Berisha shpërthen në akuza:Zgjedhjet ishin farsë me bekimin e kanabisit,kam mbështetje ndërkombëtare për qeveri teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të propagandojë se ka mbështetje ndërkombëtare. Ai ishte dje mbrëmje në “Ora News”, ku tha se ka marrë mbështetje nga jashtë për qeveri teknike. “Të vijmë tek këto të fundit, flasim për zgjedhje, por bëhet fjalë për një farsë. Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë. Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë. Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhistëve që bie në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Pra, këto zgjedhje u damkosën si farsë. Rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur 3 kryetarë të opozitës”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha. Kryedemokrati theksoi se mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një mesazh për qytetarët shqiptarë, jo për Edi Ramën. “Ky i fundit (mesazhi i SHBA-së) përshëndeti popullin. Po të lexosh mesazhin e 2021-it me këtë të fundit, flet vetë. Partnerët evropianë nuk mund ta pranojnë këtë farsë pasi të njihen në hollësi dhe me dokumentet konkrete me prova Edi Rama është i aftë aq sa ç’ishte i ati i tij të firmosë varjen në litar të një poeti, aq është Edi Rama i aftë të bëjë për hir të pushtetit të tij. Dhe këtë sepse Edi Rama e di që ka bërë krime në Shqipëri”, tha Berisha. Në vijim, Berisha theksoi se ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri.
Ndërkohë kryedemokrati theksoi se mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një mesazh për qytetarët shqiptarë, jo për Edi Ramën. Ai u shpreh se Rama është i aftë të bëjë gjithçka për hir të pushtetit. Sipas Berishës, partnerët evropianë nuk mund ta pranojnë këtë farsë pasi të njihen në hollësi dhe me dokumentet konkrete me prova. “Partnerët evropianë nuk mund ta pranojnë këtë farsë pasi të njihen në hollësi dhe me dokumentet konkrete me prova. Edi Rama është i aftë aq sa ç’është i ati i tij të firmosë varjen në litar të një poeti, aq është Rama i aftë të bëjë për hir të pushtetit të tij. Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë. Dhe këtë sepse Edi Rama e di që ka bërë krime në Shqipëri”, tha Berisha për “Ora News”.