Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sërish në SPAK për aferën Partizani. Lideri i opozitës sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke thënë se ai qëndron në krye të amnistisë së krimit elektoral.
“PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetëra padi. Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur Dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.
Berisha nuk i kurseu akuzat edhe për gjyqtaren e hetimit paraprak, Irena Gjoka.
“Pesudo gjykatësja me 5 mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delikuente e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit, ndërsa deklaron në formularët e saj që i ka dorëzuar motrës së Belinda Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim siç kërkon formulari”, tha Berisha.
Lideri i opozites përsëriti se zgjedhjet e 11 majit u vodhën, madje tha se edhe emigrantët votuan masivisht për Partinë Demokratike.
“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por siç keni parë ju, kutitë e votave dhe votimi i tyre është fund e krye manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut apo në diktaturën hoxhiste, diaspora kundër narkoshtetit do të thotë fuqishëm fjalën e saj sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë vullnetit të lirë të shqiptarëve në Evropë do të marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit. Ata që menduan se mund të dalin diasporës të tipit Kore e Veriut do të marrin përgjigje eksemplare”, tha Berisha.
Berisha bëri një hap pas për incidentin që ndodhi në protestën e së premtes ku disa nga zyrtarët e PD dhe qytearët u përplasën me gazetarët. Ai tha se politikanët duhet të tregohen te kujdesshem në marrëdhëniet me median.
/vizionplus.tv
