Author: Syri.net

  • Serbi/ ‘Ju nuk jeni gazetarë por manipulues’, studentët protestojnë ndaj medias pro-qeveritare

    Serbi/ ‘Ju nuk jeni gazetarë por manipulues’, studentët protestojnë ndaj medias pro-qeveritare

    Studentët serb kanë protestuar sot jashtë ambienteve të stacionit televiziv pro-qeveritar në Beograd.

    Ata mbanin pankarta ku shkruhej ‘ju nuk jeni gazetarë, por manipulues’. 

    Protestuesit kanë akuzuar këtë stacion televiziv për shkeljen e ‘etikës gazetareske’.

    “TV Informer ka transmetuar shumë gënjeshtra dhe pasaktësi për një kohë të gjatë. Ata publikuan informacione për familjen e tij që bien ndesh me mirësjelljen më elementare e lëre më etikën gazetareske”, tha një student. Syri.net-Kathimerini. 

  • ‘Qytetarët, gardianët e vërtetë të votës’/ Pjesë e listave të mbyllura në Elbasan, Haxhinasto: Qark i vështirë! Abuzohet me varfërinë për të manipuluar votën

    ‘Qytetarët, gardianët e vërtetë të votës’/ Pjesë e listave të mbyllura në Elbasan, Haxhinasto: Qark i vështirë! Abuzohet me varfërinë për të manipuluar votën

    Edmond Haxhinasto kandidat për deputet në listën e mbyllur në qarkun e Elbasanit nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ishte sot i ftuar në News24.

    Ai ka folur në lidhje me sfidat e fushatës në Elbasan dhe objektivat e PL në këtë qark.

    Haxhinasto theksoi dhe faktin që përveç punës që po bëhet në Elbasan, një punë e madhe po bëhet që kreu i PL Ilir Meta të dalë një nga më të votuarit në Tiranë më 11 maj.

    “Fokus në Elbasan është që PL të nxjerrë edhe një kandidat tjetër. Zoti Gjika që të jetë në Kuvendin e ardhshëm. Ky është objektivi final, por objektiva të tjerë janë mobilizimi i qytetarëve që të kuptojnë nevojën e një transformimi të madh që duhet të ndodhë më 11 maj. Të kuptojnë demagogjinë e mazhorancës, sfidë e madhe, kemi sfidën të ndihmojmë me mbështetjen zgjedhore edhe në Tiranë për zgjedhjen e zotit Meta. Elbasani vetë është një qark i vështirë, i dytë më i varfër në Shqipëri, me largimet më të mëdha nga vendi, konsumi i alkolit është shumë i lartë, pra gjendja shpirtërore dhe sociale e qytetarëve. Si qark ka potenciale të jashtëzakonshme. Shoh një atmosferë besimi që gjërat do të ndryshojnë, një optimizëm tek qytetarët që ka ardhur koha për ndryshim.

    Ajo që ka ndodhur në Elbasan është që duke abuzuar me varfërinë janë bërë ndërhyrje të jashtëligjshme në sigurinë e mbrojtjes së qytetarëve, raste të blerje të votës, punësimeve elektorale, shihni si janë rritur bashkitë e qarkut, përtej çdo logjike të administrimit të bashkive, vjedhja e votave, janë aktivizuar të gjitha skemat e kompromentimit të qytetarëve qoftë me kërkesa që qytetarët i kishin prej 12 vitesh për të marrë një leje ndërtimi psh. Duke përfituar nga varfëria mendohet që qytetarët do të votojnë sërish për një regjim që i ka lënë në baltë prej shumë kohe.

    Haxhinasto u ndal edhe tek krimi zgjedhor dhe task forca e cila ngrihet nga Prokuroria e Posaçme për të hetuar këto raste.

    “Unë besoj se task forca do të dalë vetë me një aktivitet të lartë. Gardianët më të mirë janë qytetarët, liria që ata kërkojnë. Në momentin e votimit duhet të shprehin bindjen e tyre, kjo është arma më e fortë. Jemi në krah të tyre në rast të sjelljeve anti-ligjore, me të gjitha strukturat dhe kapacitetet. Ky është momenti i provës së lakmuesit, nëse kualifikohemi si vend për të avancuar axhendën europiane apo jemi vendi që nuk organizojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe skualifikohemi. Ky është themeli i çdo premtimi, prospekti që të avancojmë në integrimin”, tha ai.

  • Mitsotakis viziton nesër Jerusalemin, fokusi i bisedimeve…

    Mitsotakis viziton nesër Jerusalemin, fokusi i bisedimeve…

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi sot se ditën e nesërme do të udhëtojë për në Izrael, ku do të takojë homologun e tij Benjamin Netanyahun.

    Sipas mediave greke fokusi i bisedimeve do të jenë pwr zhvillimet rajonale në Lindjen e Mesme.

    Pritet që dy vendet të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe, në kuadër të aleancës së tyre strategjike. Syri.net-CNN.gr.

     

     

     

     

     

  • SYRI TV/ Urdhri i Çuçit, mishi i Brazilit kontrollohet ‘me bingo’, favorizoi bizneset dhe rrezikoi qytetarët

    SYRI TV/ Urdhri i Çuçit, mishi i Brazilit kontrollohet ‘me bingo’, favorizoi bizneset dhe rrezikoi qytetarët

    Një vendim i ish-ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, në vitin 2020, uli vigjilencën e autoriteteve publike për verifikimin e bakterit të ‘salmonelës’ në mishin e importuar nga Brazili. Sipas atij urdhri, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të ushtronin kontroll mbi ngarkesat e mishit që vinin nga vendi i Amerikës Latine vetëm mbi bazë risku, duke ndryshuar një vendim të mëparshëm, i cili parashikonte kontroll mbi të gjithë ngarkesat që vinin nga Brazili.

    Ministri i kohës, Çuçi, e justifikoi këtë vendim me uljen e kostove për kompanitë importuese.

    Por, ndërkohë që ky vendim dukej i lobuar nga kompanitë e mëdha të biznesit, pasojat e zbatimit të tij rëndojnë shumë mbi shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

    Në këtë fundjavë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se ka identifikuar një ngarkesë me fileto pule të mbërritur nga Brazili, të prekur nga salmonela dhe të shpërndarë në tregun vendas. Sipas burimeve të AKU-së, në mesin e muajit Mars 2025, kompania ‘AMG’ ka importuar të paktën katër lote mish Brazili, me një sasi totale mbi 20 ton.

    Bazuar në urdhrin në fuqi, të miratuar nga ish-ministri, Bledi Çuçi, inspektorët e AKU-së kana marrë mostër vetëm nga njëri prej lotëve, për të verifikuar pastërtinë e mallit. Por, ndërkohë që pritej përgjigja e analizës, kompania “AMG” dyshohet se ka shpërndarë filetot e pulës në treg, duke krijuar një rrezik real për qytetarët.

    Policia e Shtetit deklaroi këtë të Shtunë se ka nisur hetim për pronarin e kompanisë, Mond Goxha, si edhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, njëkohësisht edhe administrator i shoqërisë private, Arben Goxha. Po ashtu, nën hetim penal janë edhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

     

     

  • Stresi prek trurin dhe trupin, njihuni me shenjat e heshtura dhe cila është kura e nevojshme

    Stresi prek trurin dhe trupin, njihuni me shenjat e heshtura dhe cila është kura e nevojshme

    Dr. Megan Arroll, psikologe dhe autore e shumë librave, thotë se stresi prek në shumë mënyra si trurin ashtu edhe trupin tonë. Ai lë shenja të dukshme, si fizike ashtu edhe mendore.

    Ndër shkaktarët kryesor të stresit është ngarkesa e madhe fizike dhe psikologjike që ne mund të kemi në një periudhë të caktuar.

    Ja cilat janë disa nga shenjat më të dukshme të prezencës së stresit:

    Keni probleme me rrahjet e zemrës

    Keni vështirësi në përqendrim dhe si pasojë shpesh mund t’ju qëllojë të humbisni fillin e bisedës.

    Nuk mund të qëndroni dot pa lëvizur, kjo është edhe një shenjë se stresi po bëhet paksa problematik dhe duhet të merrni masa për ta trajtuar atë.

    Keni probleme me stomakun, duke qenë se stomaku dhe truri komunikojnë me njëri tjetrin, nëse truri është i ngarkuar, pra i prekur nga stresi, atëherë kjo gjendje do t’i transmetohet edhe stomakut dhe si pasojë mund t’ju shfaqen probleme të tilla si diarre, kapsllëk etj.

    Keni probleme me gjumin. Mungesa e gjumit lidhet me prezencën e stresit të akumuluar prej një kohe të gjatë.

    Ju ikën zëri, të folurit vështirësohet kur vuani nga stresi, kjo pasi krijohen edhe probleme me frymëmarrjen.

    Acaroheni lehtë. Stresi ju nxit të irritoheni lehtë dhe të keni debate të shpeshta me personat që ju rrethojnë.

    Ndjeheni sikur të gjithë përveç jush po bëjnë diçka pozitive në jetë, po ecin përpara dhe veç ju jeni duke qëndruar në vend numëro.

    Prekeni shpesh nga gripi dhe nuk shëroheni lehtë. Kjo pasi stresi prek dhe dobëson sistemin imunitar.

    Por çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj kur jeni nën stres?

    Gjatë kohës që jeni në stres, gjaku e shmang trurin, zemrën, mushkëritë dhe muskujt, duke bërë që trupi të kërkojë një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje.

    Rrahjet e zemrës shtohen me qëllim që këto zona të furnizohen me sasinë e nevojshme të gjakut. Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë sepse duhet që muskujt të furnizohen sa më shpejtë me oksigjen, madje në periudha të tilla trupi ka prirjen të djersijë më shumë me qëllim që të shmangë rritjen e temperaturës.

    Niveli i sheqerit rritet ndjeshëm, pasi duhet që të furnizojë trurin dhe muskujt.

    Një tjetër pasojë e stresit është edhe ngushtimi i enëve të gjakut.

    Gjëja më e mirë që mund të bëni në situata të tilla është të qetësoheni, të mendoni pozitivisht dhe të bëni gjëra ndryshe.

  • Trump: Gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë

    Trump: Gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë

    Presidenti Donald Trump nuk hezitoi të premten kur u pyet për të dhënë një përkufizim të fjalës “grua”, diçka që ka qenë e ndërlikuar për demokratët vitet e fundit.

    “E kam të lehtë të përgjigjem,” tha Trump. “Sepse gruaja është dikush që mund të ketë një fëmijë në rrethana të caktuara. Ajo mundet… ka një cilësi… gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë, e kam vënë re gjithmonë.”

    Deklaratat e tij u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në Zyrën Ovale, teksa ai iu përgjigj një pyetjeje që është kthyer në një çështje të rëndësishme kulturore.

    Progresistët u kanë mëshuar të drejtave të personave transgjinorë gjatë dekadës së fundit, duke mbështetur idenë se burrat mund të bëhen gra dhe se gjinia mund të jetë e ndryshueshme dhe jo vetëm binare. Por kjo qasje i ka vënë ndonjëherë në një pozitë të vështirë kur bëhet fjalë për përkufizimin e termave të tyre.

    Më e famshmja ishte përgjigjja e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson, gjatë seancave të konfirmimit në vitin 2022, kur tha se nuk mund të jepte një përkufizim për fjalën “grua”.

    “Nuk mundesh?” e pyeti senatorja Marsha Blackburn (R-TN), e cila e ngriti këtë temë.

    “Jo në këtë kontekst. Nuk jam biologe,” u përgjigj Jackson, duke shtuar: “Në punën time si gjyqtare, unë trajtoj mosmarrëveshjet. Nëse ka një mosmarrëveshje për një përkufizim, njerëzit japin argumentet e tyre, unë shoh ligjin dhe marr një vendim.”

    Pyetja “Çfarë është një grua?” madje u bë titulli i një dokumentari nga komentatori konservator Matt Walsh, i cili argumenton se përkufizimet progresiste të këtij termi janë rrethore.

    Trump nuk ngurroi në këtë çështje të premten.

    “Gruaja është një person që nuk i jep një burri as edhe një mundësi suksesi,” shtoi ai, “dhe gruaja është një person që në shumë raste është trajtuar shumë keq.”

    Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër për ndalimin e atletëve transgjinorë që të konkurrojnë në sportet e grave, duke thënë se beson se 94% e vendit pajtohet me të në këtë çështje.

    “Ditën tjetër, një kongresist i njohur demokrat po i mëshonte faktit se burrat duhet të lejohen të konkurrojnë në sportet e grave,” tha ai. “Shpresoj që ata të vazhdojnë kështu, sepse nuk do të fitojnë më kurrë zgjedhje. Gratë janë njerëz të jashtëzakonshëm, bëjnë shumë për vendin tonë, dhe ne i duam gratë tona dhe do të kujdesemi për to.” / Washington Examiner – Syri.net

     

  • Garo: Rama kopjon programin e PD. Me urdhër të tij, mediat nuk transmetuan fronëzimin e Kryepeshkopit Joani në krye të kishës ortodokse

    Garo: Rama kopjon programin e PD. Me urdhër të tij, mediat nuk transmetuan fronëzimin e Kryepeshkopit Joani në krye të kishës ortodokse

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim dhe dështim të përsëritur gjatë 12 viteve në pushtet.

    Garo e cilësoi ofertën e Ramës për pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro si një kopjim të vonuar të propozimeve të Sali Berishës, duke theksuar se ai nuk ka mbajtur premtime të ngjashme në të shkuarën.

    Ajo theksoi gjithashtu se rënia e euros në treg nuk ka ardhur nga forcimi i lekut, por nga futja e narko-euros në ekonomi, e cila ka dërrmuar eksportet dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

    Garo kritikoi Ramën edhe për mungesën në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joanit, duke e akuzuar se në vend të kësaj, ai zgjodhi të publikonte programin e PS.

    Deklarata e plotë:

    Pas 12 vitesh në pushtet, suksesi i të cilëve ishte shpopullimi masiv, me mbi 1 milion shqiptarë të larguar, kryeministri në ikje nuk bëri gjë tjetër veçse përsëriti veten në vitet 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021.

    Ofroi të njëjtën përrallë të pesë herëve të tjera.

    Ai nuk bëri gjë tjetër veçse kopjoi kundërshtarin politik, Sali Berishën, duke ofruar 4 muaj pas tij, pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro.

    Ai nuk bëri gjë tjetër pra, veçse gënjeu për të pestën herë dhe kopjoi për të disatën herë.

    Pensionistët duhet të pyesin kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre pensionin minimal 200 euro për 12 vjet?!

    Të keqpaguarit e Shqipërisë duhet ta pyesin Kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre rrogën minimale 500 euro në 12 vjet?!

    Shifrat që paraqiti sot Edi Rama janë të gënjeshtërta edhe për një arsye tjetër.

    Në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike euro këmbehej me 140 lekë, sot është 98 lekë.

    Rënia e monedhës së BE nuk ka të bëjë me forcimin e lekut, por me futjen e narko-euros në ekonomi. Kjo ka dërrmuar eksportet dhe xhepat e shqiptarëve, sepse shumica e tyre, në mos paguhen, blejnë në euro.

    Sot kryeministri në ikje shpalosi programin e megamashtrimeve, i futur në një fluskë elektronike.

    Kush e pa sot, dhe kush voton më 11 maj, duhet të pyesë veten: nëse kryeministri në ikje ka bërë çfarë thotë, dhe do të bëjë çfarë gënjen, si ka mundësi që shqiptarët ikën dhe po ikin?

    Çfarë i shpjegon 1 milion të ç’atdhesuar?!

    Edi Rama mungoi sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe kur prelati ortodoks po kurorëzohej, ai hodhi në media programin e PS.

    Televizionet e qeverisë, me urdhër të tij, ua hoqën fishën qindra mijëra ortodoksëve shqiptarë, por edhe vëllezërve të tyre nga fe të tjera, që të mund të dëshmonin këtë moment historik në jetën e kombit.

    Në përcjelljen e Hirësisë së Tij, Janullatos, ai ishte, por me sa duket jo për të ndjerin, po për fotot me kryeministrin grek Micotaqis.

    Ky është Edi Rama. Me 11 maj, refuzojeni!

     

  • Zyrtarët: India dhe SHBA po bëjnë përparim drejt marrëveshjes tregtare

    Zyrtarët indianë dhe amerikanë bënë përparim drejt një marrëveshjeje dypalëshe tregtare gjatë bisedimeve disaditore në Nju Delhi, thanë ata të shtunën.

    Negociatat, të udhëhequra nga zyrtarë nga ministria e tregtisë e Indisë dhe një delegacion tregtar i SHBA-së i kryesuar nga Brendan Lynch, ndihmës përfaqësuesi i tregtisë së SHBA-së për Azinë Jugore dhe Qendrore, u mbajtën nga 26-29 mars.

    Bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përgatitet të vendosë tarifa reciproke ndaj partnerëve të shumtë tregtarë nga 2 prilli, me Indinë që shpreson për një përjashtim në mes të bisedimeve dypalëshe. Të dy vendet synojnë të nënshkruajnë këstin e parë të një marrëveshjeje tregtare dypalëshe, deri në vjeshtë të këtij viti.

    “Përfundimi i suksesshëm i diskutimeve pasqyron përparimin në përpjekjet për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe të tregtisë dhe investimeve Indi-SHBA, për të promovuar prosperitetin, sigurinë dhe inovacionin në të dy vendet”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

    Muajin e kaluar, gjatë vizitës së kryeministrit Narendra Modi në Uashington, India u zotua të rrisë blerjet e produkteve të energjisë dhe pajisjeve të mbrojtjes amerikane dhe të dy palët ranë dakord të synojnë për një marrëveshje që synon tregtinë dypalëshe prej 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

    Trump e ka quajtur Indinë një “mbret tarifash”, me SHBA-në që kërkon që India të reduktojë tarifat për produktet që variojnë nga mallrat bujqësore dhe pijet alkoolike tek automobilat, dhe akses më të madh në treg për kompanitë amerikane.

    Piyush Goyal, ministri i tregtisë i Indisë, vizitoi Uashingtonin në fillim të këtij muaji për bisedime me Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA Jamieson Greer dhe Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick.

    Angazhimet e ekspertëve të sektorëve specifikë për marrëveshjen e tregtisë dypalëshe do të fillojnë praktikisht në javët e ardhshme, e ndjekur nga një raund negocimi personal, thuhet në deklaratën e përbashkët.

    SHBA aktualisht ka një deficit tregtar prej 45.6 miliardë dollarësh me Indinë. Ndërsa norma mesatare e tarifave tregtare e SHBA-së qëndron në rreth 2.2 përqind, tarifa mesatare e Indisë është dukshëm më e lartë në 12 përqind, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë./ Reuters.

  • Imamoglu: Demokracia në vend është në rrezik, qytetarët turk duhet të luftojnë…

    Imamoglu: Demokracia në vend është në rrezik, qytetarët turk duhet të luftojnë…

    Ish-kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, deklaroi se Turqia është duke shkuar drejt ‘autoritarizmit’.

    Imamoglu theksoi se demokracia në vend është në rrezik, dhe sipas tij, qytetarët turk duhet të luftojnë për të.

    “Arrestimi im shënon një fazë të re në rrëshqitjen e vendit drejt autoritarizmit, me institucionet demokratike në rrezik për t’u rikuperuar kurrë. Mbijetesa e demokracisë turke është e nevojshme jo vetëm për qytetarët e vendit, por për të ardhmen e demokracisë në mbarë botën”, shkroi Imamoglu në platformën X. Syri.net-CNN.gr.

  • PS vodhi programin e PD/ Bardhi: Rama, pa ide dhe vizion! E kishte mundësinë për 12 vite, gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

    PS vodhi programin e PD/ Bardhi: Rama, pa ide dhe vizion! E kishte mundësinë për 12 vite, gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

    Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas prezantimit të programti socialist nga Edi Rama, duke thënë se ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vision.

    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se nuk është as e papritur që Rama ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin.

    ‘Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!’, shkruan Bardhi.

    Sipas tij, Rama kishte mundësinë e bërjes realitet të programit por një punë që nuk realzizohet në 12 vite pushtet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim, që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

    ‘Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve’, shkruan Bardhi në facebook.

    Reagimi

    Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.Por për t’u realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.Me PD pas 11 Majit:

     Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.

     Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.

     Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.

     Do të dyfishojmë pensionet.Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.