Author: Zeri.ai

  • ‘Grenell u mor me mua, më rrëzoi qeverinë’/ Albin Kurti bie pre e komedianëve rusë, “ofendon” opozitën

    ‘Grenell u mor me mua, më rrëzoi qeverinë’/ Albin Kurti bie pre e komedianëve rusë, “ofendon” opozitën

    Albin Kurti

    PRISHTINË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”. Videoja u publikua në platformën “Rumble”. Në këtë video, dyshja Vovan & Lexus iu kanë paraqitur Kurtit si presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Që në nisje, Kurti ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride dhe se sipas tij, kjo ka ardhur nga Serbia e Rusia, teksa akuza ka hedhur edhe ndaj opozitës. Po ashtu, nuk la pas sulmuar edhe ish-të dërguarin special të SHBA në rajon, Richard Grenell.
    TELEFONATA:

    Rusët: Ju uroj për fitoren, për fitoren tuaj të madhe.
    Albin Kurti: Ju falenderon shumë. Ka pasur një luftë hibride ndaj qeverisë sonë, nga Rusia dhe Serbia. Ka pasur një luftë hibride, ka pasur edhe premtimet irracionale të opozitës që flirtonin me luftën hibride. Ka pasur edhe luftë me një oligark që drejton një stacion televiziv.
    -Çfarë mendon për zgjedhjet në USA?
    Kurti: Grenell kaloi 4 vite duke u marrë me mua. Në vitin 2020 u mor me mua. Qeveria ime ishte e vetmja që u rrëzua gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai ishte instrumenti që u rrëzua qeveria ime. Tani është reshtuar me opozitën, ka fituar një çmim të madh për diplomacinë në Serbi. Nuk është në rregull që të marrësh atë çmim nga një vend autoritar dhe të bësh dikush je i paanshëm. Tani ka një punë të re në Hjuston. Trump e ka vendosur kundër drag dhe LGBTIQ edhe pse vetë është gay.
    A e di që edhe unë jam gay?
    Kurti: Po, po, jam gay i hapur. Kjo do të të thotë që edhe unë jam kundër tij.
    Për mua qëllimi kryesor është të mbyll Rusinë?
    Kurti: Jam dakord sepse ndryshe nuk do të kemi paqe në Ballkan. 
    Pas publikimit të videos nga dyshja e komedianëve, pasditen e sotme, zyra e Kryeministrit ea pranuar se ai ka rënë pre e mashtrimit, duke thënë që se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. Megjithatë shtojnë se edhe kjo telefonatë që i është bërë edhe shumë liderëve të tjerë botërorë, për ta është tregues se Rusia dhe Serbia është e “fiksuar” me Kurtin. 
    “Ky incident fatkeq riforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar me Kosovën dhe vazhdon ta shënjestrojë shtetin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private,”- bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

  • Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i Këshillit Drejtues të RTSH

    Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i Këshillit Drejtues të RTSH

    Mbledhja

    TIRANË- Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi mbledhjen e parë ditën e sotme. Mbledhja u drejtua nga kryetari i sapozgjedhur Fatjon Hoxhalli, po ashtu të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e tjerë që u votuan në seancën plenare më 17 mars. Në mbledhje u diskutua dhe anëtarët ranë dakord për pikat e rendit të ditës.
    Gjithashtu, Këshilli Drejtues u njoh me të aktet parlamentit për mandatin e gjithësecilit, dhe u votua për nënkryetarin e ri. Petrit Beci u zgjodh me 10 vota pro zëvendëskryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

    Mbledhja

    Mbledhja

    Mbledhja

    Mbledhja

    Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës më 13-17 maj në Bazel, Zvicër, ku anëtarët ranë dakord tëe zhvillojnë një mbledhje tjetër gjzatë kësaj jave. Vendi ynë do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, e cila ishte edhe fituesja e Festivalit 63 të Këngës në RTSH. Këshilli Drejtues propozoi ngritjen e grupit të punës për të hartuar procedurën e standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm sipas përcaktimit ligjor të Statutit të RTSH-së./ZËRI

    whatsapp image 2025 03 26 at 155650

    whatsapp image 2025 03 26 at 155649

    whatsapp image 2025 03 26 at 155650 1

    whatsapp image 2025 03 26 at 155648

  • U larguan më urdhrër të Trump, ekspertët amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK

    U larguan më urdhrër të Trump, ekspertët amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK

    Foto ilustruese

    TIRANË- Përfaqësuesit amerikanë të Zyrës së Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë Shtetit (OPDAT) janë rikthyer këtë të mërkurë në Prokurorinë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata janë kthyer pothuajse një muaj pas urdhrit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të ngrirë fondet e USAID për 90 ditë për vendet e huaja.
    Në ambientet e SPAK kanë shkuar prokurorët, të cilët kanë qenë me mision në Shqipëri para urdhrit të Trump, disa prej tyre kanë punuar edhe me Reformën në Drejtësi.
    Pas urdhrit të Trump, Mbi 50 ekspertë amerikanë u larguan nga Tirana, ku ndërprenë punën dhe dorëzuan pajisjet dhe zyrën. Ekspertët ishin rekrutuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ambasada, të cilët kishin si mision të ndihmonin gjyqtarët e lartë. Nga Tirana u larguan ndihmësit në KLGJ, KLP, SPAK, si dhe ndihmësit ligjorë në Gjykatën e Apelit.
    Rikthimi i tyre tregon mbështetje dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme për SPAK. 
    Çfarë ka ndodhur me fondet e USAID?
    Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Donald Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave që jep Amerika për vendet e tjera. Trump caktoi 90 ditë kohë që instancat të kontrollonin se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse ishin në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t’u ndërpritej përkohësisht burimi i të ardhuravre nga Amerika. Pas kontrollit, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata Trump vendosi mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga USAID. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rubio sqaroi se arsyeja është keqpërdorimi i miliarda dollarëve që nuk përputheshin me interesat amerikane./ZËRI

  • Gazetari u fut padashje në grup/ ‘The Atlantic’ publikon bisedat e Signal: Këto janë planet e luftës (E PLOTË)

    Gazetari u fut padashje në grup/ ‘The Atlantic’ publikon bisedat e Signal: Këto janë planet e luftës (E PLOTË)

    Michael Waltz dhe Pete Hegseth

    SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i Shtëpisë së Bardhë, Pete Hegseth mohoi lajmet se së bashku me zyrtarët e lartë të SHBA-ve kanë diskutuar plane lufte në një grup mesazhesh në “Signal”. Madje, zyrtarët e lartë deklaruan në Senat se askush nuk ka dërguar planet e luftës në grupin e mesazheve dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore. Por, gazetari i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg ka publikuar disa prova të reja që padyshim hedh poshtë deklaratat e tyre.
    Në një artikull, gazeta “The Atlantic”, ka publikuar disa biseda të planeve të luftës, ku diskutohen objektivat, avionët dhe armët që do të përdoren. Gjithashtu, edhe urdhri për të sulmuar Houthit në Jemen!
    Mesazhet e dërguara në atë grup bisede, hedhin poshtë dëshmitë e zyrtarëve në Senat, duke provuar të kundërtën, se në fakt ka pasur shkelje masive ligjore dhe rrjedhje të informacioneve konfidenciale. Ndërsa, presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet në lidhje me këtë çështje tha se nuk ishte informacion konfidencial.
    Artikulli i plotë i “The Atlantic”
    Të hënën, pak pasi publikuam një histori në lidhje me një shkelje masive të sigurisë nga administrata Trump, një gazetar pyeti sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, pse ai kishte ndarë planet për një sulm të ardhshëm në Jemen në aplikacionin e mesazheve Signal. Ai u përgjigj: Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës. Dhe kjo është gjithçka që mund të them për këtë.
    Në një seancë dëgjimore të Senatit dje, drejtori i inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard dhe drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Ratcliffe, u pyetën të dy për bisedën e Signal, në të cilën Jeffrey Goldberg, kryeredaktori i The Atlantic, u ftua pa dashje nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz.
    “Nuk kishte asnjë material të klasifikuar që ishte shpërndarë në atë grup në Signal”, u tha Gabbard anëtarëve të Komitetit të Inteligjencës së Senatit.
    Ratcliffe tha pothuajse të njëjtën gjë:”Mesazhet e mia, për të qenë i qartë, në grupin e mesazheve të Signal ishin plotësisht të lejueshme dhe të ligjshme dhe nuk përfshinin informacion të klasifikuar.
    Presidenti Donald Trump, i pyetur dje pasdite për të njëjtën çështje, tha: Nuk ishte informacion i klasifikuar.
    Këto deklarata na vunë para një dileme. Në artikullin e The Atlantic rreth bisedës Signal – “grupi i vogël i kompjuterëve të Houthi”, siç u quajt nga Waltz – ne fshehëm informacione specifike në lidhje me armët dhe kohën e sulmeve që gjetëm në tekste të caktuara. Si rregull i përgjithshëm, ne nuk publikojmë informacione rreth operacioneve ushtarake nëse ato informacione mund të rrezikojnë jetën e personelit amerikan. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm të karakterizonim natyrën e informacionit që shpërndahet, jo detaje specifike rreth sulmeve.
    Deklaratat e Hegseth, Gabbard, Ratcliffe dhe Trump – të kombinuara me pohimet e bëra nga zyrtarë të shumtë të administratës se ne po gënjejmë për përmbajtjen e teksteve të Signal – na kanë bërë të besojmë se njerëzit duhet t’i shohin tekstet në mënyrë që të arrijnë në përfundimet e tyre. Ekziston një interes i qartë publik në zbulimin e llojit të informacionit që këshilltarët e Trump përfshinin në kanalet e komunikimit jo të sigurt, veçanërisht sepse figura të larta të administratës po përpiqen të minimizojnë rëndësinë e mesazheve që u shpërndanë.
    Ekspertët na kanë thënë vazhdimisht se përdorimi i një bisede Signal për diskutime të tilla të ndjeshme përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Për shembull, Goldberg mori informacion mbi sulmet dy orë përpara fillimit të planifikuar të bombardimeve të pozicioneve të Houthi-ve. Nëse ky informacion – veçanërisht koha e saktë kur avionët amerikanë po niseshin për në Jemen – do të kishin rënë në duar të gabuara në atë periudhë vendimtare prej dy orësh, pilotët amerikanë dhe personeli tjetër amerikan mund të ishin ekspozuar ndaj një rreziku edhe më të madh sesa do të përballeshin zakonisht. Administrata Trump po argumenton se informacioni ushtarak i përfshirë në këto tekste nuk ishte i klasifikuar, edhe pse presidenti nuk ka shpjeguar se si arriti në këtë përfundim.
    Dje, ne pyetëm zyrtarët në të gjithë administratën Trump nëse ata kanë kundërshtime që ne të publikojmë tekstet e plota. Në email-et drejtuar Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Mbrojtjes dhe Shtëpisë së Bardhë, ne kemi shkruar pjesërisht: “Në dritën e deklaratave sot nga zyrtarë të shumtë të administratës, duke përfshirë para Komitetit të Inteligjencës së Senatit, se informacioni në grupin e mesazheve në “Signal” për sulmin Houthi nuk është i klasifikuar dhe nuk ka problem për publikimin e planeve të luftës, mundet “The Atlantic”, të publikojë plane të tjera?”
    Ne dërguam kërkesën tonë të parë për komente dhe reagime tek zyrtarët e sigurisë kombëtare pak pas mesditës, dhe e ndoqëm në mbrëmje pasi shumica nuk u përgjigjën.
    Dje vonë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt dërgoi një përgjigje me email: “Siç kemi thënë vazhdimisht, nuk ka pasur asnjë informacion të klasifikuar të transmetuar në bisedën në grup. Megjithatë, siç janë shprehur sot drejtori i CIA-s dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, kjo nuk do të thotë që ne inkurajojmë publikimin e bisedës. Ky kishte për qëllim të ishte një informacion i konsiderueshëm i brendshëm dhe për diskutim privat. Për këtë arsye ne e kundërshtojmë publikimin e bisedave.”
    Deklarata e Leavitt nuk trajtoi se cilët elementë të teksteve Shtëpia e Bardhë i konsideronte të ndjeshme, ose se si, më shumë se një javë pas sulmeve ajrore fillestare, publikimi i tyre mund të kishte ndikim në sigurinë kombëtare.
    Një zëdhënës i CIA-s na kërkoi që të fshihej emri i shefit të shtabit të John Ratcliffe, sepse oficerët e inteligjencës së CIA-s tradicionalisht nuk identifikohen publikisht. Ratcliffe kishte dëshmuar më herët dje se oficeri nuk ishte i fshehtë dhe tha se ishte “plotësisht e përshtatshme” që të bëhej publik emri i tyre në bisedën “Signal”. Ne do të vazhdojmë të mbajmë të fshehtë emrin e oficerit. Përndryshe, mesazhet janë të pa redaktuar.
    Siç kemi shkruar të hënën, pjesa më e madhe e bisedës në “grupin e vogël PC Houthi” kishte të bënte me kohën dhe arsyetimin e sulmeve ndaj Houthis dhe përmbante vërejtje nga zyrtarë të administratës Trump në lidhje me të metat e supozuara të aleatëve evropianë të Amerikës. Por në ditën e sulmit – të shtunën, 15 mars – diskutimi u zhvendos drejt operacionit.
    Në orën 11:44 të mëngjesit me orën lindore, Hegseth postoi në bisedë, me shkronja të mëdha, “Përditësim i ekipit:”
    Teksti poshtë kësaj fillonte, “KOHA TANI (1144.): Moti është i favorshëm. Sapo u konfirmua me CENTCOM, ne kemi një PO për nisjen e misionit.” Centcom, ose Komanda Qendrore, është komanda luftarake e ushtrisë për Lindjen e Mesme.
    Teksti i Hegseth vazhdon:
    “E vendosur në 1215: LASJA F-18 (pako e parë e goditjes)”
    1345: Jepet sinjali i parë për goditjen
    F-18 ‘Bazuar në këmbëz’ (Terroristi i synuar është @ Vendndodhja e tij e njohur, kështu që DUHET TË JETË NË KOHË – gjithashtu Nisja e Dronëve Strike (MQ-9s)”
    Le të ndalemi këtu për një moment për të nënvizuar një pikë. Ky mesazh sinjalizues tregon se sekretari amerikan i mbrojtjes i dërgoi një mesazh një grupi që përfshinte një numër telefoni, i cili nuk ishte zyrtar, por gazetari Goldberg – në orën 11:44 të mëngjesit.
    Kjo ishte 31 minuta para nisjes së avionëve të parë luftarakë amerikanë dhe dy orë e një minutë përpara fillimit të një periudhe në të cilën një objektiv kryesor, Houthi “Terroristi i synuar”, pritej të vritej nga këto avionë amerikanë.
    Nëse ky tekst do të ishte marrë nga dikush armiqësor ndaj interesave amerikane – ose dikush thjesht i pamatur dhe me akses në mediat sociale – Houthi-t do të kishin kohë të përgatiteshin për atë që ishte menduar të ishte një sulm i befasishëm ndaj bastioneve të tyre.
    Pasojat për pilotët amerikanë mund të kishin qenë katastrofike.
    Më pas teksti i Hegseth vazhdoi:
    “1410: Lëshimi i më shumë F-18-ve (paketa e dytë e goditjes)”
    “1415: Goditni dronët në shënjestër (KY ËSHTË MOMENTI KUR DO TË HIDHEN BOMAT E PARA, në objektivat e mëparshme)”
    “Më 1536 F-18 2nd Strike – gjithashtu, u lançua Tomahawks i parë me bazë deti.”
    “MË SHUMË PËR TË SULMUAR (sipas afatit kohor)”
    “Ne jemi aktualisht të pastër në OPSEC” – domethënë siguria operacionale.
    “Lutemi Zotit për luftëtarët tanë.”
    Menjëherë pas kësaj, zëvendëspresidenti JD Vance i dërgoi mesazh grupit: “Unë do të them një lutje për fitore”.
    Në orën 13:48, Waltz dërgoi tekstin e mëposhtëm, që përmbante informacione rreth kushteve në një vend sulmi, me sa duket në Sanaa:
    “Zëvendëspresident. Ndërtesa u shemb. Kishte ID të shumëfishtë pozitive. Pete, Kurilla, IC, punë e mahnitshme.”
    Waltz-i i referohej këtu Hegsethit; Gjenerali Michael E. Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore; dhe komuniteti i inteligjencës, ose IC. Referenca për “identifikimin e shumëfishtë pozitiv” sugjeron se inteligjenca amerikane kishte konstatuar identitetet e objektivit ose objektivave Houthi, duke përdorur asete njerëzore ose teknike.
    Gjashtë minuta më vonë, zëvendëspresidenti, me sa duket i hutuar nga mesazhi i Waltz, shkroi: “Çfarë?”
    Në orën 14:00, Waltz u përgjigj: “Po shkruaj shumë shpejt. Objektivi i parë – tipi i tyre i lartë i raketës – ne patëm ID pozitive të tij duke hyrë në ndërtesën e tij dhe tani është shembur.”
    Vance u përgjigj një minutë më vonë: “Shkëlqyeshëm”.
    35 minuta pas kësaj, Ratcliffe, drejtori i CIA-s, shkroi, “Një fillim i mbarë”, të cilin Waltz e pasoi me një tekst që përmbante një emoji me grusht, një emoji me flamurin amerikan dhe një emoji zjarri. Ministria jemenase e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi raportoi se të paktën 53 njerëz u vranë në sulmet, një numër që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
    Më vonë atë pasdite, Hegseth postoi: “CENTCOM ishte/është në pikë”. Ai më pas i tha grupit se sulmet do të vazhdonin.
    “Punë e shkëlqyer të gjithëve. Më shumë sulme do të vazhdojnë për orë të tëra sonte dhe do të japin raportin e plotë fillestar nesër. Por në kohë, në objektiv lajme të mira deri më tani.”
    Është ende e paqartë pse një gazetar iu shtua grupit të mesazheve. Waltz, i cili e ftoi Goldberg në bisedën e Signal, tha dje se po hetonte “si dreqin hyri ai në këtë grup”.
    /Përktheu ZËRI nga The Atlantic

  • BE propozon “Paketën e Mbijetesës”, për të përballuar fatkeqësitë natyre dhe sulmet ushtarake

    BE propozon “Paketën e Mbijetesës”, për të përballuar fatkeqësitë natyre dhe sulmet ushtarake

    Paketa e mbijetesës

    BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka propozuar që secili shtet anëtarë të zhvillojë “paketën e mbijetesës” për qytetarët në rast se përballen me kriza të reja, Kjo paketë duhet të plotësohet me çdo artikull që mund t’i nevojiten qytetarët për 72 orë. Kjo është pjesë e Strategjisë së Bashkimit të Gatishmërisë që kërkon të ketë më shumë rezerva të furnizimeve thelbësore dhe për përmirësimin e bashkëpunimit civilo-ushtarak.
    Strategjia e zbuluar të mërkurën nga Komisioni Europian përfshin një listë me 30 veprime konkrete që thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin masa për të rritur gatishmërinë e tyre kundër krizave të mundshme në të ardhmen. Këtu përfshihen edhe fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet industriale deri te sulmet nga aktorët keqdashës në fushën kibernetike ose ushtarake.
    “Në BE ne duhet të mendojmë ndryshe, sepse kërcënimet janë të ndryshme. Ne duhet të mendojmë më shumë sepse kërcënimet janë gjithashtu më të mëdha”, u tha gazetarëve Hadja Lahbib, Komisionerja për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.
    “Pandemia COVID ka treguar se vlera e shtuar e të vepruarit së bashku në solidaritet në koordinim, në kuadrin e Bashkimit Europian është absolutisht thelbësore, kjo është ajo që na bën më efikas, na bën më të fortë”, tha ajo.
    Një nga fushat kryesore të identifikuara është nevoja për të rritur gatishmërinë e popullsisë me Komisionin që u kërkon shteteve anëtare të sigurojnë që qytetarët të kenë një pajisje urgjence që u lejon atyre të jenë të vetë-mjaftueshëm për një minimum prej 72 orësh në rast se u shkëputen furnizimet thelbësore.
    Disa shtete anëtare kanë tashmë udhëzime të tilla me afate kohore të ndryshme. Franca, për shembull, kërkon një paketë mbijetese 72-orëshe që përfshin ushqim, ujë, ilaçe, një radio portative, një elektrik dore, bateri rezervë, karikues, para, kopje të dokumenteve të rëndësishme duke përfshirë receta mjekësore, çelësa rezervë, rroba dhe mjete bazë./ZËRI

  • Përfshihet nga flakët fabrika e ëmbëlsirave në Itali, evakuohen banorët e zonës

    Përfshihet nga flakët fabrika e ëmbëlsirave në Itali, evakuohen banorët e zonës

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    MILANO- Fabrika e ëmbëlsirave “Perffeti” në Milano, Itali është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banorët e zonës janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit, pasi disa të moshuar janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje.
    Nga pamjet e publikuara në internet shihen flakët dhe tymi i zi që ka mbuluar qiellin. Perfetti Van Melle u themelua në Lainate në vitin 1946. Shumë prej markave më të njohura – si çamçakëzët Brooklyn dhe Big Babol, ëmbëlsirat si Golia, Chupa Chups, Mentos – prodhohen nga kompania./ZËRI

  • Mbante në shtëpi të miturën pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari

    Mbante në shtëpi të miturën pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi ka mbajtur pa dëshirën e saj një 15-vjeçare në shtëpi. Sipas Policisë, 27-vjeçari dyshohet se e ka ngacmuar atë seksualisht dhe e ka ndaluar atë të largohet nga shtëpia. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një thikë, e cila u sekuestrua.
    Policia po vijon hetimet për zbardhjene e plotë të kësaj ngjarje.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    -arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton Policia./ZËRI

  • Prokuroria nis hetimet për votimin me postë në Kosovë

    Prokuroria nis hetimet për votimin me postë në Kosovë

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Njoftimi për nisjen e hetimeve, vjen pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se ka pasur manipulime në votimet me postë të orkestruara nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.
    “Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kaltrina Shala nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
    Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të pretendimeve për manipulim zgjedhor.
    Por, PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën.
    Tani, LVV-ja po pret vendimin e Gjykatës Supreme për këtë çështje. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin thënë më herët se i kanë dërguar edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë provat që thanë se mbështesin pretendimet e tyre për manipulime zgjedhore.
    Kjo parti ka argumentuar se disa kandidatë të LDK-së kishin marrë shumë më shumë vota me postë sesa në votimin brenda Kosovës. Po ashtu, LVV-ja ka thënë se votimi me postë ka ndodhur “në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”.
    LDK-ja ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së duke thënë se ato po bëhen “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.
    Kjo parti, në anën tjetër, ka akuzuar LVV-në për manipulim të votave në përfaqësi diplomatike, por edhe me postë. Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja.
    Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur më 15 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
    Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind./REL

  • Zyrtarët amerikanë mohuan shkëmbimin e mesazheve konfidenciale, ‘The Atlantic’ publikon bisedat: Këto janë planet e luftës (E PLOTË)

    Zyrtarët amerikanë mohuan shkëmbimin e mesazheve konfidenciale, ‘The Atlantic’ publikon bisedat: Këto janë planet e luftës (E PLOTË)

    Michael Waltz dhe Pete Hegseth

    SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i Shtëpisë së Bardhë, Pete Hegseth mohoi lajmet se së bashku me zyrtarët e lartë të SHBA-ve kanë diskutuar plane lufte në një grup mesazhesh në “Signal”. Madje, zyrtarët e lartë deklaruan në Senat se askush nuk ka dërguar planet e luftës në grupin e mesazheve dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore. Por, gazetari i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg ka publikuar disa prova të reja që padyshim hedh poshtë deklaratat e tyre.
    Në një artikull, gazeta “The Atlantic”, ka publikuar disa biseda të planeve të luftës, ku diskutohen objektivat, avionët dhe armët që do të përdoren. Gjithashtu, edhe urdhri për të sulmuar Houthit në Jemen!
    Mesazhet e dërguara në atë grup bisede, hedhin poshtë dëshmitë e zyrtarëve në Senat, duke provuar të kundërtën, se në fakt ka pasur shkelje masive ligjore dhe rrjedhje të informacioneve konfidenciale. Ndërsa, presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet në lidhje me këtë çështje tha se nuk ishte informacion konfidencial.
    Artikulli i plotë i “The Atlantic”
    Të hënën, pak pasi publikuam një histori në lidhje me një shkelje masive të sigurisë nga administrata Trump, një gazetar pyeti sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, pse ai kishte ndarë planet për një sulm të ardhshëm në Jemen në aplikacionin e mesazheve Signal. Ai u përgjigj: “Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës. Dhe kjo është gjithçka që mund të them për këtë.”
    Në një seancë dëgjimore të Senatit dje, drejtori i inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard dhe drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Ratcliffe, u pyetën të dy për bisedën e Signal, në të cilën Jeffrey Goldberg, kryeredaktori i The Atlantic, u ftua pa dashje nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz.
    “Nuk kishte asnjë material të klasifikuar që ishte shpërndarë në atë grup në Signal”, u tha Gabbard anëtarëve të Komitetit të Inteligjencës së Senatit.
    Ratcliffe tha pothuajse të njëjtën gjë: “Mesazhet e mia, për të qenë i qartë, në grupin e mesazheve të Signal ishin plotësisht të lejueshme dhe të ligjshme dhe nuk përfshinin informacion të klasifikuar”.
    Presidenti Donald Trump, i pyetur dje pasdite për të njëjtën çështje, tha: “Nuk ishte informacion i klasifikuar”.
    Këto deklarata na vunë para një dileme. Në artikullin e The Atlantic rreth bisedës Signal – “grupi i vogël i kompjuterëve të Houthi”, siç u quajt nga Waltz – ne fshehëm informacione specifike në lidhje me armët dhe kohën e sulmeve që gjetëm në tekste të caktuara. Si rregull i përgjithshëm, ne nuk publikojmë informacione rreth operacioneve ushtarake nëse ato informacione mund të rrezikojnë jetën e personelit amerikan. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm të karakterizonim natyrën e informacionit që shpërndahet, jo detaje specifike rreth sulmeve.
    Deklaratat e Hegseth, Gabbard, Ratcliffe dhe Trump – të kombinuara me pohimet e bëra nga zyrtarë të shumtë të administratës se ne po gënjejmë për përmbajtjen e teksteve të Signal – na kanë bërë të besojmë se njerëzit duhet t’i shohin tekstet në mënyrë që të arrijnë në përfundimet e tyre. Ekziston një interes i qartë publik në zbulimin e llojit të informacionit që këshilltarët e Trump përfshinin në kanalet e komunikimit jo të sigurt, veçanërisht sepse figura të larta të administratës po përpiqen të minimizojnë rëndësinë e mesazheve që u shpërndanë.
    Ekspertët na kanë thënë vazhdimisht se përdorimi i një bisede Signal për diskutime të tilla të ndjeshme përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Për shembull, Goldberg mori informacion mbi sulmet dy orë përpara fillimit të planifikuar të bombardimeve të pozicioneve të Houthi-ve. Nëse ky informacion – veçanërisht koha e saktë kur avionët amerikanë po niseshin për në Jemen – do të kishin rënë në duar të gabuara në atë periudhë vendimtare prej dy orësh, pilotët amerikanë dhe personeli tjetër amerikan mund të ishin ekspozuar ndaj një rreziku edhe më të madh sesa do të përballeshin zakonisht. Administrata Trump po argumenton se informacioni ushtarak i përfshirë në këto tekste nuk ishte i klasifikuar, edhe pse presidenti nuk ka shpjeguar se si arriti në këtë përfundim.
    Dje, ne pyetëm zyrtarët në të gjithë administratën Trump nëse ata kanë kundërshtime që ne të publikojmë tekstet e plota. Në email-et drejtuar Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Mbrojtjes dhe Shtëpisë së Bardhë, ne kemi shkruar pjesërisht: “Në dritën e deklaratave sot nga zyrtarë të shumtë të administratës, duke përfshirë para Komitetit të Inteligjencës së Senatit, se informacioni në grupin e mesazheve në “Signal” për sulmin Houthi nuk është i klasifikuar dhe nuk ka problem për publikimin e planeve të luftës, mundet “The Atlantic”, të publikojë plane të tjera?”
    Ne dërguam kërkesën tonë të parë për komente dhe reagime tek zyrtarët e sigurisë kombëtare pak pas mesditës, dhe e ndoqëm në mbrëmje pasi shumica nuk u përgjigjën.
    Dje vonë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt dërgoi një përgjigje me email: “Siç kemi thënë vazhdimisht, nuk ka pasur asnjë informacion të klasifikuar të transmetuar në bisedën në grup. Megjithatë, siç janë shprehur sot drejtori i CIA-s dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, kjo nuk do të thotë që ne inkurajojmë publikimin e bisedës. Ky kishte për qëllim të ishte një informacion i konsiderueshëm i brendshëm dhe për diskutim privat. Për këtë arsye ne e kundërshtojmë publikimin e bisedave.”
    Deklarata e Leavitt nuk trajtoi se cilët elementë të teksteve Shtëpia e Bardhë i konsideronte të ndjeshme, ose se si, më shumë se një javë pas sulmeve ajrore fillestare, publikimi i tyre mund të kishte ndikim në sigurinë kombëtare.
    Një zëdhënës i CIA-s na kërkoi që të fshihej emri i shefit të shtabit të John Ratcliffe, sepse oficerët e inteligjencës së CIA-s tradicionalisht nuk identifikohen publikisht. Ratcliffe kishte dëshmuar më herët dje se oficeri nuk ishte i fshehtë dhe tha se ishte “plotësisht e përshtatshme” që të bëhej publik emri i tyre në bisedën “Signal”. Ne do të vazhdojmë të mbajmë të fshehtë emrin e oficerit. Përndryshe, mesazhet janë të pa redaktuar.
    Siç kemi shkruar të hënën, pjesa më e madhe e bisedës në “grupin e vogël PC Houthi” kishte të bënte me kohën dhe arsyetimin e sulmeve ndaj Houthis dhe përmbante vërejtje nga zyrtarë të administratës Trump në lidhje me të metat e supozuara të aleatëve evropianë të Amerikës. Por në ditën e sulmit – të shtunën, 15 mars – diskutimi u zhvendos drejt operacionit.
    Në orën 11:44 të mëngjesit me orën lindore, Hegseth postoi në bisedë, me shkronja të mëdha, “Përditësim i ekipit:”
    Teksti poshtë kësaj fillonte, “KOHA TANI (1144.): Moti është i favorshëm. Sapo u konfirmua me CENTCOM, ne kemi një PO për nisjen e misionit.” Centcom, ose Komanda Qendrore, është komanda luftarake e ushtrisë për Lindjen e Mesme.
    Teksti i Hegseth vazhdon:
    “E vendosur në 1215: LASJA F-18 (pako e parë e goditjes)”
    1345: Jepet sinjali i parë për goditjen
    F-18 ‘Bazuar në këmbëz’ (Terroristi i synuar është @ Vendndodhja e tij e njohur, kështu që DUHET TË JETË NË KOHË – gjithashtu Nisja e Dronëve Strike (MQ-9s)”
    Le të ndalemi këtu për një moment për të nënvizuar një pikë. Ky mesazh sinjalizues tregon se sekretari amerikan i mbrojtjes i dërgoi një mesazh një grupi që përfshinte një numër telefoni, i cili nuk ishte zyrtar, por gazetari Goldberg – në orën 11:44 të mëngjesit.
    Kjo ishte 31 minuta para nisjes së avionëve të parë luftarakë amerikanë dhe dy orë e një minutë përpara fillimit të një periudhe në të cilën një objektiv kryesor, Houthi “Terroristi i synuar”, pritej të vritej nga këto avionë amerikanë.
    Nëse ky tekst do të ishte marrë nga dikush armiqësor ndaj interesave amerikane – ose dikush thjesht i pamatur dhe me akses në mediat sociale – Houthi-t do të kishin kohë të përgatiteshin për atë që ishte menduar të ishte një sulm i befasishëm ndaj bastioneve të tyre.
    Pasojat për pilotët amerikanë mund të kishin qenë katastrofike.
    Më pas teksti i Hegseth vazhdoi:
    “1410: Lëshimi i më shumë F-18-ve (paketa e dytë e goditjes)”
    “1415: Goditni dronët në shënjestër (KY ËSHTË MOMENTI KUR DO TË HIDHEN BOMAT E PARA, në objektivat e mëparshme)”
    “Më 1536 F-18 2nd Strike – gjithashtu, u lançua Tomahawks i parë me bazë deti.”
    “MË SHUMË PËR TË SULMUAR (sipas afatit kohor)”
    “Ne jemi aktualisht të pastër në OPSEC” – domethënë siguria operacionale.
    “Lutemi Zotit për luftëtarët tanë.”
    Menjëherë pas kësaj, zëvendëspresidenti JD Vance i dërgoi mesazh grupit: “Unë do të them një lutje për fitore”.
    Në orën 13:48, Waltz dërgoi tekstin e mëposhtëm, që përmbante informacione rreth kushteve në një vend sulmi, me sa duket në Sanaa:
    “Zëvendëspresident. Ndërtesa u shemb. Kishte ID të shumëfishtë pozitive. Pete, Kurilla, IC, punë e mahnitshme.”
    Waltz-i i referohej këtu Hegsethit; Gjenerali Michael E. Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore; dhe komuniteti i inteligjencës, ose IC. Referenca për “identifikimin e shumëfishtë pozitiv” sugjeron se inteligjenca amerikane kishte konstatuar identitetet e objektivit ose objektivave Houthi, duke përdorur asete njerëzore ose teknike.
    Gjashtë minuta më vonë, zëvendëspresidenti, me sa duket i hutuar nga mesazhi i Waltz, shkroi: “Çfarë?”
    Në orën 14:00, Waltz u përgjigj: “Po shkruaj shumë shpejt. Objektivi i parë – tipi i tyre i lartë i raketës – ne patëm ID pozitive të tij duke hyrë në ndërtesën e tij dhe tani është shembur.”
    Vance u përgjigj një minutë më vonë: “Shkëlqyeshëm”.
    35minuta pas kësaj, Ratcliffe, drejtori i CIA-s, shkroi, “Një fillim i mbarë”, të cilin Waltz e pasoi me një tekst që përmbante një emoji me grusht, një emoji me flamurin amerikan dhe një emoji zjarri. Ministria jemenase e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi raportoi se të paktën 53 njerëz u vranë në sulmet, një numër që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
    Më vonë atë pasdite, Hegseth postoi: “CENTCOM ishte/është në pikë”. Ai më pas i tha grupit se sulmet do të vazhdonin.
    “Punë e shkëlqyer të gjithëve. Më shumë sulme do të vazhdojnë për orë të tëra sonte dhe do të japin raportin e plotë fillestar nesër. Por në kohë, në objektiv lajme të mira deri më tani.”
    Është ende e paqartë pse një gazetar iu shtua grupit të mesazheve. Waltz, i cili e ftoi Goldberg në bisedën e Signal, tha dje se po hetonte “si dreqin hyri ai në këtë grup”.
    /Përktheu ZËRI nga The Atlantic

  • Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët

    Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë vendosur në pranga nga Policia e Shtetit pasi kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mallra kontrabandë. Gjatë operacionit “Duo” u sekuestruan mallrat, autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
    Njoftimi i Policisë:
    Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve. Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit E. N. dhe Sh. Ç.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ZËRI