Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokuan makinën në Maqellarë me pretendimin se po bliheshin vota, Policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin dhe 3 militantët e PD
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është dërguar një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili, nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit, ka kryer veprimet e para procedurale dhe hetimore. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, materialet janë referuar pranë SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe veprat “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Të proceduar për këtë ngjarje janë...