Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.
Lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari, vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë. Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Category: Aktualitet
-

Finalizohet operacioni policor “Kodi”/ Vodhi 10 mijë euro dy vite më parë në një studio ligjore, arrestohet sot…
-

Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës
Meta nuk mori pjesë në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.
GJKKO shtyn për në 26 qershor seancën për presidentin e PL, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. -

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Lajmin Spiropali e ka dhënë përmes një video të postuar në rrjetet sociale në Facebook.
Kryetarja e Kuvendit u prit në Parlamentin e Belgjikës nga Presidenti i Senatit, Vincent Blondel, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Peter De Roover, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
“Bruksel/ Pritja në Parlamentin e Belgjikës nga Presidenti i Senatit, Vincent Blondel, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Peter De Roover, dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, shkruan Spiropali në Facebook. -

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
Dy aksidente në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës shkaktuan trafik të rënduar paraditen e sotme, 20 qershor.
Disa automjete u përfshinë në përplasjet që fatmirësisht nuk sollën pasoja serioze për drejtuesit apo pasagjerët.
Ngjarjet ndodhën pothuajse njëkohësisht, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në të dy drejtimet.
Policia rrugore ndërhyri menjëherë për të menaxhuar trafikun dhe për të kthyer normalitetin në aksin më të frekuentuar të vendit. -

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit.
Po kështu sipas Policisë së Mirditës ka nisur procedimi edhe ndaj shtetasit P. S., me detyrë mjek në spitalin e Rrëshenit pasi ky i fundit e ka dërguar 88-vjeçarin, për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 60 vjeç, dhe P. S., 63 vjeç, të dy banues në Rrëshen, pasi shtetasi A. B. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. B., 88 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa shtetasi P. S., me detyrë mjek në spitalin e Rrëshenit e ka dërguar 88-vjeçarin, për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës. Shtetasi P. B. u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhen në njoftim. -

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit.
Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”, që sponsorizohet nga shteti iranian.
“Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i njohët si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara”, shkruajn ata në rrjetin Telegram duke fajësuar për situatën “drejtuesit e qeverisë shqiptare”.
Sipas njoftimit të tyre me këtë sulm janë ndërprerë shërbimet e “qytetit dhe të trafikut” ndërkohë që paralajmërojnë edhe veprime të tjera.
Nga një kontroll i thjeshtë në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, tirana.al, ajo është jashtë funksionit.Ndërkohë nuk dihet se çfarë pasojash ka pasur ky sulm kibernetik, nëse është prekur vetëm faqja zyrtare apo edhe shërbime të tjera që mund të ndikojnë në jetën e qytetarëve./tvklan
-

Nis gjyqi ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon të ndryshojë masën e sigurisë
Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.
Pak më parë është parë në ambientet e SPAK, avokati i tij, Kujtim Cakrani.
Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.
Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë.Top Channel
-

Qëllohet me armë zjarri lokali në Fushë Krujë! Pronari, ish shoferi i Arjan Ndojës
Është qëlluar me armë zjarri gjatë natës një biznes në Fushë Krujë.
Plumbat ‘janë derdhur’ në drejtim të lokalit në pronësi të Mond Vogës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Voga ka shërbyer si shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili u zgjodh si deputet.
Si pasojë e të shtënave, ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.Top Channel
-

Drogë në ish-Bllok! Goditet grupi me 42 anëtarë, 25 në pranga- Në krye 3 vëllezër (DETAJE)
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Goditet organizata e trafikut dhe shitjes së drogave të forta në Tiranë, kryesisht zona e ish-Bllokut. Policia e Tiranës, Antidroga dhe Prokuroria në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”Gjatë aksionit të koduar “Blloku 33”, kanë identifikuar 42 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre, masa e sigurisë “Arrest në burg” për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas.
Konkretisht në pranga janë vendosur: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi, Faik Kurti, (me masë sigurie arrest shtëpie) dhe Ledin Kazanxhi.
Në krye të grupit qëndronin dy vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, të cilët së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxherë. Gjatë kësaj aksionit u sekuestruan të paktën 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg heroinë, ndërsa më parë organizatës i ishin kapur edhe 85 kg hashash.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.
Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.
Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.
Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;
-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Ilir Meta kërkon lirinë, sot seanca në GJKKO
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.
Ndërkohë në një sqarim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në seancën e sotme gjyqësore Meta nuk do të marrë pjesë personalisht, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale, pasi sipas tyre SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.
Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.