Author: Syri.net

  • VIDEO-SYRI TV/ Tuma e Patosit, varri prehistorik i lënë në mëshirë të fatit, historiani: Ka vlera të mëdha

    VIDEO-SYRI TV/ Tuma e Patosit, varri prehistorik i lënë në mëshirë të fatit, historiani: Ka vlera të mëdha

    Një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në Mallakastër, Tuma e Patosit, është drejt degradimit total. Vendzbulimi arkeologjik po shkatërrohet pasi as pushteti lokal dhe as institucionet e kulturës në Fier, nuk kanë mirëmbajtur këtë objekt me vlera të rralla arkeologjike.

    Nga SYRI TV

    Gjurmët e varrit monumental ilir të njohur ndryshe edhe si Tuma e Patosit , ende pas gjysëm shekulli nga zbulimi dhe gërmimi i saj , ironikisht mund të thuash që vijojnë të jenë të dukshme, pasi siç shihet nga pamjet ato janë mbuluar nga shkurret.

    Është e vështirë t`i dallosh me sy të lirë e ku gjenden këto tuma, pasi mungojnë edhe tabelat orientuese dhe informuese.

    E ndërtuar prej dheu varreza ilire ndodhet në një prej kodrave të fshatit Rërëz, dy kilometra larg Patosit. Gërmimet e kryera nën drejtimin e arkeologut Myzafer Korkuti, në vitin 1976 zbuluan 76 varre, nga të cilat 62 i përkisnin periudhës së bronzit të vonë dhe hekurit të hershëm ( shek XIII- IX p. e. sonë) , ndërsa 14 varre të tjerë i përkisnin kohës kur ajo u ripërdor si vend varrimi gjatë shekujve të antikitetit dhe periudhës së mesjetës së hershme.

    Historiani Ilirjan Gjika pohon se inventari i pasur i objekteve të gjetura në Tumë si enë balte, objekte zbukurimi, apo armët prej bronzi dhe hekuri , dëshmojnë nivelin e lartë që arriti kultura ilire në këtë zonë.

    Gërmimet zbuluan gjithashtu edhe një vend rituali në qëndër të Tumës nga vatra e së cilës ishte marrë zjarri për djegien e kufomave.

  • Dhunuan 39-vjeçarin në grup, përfundojnë në pranga dy persona, procedohet një 22-vjeçar

    Dhunuan 39-vjeçarin në grup, përfundojnë në pranga dy persona, procedohet një 22-vjeçar

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pas dhunimit të një 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç, dhe Xh. M., 32 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal ndaj shtetasit S. M., 22 vjeç.

    Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku të arrestuarit sulmuan fizikisht 39-vjeçarin. Gjithashtu, një 29-vjeçar, i cili ndërhyri për të ndaluar dhunën, mbeti i lënduar lehtë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • 12 vjet te çuara dëm, ndaj ndryshimi nuk mund të presë më asnjë sekondë

    12 vjet te çuara dëm, ndaj ndryshimi nuk mund të presë më asnjë sekondë

    Nga Petrit Vasili

    Plot 12 vjet te çuara dëm totalisht.

    Plot 12 vjet ku asnjë shtrese e popullsisë jo vetëm nuk është me mire, por është goxha me keq.

    12 vjet ku asnjë shërbim i vetëm për njerëzit nuk është përmirësuar.

    12 vjet ku Shqipëria vetëm shpopullohet dhe njerëzit vetëm largohen nga te gjitha shtresat e popullsisë.

    12 vjet ku i vetmi “zhvillim e sukses” është rritja e hajdutërisë se qeverise.

    12 vjet ku nga shëndetësia e premtuar falas shpenzimet nga xhepi te shqiptareve kane shkuar ne 60%.

    12 vjet ku pensionistet vetëm varfërohen e zhyten ne mjerim.

    12 vjet ku remitancat, pra paratë qe emigrantet çojnë për te mbajtur familjet ne Shqipëri, vetëm rriten dhe janë dyfishuar.

    12 vjet ku arsimi i shkatërruar nga rilindja prodhon vetëm injorance, analfabetizëm funksional njerëzish me dëftese, por qe s’kuptojnë se çfarë lexojnë.

    12 vjet ku korrupsioni i te gjithë llojeve ka tronditur kryq e themel shtetin dhe jetën e qytetareve.

    12 vjet ku vota e lire është zëvendësuar me plaçkitjen, shitblerjen dhe manipulimin e votës me droge e krim.

    12 vjet ku edhe ushqimi, qe hamë është i pasigurte dhe helmon jetën dhe shëndetin.

    12 vjet ku bujqësia vetëm shkretohet e asgjësohet.

    12 vjet ku kryefjala është betoni, kullat dhe shkatërrimi i qyteteve tona ne emër te pastrimit te parave te pista te te gjithë llojeve e sojeve te krimineleve dhe narkotrafikanteve.

    12 vjet ku narkokriminelet ulen këmbëkryq ne zyrat e shtetit dhe plaçkitin edhe paratë e gjakut e djersës se shqiptareve te thjeshte.

    12 vjet ku Shqipëria u kthye ne narkoshtet ku policia dhe ushtria kultivojnë edhe vete droge e behen njësh me narkotrafikantet.

    12 vjet ku propaganda mashtruese e qeverise helmon përditë jetën e qytetareve dhe qe nuk u kursye ta përdorte edhe pandeminë.

    12 vjet ku fjala e media e lire u zëvendësua nga media e ndyre e inceneratoreve, qe mashtron 24 ore ne dite.

    12 vjet ku prona e qytetareve rrëmbehet egërsisht pa ligj nga qeveria.

    12 vjet ku protestat e qytetareve dhe çdo liri e tyre shtypen me dhune çnjerëzore nga qeveria.

    BOLL MË!

    Ndryshimi nuk pret më sepse gremina është shume pranë.

    Largimi i narkoqeverise është hapi i pare.

    Opozita e ka denoncuar me mijëra fakte, dokumente e prova plaçkitjen dhe krimet e rilindjes dhe vetëm falë saj qindra rilindas ministra, deputete kryetare bashkie, drejtore e patronazhiste janë përpara drejtësisë.

    Opozita me shume përgjegjshmëri dhe seriozitet ka paraqitur një program te shkëlqyer ku 5 Prioritetet e Partisë se Lirisë dhe Programi i Partisë Demokratike japin zgjidhjet, qe qytetaret mezi i presin.

    Liderat Berisha dhe Meta patriote, te vendosur, serioze e te përgjegjshëm janë garancia e liderave te provuar e ku rezultatet e tyre madhore ne te shkuarën flasin vete dhe qytetaret i kane prekur ato me dore.

    NDRYSHIMI NUK PRET MË!

    Ndryshimi është si vete ajri ne ketë moment te asfiksisë, qe ka kapur për fyti Shqipërinë për shkak te narkoqeverisjes.

    11 maji është vendim i secilit për ta bere jetën dhe familjen me te sigurte dhe vendin me te pasur, për te mos u larguar më nga vendi e per te mos shkretuar familjet me vetmi dhe emigracion.

    Ndryshimi nuk pret më dhe 12 vjet te çuara dem janë një barre shume e rende, te cilën duhet ta shkulim sa me pare nga supet duke larguar fajtoret e rilindjes nga pushteti dhe 11 maji është dita vendimtare për ta bere këtë ndryshim ekzistencial!

  • VIDEO-SYRI TV/ Tuma e Patosi, varret prehistorike lënë në mëshirë të fatit, historiani: Ka vlera të mëdha

    VIDEO-SYRI TV/ Tuma e Patosi, varret prehistorike lënë në mëshirë të fatit, historiani: Ka vlera të mëdha

    Një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në Mallakastër, Tuma e Patosit, është drejt degradimit total. Vendzbulimi arkeologjik po shkatërrohet pasi as pushteti lokal dhe as institucionet e kulturës në Fier, nuk kanë mirëmbajtur këtë objekt me vlera të rralla arkeologjike.

    Nga SYRI TV

    Gjurmët e varrit monumental ilir të njohur ndryshe edhe si Tuma e Patosit , ende pas gjysëm shekulli nga zbulimi dhe gërmimi i saj , ironikisht mund të thuash që vijojnë të jenë të dukshme, pasi siç shihet nga pamjet ato janë mbuluar nga shkurret.

    Është e vështirë t`i dallosh me sy të lirë e ku gjenden këto tuma, pasi mungojnë edhe tabelat orientuese dhe informuese.

    E ndërtuar prej dheu varreza ilire ndodhet në një prej kodrave të fshatit Rërëz, dy kilometra larg Patosit. Gërmimet e kryera nën drejtimin e arkeologut Myzafer Korkuti, në vitin 1976 zbuluan 76 varre, nga të cilat 62 i përkisnin periudhës së bronzit të vonë dhe hekurit të hershëm ( shek XIII- IX p. e. sonë) , ndërsa 14 varre të tjerë i përkisnin kohës kur ajo u ripërdor si vend varrimi gjatë shekujve të antikitetit dhe periudhës së mesjetës së hershme.

    Historiani Ilirjan Gjika pohon se inventari i pasur i objekteve të gjetura në Tumë si enë balte, objekte zbukurimi, apo armët prej bronzi dhe hekuri , dëshmojnë nivelin e lartë që arriti kultura ilire në këtë zonë.

    Gërmimet zbuluan gjithashtu edhe një vend rituali në qëndër të Tumës nga vatra e së cilës ishte marrë zjarri për djegien e kufomave.

  • Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA

    Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA

    Punonjësit në Institutin Amerikan të Paqes filluan të marrin letra nga puna që hyjnë në fuqi menjëherë të premten mbrëma, thanë pesë persona për Politico. Ndërsa shtrirja e plotë e pushimeve nga puna nuk ishte menjëherë e qartë, George Foote, këshilltari i jashtëm për një kohë të gjatë i Usip, tha se pothuajse të gjithë punonjësit me bazë në SHBA kishin marrë njoftime për pushime nga puna, me disa përjashtime, duke përfshirë nënkryetarët rajonalë përgjegjës për koordinimin me punonjësit jashtë vendit.

    Ai tha se midis 50 dhe 80 staf jashtë shtetit ishin “braktisur në thelb” pasi Departamenti për Efiçencën e Qeverisë duket se kishte shkurtuar fondet për udhëtimet, pagat dhe komunikimet.

    Edhe pse stafi jashtë shtetit nuk ka marrë ende njoftime për pushime nga puna, ata janë udhëzuar të përgatiten për zhvendosje brenda dy javëve të ardhshme.

    Instituti, një organizatë e pavarur e financuar nga Kongresi, promovon mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve dhe nxit paqen botërore. Ajo ka një fond prej afro 80 milionë dollarësh dhe një ndërtesë të caktuar selie në Uashington.

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Përlleshajt që kundërshton ‘arrestin në burg’

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së Përlleshajt që kundërshton ‘arrestin në burg’

    Vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt mbi kundërshtimin e masës së sigurisë arrest në burg. I mituri akuzohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani në 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”, ndërsa Shkalla e Parë refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

    Ndërkohë, togat e zeza të Gjykatës së Lartë e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin më datë 3 prill në orën 10:00 nëse do e pranojnë kërkesën e mbrojtjes së Përlleshajt për ndryshimin e masës shtrënguese, apo do lënë në fuqi vendimin e 2 shkallëve më të ulëta të gjyqësorit. Mbrojtja e të miturit pretendon në rekursin e saj se nuk ekzistojnë dyshimet e arsyeshme, kontestimet mbi ekspertizën e rrethanave të ngjarjes, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.

    Kujtojmë se si pasojë e përleshjes mes të miturve mbeti i plagosur edhe vetë autori i dyshuar si dhe Luis Meçaj. Prej nëntorit të 2024, 14-vjeçari Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë.

  • ​Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë ‘befas’ bizneset në Kosovë

    ​Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë ‘befas’ bizneset në Kosovë

    Nga data 1 prill të këtij viti, të gjitha bizneset që duan të eksportojnë mallra në Bashkimin Evropian apo të tranzitojnë përmes BE-së, duhet të bëjnë paraprakisht deklarimin përmbledhës të hyrjes (ENS) të mallrave, në të kundërtën pamundësohet tregtimi i tyre.

    Nga Dogana e Kosovës thonë se barra kryesore e deklarimit përmbledhës i bie transportuesit, derisa potencojnë se sipas legjislacionit doganor, këtë deklarim mund ta bëjnë edhe importuesi, eksportuesi apo përfaqësuesit e kompanive.

    Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) tregojnë se rregullat e reja të BE-së, kanë shkaktuar paqartësi te disa biznese, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksojnë se ky vendim nuk do të jetë sfidë për bizneset në aspektin financiar, porse do të jetë një angazhim i shtuar.

    Shefi i analizës së riskut në Doganën e Kosovës, Visar Zakuti në një prononcim për KosovaPress, thotë se në janar të këtij viti u njoftuan nga Komisioni Evropian rreth këtyre rregullave të reja. Zakuti tregon se Dogana e Kosovës e ka njoftuar komunitetin e biznesit të transportit, si dhe agjentët doganor lidhur me këto masa të reja.

    ‘Në janar të këtij viti Dogana e Kosovës është njoftuar prej Komisionit Evropian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Tatime dhe Union Doganor se nga data 1 prill fillojnë disa rregulla të reja sa i përket sistemit të kontrollit doganor. Nga data 1 prill 2025, të gjitha mallrat të cilat do të tregtohen në unionin evropian apo do të tranzitohen përmes unionin evropian, do të jenë të obligueshme të paraqesin një deklaratë përmbledhëse paraprake, para se ato mallra të tregtohen në territorin doganor të unionit evropian. Me të marrë këtë njoftim, Dogana e Kosovës e ka njoftuar komunitetin e biznesit, gjithashtu komunitetin e transportit, si dhe agjentët doganor lidhur me këto masa të reja’, thotë Zakuti.

    Zakuti bënë të ditur se për të kryer Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin doganor të vendeve anëtare të BE-së, operatorët ekonomikë duhet të jenë të regjistruar në një nga shtetet anëtare të BE-së dhe të pajisen me numrin e identifikimit dhe regjistrimit të operatorëve ekonomikë (EORI Number).

    Ai për KosovaPress tregon se ky numër është i domosdoshëm për të identifikuar bizneset në të gjitha procedurat doganore brenda territorit të Bashkimit Evropian.

    ‘Secili që synon të tregtojë mallra në unionin evropian duhet paraprakisht të regjistrohet në sistemet e Bashkimit Evropian. Të furnizohet me një EORI Number, në mënyrë që të bëjë deklarimin e mallrave në fazën paraprake. Të gjitha bizneset që synojnë të tregtojnë apo tranzitojnë mallrat e tyre përmes unionin evropian janë të detyrueshëm që të pajisen me këtë numër në mënyrë që të bëjnë deklarimin e atyre mallrave paraprakisht. Barra kryesore e deklarimit përmbledhës në hyrje i bie transportuesit. Megjithatë, sipas legjislacionit doganor këtë deklarim mund ta bëjë edhe importuesi, eksportuesi apo përfaqësuesit e kompanive siç janë agjentë doganor në këtë rast. Është me rëndësi edhe koha e deklarimit’, tregon Zakuti.

    Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK), Kushtrim Ahmeti thotë se pavarësisht që këto masa kanë shkaktuar stres te bizneset, janë në dobi të tyre sepse i bëjnë më serioze karshi institucioneve evropiane.

    ‘Bizneset e kanë pritur pak të befasuar këtë vendim sepse nuk kemi pasur asnjë informacion…Nga ajo që e kemi parë është një vendim i përgjithshëm, i cili prek edhe Kosovën në këtë rast siç i prek edhe shumë vende të tjera. Shumë biznese tona kanë pasur nevojë për më shumë informacione. Fatkeqësisht kanë munguar ato për një kohë të gjatë…Fatkeqësia është vendimin me të gjitha detajet është marrë goxha vonë dhe ka shkaktuar pak stres tek bizneset dhe po shpresoj shumë që do t’ia dalin në këtë aspekt, se është në të mirën edhe të atyre, i bën edhe më serioz bizneset tona karshi vet institucioneve evropiane. Ka qenë e nevojshme që të mbahen më shumë trajnime, më shumë informacion të ofrohej si nga BE-ja në këtë rast, ashtu edhe nga vetë Dogana e Kosovës, që fatkeqësisht ka munguar. Bizneset duhet të përqafojnë këtë vendim sepse, ne duhet t’i plotësojmë të gjitha kushtet e BE-së në mënyrë që të hapim tregun më shumë’, thotë Ahmeti.

    Për KosovaPress, Ahmeti tregon se paqartësitë më të mëdha të bizneseve në këtë drejtim janë sa i përket asaj se kush duhet ta bëjë deklarimin e mallrave.

    Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna thotë se këto masa nuk i dëmtojnë bizneset, porse e lehtësojnë qarkullimin e mallit.

     ‘Nuk do të jetë sfidë në kuptimin se nuk do të ketë ndonjë kosto ekstra. Mirëpo, do të ketë më shumë angazhim, do të jetë një angazhim më i shtuar. Por, prapë agjentët doganor janë më të përgatitur dhe nuk kemi asnjë rezervë që nuk mund ta procesojë në mënyrë të drejtë këtë kërkesë të Bashkimit Evropian…Janë duke u përgatitur për ta implementuar, nuk është që varet prej vullnetit të biznesit, Odës Ekonomike apo Doganës. Por, kjo është kërkesë e BE-së dhe ne duhet ta implementojmë. Nuk është në dëm të biznesit, sepse nuk e dëmton biznesin, vetëm e lehtëson qarkullimin e mallit, për shkak të riskut ose nevojave të organeve kompetente të BE-së i kërkojnë paraprakisht informatat që t’i kenë për mallin që eksportohet në BE’, thotë Rafuna.

    Rafuna shprehet optimist që kjo do të lehtësojë kalimin e mallrave dhe do të zvogëlojë kohën e pritjes në kufijtë e BE-së, duke ulur kështu kostot për kompanitë që eksportojnë. Ai thekson se kërkesa e adresuar ndaj Komisionit Evropian, synon përmirësimin e situatës për maunat që dalin nga Ballkani Perëndimor.

    ‘Ne shpresojmë që kjo procedurë do ta lehtësojë qarkullimin e mallit se duke qenë kryetar i Odave të Ballkanit Perëndimor ne kemi adresuar një kërkesë të Komisionit Evropian për të na ndihmuar të bëjmë zgjidhje për maunat që eksportojnë prej Kosovës po edhe prej vendeve të Ballkanit që në kufi të BE-së për të mos pritur më shumë se 36 orë. Në kufi me Kroacinë, me Hungarinë po edhe në kufijtë tjerë në BE, maunat ose mallrat që dalin prej Kosovës ose prej vendeve tjera prej Ballkanit Perëndimor presin me kohë shumë të gjatë që ja rrisin koston produkteve tona për të dal në tregun evropian. Pritjet tona janë që kjo procedurë ta lehtësoj pikërisht këtë kalim në mënyrë që ta ulim edhe koston e kompanive që eksportojnë në vendet e BE-së’, shprehet Rafuna për KosovaPress.

    KosovaPress ka provuar të merr më shumë detaje rreth këtyre rregullave nga zëdhënësit e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pasur përgjigje.

    Deklarata Përmbledhëse e Hyrjes (ENS) është një dokument elektronik që paraqitet te autoritetet doganore të Bashkimit Evropian, përpara se mallrat të mbërrijnë në territorin e BE-së.

    Qëllimi i kësaj deklarate është identifikimi i rreziqeve para mbërritjes së mallrave në BE, parandalimi i kontrabandës dhe trafikimit të mallrave të paligjshme, sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret e BE-së, rritja e sigurisë së zinxhirit të furnizimit dhe lehtësimi i tregtisë ndërkombëtare.

    Koha e deklarimit varion nga llojet e transportit. Për transportin rrugor dhe atë hekurudhor kërkohet që mallrat të deklarohen të paktën një orë para arritjes në territorin e unionit evropian. Ndërsa, për transportin detar në destinacione të gjata duhet 24 orë përpara të bëhet deklarime. Ndërkaq, për transportin ajror është 4 orë për distanca më të gjata.

  • ‘Kthimi i të rinjve’/ Mustafaj: Po largohet ‘truri’ i Shqipërisë, ky është një cikël shkatërrimi

    ‘Kthimi i të rinjve’/ Mustafaj: Po largohet ‘truri’ i Shqipërisë, ky është një cikël shkatërrimi

    Në Tryezën nga FRPD, LDG dhe Brain Gain ku mori pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli edhe Andi Mustafaj i cili shpjegoi atë që bën Departamenti që ai drejton ne këtë forcë pulitike.

    Mustafaj: Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Ne do flasim pak se çfarë bëjmë tek Departamenti ynë. Me fjalë të thjeshta. Ne përpiqemi që në Shqipëri të kthejmë një thjeshtësi, një model për të gjithë, për të treguar se çfarë mund të arrijmë. Sepse nëse ne arrijmë të realizojmë këto në departamentin tonë të vogël brenda PD, kjo do të mund të arrihet kudo. E rëndësishme është që ne ta vërtetojmë se mund ta bëjmë.

    Sepse nëse mund ta realizojmë brenda partisë tonë, atëherë mund të jua vërtetojmë të gjithëve. Mund të realizohet në të gjithë vendin. Brain Gain, apo kthimi i të rinjve është një departament që është krijuar falë nismës së zotit Berisha. Qasja në Shqipëri ishte mbrapsht, si të thuash sepse ne mendonim për fundin e projektit për njerëzit që do të ktheheshin.

    Dhe largimi i trurit ishte një cikël shkatërrimi i të rinjve të cilët largoheshin, të cilëve ju sillte fundin e shpresës njerëzve, Dhe për shkak të humbjes së shpresës njerëzit migronin masivisht. Dhe për të trajtuar pikërisht këtë çështje të largimit të trurit ne duhet ta trajtonim si një cikël dhe të gjenim mënyrën se si njerëzit të ktheheshin në Shqipëri. Pra do të thoja se kthimi i trurit nuk është objektiv, por është pasojë.

    Duket një debat semantik por është më tepër se kaq. Është një çështje filozofike. Sepse në qoftë se ne arrijmë të kthejmë trurin në Shqipëri, atëherë ne do të kthejmë të gjithë njerëzit. Dhe kthimi në shtëpi do të jetë pasoja ose rrjedhoja e çdo gjëje të mirë…

  • Bizneset amerikane mbështesin luftën e Trump mbi tregtinë

    Bizneset amerikane mbështesin luftën e Trump mbi tregtinë

    Në dyqanet ushqimore në SHBA raftet janë të mbushura me kavanoza me luleshtrydhe St Dalfour dhe konserva me mjedër Bonne Maman – disa nga më shumë se 200 milion dollarë reçel që Evropa dërgon në Amerikë çdo vit.

    Është një çekuilibër që kompania amerikane JM Smucker, një nga shitësit më të mëdhenj të produkteve të tilla në Amerikë, fajëson një taksë importi prej 24% plus me të cilën përballet me frutat e saj në BE.

    ‘Vlera e vogël e eksporteve të SHBA-së në Bashkimin Evropian i atribuohet tërësisht tarifës së lartë të BE-së’, shkroi kompania në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë këtë muaj, duke i kërkuar administratës Trump të adresojë këtë çështje ndërsa përgatitet të vendosë tarifa ‘reciproke’ ndaj partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Amerikës.

    ‘Tarifat reciproke të SHBA-së për bllokimet do të shërbenin për të niveluar fushën e lojës’, tha kompania, duke vënë në dukje se tarifa më e lartë e reçelit në SHBA është aktualisht vetëm 4.5%, transmeton Telegrafi.

    Globalisht, shtytja e Trump për të vendosur tarifa kundër partnerëve të ngushtë tregtarë – shumë prej të cilëve kanë nivele mesatare tarifash të ngjashme me ato të Amerikës – ka gjeneruar zemërim dhe hutim, ndërsa ka tërhequr paralajmërime nga ekonomistët për çmime më të larta dhe dhimbje të tjera të mundshme ekonomike.

    Disa biznese në SHBA u kanë bërë jehonë këtyre shqetësimeve, por thirrjet e Trump për tarifa po kanalizojnë gjithashtu zhgënjimet e vjetra që shumë firma ndjejnë për konkurrencën e huaj dhe politikat me të cilat përballen jashtë vendit.

    Letra e Smucker ishte një nga qindra të dorëzuara në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar të ndikojë në grupin e ardhshëm të tarifave, që pritet të zbulohet më 2 prill.

    Fermerët e mollëve ngritën pabarazinë e madhe në detyrimet e importit me të cilat përballen frutat e tyre në vende të tilla si India (50%), Tajlanda (40%) dhe Brazili (10%), si dhe rregullat sanitare në vende të tilla si Australia për të cilët thanë se bllokojnë padrejtësisht eksportet e tyre.

    Lobi i naftës dhe gazit natyror kritikoi rregulloret në Meksikë, që kërkojnë partneritet me kompaninë shtetërore të naftës dhe politika të tjera.

    Vetë Shtëpia e Bardhë vuri në pah tarifat e pabarabarta të etanolit në Brazil (18%, krahasuar me 2.5% në SHBA), tarifat e makinave në Evropë (10%, krahasuar me 2.5% në SHBA) dhe motoçikletat në Indi (deri disa vite më parë, 100% kundrejt 2.4% në SHBA).

    Trump ka sugjeruar se plani i tij për tarifat reciproke do të ndihmojë në korrigjimin e ankesave të tilla, duke e ngritur shpalljen e tij si ‘Dita e Çlirimit’.

    Por edhe bizneset që kërkojnë veprime për çështjet e tyre kanë shprehur hezitim në lidhje me strategjinë e presidentit për tarifat, që cila rrezikon hakmarrjen dhe një luftë më të gjerë tregtare.

    Me afrimin e 2 prillit, mbetet një pasiguri e gjerë në lidhje me qëllimet dhe shtrirjen e planeve të Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht pasi Trump nis një pjesë të gjerë të detyrave të tjera.

    ‘Ne do të jemi të mirë’, tha ai këtë javë, në të njëjtën kohë kur ai njoftoi tarifa potencialisht shkatërruese për makinat e huaja dhe pjesët e makinave. ‘Unë mendoj se njerëzit do të befasohen këndshëm’, shtoi ai.

    India ka thënë tashmë se do të ulte tarifat e saj për motoçikletat – një bast i dukshëm se tarifat e Trump janë një strategji e krijuar për të fituar levë për bisedimet tregtare.

     

    Por analistët paralajmëruan se ata që shpresojnë se Trump planifikon të përdorë tarifat e tij reciproke për të negociuar ndryshimet diku tjetër, mund të jenë të zhgënjyer, pasi presidenti ka treguar gjithashtu se ai mund të jetë i kënaqur thjesht duke u kundërpërgjigjur.

    ‘Disa ditë ka të bëjë me hakmarrjen dhe thjesht barazimin e gjërave dhe ditë të tjera ka të bëjë me uljen e tarifave dhe më pas ditë të tjera, ditët e treta, ka të bëjë me sjelljen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara,’ tha William Reinsch, këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut në Uashington.

    Mospërputhja mes mjetit të hapur të tarifave dhe çështjeve më të veçanta që firmat duan që Shtëpia e Bardhë të jetë kampione, ka çuar në një kërcim delikat, pasi bizneset sugjerojnë tarifa në interesin e tyre, ndërsa shpresojnë gjithashtu të shmangin pasojat e llojit të detyrimeve gjithëpërfshirëse që Trump ka sugjeruar se mund të jenë në tryezë.

  • Drejtuesi Politik i PD Vlorë bashkë me kandidatët, uron Fitër Bajramin

    Drejtuesi Politik i PD Vlorë bashkë me kandidatët, uron Fitër Bajramin

    Drejtuesi politik Bujar Leskaj bashkohet në urimet për këtë festë të shenjtë dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar Fitër Bajramin!

    “Fitër Bajrami është një festë që simbolizon devotshmërinë, solidaritetin dhe mirësinë. Pas sakrificës, vjen lehtësimi. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë!”

    “Gjithashtu, Leskaj përcjell mesazhin në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë”.

    “Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb, ne jemi një familje”. “Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin”m tha Leskaj.