgjithshme të programit./vizionplus.tv

  • Një javë nga fillimi i bombardimeve! Izraeli godet mbi 1100 objektiva në Iran, Fordow mbetet i paprekur

    Një javë nga fillimi i bombardimeve! Izraeli godet mbi 1100 objektiva në Iran, Fordow mbetet i paprekur

    Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në një fazë kritike, ndërsa të dyja palët shkëmbejnë sulme ajrore dhe raketore që kanë prekur objekte strategjike dhe zona të populluara.

    Ushtria izraelite (IDF) ka sinjalizuar se fushata e saj do të vazhdojë për të paktën dy javë të tjera, ndërkohë që Irani ka paralajmëruar ndëshkime të ashpra, duke aktivizuar pjesë të arsenaleve të tij raketorë dhe me dronë.
    Një artikull investigativ i gazetës Haaretz hedh dritë mbi përgatitjet e Izraelit, të cilat nisën me një takim paraprak në nëntor, ku 120 oficerë hartuan një listë provizore objektivash. Situata ndryshoi ndjeshëm në shkurt, kur Tel Avivi mori informacion të rëndësishëm të inteligjencës dhe nisi projektin “Rising Lion”.
    Operacionet u koordinuan mes inteligjencës ushtarake (Aman) dhe forcave ajrore, ndërkohë që Mossadi aktivizoi rrjetin e tij të spiunazhit për sabotime dhe vrasje të synuara.
    Sipas burimeve izraelite, deri tani janë shkatërruar mbi 1,100 objektiva, përfshirë: 70 bateri kundërajrore; 200 pika lëshimi raketash; 100 oficerë të lartë të vrarë; 14 shkencëtarë iranianë të eliminuar.
    Goditje të rënda janë raportuar në Natanz, Karaj, Isfahan dhe Teheran, ku dëmtime serioze janë shkaktuar në centrifugat bërthamore, gjë që është konfirmuar nga IAEA. Megjithatë, impianti i Fordow mbetet funksional, duke forcuar bindjen se vetëm bombat amerikane GBU-57 të lëshuara nga bombarduesit B-2 mund ta shkatërrojnë plotësisht.
    Pavarësisht goditjeve, programi bërthamor iranian nuk konsiderohet i kompromentuar, ndërsa në qarqet e inteligjencës vazhdojnë debatet mbi afërsinë e Iranit me ndërtimin e një bombe atomike.
    Irani ka lëshuar rreth 400 raketa nga arsenali i tij që përfshin rreth 2,000 njësi, duke shënjestruar zonat qendrore dhe veriore të Izraelit, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, selinë e inteligjencës dhe rafinerinë e Haifës. Të paktën 35 raketa kanë depërtuar në sistemin mbrojtës.
    Gjithashtu, janë përdorur mbi 1,000 dronë kamikazë (Shahed 136, Arshad 2), shumica e të cilëve janë rrëzuar. Megjithatë, një dron Hermes 900 i Izraelit, me vlerë 5 milionë dollarë, është goditur.
    Sipas analistëve, intensiteti i sulmeve iraniane ka qenë më i ulët se një vit më parë, çka lidhet si me problemet logjistike, ashtu edhe me strategjinë e “durimit heroik” të përmendur nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, që përjashton dorëzimin.
    Një nga shqetësimet më të mëdha për Izraelin është mungesa e raketave interceptuese “Arrow” që ndalojnë kërcënimet në lartësi të mëdha. Mediat amerikane raportojnë se rezervat mund të shterojnë brenda 10 ditësh, nëse nuk ndërhyjnë furnizimet nga SHBA.
    Sipas vëzhguesve të trafikut ajror, është vënë re një fluks i lartë avionësh transportues të Pentagonit, që mund të sinjalizojnë dorëzimin e ngarkesave urgjente ushtarake në Izrael.
    Ndërsa viktimat mes ushtarëve dhe civilëve rriten, propaganda nga të dy palët vazhdon të ndërtojë narrativa të kundërta. Me një bilanc humanitar të rëndë dhe pa shenja qartësie për një rrugë diplomatike, rreziku për përshkallëzim rajonal mbetet i lartë.

    Top Channel

  • Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

    Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se përpjekja e NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje nuk është “kërcënim” për Rusinë.

    Kjo deklaratë, e bërë gjatë një konference për media në orët e vona të 18 qershorit, vjen disa ditë para se aleanca të nënshkruajë një plan për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake në mbarë Evropën.
    Udhëheqësi rus tha po ashtu se trupat e tij nuk do të ndalojnë avancimin në Ukrainë, teksa tentoi të minonte autoritetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Aleanca ushtarake perëndimore do të mbajë një samit të rëndësishëm në Hagë javën e ardhshme, ku shtetet anëtare të NATO-s do të diskutojnë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në 5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht kërkon që anëtarët e aleancës të rrisin shpenzimet.
    Putin e ka paraqitur ofensivën e tij në Ukrainë – që e nisi në shkurt të vitit 2022 – si pjesë e një konflikti më të gjerë mes Rusisë dhe NATO-s, e cila e ka mbështetur Kievin që nga nisja e luftës.
    “Ne nuk e konsiderojmë asnjë riarmatosje nga NATO-ja si kërcënim ndaj Federatës Ruse, sepse ne mund ta garantojmë vetë sigurinë tonë”, tha Putin gjatë konferencës për media në Shën Petersburg.
    Rusia “po modernizon vazhdimisht forcat e armatosura dhe kapacitetet mbrojtëse”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë kuptim që NATO-ja të shpenzojë më shumë para për armë”.
    Megjithatë, ai e pranoi se nëse shtetet e NATO-s do të shpenzonin më shumë, kjo do të krijonte disa sfida “të veçanta” për Rusinë.
    “Ne do t’i përgjigjemi të gjitha kërcënimeve që do të paraqiten”, shtoi Putin.
    Kievi po kërkon garanci të sigurisë nga NATO-ja si pjesë e çdo marrëveshjeje që do të ndalonte luftimet.
    Moska ka shfaqur pak vullnet për të ndalur luftimet, dhe Putin tha se Rusia ka “avantazh strategjik” në fushëbetejë.
    “Trupat tanë po avancojnë në mbarë vijën e kontaktit. Çdo ditë, pak a shumë, por çdo ditë ata po avancojnë dhe do të vazhdojnë të avancojnë”, tha Putin.
    Putin po ashtu tentoi të justifikojë luftën kundër Ukrainës, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt, teksa mohoi se shteti i tij shënjestron civilët përmes sulmeve të përditshme ajrore.
    Ai tha se është i gatshëm të takohet me homologun e tij ukrainas, por vetëm “në fazën finale” të negociatave për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar.
    Putin po ashtu sugjeroi se Zelensky nuk ka të drejtë të nënshkruajë ndonjë marrëveshje paqeje, pasi tha se i ka skaduar mandati pesëvjeçar si president. Edhe më herët, Putin kishte folur rreth mandatit të Zelenskyt, por Kievi i ka cilësuar këto deklarata si propagandë./REL

    Top Channel

  • “Trump nuk është ideolog, por një rrezik i paparashikueshëm në kohë lufte”/ Analisti i njohur i CNN: Ai po kërkon lavdi, jo paqe

    “Trump nuk është ideolog, por një rrezik i paparashikueshëm në kohë lufte”/ Analisti i njohur i CNN: Ai po kërkon lavdi, jo paqe

    Analisti i njohur i CNN, Fareed Zakaria, shprehet se ish-presidenti amerikan Donald Trump “nuk është në telashe” për shkak të përfshirjes së mundshme të Izraelit ndaj Iranit.

    Sipas tij, Trump duket i vendosur që të shfrytëzojë si rrallë ndonjëherë një mundësi të hapur strategjike.
    “Trump i mbajti duart pas derës: ai priti të shikojë suksesin izraelit, dhe tani dëshiron pjesën e lavdërisë”, tha Zakaria, duke komentuar planet e Trump për të mos përjashtuar opsionin e sulmeve amerikane me bombardues B‑2.
    Zakaria theksoi shqetësimin për “mënyrën se si po merren sot vendimet ushtarake dhe politike në SHBA”, ku “gjithçka varet nga një njeri i paparashikueshëm, një Trumpian i pastër” – jo liberal, jo neokonservator, por i fokusuar në pushtet.
    Zakaria e cilëson regjimin iranian si “i brishtë”, me ekonomi të shkatërruar nga sanksionet dhe korrupsioni, por që qëndron ende falë strategjive tutje ideologjike dhe sistemit të klientelizmit. “Nuk ka udhëheqës të vërtetë opozitarë,” – shtoi ai, duke përjashtuar një kolaps të menjëhershëm.
    Përplasja e vazhdueshme në Lindjen e Mesme pas sulmeve në Gaza, Liban, Siri e te Huthët përshkruhet si një përpjekje e kryeministrit izraelit Netanyahu për të rindërtuar rendin në rajon – në linjë me strategjitë neokonservatore amerikane, edhe pse me një qasje më të ashpër.
    Zakaria vëren se Trump mbështet këtë vizion, sesa synimet demokratike të mëparshme për Lindjen e Mesme, përqendruar në dominim të Izraelit dhe monarkive të Gjirit, pa kërkim të demokracive në Iran, Siri apo Irak.
    Analisti përmend rolin e ardhshëm kyç të Turqisë, si një faktor i tretë në këtë dinamikë strategjike, me interesa të kundërta ndaj Izraelit, sidomos në përplasjet për Sirinë.
    Zakaria vë në dukje qëndrimin mikuros Putin/NATO-t, duke e lidhur atë me nostalgjinë e Trump për rendin bipolar të Luftës së Ftohtë – dhe nxjerr përfundimin se Trump nuk është anti-kinez por është i gatshëm të bëjë lëshime për Rusinë pa kushte.
    Përsa i përket politikës së brendshme, Zakaria paralajmëron një “autoritarizëm i pavetëdijshëm” nën Trump, i ngjashëm me Orbánin, ku demokracia liberale po zëvendësohet me praktika joliberale.

    Top Channel

  • Ditar nga Izraeli: Dashuria dhe shpresa nën hijen e Luftës, mrekulli që lindin mes rrënojave

    Ditar nga Izraeli: Dashuria dhe shpresa nën hijen e Luftës, mrekulli që lindin mes rrënojave

    Kjo pjesë e ditarit vazhdon rrëfimin personal dhe emocional të jetës në Izrael pas 7 tetorit 2023, në një realitet ku frika, sirenat e alarmit dhe dashuria bashkëjetojnë çdo ditë.

    Teksti është një reflektim mbi natyrën njerëzore dhe një përpjekje për të gjetur kuptim në mes të kaosit — atje ku lufta zhvesh gjithçka deri në thelb. Autori, Eshkol Nevo, ndërsa përballet me pasigurinë e përhershme, gjen streha të vogla në lidhjet njerëzore, kujtimet, dhe dashurinë që rilind në vendin më të papritur. Është një përshkrim prekës dhe filozofik i mënyrës se si njeriu, përballë shkatërrimit, vazhdon të zgjedhë jetën.
    Quhet pafuqi e mësuar. E studiova në kolegj, gjatë viteve të mia në psikologji. Termi më vjen ndër mend ndërsa vrapojmë drejt strehës për herë të tretë brenda të njëjtës natë. Ishte një eksperiment i famshëm – mizor, dhe sot, me të drejtë, i papranueshëm etikisht. Një grup qensh apo minjsh u ekspozuan ndaj goditjeve elektrike që nuk mund t’i parashikonin apo shmangnin. Pa marrë parasysh se çfarë bënin, dhimbja vinte gjithsesi. Gradualisht, ata ndaluan së provuari. U bënë apatikë. Ranë në një lloj depresioni.
    Nëse nuk ka lidhje mes veprimeve të mia dhe rezultateve, çfarë mbetet nga vullneti i lirë?
    Kështu që ne vrapojmë. Pa menduar. Strehimi ne vendstrehime është bërë refleks. Fqinjët tanë gjithashtu –zbresin nga ndërtesa katërkatëshe. Një foshnjë e porsalindur qan pa pushim. Më parë, para se të niste lufta me Iranin, gjatë alarmimeve kishim shkëndija humori. Tani mbizotëron heshtja. Të gjithë të mbyllur në vetvete. Në lajme shoh ndërtesa të rrënuara. Nesër, e jona mund të jetë një prej tyre.
    Ka pak karrige – ulen të moshuarit. Fëmijët dhe adoleshentët shtrihen në dyshekë. Presim. Njoftimi mund të vijë për dhjetë minuta… ose për disa orë. Askush nuk e di. Askush nuk di kur do të jetë alarmi i radhës. Duhet të mësosh t’i dorëzohesh pasigurisë. Të mbahesh fort pas asaj që është ende e qëndrueshme.
    Për shembull, dashuria jonë.
    Lufta është një përshpejtues grimcash – të vendos përballë vetes me një intensitet të papërballueshëm. Më bëri të ndahem nga partnerja ime. Edhe ajo u nda nga partnerja e saj. U ngritëm nga rrënojat e jetës sonë dhe gjetëm njëri-tjetrin. E kuptuam se ishte gjë e mirë. Jashtëzakonisht e mirë. Fundjavën kur nisën bombardimet iraniane, fjetëm të përqafuar. Zbritëm në strehë duke mbajtur duart.
    Atje, në strehë, përkëdheleshim të emocionuar – kriza e parë që kaluam si çift. Një kapitull i rëndësishëm, i ngarkuar emocionalisht, në historinë tonë të përbashkët. Dhe jeta u bë e çmuar papritur.
    “Lëviz,” më tha ai kur po ngurroja. “Më në fund u gjetëm. A do të humbasim kështu?”Po, edhe në kohë lufte ndodh mrekullia e dashurisë.
    Lajmet nuk flasin për këtë. Komentatorët nuk e pyesin veten: “Pse tani?” Por ndodhi. Dhe jo vetëm me ne. Këtë vit, dashuri të tjera kanë lindur nga hiri dhe pluhuri. Çifte të rinj janë puthur për herë të parë ndërsa raketat fluturonin mbi kokë.
    Një tjetër kujtim nga koha e kolegjit më vjen në mendje: debati mes filozofëve anglezë Thomas Hobbes dhe John Locke. Hobbes thotë se njeriu është i lig nga natyra. Locke thotë të kundërtën. Unë mendoj që njeriu është i aftë për të dyja. I aftë të krijojë bomba atomike. Të masakrojë në një festival muzikor. Të shkatërrojë Gaza-n. Por gjithashtu, i aftë të dashurohet marrëzisht. Të luajë flamengo si Paco de Lucía. Të ndërtojë kështjella prej rëre.
    Zgjedhja është në duart tona.
    Pas një fundjave të gjatë së bashku, gruaja që dua kthehet tek fëmijët e saj. Vajzat e mia vijnë në shtëpinë time. Një tjetër ishull sigurie në kaos: ato do të jenë të uritura. Duhet të rreshtohesh në supermarket. Të mbushësh frigoriferin. Të përgatitësh një drekë të mirë, një darkë të bollshme. Edhe një meze të lehtë për natën. Dhe, ndërsa zbresim përsëri në strehë në katër të mëngjesit, ndalem në dhomën e të madhit – që fle si trung, pavarësisht sa fort bien alarmet.
    Në strehë kanë shtuar më shumë karrige. Dikush ka sjellë një tabelë shahu. Një tjetër shpërndan çokollatë. Foshnja e vogël vazhdon të qajë. Nëna është e rraskapitur, siç mund të jenë vetëm nënat e reja. Burri, i zhytur në celular, nuk lëviz asnjë gisht.
    “A mund ta mbaj për një moment?”, thotë vajza ime e madhe. “Punoj në një çerdhe,” shton, kur sheh hezitimin e nënës. “Kam përvojë.” Nëna ia kalon foshnjën. Vajza ime e përkund, i këndon — dhe befasohem: është ninulla që i këndoja kur ishte e vogël. Asnjëra prej nesh nuk e di se është një këngë nga një klub fansash, me fjalë të rishkruara nga unë.Qetësohet qara. Pastaj edhe më shumë. Derisa ndalet plotësisht.
    Qeniet njerëzore janë të afta për të mirën.

    Top Channel

  • Hezbollah dënon ashpër kërcënimet me vdekje ndaj liderit Iranian: Të pamatura dhe me pasoja të rënda

    Hezbollah dënon ashpër kërcënimet me vdekje ndaj liderit Iranian: Të pamatura dhe me pasoja të rënda

    Lëvizja shiite libaneze Hezbollah ka reaguar me tone të forta pas deklaratave që përmbanin kërcënime me vdekje ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në një komunikatë zyrtare, Hezbollah i cilësoi këto kërcënime si “të pamenduara, të pamatura dhe me pasoja të rënda”.

    Sipas grupit pro-Teheran, disa figura me ndikim në vendet e tyre “duket se nuk janë të vetëdijshme për rëndësinë e madhe të Khameneit”, duke theksuar rolin e tij si udhëheqës shpirtëror i qindra milionë besimtarëve shiitë në mbarë botën.

    “Hezitimi për të ndaluar këto deklarata përbën jo vetëm një fyerje personale ndaj Khameneit, por edhe një ofendim ndaj një komuniteti të tërë”, thuhet më tej në deklaratë. Hezbollah paralajmëron se veprime të tilla mund të çojnë në tensione më të thella në rajon./ La Repubblica – Syri.Net

  • Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

    Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

    Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi konfirmohet nga burime të Kosova Press. Hajrulla Çeku aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe pritet që këtë të enjte të shpallë kandidaturën për Komunën e Prishtinës.
    Edhe parti të tjera politike në Kosovë, kanë nisur tashmë të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të bashkive (komunave), në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 12 tetor 2025. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin, ish Ministre e Arsimit në Shqipëri në periudhën 2019-20.

  • Dy tubimet paralele, tërhiqet Vuçiç, tani është “në lojë” një qytet dhe një datë tjetër, ja ç’po planifikon presidenti

    Dy tubimet paralele, tërhiqet Vuçiç, tani është “në lojë” një qytet dhe një datë tjetër, ja ç’po planifikon presidenti

    Marsela SHYTIA
    Do të ketë dy tubime, do të ketë një tubim dhe një kundër-tubim, do të ketë një tubim në Beograd dhe ndoshta një në Novi Sad ose Kragujevac, këto janë të gjitha ngjarjet që u përmendën në dy ditët e mëparshme si të mundshme për t’u mbajtur për Vidovdanin, më 28 qershor. Ndoshta skenari më realist është që, përveç tubimit të paralajmëruar nga studentët në bllokadë në Beograd, do të ketë edhe një tubim të qytetarëve që mbështesin studentët nga Parku Pionirski pranë Parlamentit Serb. Diçka e ngjashme ndodhi më 1 maj kur nuk pati incidente të mëdha.
    Dy tubimet paralele
    Meqenëse pak ditë më parë studentët në bllokadë bënë thirrje për një tubim në Beograd më 28 qershor, pothuajse menjëherë u shfaq informacioni se edhe SNS-ja në pushtet do të mbante tubimin e saj në kryeqytet, duke pasur parasysh se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte njoftuar më parë themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin në Vidovday. Se ky është një skenar i mundshëm u sugjerua nga Demo Berisha, Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social, i cili tha se ” shteti nuk do të lejojë që të ndodhë një konflikt midis pjesëmarrësve të dy tubimeve më 28 qershor , dhe kështu “hodhi” idenë e organizimit të një të ashtuquajturi “kundër-tubim”.
    Refuzimi
    Diçka e ngjashme tha edhe Marina Ragush, nënkryetare e Parlamentit serb dhe anëtare e SNS-së, e cila tha se “mbledhjet do të jenë të ndara”. “Qytetarët nuk duhet të shqetësohen dhe nuk duhet të reagojnë dhe të lejojnë askënd t’i manipulojë, të gjithë kanë të drejtë për një mendim politik dhe mesazhe politike, gjithçka duhet të zhvillohet pa agresion dhe incidente dhe shteti ka kapacitetin ta organizojë dhe garantojë këtë si për Beogradin ashtu edhe për të gjithë Serbinë”, tha Ragush.  Kjo u pasua nga reagimet e Millosh Vuçeviç, president i SNS, dhe Ana Brnabiç, presidente e Parlamentit serb. Vuçeviç tha se “ende nuk është marrë asnjë vendim nëse do të ketë një tubim më 28 qershor”.
    “Nuk kemi marrë ende një vendim nëse do të ketë një tubim më 28 qershor. Jemi më afër qëndrimit për të marrë pjesë në Parkun Pionirski, por po diskutojmë që më 5 korrik, Lëvizja të mbajë një takim të madh . Nëse do të jetë në Novi Sad apo Kragujevac, do ta shohim”, tha Vuçeviç. Ndërsa Brnabiç tha se nuk do të ketë “kundër-tubim” të autoriteteve për Vidovdanin në Beograd. “Nuk do të ketë kundër-tubim, por nga ana tjetër, si përfaqësuese e autoritetit legjislativ, duhet të them se nuk do të lejohet që askush të sulmojë njerëz të tjerë, studentë, të rinj që duan vetëm të mësojnë dhe të arsimohen. Sulmet ndaj tyre nuk do të lejohen”, tha Brnabiç.
    Arsyeja e anulimit
    Më në fund, duket se të gjitha dyshimet janë hequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili tha dje në mëngjes se qeveria nuk kishte planifikuar kundër-tubime më 28 qershor dhe se ajo mbështet “paqen dhe shmangien e konfliktit”. “Studentët në bllokadë njoftuan një protestë për atë ditë. Ne nuk duam konflikte. Takimi ynë u njoftua katër ose pesë muaj më parë. Ne nuk organizuam kurrë kundër-tubime. Ata gjithmonë gënjyen. Ne nuk duam konflikte”, tha Presidenti i Serbisë.
    “Nuk do të kemi ndonjë takim të madh atë ditë. Nuk kemi ndërmend të krijojmë tensione. Ne jemi njerëz të përgjegjshëm”, tha Vuçiç. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi mundësinë e mbajtjes së një takimi në një qytet tjetër në Vidovdan. Bashkëbiseduesit e “Danas”, pohojnë se anulimi i takimit është pasojë e vlerësimit të saktë të Vuçiçit se ai nuk do të kalonte mirë në një matje të drejtpërdrejtë numerike të mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij. Dhe se as kamerat e Pink dhe Informer nuk mundën ta fshihnin atë asimetri në numrin dhe energjinë e progresistëve nga njëra anë dhe studentëve nga ana tjetër.