Category: Aktualitet

  • LAJM I FUNDIT/ Ndanin drogëra të forta në lokalet e ish-bllokut, 25 persona të arrestuar në Tiranë

    LAJM I FUNDIT/ Ndanin drogëra të forta në lokalet e ish-bllokut, 25 persona të arrestuar në Tiranë

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
    Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.
    Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
    Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).
    Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.
    Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
    Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
    Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.
    Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
    Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 21-vjeçari në Mat

    I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 21-vjeçari në Mat

    Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës.

    Të riut me iniciale L. D., i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L.D., 21 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Qëllohet me armë zjarri lokali në Fushë Krujë, pronari me precedent penal

    Qëllohet me armë zjarri lokali në Fushë Krujë, pronari me precedent penal

    Është qëlluar me armë zjarri gjatë natës një biznes në Fushë Krujë.

    Plumbat ‘janë derdhur’ në drejtim të lokalit në pronësi të Mond Vogës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
    Si pasojë e të shtënave, ka pasur vetëm dëme materiale.
    “Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.

    Top Channel

  • Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu/ Sot në gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurisë

    Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu/ Sot në gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurisë

    Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
    Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.
    Ish presidenti Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Meta akuzohet se ka ndikuar për lidhjen e marëveshjes mes CEZ dhe kompanisë DIA që drejtohej nga Kastriot Ismailiaj, duke përfituar shuma parash nga Ismailiaj.
    Po kështu, SPAK ka dyshime se Meta nuk ka deklaruar burimin e parave për lobimin në amerikë të partisë levizja socialsite për integrim si dhe burimi e parave për disa ndërhyrje kirurgjikale.

  • “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën

    “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Të dashur bashkëqytetarë, Ditët e fundit është konstatuar një rënie e standardit në shërbimin e pastrimit në disa zona të qytetit, kjo edhe prej fluksit të rritur sezonal.
    Për këtë arsye i kam kërkuar menjëherë kompanisë kontraktore dhe ndërmarrjes përkatëse të shërbimeve të Bashkisë që të ndërhyjnë dhe ta përmirësojnë urgjentisht situatën, duke pastruar, larë e dezinfektuar koshat e mbeturinave në këto ditë të nxehta vere, si edhe vëmendje të shtuar në zonën e Shirokës, Velipojës dhe Thethit që kanë momentalisht fluksin më të lartë.
    Bashkia po punon fort për të përballuar punën e shtuar në këtë sezon, por kontributi dhe qytetaria e të gjithë banorëve dhe bizneseve të Shkodrës është i domosdoshëm për të kapur standardet e Shkodrës që meritojmë të gjithë së bashku!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht…

    Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht…

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Melgush, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejimi”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë “.
    Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
    -F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;-S. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjet.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vila në plazh kthehet në ‘fole’ prostitucioni! Arrestohen 4 kineze, hetohen 8 shqiptarë

    Vila në plazh kthehet në ‘fole’ prostitucioni! Arrestohen 4 kineze, hetohen 8 shqiptarë

    pamjet nga vila

    DURRËS-Një vilë dykatëshe e marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës ishte shndërruar në qendër prostitucioni. Katër shtetase kineze, mes tyre njëra prej organizatoreve kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për ushtrim prostitucioni. Në total, 10 persona janë proceduar penalisht, mes tyre 8 shqiptarë.
    Gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar 6 pasaporta, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat nëpërmjet call centerit. 

    Njoftimi i policisë:
    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Storm 4”.
    Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u bë arrestimi i shtetases kineze F. W., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni.
    Gjithashtu u arrestuan 3 shtetase të tjera kineze L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.
    Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni etj.
    Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi rezultoi se shtetaset kineze kishin përshtatur një vilë dykatëshe, të marrë me qira, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nga shtetasja angleze, në bashkëpunim me 46-vjeçaren kineze dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat nëpërmjet call centerit./ZËRI

  • Tjetër përballje! Albana Vokshi dërgon Vilma Nushin në SPAK, ngre padi për “Check Up-in”

    Tjetër përballje! Albana Vokshi dërgon Vilma Nushin në SPAK, ngre padi për “Check Up-in”

    Vila Nushi dhe Albana Vokshi

    TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim për Vilma Nushin. SPAK në seancën e zhvilluar një ditë më parë (19 qershor) për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit, paraqiti një dokument që provonte se kallëzimi i Vokshit në 2020 për koncesionin Check Up, është regjistruar dhe po hetohet prej 5 vitesh.

    DOKUMENTI

    Ndërkohë, Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”. Nushi akuzon Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin e ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas pretendimeve, kompania pretendon se për 10 vite vlera e projektit për “Sterilizimin” është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka pretenduar Vokshi./ZËRI

  • Kreu i PL kërkon lirinë në GJKKO! SPAK zbulon tjetër episod korrupsioni të çiftit Meta-Kryemadhi

    Kreu i PL kërkon lirinë në GJKKO! SPAK zbulon tjetër episod korrupsioni të çiftit Meta-Kryemadhi

    Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

    TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë sot seancën gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë. Meta, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, kërkon lirinë, pasi sipas tij janë shkelur afatet, duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.
    Ndërkohë nga hetimet e SPAK mësohet se është zbuluar një tjetër episod i dyshuar korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme. Karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni Adrian Shatku. 
    SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.
    Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI