Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia”, Balla u rikujton shqiptarëve Sali Berishën e ’97-ës (Video)
👁11821
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ua kujton shqiptarëve Sali Berishën e vitit të mbrapshtë 1997, në kohën kur si president mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent. Në postimin e tij, Balla shkruan: “Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia,” shoqëruar me hashtagun #thajekënetën. Sipas raporteve ndërkombëtare, mbi 2,000 persona humbën jetën gjatë trazirave që pasuan kolapsin e skemave piramidale. Një pjesë e madhe e popullsisë...