Author: Gijotina.com

  • Piramidat e Gizës, misteret që i rrethojnë dhe zbulimet e fundit

    Piramidat e Gizës, misteret që i rrethojnë dhe zbulimet e fundit

    Piramidat e Gizës janë simbole të lashta të Egjiptit dhe monumentet më të mrekullueshme për qytetërimin, por njëkohësisht edhe misteri më i madh. Në thelb, këto janë varre të faraonëve (mbretërve të Egjiptit), të cilat janë ndërtuar rreth 5000 vjet më parë. Por a e keni menduar sikur këto monumente imponuese të mos jenë thjesht varre, siç kemi besuar deri tani?
    Hulumtimet e fundit arkeologjike po përmbysin teoritë tradicionale dhe po zbulojnë disa të dhëna që mund të tronditin ujërat dhe të rishkruajnë historinë që njohim ne.
     
    Dhoma të fshehura dhe struktura të mëdha 648 metra poshtë piramidave
     
    Në vitin 2022, një ekip arkeologësh, i udhëhequr nga Corrado Malanga nga Universiteti i Pizës dhe Filippo Biondi nga Universiteti i Strathclyde (Skoci), përdorën teknologjinë më të fundit (ultra-të avancuar) për të hetuar nëntokën e Gizës. Duke përdorur radarin me hapje sintetike (SAR), shkencëtarët ishin në gjendje të hartonin dhomat dhe strukturat e fshehura nëntokësore që kishin humbur vitet e mëparshme.
    Këto zbulime sollën në dritë ekzistencën e dhomave të padukshme brenda Piramidës së Madhe, duke sugjeruar se këto monumente mund të fshehin shumë më tepër sekrete sesa mendohej më parë. Por zbulimi më tronditës erdhi në vitin 2023, kur ekipi i studiuesve zbuloi pesë struktura cilindrike vertikale pranë bazës së piramidës së Khafre. Duke përdorur softuerin e Biondi, i cili konverton sinjalet e radarit në dridhje të ngjashme me zërin, ata zbuluan pesë struktura identike pranë bazës, secila me pesë nivele dhe çati të pjerrëta.
    Por çfarë ka poshtë?
     
    Më tej, u gjetën tetë boshte të zbrazëta, spirale, të shtrira për 648 metra dhe të lidhura me dy struktura të mëdha 80 metra të gjera. Ky rrjet nëntokësor 2 kilometra i gjatë shtrihet poshtë të tre piramidave të Gizës, gjë që ngre pyetjen logjike: Për çfarë qëllimi shërbenin këto struktura?
    Zbulimi i skeleteve dhe origjina e ndërtuesve të piramidave
     
    Zbulimi i skeleteve pranë piramidave dëshmon se ndërtuesit e tyre mund të kenë ardhur nga zona përtej kufijve të Egjiptit. Skeletet e zbuluara në mars 2025, thuhet se janë me origjinë nga Nubia (një rajon në jug të Egjiptit) dhe datojnë rreth vitit 3000 para Krishtit, para moshës së piramidave.
     
    Ky zbulim sfidon teorinë tradicionale se piramidat janë ndërtuar nga punëtorët vendas, duke nxjerrë në dritë një histori të ndryshme rreth ndërtimit të këtyre mrekullive. Nëse ndërtuesit kanë ardhur nga Nubia, kjo mund të nënkuptojë se piramidat nuk janë ndërtuar ekskluzivisht nga egjiptianët, por nga një grup popullsie ekzogjene.
     
    Teoritë për rolin e piramidave në energjinë dhe teknologjitë e së kaluarës
     
    Shumë studiues kanë deklaruar teoritë e tyre se cilat ishin qëllimet e piramidave në të vërtetë. Nikola Tesla kishte argumentuar se piramidat ishin krijime që shfrytëzonin energjinë e Tokës, ndërsa Christopher Dunn besonte se Piramida e Madhe funksiononte si një termocentral, duke i kthyer dridhjet në energji elektrike. Joseph Farrell madje hipotezoi se ishte një armë, duke u fokusuar në fizikën e lashtë.
    A munden këto puse cilindrike të kanalizojnë energji ose tingull, me kubet si gjeneratorë?
    Historia e piramidave ngjan më pak si histori dhe më shumë si një epikë fantastiko-shkencore, që pret të dekodohet

  • Olly rrëmben fitoren në festivalin e Sanremos, por publiku nuk bie dakord

    Olly rrëmben fitoren në festivalin e Sanremos, por publiku nuk bie dakord

    Finalja e Festivalit të Sanremos u mbyll mes polemikave dhe emocioneve të forta.
    Fitues i festivalit u shpall Olly, ndërsa Lucio Corsi u rendit i dyti dhe Brunori Sas i treti.

    Giorgia, e cila nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku.

    Përjashtimi i Achille Lauros, që përfundoi në vendin e shtatë, shkaktoi reagime të ashpra për publikun. Festivali arriti një shikueshmëri rekord prej 70.8%, një shifër spektakolare.

    Për natën finale, Conti kishte zgjedhur dy bashkëprezantues të gjallë e plot ritëm, Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, të cilët sillnin energji dhe humor.
    Gara u hap nga Francesca Michielin, e cila, pavarësisht një dëmtimi në kyç, sfidoi gjithçka me taka 12 cm. Lotët nuk munguan: e emocionuar, ajo falënderoi të ëmën në sallë. Në të njëjtën linjë, Rocco Hunt këndoi “Mille vote ancora”, duke iu drejtuar nënës së tij mes publikut, e cila nuk i mbajti dot emocionet. Edhe Olly, pasi interpretoi “Balorda nostalgia”, nuk harroi të thoshte: “Faleminderit, mama!”.
    Marcuzzi, e veshur me një fustan të zi që i zbulonte shpinën, u shfaq me një hyrje teatrale, ndërsa Cattelan, i veshur krejtësisht me të bardha, i dha skenës një prekje të viteve ‘90, duke rikthyer kujtimet e Piero Chiambrettit në festivalin e 1997-s.

  • Studimi i ri: Vaksinat anti-Covid mund të kenë shkaktuar sindromën e rëndë te një pjesë e të vaksinuarëve

    Studimi i ri: Vaksinat anti-Covid mund të kenë shkaktuar sindromën e rëndë te një pjesë e të vaksinuarëve

    Një studim i fundit nga studiuesit e Universitetit Yale sugjeron se vaksinat kundër Covid-19 mund të kenë shkaktuar një gjendje të panjohur më parë, të quajtur “sindroma post-vaksinim” (PVS), tek një numër i caktuar njerëzish.
    Sipas studimit, simptomat përfshijnë lodhje ekstreme, vështirësi në ushtrime fizike, mpirje, mjegullim të trurit, pagjumësi, palpitacione, tringëllimë në veshë, marramendje, dhimbje muskulare dhe ndryshime biologjike në sistemin imunitar.

    Në përmbledhjen e studimit theksohet se vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë, por një pjesë e vogël e popullsisë ka raportuar vuajtje nga kjo sindromë. Sipas studiuesve, problemi kryesor është se PVS nuk njihet zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore, duke kufizuar aksesin e pacientëve në trajtim dhe mbështetje mjekësore.
    Imunologia dhe drejtuesja e studimit, Dr. Akiko Iwasaki, synon ta ndryshojë këtë situatë. Ajo tha për “Daily Mail” se kërkimi shkencor do të vazhdojë dhe se nevojiten fonde për të zgjeruar studimin në një grup më të madh njerëzish për të konfirmuar gjetjet aktuale.
    “Personat që vuajnë nga PVS janë ndjerë të injoruar sepse kjo gjendje nuk njihet si një problem mjekësor,” u shpreh Dr. Iwasaki. “Besoj se kërkimi i thelluar shkencor do të çojë në diagnoza më të sakta, trajtime më të mira dhe vaksina më të sigurta.”

  • Mund të shpëtojë shumë jetë, japonezët krijojnë dronin revolucionar me aftësi nuhatëse

    Mund të shpëtojë shumë jetë, japonezët krijojnë dronin revolucionar me aftësi nuhatëse

    Studiuesit japonezë kanë zhvilluar një dron bio-hibrid të pajisur me antena të molës së mëndafshit, duke i dhënë aftësinë për të nuhatur dhe identifikuar erërat me një saktësi të lartë. Ky zhvillim premton përdorime të rëndësishme në operacionet e shpëtimit, monitorimin e mjedisit dhe zbulimin e gazrave të rrezikshëm.
    Hulumtuesit nga Shinshu University dhe Chiba University përdorën antenat e molave të mëndafshit, të cilat janë tepër të ndjeshme ndaj erërave, për të ndërtuar një sistem të aftë të zbulojë kimikate në distanca të mëdha. Antenat u lidhën me një sistem elektroantennografie (EAG), i cili përpunon sinjalet elektrike dhe i kthen në të dhëna për navigim
     
    Çfarë e bën këtë dron të veçantë?
     
    Ndryshe nga dronët tradicionalë që mbështeten tek kamerat dhe sensorët optikë (të cilët dështojnë në errësirë, tym apo pluhur), droni bio-hibrid përdor nuhatjen për të zbuluar substanca të padukshme si rrjedhjet e gazit apo kimikatet toksike.
     
    Eksperimenti tregoi se droni mund të gjente burimin e një arome nga 5 metra larg, dyfish më shumë se modelet e mëparshme.
     
    Potencial për përdorime reale:
     
    Operacionet e shpëtimit – Mund të ndihmojë në lokalizimin e njerëzve të humbur apo të mbetur nën rrënoja, duke ndjekur aromën e trupit të tyre
    Monitorimi mjedisor – Identifikon ndotësit në ajër ose gjurmon speciet e egra përmes feromoneve
    Zbulimi i kimikateve të rrezikshme – Mund të përdoret në raste aksidentesh industriale apo rrjedhje gazi, ku sensorët e zakonshëm nuk funksionojnë
    Çfarë pritet në të ardhmen?
     
    Megjithëse ky është një hap i madh në robotikën bio-hibride, studiuesit pranojnë sfidat etike dhe teknike të përdorimit të përbërësve biologjikë. Po shqyrtohen alternativa si modifikimi gjenetik ose imitimi sintetik i antenave, për ta bërë këtë teknologji më të qëndrueshme dhe efektive në shkallë të gjerë.

  • Çfarë po ndodh me planetin tonë? Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Është deformuar!

    Çfarë po ndodh me planetin tonë? Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Është deformuar!

    Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh.Forma e saj, zakonisht mendohet si e rrumbullakët, por sipas Prof John Vidale i cili drejtoi kërkimin, skajet e saj në disa vende mund të jenë deformuar me 100 metra lartësi ose edhe më shumë.
    Bërthama e Tokës është praktikisht zemra e planetit tonë pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia prej rrezatimit diellor.
    Bërthama e brendshme rrotullohet në mënyrë të pavarur nga bërthama e jashtme e lëngshme dhe nga pjesa tjetër e planetit.
    Pa këtë lëvizje, Toka do të vdiste dhe do të kthehej në një planet shterp si Marsi, i cili humbi fushën e tij magnetike miliarda vjet më parë. Ndryshimi i formës së saj, sipas studimit, mund të jetë duke ndodhur aty ku skajet e bërthamës së brendshme të ngurtë prekin bërthamën e jashtme të lëngshme e cila është jashtëzakonisht e nxehtë.
    Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Nature Geoscience. Shkencëtarët fillimisht po përpiqeshin të zbulonin përse bërthama e brendshme kishte ngadalësuar lëvizjen në një ritëm më të avashtë se rrotullimi i Tokës përpara se të shpejtonte përsëri në 2010.
    Analiza e re e tyre shqyrton modelet e valëve sizmike nga tërmetet që u përsëritën në të njëjtin vend në periudhën mes viteve 1991 dhe 2023. Kjo ndihmoi për të treguar se si bërthama e brendshme po ndryshon me kalimin e kohës.Sipas studiuesve, ndryshimi po ndodh në kufirin e bërthamës së brendshme dhe të jashtme, afër pikës së shkrirjes. Rrjedha e lëngshme e bërthamës së jashtme si dhe tërheqja nga një fushë e pabarabartë e gravitetit, argumentojnë ata, mund të shkaktojë deformim.//BBC

  • Drama për punëtoret e seksit, “Anora”, triumfon në Oscars me pesë çmime

    “Anora”, historia e një punëtoreje seksi nga Nju Jorku së cilit i jepet një mundësi për të nisur një jetë të re kur martohet papritur me një klient të pasur rus, fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit.
     
    Përveç filmit më të mirë, Sean Baker fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin, duke barazuar rekordin për numrin më të madh të Oscarëve të fituar nga një individ në një vit të vetëm me Walt Disneyn, i cili kishte fituar për katër filma të ndryshëm në vitin 1954.
     
    Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.
     
    “Anora” u realizua me një buxhet prej gjashtë milionë dollarësh, një shumë fare e vogël për standardet e Hollywoodit. Ajo doli fituese në një garë të paparashikueshme për çmimin e filmit më të mirë, ku konkurronin gjithashtu thrilleri me temë papale “Conclave”, historia e emigrantëve hebrenj “The Brutalist”, dhe superproduksioni muzikor “Wicked”.
     
    “Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutem vazhdoni. Na duhen më shumë. Kjo është dëshmia”, tha Baker, një regjisor i njohur për realizimin e filmave të vegjël për aktorë të pornos, punonjëse seksi transgjinore dhe njerëz të tjerë nga grupe të margjinalizuara.toi garën kundër Demi Moore, e cila ishte favoritja për çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj.
    “Unë u rrita në Los Anxhelos, por Hollyëoodi gjithmonë më dukej kaq larg”, tha Madison në skenë. “Të jem këtu sot është vërtet e pabesueshme”.
     
    Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për komunitetin e punëtoreve të seksit, duke thënë “unë do të vazhdoj të jem një aleate”.
     
    “Anora”, e shpërndarë nga kompania e pavarur Neon, ka gjeneruar 40 milionë dollarë në arkat kinematografike globale. “Wicked” ka arkëtuar 728 milionë dollarë.
     
    Adrien Brody fiton çmimin për aktorin më të mirë
    Adrien Brody fitoi Oscarin e tij të dytë për aktorin më të mirë për rolin e një arkitekti emigranti hebre që ndjek ëndrrën amerikane në “The Brutalist”. Aktori 51-vjeçar nga Nju Jorku kishte fituar më parë për “The Pianist”, kur në moshën 29-vjeçare u bë fituesi më i ri ndonjëherë i këtij çmimi.
     
    “Aktrimi është një profesion shumë i brishtë”, tha Brody. “Nuk ka rëndësi ku ndodhesh në karrierën tënde, gjithçka mund të zhduket. Mendoj se kjo e bën këtë moment edhe më të veçantë”.
     
    Zoe Saldana u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për rolin e saj si ndërmjetësja e një bosi të drogës meksikan në “Emilia Perez”, një film në gjuhën spanjolle i shpërndarë nga Netflix.
     
    Filmi, i cili fitoi gjithashtu çmimin për këngën më të mirë origjinale me “El Mal”, ishte një nga favoritët për filmin më të mirë në fillim të vitit. Por, shanset e tij u zvogëluan kur dolën në dritë postime të papërshtatshme në rrjete sociale nga aktorja kryesore, Karla Sofia Gascon.
     
    Gascon, transgjinorja e parë e nominuar për një Oscar ndonjëherë, u tërhoq nga aktivitetet promovuese, por mori pjesë në ceremoninë e së dielës.
     
    Kieran Culkin mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin e njërit prej dy kushërinjve që udhëtojnë në Poloni për të studiuar rrënjët e familjes së tyre në filmin “A Real Pain

  • Analiza e re e gjakut mund të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve me demencë

    Analiza e re e gjakut mund të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve me demencë

    Në Mbretërinë e Bashkuar po testohet një analizë e re gjaku për të zbuluar shenjat e hershme të demencës. Shpresohet se kjo analizë mund të bëjë të mundur diagonsitikimin e shpejtë të sëmundjes, në mënyrë që pacientët të mund të përfitojnë nga ilaçet që ngadalësojnë përparimin e saj.
     
    Stephanie Everill po përballet me probleme të kujtesës, fjalët nuk rrjedhin më si dikur.
    Nuk mbaj mend asgjë. Thjesht ka ikur memorja”, thotë ajo.
     
    Zonja Everill është një nga pacientët e parë që merr pjesë në studimin shkencor “Sfida e Biomarkerit të Gjakut”, në të cilën përdoret një test gjaku për të diagnostikuar demencën.
     
    “Nuk e di nëse do mund të merrja ndonjë ilaç. Nëse mund të marrë ndonjë ilaç që më ndihmon të ruaj kujtesën, të mbaj trurin në lëvizje dhe të vazhdoj të kujtoj,” thotë ajo.
     
    Zonja Everill, 67 vjeç, u diagnostikua me humbje të kujtesës (MCI) rreth një vit më parë. Nëna e saj vuante me sëmundjen e Alzheimerit ndaj ajo donte të vepronte shpejt për të kuptuar gjendjen e saj. Skanimet spitalore tregojnë se gjendja e saj anon drejt Alzheimerit, por ende nuk e ka marrë diangozën përfundimtare nga ana e mjekëve.
     
    Sipas Shoqatës së Alzheimerit vetëm dy për qind e pacientëve kanë qasje tek testet “e arta” si skanerat PET, që skanojnë funksionimin e organeve dhe të indeve në nivel molekular, apo marrjen e një analize në shtyllën kurrizore.
    Mostrat e gjakut do të skanohen për një seri proteinash dhe treguesish të tjerë në gjak, të lidhura me demencën.
     
    Studimi drejtohet nga profesoresha Vanessa Raymon, në Universitetin e Oksfordit.
     
    Sipas saj, këto analiza do të ndihmojnë në identifikimin e pacientëve që mund t’i përgjigjen mirë trajtimit.
     
    “Po zhvillohen shumë barna të tjera që ka të ngjarë të licencohen dhe potencialisht të gjenden në sistemin shëndetësor britanik në vitet e ardhshme. Tani ato barna janë të përshtatshme për ata njerëz që kanë nivele mjaft të hershme të dëmtimit të kujtesës. Kështu që duhet të marrim diagnozën e duhur për të parë nëse njerëzit kualifikohen dhe do të përfitojnë nga ato barna”, shprehet Vanessa Raymon nga Universiteti i Oksfordit.
     
    Ilaçet e reja, Leqembi dhe Kisunla, mund të ngadalësojnë përkeqësimin e simptomave, por ato vlejnë vetëm në fazat më të hershme të Alzheimerit dhe vërtetimi në kohë se pacientët duhet të marrin këto barna, mund të jetë i vështirë.
     
    Shpresohet se këto teste të reja gjaku mund të diagnostikojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe shkaqe të tjera të demencës.
     
    Profesoresha Fiona Carragher, drejtuese e politikave dhe kërkimeve në Shoqatën e Alzheimerit thotë se “sfida e matjes së treguesve në gjak ka të bëjë me revolucionarizimin e rrugës diagnostikuese. Dhe testi i gjakut është një pjesë kyçe e kësaj.”
     
    “Demecia është shkaku kryesor i vdekjeve në Britani. Rreth një e treta e njerëzve në vend nuk diangostikohet. Testi i gjakut është kryesor për këtë”, thotë ajo.
     
    Sipas Shoqatës së Alzheimerit demenca paraqet krizën më të madhe shëndetësore dhe të kujdesit social në Mbretërinë e Bashkuar.
     
    Rreth një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuanin nga një formë e demencës në vitin 2024, sipas raportit kësaj shoqate.

  • Zemra e re artificiale kalon testin, australiani jeton 100 ditë me pompë titani

    Zemra e re artificiale kalon testin, australiani jeton 100 ditë me pompë titani

    Një pacient australian është bërë personi i parë në botë që largohet nga spitali me një lloj të ri zemre artificiale.
    40-vjeçari nga New South Wales, i cili i mbijetoi një ataku kardiak, mori implantin në nëntor gjatë një operacioni gjashtë-orësh në Spitalin St. Vincent në Sidnei. Pas disa javësh qëndrimi në repartin e terapisë intensive, pasuar nga një periudhë shtesë nën mbikëqyrje në repartin e përgjithshëm, ai doli nga spitali muajin e kaluar.
    Zemra artificiale, e bërë nga titani, është zhvilluar nga kompania e teknologjisë mjekësore BiVACOR. Ai është krijuar për të mbajtur pacientët në jetë derisa të gjendet një donator i përshtatshëm. Një zemër donatore iu gjet australianit në fillim të marsit dhe ai iu nënshtrua një transplanti pas më shumë se njëqind ditësh, që është periudha më e gjatë që një pacient ka jetuar me një zemër plotësisht artificiale jashtë mbikëqyrjes spitalore.
    Kjo pajisje përdor një pompë për të kryer funksionet kryesore të zemrës dhe shpikësi i saj, shkencëtari australian Dr. Daniel Timms, tha se ishte krenar që shihte përparimin e teknologjisë.
    “Të jesh në gjendje të sjellësh Australinë në këtë proces dhe të marrë pjesë në provat e para klinike është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe diçka për të cilën jam përpjekur që nga fillimi,” tha Tims.

  • “Hëna e përgjakur”! Pamje spektakolare të eklipsit

    “Hëna e përgjakur”! Pamje spektakolare të eklipsit

    Një eklips i rrallë hënor, i njohur si “Hëna e Përgjakur,” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Hëna mori ngjyrë të kuqe gjaku pas një eklipsi hënor i cili ishte pjesërisht i dukshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Por eklipsi i plotë hënor ishte i dukshëm për njerëzit në Amerikën Veriore dhe Jugore ku dhe dhuroi një pamje spektakolare.
     

     
    Hëna u errësua ndërsa u zhvendos në hijen e Tokës dhe përfundimisht u shfaq e kuqe, prandaj edhe pseudonimi është “hëna e përgjakur”. Dielli, Toka dhe Hëna janë pothuajse, dhe jo plotësisht, në një linjë gjatë një eklipsi të pjesshëm hënor, duke krijuar një pjesë të errët në Hënë.

  • Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…

    Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…

    Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli statusin e mbrojtjes paraprake për Shpellën e Shkruar të Lepenicës, si një hap paraprak drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
    Piktura shkëmbore e “Shpellës së Shkruar të Lepenicës” është një dëshmi e rrallë e artit shkëmbor prehistorik, e vetmja e identifikuar deri më tani në Shqipërinë Jugperëndimore.
    Propozimi u bë mbi bazën e punës së realizuar nga arkeologu Prof. Dr. Muzafer Korkuti, për dokumentimin dhe studimin e pikturës në vitin 1984, si dhe mbi bazën e punës për ridokumentimin e saj, të realizuar nga projekti shqiptaro-spanjoll “Lepenica” bashkëpunim i DRTK Vlorë, Institutit të Arkeologjisë dhe Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia, Spanjë. Sipas Akademikut Muzafer Korkuti, piktura shkëmbore e Shpellës së Shkruar në Lepenicë është vepër origjinale me një bazë konceptimi të sajën dhe përfaqëson një stad të caktuar të artit prehistorik, ku përfytyrimi abstrakt i kohës është paraqitur në mënyrë monumentale.
    Piktura është krijim i rrallë i artit neolitik, që me ideogramat e tij dhe me mjetet dhe mënyrën e vet, ka paraqitur një “mesazh” të banorëve të kohës.