Author: Gijotina.com

  • Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

    Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

    Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij. Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit.
    “Kequshqyerje do të ndikonte në fiziologjinë e përgjithshme të organizmit, në kequshqyerjen dhe të trurit dhe të gjithë organeve jetësore të cilat mund të bëhen shkak për fillimin e një sëmundje që mund të jetë ankthi apo dhe depresioni”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.
    “Në zorrë përmes florës tonë bakteriale arrin që të prodhohen në varësi të mënyrës tonë të të ushqyerit produkte të mira metabolike apo produkte të dëmshme. Një nga produktet më të dëmshme që mund të prodhohen janë proteinat beta të cilat arrijnë të shkojnë drejtpërdrejt në tru duke ndërlidhur neuronet me njëri- tjetrin duke bërë që ato të vdesin. Sot mendohet se alzhajmer, demenca, plakja e trurit vjen drejtpërdrejt nga mënyra jonë e të ushqyerit dhe sidomos nga grumbullimi i këtyre proteinave anormale në lobe të ndryshme të trurit. edhe depresioni si një nga format e mos-oksigjenimit të trurit, ndryshimit të neuroreceptorëve që ndodhin, të ketë bazën nga ushqyerja”, thotë nutricioniste Matina Çobo.
    Depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, por të gjithë të prekurit prej tij kanë një gjë të përbashkët, urinë për karbohidrate e cila lidhet me ashpërsinë e çrregullimit të shëndetit mendor.
    Në raport me njerëzit e shëndetshëm ata që vuajnë nga depresioni sipas studimit shfaqin një dëshirë me të ulët për ushqime të pasura me yndyrë dhe proteina.
    Shkak sipas studimit mund të jenë ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin e tretjes.
    “Sheqeri ka dalë së është armiku kryesor i shëndetit, është proinflamator, ushqen bakteret e këqija të zorrës dhe duke i ushqyer ne arrijmë ti japim përparësi inflamacionit dhe një kaskade të gjerë sëmundjesh”, shprehet Çobo.
    “Depresioni ka kritere tipike, kohët e fundit kam vënë re se është shtuar pas sëmundjeve kronike, pas virozave që kanë kaluar në dimër kanë shfaqur çrregullime të ankthit, por edhe çrregullime depresive”, thotë psikiatrja Asabella.
    Por a është mënyra e të ushqyerit në afatgjatë ajo ndikon në shëndetin mendor apo është shëndeti mendor që përkeqëson mënyrën e të ushqyerit?
    “Hormone që aktivizohen më në afatgjatë vazhdimisht gjatë ditës kur ne hamë shëndetshëm ndodhin vetëm nëse kemi një dietë të balancuar me antioksidentë, proteina cilësore me karbohidrate komplekse gjithmonë duke ushqyer sa më shumë të jetë e mundur florën bakteriale që të jetë në kushtet e një bashkëjetese apo dominimi të baktereve të mira kundrejt atyre të këqija. Në momentin kur bakteret e këqija dominojnë dhe krijohet ajo që quhet disbioza kemi një kaskadë inflamatore në trup, inflamacioni mund të nisë në zorrë, por arrië të shkojë dhe deri në tru sepse shumica e produkteve arrijnë të depërtojnë dhe barrierën gjak tru”, shprehet më tej nutricionistrja Çobo.
    Rezultatet e studimit ngrenë pyetje të mëtejshme për hulumtime dhe trajtime të ardhshme. Studiuesit thonë se kombinimi i terapisë me një dietë shoqëruese mund të sjelle përmirësim të ndjeshëm tek personat me çrregullime të shëndetit mendor.

  • Simptomat e astmës në varësi të motit, kujdesi që duhet të tregoni

    Simptomat e astmës në varësi të motit, kujdesi që duhet të tregoni

    Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.
    Simptomat e astmës kanë gjithashtu tendencën të përkeqësohen veçanërisht tek fëmijët, gjë që nxjerr në pah rolin e motit tek kjo sëmundje.
    Një studim i kryer në Detrojt zbuloi se një rritje e beftë e temperaturës me të paktën 10 gradë ose e lagështisë në ajër me të paktën 10 përqind, rrit ndjeshëm numrin e fëmijëve azmatikë që kanë nevojë të shtrohen në spital.
    Substancat nxitëse të azmës janë të pranishme në çdo stinë. Bëhet fjalë për duhanin, polenin, pluhurat, lagështia, viruset, temperatura e të tjerë.
    Astma
    Ajri i ftohur mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.
    Në rastin e fëmijëve, astma bëhet më e pranishme në pranverë dhe vjeshtë.
    Astmatikët janë më të prirur të preken nga virozat se njerëzit që nuk vuajnë nga ky problem.
    Gripi dhe e ftohura zgjasin më shumë tek astmatikët dhe janë më të rrezikshme.

  • Po ju e dini? Ja cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit

    Po ju e dini? Ja cila është lidhja mes tiroides dhe kolesterolit

    Kolesteroli, është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq.
    Pikë së pari, njeriu ka nevojë për kolesterolin.
    Kjo substancë e butë e ngjashme me dyllin gjendet jo vetëm në enët e gjakut por edhe në çdo qelizë.
    Kolesteroli është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve siç është estrogjeni dhe testosteroni dhe acidet biliare që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.
    Për më tepër, kolesteroli ndihmon edhe për kujtesën dhe është thelbësor për shumë funksione nervore.
    Thënë shkurt, nëse ke arritur të lexosh deri këtu, duhet të falenderosh kolesterolin.
    Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, si çdo gjë në jetë edhe në rastin e kolesterolit, ekuilibrat janë të brishtë.
    Nëse organizmi juaj përmban sasi të larta të kolesterolit të gabuar, atëherë dëmet janë të mëdha.
    Kolesteroli i Mirë Dhe Kolesteroli i Keq
    Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.
    Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.
     
    Kolesteroli i keq jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma specifike ndaj shpesh njihet si ‘vrasësi i heshtur.’
     
    Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
     
    Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
     
    Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
     
    Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
     
    Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
     
    Çfarë Lidhje Ka Kolesteroli Me Tiroiden?
    Tiroidja është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin që orienton mënyrën se si trupi e përdor energjinë.
    Hormonet e tiroides rregullojnë frymëmarrjen, peshën e trupit, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor.
    Ajo që nuk dinin studiuesit deri tani është se problemet me tiroiden nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit të keq.
    Në disa raste, tiroidja prodhon shumë ose ndjeshëm më pak hormone të cilat shkaktojnë një sërë problemesh.
    Nëse vuani nga hipotiroidizmi, atëherë mungesa e hormoneve nënkupton më shumë kolesterol të keq në gjak.
    Hormonet e pakëta në trup nuk arrijnë të pastrojnë kolesterolin nga gjaku duke rritur ndjeshëm nivelet e tij dhe rritur rrezikun për sëmundjet e zemrës.

  • Fitonte vetëm 3 dollarë në ditë, sot miliarder/Historia frymëzuese e polakut

    Fitonte vetëm 3 dollarë në ditë, sot miliarder/Historia frymëzuese e polakut

    Historia e Tomas Gorny është një frymëzim i madh për realizimin e “ëndrrës amerikane”, një përpjekje e pashembullt për të arritur sukses duke luftuar me vështirësi të mëdha. Pas një jete në varfëri ekstreme, ai e ktheu jetën e tij në një shembull frymëzimi. Gorny, një polak që kishte studiuar në Gjermani, vendosi të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një karrierë në fushën e teknologjisë. Me një investim të vogël dhe shumë sakrifica, ai u bë një ndër themeluesit dhe CEO i Nextiva, një kompani që sot vlerësohet në miliarda dollarë dhe mbështet më shumë se 150.000 biznese.
    Fillimet e tij ishin të vështira. Ai punonte tri punë, duke bërë një jetë me vetëm 3 dollarë në ditë, por kjo nuk e ndaloi të arrinte suksesin. Pas disa vitesh vështirësish, ai shiti aksionet e tij në një kompani tjetër, por investoi në një tjetër startup, Ipower, që i solli fitime të mëdha. Gjatë periudhës së krizës, Gorny, i cili nuk e humbi shpresën, krijoi Nextiva, që u bë një nga kompanitë më të suksesshme të hosting-ut në internet.
     

  • Akrepat 60 minuta para, ja kur rikthehet ora verore

    Akrepat 60 minuta para, ja kur rikthehet ora verore

    Në natën mes të shtunës dhe të dielës, 29 dhe 30 Marsit, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore.
    Orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Pra kjo do të thotë që do flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.
    Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ​​gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatoninë dhe për të siguruar pushimin e duhur.
    Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e mbajtur nga orët analoge.

  • Pse alergjitë bëhen më të ndjeshme gjatë mëngjesit

    Pse alergjitë bëhen më të ndjeshme gjatë mëngjesit

    Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes. Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes?
    Kafshët ose insektet shtëpiake. Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre. Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.
    Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme. Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj.
    Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave. Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.
    Poleni
    Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës. Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
    Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen. Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër. Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
    Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
    Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik. Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato. Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
    Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini. Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit.

  • Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

    Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

    Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22. Përveç se një festë fetare në Shqipëri, Nevruzi njihet edhe ndërkombëtarisht prej OKB-së si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.
    Nevruzi, që do të thotë “ditë e re” në persisht, është shumë më tepër se thjesht fillimi i një viti të ri, është një festë e lashtë e jetës, rilindjes dhe triumfit të dritës mbi errësirën. Me rrënjë që shtrihen mbi 3000 vjet në epokën e Zoroastrianizmit, Nevruzi paralajmëron ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin e pranverës.
    Në këtë ditë, përveç riteve fetare, besimtarët bektashinj shkëmbejnë edhe vizita e dhurara me njëri-tjetrin. Gjithashtu tryezat shtrohen si për festë, ku nuk mungon byreku me monedhë, jeshillëqet, mishi i pjekur dhe sultjashi. Kjo ëmbëlsirë në bazë të saj ka qumështin, që simbolizon qumështin e nënës, orizin që simbolizon bollëkun dhe sherbetin që merret i kënduar në teqe.
    Dita e Nevruzit bashkon kultura të ndryshme në të gjithë Iranin, Azinë Qendrore, Kaukazin, Ballkanin dhe më gjerë, duke ofruar zakone dhe vlera të pasura të zakoneve.
    Origjina e Nevruzit mund të gjurmohet në perandorinë e lashtë persiane dhe në kalendarin Zoroastrian, ku shënonte një nga ditët më të shenjta të vitit. Fillimisht një kohë e shenjtë për të festuar rilindjen e natyrës, Nevruzi evoluoi gjatë shekujve në një festë laike të përqafuar nga komunitete të shumta etno-gjuhësore dhe kulturore.
    Sot, Nevruzi festohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore, duke reflektuar një dëshirë universale për rinovim, paqe dhe prosperitet. Njohja ndërkombëtare nga UNESCO dhe Kombet e Bashkuara nënvizon rëndësinë e saj si një ngjarje kulturore unifikuese në botën tonë gjithnjë e më të ndërlidhur.

  • Bullizmi në rrjetet sociale nuk ka moshë, rriten denoncimet edhe ndaj të rriturve

    Bullizmi në rrjetet sociale nuk ka moshë, rriten denoncimet edhe ndaj të rriturve

    Ndërsa vëmendja kryesore është përqendruar te bullizmi mes adoleshentëve në rrjetet sociale, një tjetër problematikë e rëndësishme po del në pah: abuzimi nga moshat 40-50 vjeç.
    Në Fier, çdo ditë regjistrohen denoncime jo vetëm për sjellje problematike nga të rinjtë, por edhe nga kjo grupmoshë, e cila gjithashtu përfshihet në forma të ndryshme abuzimi në internet.
    Sipas psikologëve, edhe të rriturit kanë nevojë për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale. Megjithëse legjislacioni parashikon ndëshkime për këto sjellje, avokatët argumentojnë se masat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar abuzimin në internet.
    Një tjetër ndryshim i vërejtur kohët e fundit është se abuzimi nuk është më i lidhur vetëm me meshkujt si autorë dhe femrat si viktima. Statistikat tregojnë se tani raporti mes abuzuesve dhe viktimave është thuajse i barabartë, pasi gjithnjë e më shumë raportohen raste ku edhe femrat kryejnë abuzime ndaj meshkujve në rrjetet sociale.

  • Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit, dëmet që shkaktojnë

    Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit, dëmet që shkaktojnë

    Dushi i shpeshtë apo mos ndërrimi i peshqirëve për një kohë të gjatë mund të sjellin shqetësime të ndryshme për shëndetin tuaj. Për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa këshilla të vlefshme.
    Bëni dush shumë shpesh
    Nëse bëni çdo ditë dush edhe nëse në të vërtetë nuk keni nëvojë për një të tillë, ju mund të jeni duke dëmtuar lëkurën tuaj. Larja largon vajin dhe bakteret e shëndetshme nga lëkura juaj, kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë, kruarje dhe të lejojë që bakteret e këqija të hyjnë përmes lëkurës së plasaritur. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj papastërtive dhe baktereve normale, ju në fakt e ndihmoni atë në forcimin e sistemit imunitar.
     
    Përdorni sapunin e gabuar
    Sapunët e ashpër mund të vrasin shumë baktere, duke përfshirë edhe ato të mirat. Duke e lënë lëkurën tuaj më të ekspozuar ndaj bakereve të dëmshme që janë rezistente. Prandaj përdorni sapunë të butë me vajra të shtuar, pastrues të butë ose shampo dushi me hidratues të shtuar. Nëse keni ekzemë ose lëkurë të ndjeshme, sapunët me aroma mund të irritojnë më tepër lëkurën tuaj. Në vend të tyre përdorni sapunë pa aromë.
     
    Nuk i lani shpesh peshqirët
    Peshqirët e lagësht janë një terren perfekt për rritjen e baktereve, mykut dhe viruseve. Një peshqir i ndotur mund të shkaktojë mykun e thonjve, kruajtjen e këmbëve dhe lytha. Për të shmangur këtë, ndërroni ose lani peshqirin tuaj të paktën një herë në javë dhe sigurohuni që të thahet pas çdo përdorimi.
     
    Mos pastrimi i sfungjerëve të dushit
    Sfungjerët janë të shkëlqyer por janë edhe vendi i përsosur që mikrobet zgjedhin për t’u fshehur. Ju duhet ta pastroni atë çdo javë dhe pas çdo përdorimi ta lini në një vend të përshtatshëm ku ai mund të thahet me lehtësi. Dhe mos harroni ta zëvendësoni me një të ri çdo 1-3 muaj.
     
    Bëni dush me ujë të nxehtë
    Një dush i gjatë dhe i nxehtë edhe pse mund t’ju kënaqë pa masë, sidomos në muajt e ftohtë, mund të largojë yndyrat natyrale të lëkurës tuaj duke e lënë lëkurën e thatë. Mbroni lëkurën tuaj duke përdorur ujë të vakët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni një sëmundje të lëkurës si ekzema ose psoriasa.
     
    I lani flokët shumë shpesh
     
    Nëse nuk keni skalp shumë të yndyrshëm, ndoshta nuk keni nevojë t’i lani flokët çdo ditë. Nëse keni flokë kaçurrelë, të trashë ose të lyer, lajini flokët më rrallë në që të mos thahen shumë.
     
    Nuk e pastroni kokën e dushit
     
    Koka juaj e dushit është shtëpia ideale për bakteret, të cilave u pëlqen të rriten në vrimat e vogla, të lagura dhe të errëta. Kur uji rrjedh, bakteret mund të hyjnë në ajrin që thithni.
     
    Nuk e hidratoni lëkurën pas dushit
     
    Kremi hidratues funksionon duke bllokuar lagështinë në lëkurën tuaj. Koha më e mirë për ta përdorur është menjëherë pasi të jeni larë. Aplikojeni krem hidratues brenda pak minutash psi jeni tharë mirë me peshqir.

  • Jorgo Pulla paralajmëron: Keqkuptime dhe tensione këtë javë /Horoskopi javor 24-30 Mars

    Jorgo Pulla paralajmëron: Keqkuptime dhe tensione këtë javë /Horoskopi javor 24-30 Mars

    Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare. “Duhet të tregohemi të matur dhe të kemi kujdes me fjalët, pasi java sjell keqkuptime dhe tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me Mërkurin dhe Afërditën në retrogradë te Peshqit. Eklipsi Diellor tek Dashi kërkon pastrim emocional, ndërsa Neptuni tek Dashi sjell zgjime të reja të brendshme për të gjithë. Tani është momenti dhe periudha që duhet të zgjohemi, të lëmë pas të kaluarën dhe të marrin vendime për nisma të reja. Ecni përpara, duke kthyer kokën pas për të mos bërë gabimet e së shkuares!”, paralajmëron Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
     
    DASHI
    Ndryshime dhe fillime të reja! Kjo javë është plot energji intensive, por edhe sfida. Mërkuri dhe Afërdita janë retrogradë te Peshqit, gjë që ndikon në komunikimin dhe marrëdhëniet. Eklipsi Diellor të shtunën në shenjën tuaj intensifikon emocionet dhe sjell ndryshime të papritura. Mund të ndiheni sikur situatat janë jashtë kontrollit tuaj, por kjo mund të jetë shtysë për fillime të reja. Në dashuri, kjo javë sjell ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të shmangni reagimin e tepërt, pasi komunikimi mund të jetë konfuz. Nëse jeni beqarë, eklipsi mund të sjellë një shpërthim emocionesh apo zbulim të realiteteve të reja emocionale. Në punë mund t’ju duhet të rishikoni disa strategji apo partneritete.Vonesat janë të pashmangshme, ndaj mos nxitoni në marrjen e vendimeve. Në financat duhet të jeni të kujdesshëm ndaj çdo shpenzimi të pajustifikuar dhe të jeni më të kujdesshëm me detyrimet.
     
    DEMI
     
    Rivlerësimi i marrëdhënieve dhe çështjeve profesionale! Kjo javë mund të sjellë disa vonesa dhe zhgënjime, veçanërisht në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve, për shkak të lëvizjeve retrogradë të Venusit dhe Mërkurit tek Peshqit. Eklipsi Diellor te Dashi të shtunën mund të sjellë trazira ose të zbulojë çështje të fshehura. Nëse ndiheni të pasigurt, shmangni marrjen e vendimeve të mëdha këtë javë. Në dashuri, mund të ketë momente pasigurie ose ngarkesë të tepruar emocionale. Nëse jeni në një lidhje, duhet të përpiqeni të ruani ekuilibrin dhe të mos lejoni që keqkuptimet e vogla të përshkallëzohen. Nëse jeni beqarë, e shtuna sjell një moment domethënës që mund të ndryshojë rrjedhën e emocioneve tuaja. Në punë, kjo javë mund të sjellë shtyrje dhe vonesa, sidomos në projekte që kërkojnë komunikim apo bashkëpunim. Preferohet të merreni me çështje në pritje dhe të shmangni fillimet e reja. Në financat mund të lindin shpenzime të papritura ose mund të përballeni me vonesa në pagesa.
     
    BINJAKËT
     
    Probleme komunikimi, tensione të brendshme! Kjo javë sjellë disa keqkuptime, për shkak të retrogradit të Venusit dhe Mërkurit te Peshqit. Pavarësisht vështirësive në komunikim, tensioni sjell edhe momente krijuese. Eklipsi Diellor tek Dashi mund të sjellëpastrim intensiv emocional, ndaj përpiquni të qëndroni të qetë dhe të adaptueshëm. Në dashuri, komunikimi është pika e dobët këtë javë! Nëse jeni në një lidhje, bëni kujdes nga keqkuptimet dhe fjalët që mund të keqinterpretohen. Nëse jeni beqarë, e shtuna mund të sjellë një ribashkim ose rilindjen e një ndjenje të vjetër që do t’ju bëjë të rimendoni. Në punë është një moment i mirë për të përfunduar detyrat në pritje, por jo për të marrë përsipër ndonjë të re. Mundohuni të mos përfshiheni në negociata të mëdha apo partneritete të reja. Për sa i përket financave, kjo javë është paksa e paqëndrueshme, ndaj duhet të kujdeseni për shpenzimet dhe të shmangni huamarrjen.
     
    GAFORRJA
     
    Stabilizim dhe rivendosje ekuilibri! Kjo javë ka shumë tension të brendshëm dhe pasiguri. Afërdita dhe Mërkuri retrogradë tek Peshqit mund të turbullojnë gjykimin tuaj dhe të shkaktojnë vonesa në punët tuaja. Eklipsi Diellor tek Dashi të shtunën mund të shkaktojë ndryshime në çështjet personale ose të nxjerrë në dritë çështje të hapura që i keni lënë pas dore. Në dashuri, kjo javë kërkon vëmendje dhe durim. Nëse jeni në një lidhje, mund të ketë vështirësi në komunikim ose keqkuptime që mund të shkaktojnë tension. Nëse jeni beqarë, mbrojini ndjenjat tuaja dhe mos lejoni që pasiguritë të përcaktojnë zgjedhjet tuaja. Në jetën tuaj profesionale duhet të jeni të kujdesshëm me marrëveshjet dhe projektet e reja. Mos u angazhoni për asgjë të re para fundjavës. Në financat është më mirë të kufizoni shpenzimet dhe të prisni momente më të mira për të bërë blerje apo investime të reja.
     
    LUANI
     
    Rritje dhe ulje ne dashuri, perspektiva të reja ne biznes! Kjo javë është plot me kthesa dhe zbulime, për shkak të Mërkurit dhe Venusit retrogradë tek Peshqit. Eklipsi Diellor te Dashi të shtunën mund të shkaktojë trazira të thella emocionale ose të zbulojë situata të fshehura që ju shqetësojnë. Është një kohë e mirë për të rishqyrtuar prioritetet tuaja dhe për të lënë pas atë që ju pengon. Në dashuri, gjërat janë konfuze dhe vendimet janë të vështira. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i qaseni çështjeve me durim dhe kujdes. Nëse jeni beqarë, java sjell konflikte emocionesh dhe mendimesh, por edhe mundësinë për të gjetur një rrugë të qartë në drejtimin e duhur. Në jetën tuaj profesionale, preferoni të përfundoni detyrat në pritje sesa të merrni përsipër detyrime të reja. Mërkuri retrogradë mund të sjellë vonesa, ndërsa në financa është mirë të shmangni hapjet apo investimet e mëdha këtë javë.
     
    VIRGJËRESHA
     
    Rivlerësoni çështjet financiare dhe profesionale! Kjo javë mund të jetë plot me kthesa dhe surpriza, për shkak të retrogradeve të Mërkurit dhe Venusit. Eklipsi Diellor të shtunën tek Dashi sjell energji intensive, e cila mund të krijojë paqartësi dhe konflikte në jetën tuaj personale dhe profesionale. Është një kohë e mirë për të bërë rishikime dhe rivlerësim të situatave. Në dashuri, mund të përjetoni ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit dhe të jeni më të hapur për të kuptuar nevojat e partnerit. Nëse jeni beqarë, një njohje e re mund të sjellë tronditje, ndaj mos nxitoni në veprime. Në jetën tuaj profesionale, rikthimet sjellin vonesa dhe keqkuptime, ndaj është mirë të shtyni marrëveshje të reja profesionale apo hapa të mëdhenj. Në financat java kërkon kujdes dhe maturi financiare pasi mund të lindin shpenzime të papritura.
     
    PESHORJA
     
    Rivlerësim i marrëdhënieve, pastrime intensive emocionale! Kjo javë ka një ajër rinovimi, por edhe përçarjeje. Me Venusin dhe Mërkurin në retrogradë te Peshqit, si dhe me Eklipsin Diellor te Dashi të shtunën, mund të gjendeni përballë ngërçeve emocionale ose profesionale. Është koha të rishikoni prioritetet tuaja dhe të mos nxitoni në marrjen e vendimeve të mëdha. Sidomos në fund të javës, nevoja për pastrim do të jetë intensive. Në dashuri mund të lindin momente tensioni dhe emocionesh të tepërta, veçanërisht nëse keni dyshime për marrëdhënien tuaj ose keni lënë pas dore komunikimin me partnerin. Nëse jeni beqarë, eklipsi diellor i së shtunës mund të sjellë emocione të papritura, por kujdes se si i investoni emocionet tuaja. Në punë java ka vonesa dhe pengesa të vogla. Është një kohë e mirë për të përfunduar detyrat në pritje ose për të rishikuar strategjitë tuaja. Në financat situatat e paparashikuara kërkojnë përmbajtje dhe kujdes në shpenzime, ndërkohë që mund të lindin vonesa apo mosmarrëveshje në çështjet financiare.
     
    AKREPI
     
    Vendime dhe mundësi të reja në marrëdhënie! Kjo javë ka disa sfida dhe ndryshime për ju. Mërkuri dhe Venusi retrogradë te Peshqit, të kombinuara me eklipsin diellor të shtunën, mund të shkaktojnë konfuzion në komunikim dhe të nxjerrin në sipërfaqe emocione të fshehura. Edhe pse gjërat mund të duken të pasigurta, kjo javë ju jep mundësinë të bëni rishikime të rëndësishme dhe të merrni vendimet e duhura për të ardhmen. Në dashuri, eklipsi diellor të shtunën mund të sjellë kthjellime të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, gjërat mund të përmirësohen, por vetëm nëse ka një komunikim të hapur dhe të sinqertë. Nëse jeni beqarë, java mund të sjellë një zgjim emocional që do t’ju ndihmojë të merrni vendime për të ardhmen tuaj. Në punë janë të mundshme vonesa dhe pengesa. Mos bëni lëvizje të nxituara dhe kufizoni veten në rishikimin e qëllimeve tuaja! Për sa i përket financave, sigurohuni që të mos bëni shpenzime të reja dhe kontrolloni detyrimet, pasi situatat janë të paqëndrueshme dhe mund të ketë ngjarje të paparashikuara.
    SHIGJETARI
     
    Kujdes në jetën e përditshme, larg debateve në komunikim! Kjo javë ka ndryshime dhe zbulime të rëndësishme për ju. Me Afërditën dhe Mërkurin në retrogradë te Peshqit, por edhe me Eklipsin Diellor të shtunën te Dashi, mund të ndjeni se gjërat rreth jush nuk po zhvillohen siç prisnit. Edhe pse mund të ketë vonesa dhe shtyrje, kjo është koha për të rishqyrtuar strategjinë tuaj dhe për të forcuar komunikimin me të tjerët. Në jetën tuaj emocionale, kjo javë sjell ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, keni nevojë për durim dhe vëmendje në komunikimin me partnerin. Eklipsi diellor të shtunën sjell një emocion dhe një rinovim që mund të çojë në fillime të reja apo edhe sfida të reja. Në punë, kujdes nga keqkuptimet dhe vonesat, veçanërisht nëse keni në plan të bëni lëvizje të mëdha ose të filloni projekte të reja! Në financat mund të përballeni me disa pengesa apo vonesa në pagesa, ndaj është më mirë të jeni të përmbajtur dhe të mos merrni përsipër detyrime të reja financiare.
     
    BRICJAPI
     
    Ndikime në marrëdhënie, rishikime profesionale! Kjo javë është me rishikime dhe ndryshime, veçanërisht me Mërkurin dhe Afërditën retrogradë te Peshqit. Eklipsi Diellor të shtunën tek Dashi mund të sjellë tronditje të papritura, veçanërisht në situata profesionale apo personale. Ndërsa gjërat mund të duken konfuze, këto ndryshime janë për të mirën tuaj, pasi hapin perspektiva të reja. Në jetën tuaj emocionale, nëse jeni në një lidhje, kjo javë do të sjellë nevojën për më shumë kohë dhe komunikim me partnerin. Eklipsi Diellor mund të sjellë tensione, por edhe zbulime të rëndësishme që do ta ndihmojnë marrëdhënien të ecë përpara. Nëse jeni beqar, zhvillimet do jenë të shpejta dhe mund t’ju krijojnë tension emocional. Në punë duhet të keni kujdes me bashkëpunimet dhe planet profesionale, pasi mund të shfaqen vonesa apo probleme komunikimi. Për sa i përket financave, është një javë e mirë për të rishikuar buxhetin tuaj dhe për të munduar të shkurtoni shpenzimet e panevojshme.
    UJORI
     
    Rivlerësimi i qëllimeve dhe partneriteteve! Kjo javë ka disa ndryshime dhe përmbysje, për shkak të retrogradeve të Afërditës dhe Mërkurit tek Peshqit. Eklipsi diellor të shtunën sjell të dhëna të reja që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme dhe në marrëdhëniet tuaja. Edhe pse situatat mund të jenë paksa të paqëndrueshme, do të jetë një mundësi për të bërë disa sqarime dhe për të hedhur themelet për të ardhmen tuaj. Në jetën tuaj emocionale, ndryshimet janë të mundshme. Nëse jeni në një lidhje, komunikimi është pika e dobët e javës, ndaj duhet të keni kujdes ndaj reagimeve dhe të shmangni diskutimet e tepërta. Nëse jeni beqarë, eklipsi diellor mund të sjellë një këndvështrim të ri në jetën tuaj të dashurisë ose të sqarojë një marrëdhënie që ju ka mbetur në të kaluarën. Në punë, sigurohuni që të jeni të kujdesshëm në vendimet që merrni dhe të shmangni lëvizjet e mëdha apo nënshkrimin e kontratave. Në financat java kërkon maturi pasi mund të lindin shpenzime të paparashikuara apo vonesa në pagesa.
     
    PESHQIT
     
    Ndryshime të papritura dhe ndikime dashurie! Kjo javë është e mbushur me tensione dhe tronditje emocionale, kryesisht për shkak të retrogradeve të Mërkurit dhe Afërditës në shenjën tuaj. Eklipsi Diellor të shtunën ka pastrim intensiv dhe mund të nxjerrë në dritë çështje të vjetra që duhet t’i mbyllni përgjithmonë. Ndryshimet do ju ndihmojnë të ecni përpara. Në jetën tuaj emocionale, java ka momente intensive emocionale, me Eklipsin Diellor që ndriçon të kaluarën dhe sjell ndryshime. Nëse jeni në një lidhje mund të lindin tensione, por me pak vëmendje do arrini t’i kapërceni. Nëse jeni beqarë, java mund të sjellë njohje të reja ose të sqarojë një çështje të vjetër dashurie. Në punë është mirë të shmangni vendimet apo marrëveshjet e mëdha këtë javë! Në financat java kërkon kujdes, pasi mund të shfaqen shpenzime të papritura apo vonesa në pagesa.