Author: Gijotina.com

  • Gjekmarkaj në Rubik: Me daulle e pritën Ramën, por edhe me daulle do të ikë më 11 maj

    Gjekmarkaj në Rubik: Me daulle e pritën Ramën, por edhe me daulle do të ikë më 11 maj

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar në Rubik kandidatin e PD  në listën e hapur për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Gjekmarkaj tha se Rubiku është lënë pa asnjë investim nga Rilindja! Do i kthehet çdo gjë që i takon, rroga pensione e investime.
    Postimi: 

    Me daulle e priten, me daulle do të ikë!

    Me qytetarë të Rubikut, demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike
    Sot, në këtë qytet me tradita dhe histori, u mblodhëm të lirë, me bindjen dhe dëshirën për një ndryshim të vërtetë. Mbarë qytetarët dëshmuan se besojnë te Partia Demokratike, te programi e historia e saj dhe te fjala e Sali Berishës, si garancia e fitores dhe e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Rubiku është lënë pa asnjë investim nga Rilindja! Do i kthehet çdo gjë që i takon, rroga pensione e investime.
    Në këtë rrugë drejt fitores, kemi një përfaqësues të denjë, një intelektual, njeri të ndershëm dhe punëtor, Aleksandër Lalën. Ai është kandidati që njeh hallet dhe nevojat e Rubikut, që ka një plan të qartë për zhvillimin e qytetit.
    E përsëris, Programi i Partisë Demokratike për Rubikun nuk është thjesht premtim elektoral, por një angazhim i fortë për investime, infrastrukturë moderne, punësim dhe mbështetje për familjet dhe bizneset vendase. Ne besojmë te puna dhe zgjidhjet, jo te propaganda dhe fasadat!
    Ndërkohë, përballë nesh është një pushtet që po përpiqet ta mbajë veten me forcë, me lista dhe me urdhra për të mbushur sallat artificialisht.
    Edi Rama nuk mund të mbledhë as me detyrim atë që ju sot e bëtë me zemër dhe besim! Sot jeni  shume se besoni te fitorja. Ata vijnë me bilbila dhe daulle, por me daulle do ta përcjellë populli i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë më 11 Maj, tek ikin nga sytë e këmbët.
    Dhe kur kryeministri pyet se kë do të votonte Fishta në këtë realitet, përgjigjja është e thjeshtë:  jo ai që thotë “Dokrra hinit”
    Kjo qeveri mund të tundë pasaportën si dajre  ne autobuz sa të dojë, por më 11 Maj do të tundet nga vota e shqiptarëve! 12 vjet Europa na mbajti larg prej kesaj qeverie që na ka zënë rrugën. Pastrimi i rrugës, detyra jonë që do të thotë hyrja në Europë me meritë.
    Rubiku e ka vendosur! Lezha e ka vendosur! Shqipëria e ka vendosur! Më 11 maj, të gjithë bashkë për fitoren e Partisë Demokratike! Rroftë PD! Rroftë Mirdita, rroftë Shqipëria!

  • Fate Velaj u emërua ambasador pa plotësuar kriteret, skandali trondit politikën austriake

    Fate Velaj u emërua ambasador pa plotësuar kriteret, skandali trondit politikën austriake

    Një skandal po trondit politikën në Austri dhe në qendër të tij është emërimi i ambasadorit shqiptar, Fate Velaj. Pasi shërbeu si deputet i Edi Ramës, Velaj u emërua nga kryeministri për të shërbyer si kryediplomat në Vjenë.
    Ky emërim është kritikuar edhe më përpara në Shqipëri, por përmasat e këtij skandali po tronditin qeverinë dhe politikën austriake. Media investigative “FoB” në Austri ka publikuar një hetim të thelluar për këtë çështje.
    Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë në vitin 2023 po kthehet gjithnjë e më shumë në një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Rasti nga Shqipëria aktualisht po hedh shumë pluhur mbi Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger (nga partia NEOS). Çështja Velaj tani po kthehet në një çështje politike, duke e vendosur qeverinë e re federale në një situatë të pasigurt.” – shkruan media austriake.
    Që kur u mësua emërimi i Velajt në Austri, për të zëvendësuar në këtë post ambasadorin Roland Bimo, partia NEOS kishte ngritur pikëpyetje duke theksuar se ai nuk plotëson kriteret.
    “Në vitin 2024, emërimi i Velajt si ambasador u diskutua për herë të parë në një seancë nga anëtari i atëhershëm i Këshillit Kombëtar të NEOS, Helmut Brandstätter. Kërkesa tregon se sa të thella janë dyshimet për papërshtatshmërinë e tij. Ajo përmban 14 pyetje të detajuara në lidhje me papajtueshmëritë e mundshme, kërkesat që mungojnë dhe ndikimin politik.
    Ndër të tjera, Brandstätter donte të dinte nëse Velaj kishte nënshtetësi të dyfishtë austriako-shqiptar në kohën e emërimit të tij, dhe nëse ai kishte aktivitet tregtar aktualisht në Austri. Sipas praktikës, të dyja do të ishin arsye për përjashtim nga akreditimi si ambasador i një vendi të tretë.
    Pyetja fjalë për fjalë thotë: “A është e vërtetë që kandidati i caktuar ushtron një aktivitet tregtar në Austri? A do të ishte kjo një arsye për përjashtim?”
    Gjithashtu pyetet: “A dihet nëse kandidati i caktuar ka hequr dorë nga shtetësia austriake apo do të hiqte dorë nga ajo nëse emërohej?”,” shkruan media austriake.
    Por pavarësisht kësaj, Velaj e mori akreditimin dhe nisi punën.
    “Ajo që është veçanërisht shpërthyese është dyshimi se një anëtar i qeverisë mund të ketë ndërhyrë në emër të Velajt, pavarësisht shqetësimeve ekzistuese,” vijon më tej investigimi.
    “Biografia e Velajt duket meteorike në pamje të parë. Ish-azilkërkuesi nga Traiskirchen mori jo vetëm Medaljen e Artë të Meritës së Republikës së Austrisë, por edhe titullin “Profesor”. Sipas certifikatës së çmimit të datës 13 dhjetor 2019, ai u nderua për arritjet e tij si “piktor, fotograf, shkrimtar, gazetar, menaxher kulturor dhe kurator ekspozite”. Certifikata është në dispozicion të ekipit redaktues,” thuhet në shkrim.
    Por kush ka ndërhyrë që Velaj të vazhdonte punën?
    “Tashmë është e qartë edhe pse me vonesë: Ministrja e Jashtme Meinl-Reisinger është nën presion për të vepruar. Sipas dosjeve të brendshme të Ministrisë së Jashtme, Velaj mësohet se ka ndërhyrë personalisht në disa raste. Në interes të transparencës dhe higjienës politike, i gjithë procesi duhet të rishqyrtohet. Pyetja qendrore është nëse ka pasur ndikim të padrejtë gjatë emërimit si ambasador”.
    “Një hap i tillë do të kishte peshë edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të çojë në tensione diplomatike me Tiranën dhe të hedhë një dritë shqetësuese mbi standardet e politikës së jashtme austriake”.
    “Shqipëria është aktualisht nën presion gjithsesi: vetëm muajin e kaluar, prokuroria e posaçme shqiptare arrestoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për ryshfet të dyshuar, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.
    Një gjë është e sigurt: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në rastin Velaj. Por një gjë është tashmë e qartë – nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, ekziston rreziku i një skandali diplomatik me pasoja të konsiderueshme. Dhe një gjë është po aq e sigurt: kjo çështje nuk mund të anashkalohet thjesht me buzëqeshje në aspektin e politikës së jashtme, perfundon artikulli.

  • Grabitja spektakolare e 3 mln eurove në Rinas/ Ish-policët kërkojnë dëmshpërblim për burgosje të padrejtë

    Grabitja spektakolare e 3 mln eurove në Rinas/ Ish-policët kërkojnë dëmshpërblim për burgosje të padrejtë

    Dhjetë vjet më parë, një grup grabitësish të armatosur me kallashnikovë ndërprenë rrugën e dy automjeteve që transportonin 3 milionë euro, të destinuara për dorëzim në Rinas. Ngjarja u cilësua si një nga grabitjet më të bujshme të kohës, ndërsa tetë autorët e saj konsideroheshin si ekspertë të sulmeve të tilla. Gjatë hetimeve, dyshime ranë edhe mbi katër policët privatë që ishin të pranishëm në vendngjarje.
    Sot, ish-policët Niko Prifti, Afrim Lloha, Alban Sharra dhe Eduart Metollari kanë paditur autoritetet, duke kërkuar dëmshpërblim për burgosjen dhe hetimin e padrejtë, pas viteve të kaluara në paraburgim.
    Gjykata e Lartë vendosi se ata nuk kishin kryer asnjë vepër penale në shpërdorim të detyrës, duke çuar në shpalljen e pafajësisë së tyre. Ish-policët u akuzuan për mosaktivizimin në kohë të butonit të alarmit, ndërsa përballeshin me grabitësit e maskuar dhe të armatosur.

    Hetimet zbuluan se grupi kriminal pas sulmit përbëhej nga disa prej grabitësve më të rrezikshëm, disa me histori kriminale edhe në Greqi.

    Të dënuar me një total prej 100 vitesh burg u shpallën: Dash Kupa, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, të cilët rezultuan të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

  • Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti (Emri)

    Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti (Emri)

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.
    Një mjet tip BMW, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
    Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse.
    Kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshë e mirë nga mjeti të drejtuesit te automjetit, shtetasit Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.
    Drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina.
    Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

  • Tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, kush është shqiptari më i kërkuar nga Brazili

    Tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, kush është shqiptari më i kërkuar nga Brazili

    Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
    Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.
    Ajo e tij është historia e një personazhi, që jetën e kishte shkuar si një mantel, që shfaqej dhe zhdukej pa u vënë re, aq sa askush thuhet se nuk e kishte parë hijen e tij të lëvizte nëpër porte.
    Një siluetë që kishte mbetur e tillë derisa një ditë prania e tij u tradhtua, nga ajo që mendohej se do të ishte kasaforta e sigurisë së çdo keqbërësi në botë.
    Tradhtia që sot ka emrin e Sky Ecc, dhe që ashtu si shumë fantazma të tjera që jetën e tyre ia kishin dedikuar në fshehtësi pasurimit nëpërmjet drogës, duket se i dha fund edhe misterit të shqiptarit që hynte dhe dilte në portet detare në Evropë si të ishte në banesën e tij.
    Dhe të kalonte nga aty si një zhongler i vërtetë, tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të kontinentit të vjetër, duke u kthyer në blerësin më të madh të drogës në Evropë.
    Një shqiptar që shpesh për aftësitë e tij interpretuese dhe mënyrën për tja mbathur pa lënë gjurmë, ishte kthyer në një sinonim të ankthit për organet ligjzbatuese.
    Falë dhuntive të spikatura, si një magjistar i dorës së parë, ia kishte dalë të ‘thyente’ edhe trarët në portet më të sigurta në Evropë si ato në Gjermani dhe Hollandës, si një pritës i suksesshëm i sasive të mëdha të lëndëve të forta narkotike që me anije çanin oqeanin me destinacion fillestar portet e Brazilit.
    Një personazh, të cilin prej vitesh autoritetet në vendin më të rëndësishëm amerikano-jugor, kishin nisur ta kërkonin kudo, por që mundën ta pikasin vendndodhjen e tij, vetëm në vitin 2023, në Dubai, strehën sot, ku fshihen shumë prej kriminelëve të botës.
    Por kush është ky shqiptar, që sot po kërkohet me kaq shumë ngulm nga autoritetet e drejtësisë në Brazil?
    Si doli emri i tij në dosjet e shtetit më të madh të Amerikës së Jugut, si një nga blerësit më të fuqishëm në Evropë të kokainës?
    Dhe cila ishte organizata kriminale me të cilën ai bashkëpunoi, ku sot pasaporta e tij është më e kërkuara nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil, aq sa për të ka edhe një kërkesë ekstradimi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aty ku ai fshihet prej kohësh.
    Sipas të dhënave të siguruara nga emisiioni ‘Në Shënjestër’, Armando Pacani, është në kërkim për gjykim nga autoritetet në Brazil, për të paktën dy ngarkesa të mëdha me kokainë, të cilat faktet flasin se ai i ka porositur dhe pritur po vetë në dy prej porteve kryesorë të Evropës.
    Origjina e tij thuhet se është nga qyteti i Përmetit. Një qytet në juglindje të Shqipërisë, i njohur më së shumti për saksitë e luleve nëpër ballkone, sazet përmetare dhe qytetarinë e banorëve të tij, sesa për eksponentë të mundshëm kriminalë. Ai mendohet se u zhvendos në Tiranë me familjen në moshë të fare të vogël. Thuhet se babai i tij, Asqeriu, punonte si minator në minierën e Krrabës, në periferi të kryeqytetit, ndërsa nëna e tij, Shqiponja, në Kombinatin e Tekstileve ‘Stalin’ në Tiranë. Pas humbjes së babait në një aksident automobilistik aty nga mesi i viteve ’90, gjatë rrugës së kthimit nga Përmeti ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit; aksident ku humbi jetën edhe i nipi, Armando Pacani në moshë fare të re, ashtu si çdo shqiptar tjetër, me rritjen e tij, vendos të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re prej emigranti në Gjermani, nga ku të dhënat thonë se fillimisht për të u kujdes daja i tij.
    Por me kalimin e viteve, ai nis punë dhe krijon një jetë të re, duke u martuar me një shtetase gjermane. Një jetë e cila deri në këtë moment duket se nuk kishte asgjë për t’u shënuar në rubrikën e përtej të zakonshmes së një emigranti. i cili kryen aktivitetin e tij ditor në një vend të huaj. Por ndërsa deri këtu ngjet se gjithçka shkon normalisht në jetën e tij të padukshme për sytë e opinionit publik, duket se nuk është kështu për ato të drejtësisë, e cila në vitin 2020 e lakon emrin e tashmë 40 vjeçarit si një ndër personazhet më të rëndësishëm të një organizate kriminale me qendër në Brazil, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si një nga blerësit më të mëdhenj të drogës që kalonte Oqeanin Atlantik dhe më pas merrte rrugën drejt Evropës.
    Por si doli në skenë emri i Armando Pacanit dhe cili ishte roli i tij në këtë organizatë?
    Ai është ai në të vërtetë kaq i rëndësishëm në këtë sipërmarrje, aq sa sot Brazili t’i kërkojë me padurim Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e tij?
    Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ Armando Pacani, edhe pse një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte zhvilluar jashtë territorit të shtetit amë, ishte po aq i panjohur fillimisht edhe për drejtësinë në Brazil.
    Drejtësi e cila ra në gjurmët e emrit të tij vetëm pas zbulimit të një organizate kriminale, me bazë në shtetin amerikano-jugor.
    Por që drejtues kishte një paraguajan, të quajtur Rodrigo Paredes Alvarenga, njeriu i cili shumë shpejt falë cilësive dhe nuhatjes së tij të zhdërvjellët kishte mundur të krijonte një perandori të vetën në tregun imobiliar, por që nuk kishte mundur t’i shpëtonte syrit të stërvitur të autoriteteve në Brazil, po jo vetëm.
    Ata kishin kuptuar se pas kësaj pasurie fshihej një operacion i komplikuar i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku paratë e fituara nga kjo organizatë më pas investoheshin në shoqëri të kamufluara, të cilat i investonin në prona të patundshme, që kapnin vlerën e miliona eurove.
    Alvarenga, koka e këtij grupi, që do të ishte një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit ‘Hinterland’, ndaj të cilit në marsin e vitit 2023, autoritetet gjyqësore në Porto Allegre në Brazil, ndërmorën për të masën e parandalimit me burg.
    Dosja Braziliane
    Nga hetimet e kryera rezulton se Rodrigo Paredes Alvarenga është i përfshirë në trafikun e kokainës në territorin brazilian, si edhe në dërgimin sistematik të këtyre dërgesave jashtë vendit, çka i siguronin këtij shtetasi si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, fitime të konsiderueshme, të cilat më pas fshiheshin nëpërmjet mekanizmave të strukturuar dhe komplekse, që për qëllim kishin fshehjen e origjinës së burimit të të ardhurave nga aktiviteti i drogës.
    Por përpara se të shkojmë te vetë personazhi i Alvarengas dhe lidhjes së tij me shqiptarin Armando Pacani, është me interes të mësohet përse drejtësia braziliane kishte në fokus pikërisht shënjestrimin e grupit të drejtuar prej tij dhe për ta kthyer këtë organizatë kriminale në një shembull, që duhej medoemos jo thjesht demaskuar por edhe ndëshkuar sa më shpejt.

  • Berisha në festën Kombëtare të Greqisë, takon ambasadoren dhe kryepeshkopin Joan

    Berisha në festën Kombëtare të Greqisë, takon ambasadoren dhe kryepeshkopin Joan

    Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të organizuar nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga eventi.
    Berisha thotë gjithashtu se në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u takua me miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse dhe përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
    Postimi i Berishës:
    Të nderuar miq,
    Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare.

  • Karamuço: Shefa  të policisë vazhdojnë të jenë të implikuar me botën e krimit

    Karamuço: Shefa të policisë vazhdojnë të jenë të implikuar me botën e krimit

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se disa punonjës policie vijojnë të jenë në implikuar në krime.
    Sipas tij ka nga punonjësit e policisë së shtetit që janë të implikuar kryesisht në trafik droge, mbrojtjen e lojërave të fatit, të call centerave të paligjshëm, për prostitucionin dhe së fundmi për biznesin e dherave.
    “Ka sinjale shumë të forta, dyshime, por edhe hetime, si nga AMP-ja si nga prokuroritë që flasin për persona të veçantë në policinë e shtetit, që si duket nuk kanë frikë dhe vazhdojnë me zakonet e vjetra.
    Ata vijojnë ende të merren me katër gjera kryesore, me trafik droge, të brendshëm dhe ndërkombëtar, po merren me mbrojtjen e lojërave të fatit, të call-centerave, madje edhe për prostitucion, së fundmi kishim rastin e disa kolumbianeve. Së fundmi kemi edhe biznesin e dherave.
    Ka disa çmime që variojnë deri në 2.5 euro kub të dherave, ku disa eksponentë të policisë bien dakord me firmat e ndërtimit, që të mos i çojnë në landfill për ti hedhur, jep 2.5 euro gjob për metër kub dhe hidhi ku të duash. Këto janë emergjencë për tu hetuar. Disa janë lidhur edhe si aksionerë në këto firma ndërtimi”,-tha Karamuço.

  • Agron Duka: Ramën do ta kishim mundur duke pirë raki, nëse s’do kishim bërë këto gabime

    Agron Duka: Ramën do ta kishim mundur duke pirë raki, nëse s’do kishim bërë këto gabime

    Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në A2 CNN, ku ndër të tjera evidentoi 3 gabimet e mëdha që ka bërë opozita.
    Ai tha se pa këto gabime, Rama do të ishte mundur shumë lehtë.
    “Nëse ne nuk do të kishim bërë ato 3 gabimet klasike, ndarja territoriale, falja e bashkive dhe dalja nga parlamenti, ne sot duke pirë raki e kishim mundur këtë mazhorancë, pasi kaq shumë zullume ka bërë sa nuk do askush t’i shohë më me sy.
    Tani është garë shumë e fortë pasi kemi këto problematika që duhen kohë të rregullohen. Megjithatë, kemi një avantazh pasi kjo mazhorancë u mbyt nga korrupsioni. Pavarësisht se ky mundohet ti trajtojë si suksese të vetat. Kurrë nuk më mbushet mendja që mund të ketë një kryeministër që nuk di se ministrat e tij… nuk mund të ekzistojë, çfarë bëjnë ata. Kur duhet të marrësh një vendim duhet të pyesësh ministrinë dhe pasi këto do të japin aprovimin do të kalojë te kabineti i kryeministrit dhe pastaj në mbledhje qeverie. Si mund të thuash unë nuk dua gjë?!” tha Duka.
    Më tej, ai u shpreh i bindur se PS-ja nuk do të arrija dot të fitojë në Durrës më 11 maj. “Armë kundër atij ka sa të duash, megjithatë ne kemi këto probleme. Nëse këto që them unë nuk janë pozitive sepse duhet me dhënë vrull, por unë kam eksperiencë edhe në sport dhe them se gara do të jetë shumë e fortë. Ai do të ketë shumë problematika. Unë ju garantoj se në Durrës nuk fiton ose barazim ose fiton PD-ja”, tha Duka.

  • Ku është shkresa për emërimin e Anuela Ristanit? Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës mbetet inekzistent

    Ku është shkresa për emërimin e Anuela Ristanit? Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës mbetet inekzistent

    Kandidati i PD-së për Tiranën, Ilir Alimehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës me emërimet dhe shkarkimet që shkaktuan bujë të madhe në media.
    I ftuar në emisionin “A Krasta Show”, Alimehmeti u shpreh se Anuela Ristani firmos në jo legjitimitet pasi nuk kemi një shkresë që të tregohet se ajo është urdhëruar të kryejë detyrat e kryebashkiakut.
    Alimehmeti u shpreh se opoziat ka bërë një sërë kërkesash në Këshillin Bashkiak, por sipas tij rezulton se ai është inekzistent.
    “Këshilli Bashkiak është organi që kontrollon ekzekutivin pra Veliajn. U tha se ka një grup deputetësh që janë të Veliajt në Kuvend, kurse nga ana tjetër kemi këta të Këshillit Bahskiak që janë të Ramës.
    Kush është sot kryetar bashkie në Tiranë? U tha fillimisht se ishte Ristani, që u vu nga Rama. Është antikushtetues. Ky emëroi Anuela Ristanin, më pas doli urdhëri për Sara Goxhajn, del Ristani shkarkon Sarën.
    Ku është shkresa që është emëruar Anuela Ristani. Hallka e parë është kjo. E kemi kërkuar me shkresë. Çdo gjë që firmoset është në ilegjitimitet.
    Ky është këshill bashkiak inekzistent i PS”, tha Alimehmeti.

  • Problemet e Shëndetësisë/ Gazetari: Onkologjiku është dramë e frikshme njerëzore

    Problemet e Shëndetësisë/ Gazetari: Onkologjiku është dramë e frikshme njerëzore

    Gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rëndë në spitalin e Onkologjikut, ku tha se instucion shëndetësor është kthyer në një dramë të frikshme njerëzore.
    Stafa tha se problemet në shendetësinë shqiptare janë të shumta dhe se shqiptarët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shtetërore.
    “Historia e kësaj zonje që unë kam vendosur t’i publikoj mesazhin është historia e shumë qytetarëve shqiptarëve, të cilët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shqiptare vetëm të dëgjohen tek gazetarët. Drama njerëzore ku ka shkuar kjo gjë.
    Njerëzit kanë parë këto kohë, që unë kam ngritur zërin për problemet e shëndetsisë. Çështja e onkologjikut është një dramë e frikshme njerëzore. Ata i bëjnë të luftojë për jetën, sepse në momentin që ata duhet të jenë të qetë nga ana psikologjike vetëm këtë nuk e kanë. Nëse nuk i bënjnë kimoit sipas protokollit ata e dinë fundin e tyre”, tha Stafa.