Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar tre pasuri të Ilber Domit, i cili është nën hetim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve luftarake.
Domi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, dhe hetimi ka zbuluar se të ardhurat e tij nuk përputhen me vlerën e pasurive që ka krijuar. Prokuroria konstatoi se këto pasuri janë rezultat i veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogës dhe kërkoi sekuestrimin e tyre në bazë të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.
Gjykata miratoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme të Domit: Një truall prej 850 m² në Zall Herr, Tiranë
Një apartament me sipërfaqe totale 113.8 m²
Njësi me sipërfaqe 98.8 m², si dhe dy poste parkimi
Hetimi pasuror ka përfshirë periudhën 2011-2024, duke vërtetuar se burimi i këtyre pasurive nuk justifikohet me të ardhurat e tij të deklaruara. Prokuroria vijon hetimet për këtë çështje.
Author: Gijotina.com
-

Nën hetim për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit
-

Kursi këmbimit 27 Mars
Sot, më 27 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë.Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.
Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.9 lekë, ndërsa në shitje me 65.4 lekë.Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: -

Pesticidet kancerogjene të ndalaura në Europë tregtohen në Shqipëri
Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020.
Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore.
Ky nuk ishte një rast i izoluar i ndalimit të eksporteve me mandarina nga Shqipëria, ndërkohë që mandarina nuk është produkti i vetëm i identifikuar me ngarkesë të pesticideve të ndaluara gjatë viteve të fundit në vend.
Të dhënat e mbledhura nga BIRN dhe intervista me ekspertë, dëshmojnë se qeveria neglizhoi për mungesë kapacitetesh njerëzore dhe paqartësi ligjore monitorimin e vazhdueshëm dhe në kohë, të përdorimit të pesticideve duke çuar në tregtim të produkteve bujqësore mbi normat e lejuara.
Autoritetet gjithashtu mbyllën një sy ndaj përdorimit nga fermerët të pesticideve të rrezikshme, të ndaluara prej vitesh në vendet e BE-së, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore dhe cilësinë e eksporteve shqiptare.
Ministria e Bujqësisë pranoi në përgjigje të një kërkesë për informim se vetëm gjatë vitit 2024 janë konstatuar nga analizat laboratorike në fruta perime 7 pesticidet të ndaluara si; ”chlorpyriphos, chlorfenapyr, chlorpyriphos methyl, linuron, dimethoate, myclobutanil dhe omethoate”.
Përfaqësues të laboratorëve privatë i thanë BIRN se kanë konstatuar shumë raste të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) të ndaluara në analizat e tyre.
“Në Shqipëri qarkullojnë rreh 35 pesticide të ndaluara,” i tha BIRN Sokol Abazi, kimist dhe konsulent pranë laboratorit Tenius, duke iu referuar gjetjeve të analizave të këtij laboratori vetëm gjatë vitit 2024.
Pesticide toksike
Qytetare duke blere fruta dhe perime ne tregjet e Tiranes me rastin e festes se Vitit te Ri.
Në dhjetor 2019, Komiteti i Përhershëm për Bimët, Kafshët dhe Ushqimin vendosi ndalimin e përdorimit të pesticideve ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’ në vendet anëtare të Bashkimit Europian, bazuar në gjetjet studimore se përdorimi i tyre kishte ndikim negativ në shëndetin e njeriut, me efekt toksik në zhvillimin e sistemit nervor dhe gjenetik.
Për ndalimin e përdorimit të tyre Komisioni Evropian i miratoi zyrtarisht rregulloret në janar 2020, duke parashikuar një periudhë tranzitore 3 mujore për vendet anëtare për grumbullimin dhe asgjësim në mënyrë përfundimtare të të gjitha Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) që kishin me përmbajtje ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’. Pas këtij afati ato nuk mund të tregtoheshin dhe përdoreshin më brenda hapësirës së BE-së.
Duke ndjekur shembullin e BE-së, Shqipëria vendosi të çregjistrojë PMB-të që përmbanin këto dy përbërës toksikë, por ndryshe nga BE, tregtarëve shqiptarë iu dha e drejta që të importonin produkte me përmbajtje të këtyre dy pesticide deri në mars 2020, dhe përdorimi i tyre në treg u lejua të paktën edhe për dy vite të tjera.
Dispozitat ligjore e rregullojnë importin dhe përdorimin e PMB-ve në dy lista; ato që lejohen të importohen – nëse janë të regjistruara më parë të paktën në një vend anëtar të BE-së dhe një listë e dytë, ku PMB-të e ndaluara, por ndërkohë të importuar, lejohen të tregtohen dhe përdoren nga fermerët deri në afatin e skadencës së tyre.
Bazuar në këto kritere Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndaloi importin e PMB-ve me ‘klorpyrifos’ në janar 2020, por ato qëndruan në listën e dytë të paktën deri në gusht të vitit 2022 dhe siç sugjerojnë të dhënat zyrtare dhe analizat laboratorike këto lëndë toksike vijojnë të përdoren në fermat shqiptare.
Fermerët që i përdorin duket se nxiten nga efikasiteti i lartë i këtyre PMB-ve dhe çmimi më i lirë në krahasim me produktet e tjera. “Këto i zhdukin insektet”- i tha BIRN-it një fermer që ka sera për kultivim perimesh të ndryshme. Ai po ashtu pranoi se pesticidet e ndaluara ishte e lehtë të gjenden në çdo farmaci bujqësore dhe shiteshin me emërtime të ndryshme tregëtare ose me paketime nën emrin e një produkti tjetër.
Ndërsa një eksportues i frutave dhe perimeve, i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit, se ai besonte se tonelatat e PMB-ve të ndaluara në BE iu shitën shumë lirë ose iu falën trëgëtarëve shqiptarë duke bërë që ato të përdoreshin pa asnjë survejim. Tregtari në fjalë, i cili pranoi se një pjesë e ngarkesave të tij ishin ndaluar në kufirin me BE-në, fajësoi institucionet shtetërore që nuk garantojnë prodhimin e produkteve në standardet e kërkuara nga BE. “Kostoja pastaj bie mbi ne”- u ankua ai.
Përdorimi i PMB-ve në bujqësi është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e tyre nga insektet dhe dëmtuesit e tjerë, por sipas ekspertëve, përdorimi i tyre mbi normat e lejuara krijon rrezikshmëri për shëndetin, kryesisht në grupe të popullatës si fëmijët, gratë shtatëzëna, të sëmurët dhe të moshuarit.
Ferdi Braushi, profesor në departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, shprehet se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve me pesticide mbi normat e lejuara krijon efekte afatgjata në organizëm duke prekur sistemin endokrin dhe atë nervor.
“Si rregull një PMB nxirret nga përdorimi kur konstatohet se përveç mbrojtjes së bimës nga insektet ai dëmton dhe organizma të tjerë që mund të jenë dëme në mjedisin përreth apo shëndetin e njerëzve”, tha ai për BIRN-in.
Braushi e sheh si problematike vonesën e reagimit të institucioneve shqiptare në nxjerrjen nga tregu të pesticideve të ndaluara nga BE – duke lejuar përdorimin e tyre dhe për 1-2 pasi janë ndaluar, dhe po ashtu mungesën e kapaciteteve për të analizuar në kohë nivelin e përdorimit të pesticideve në ferma. Sipas tij kjo krijon pasiguri për produktet që konsumojmë në përditshmëri.
Dështimi i monitorimitTë dhënat e siguruara nga BIRN, nëpërmjet kërkesave për informacion dhe dokumenteve zyrtare, tregojnë se agjencitë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e qëndrueshëm të përdorimit të PMB-ve në produktet e tavolinës kanë dështuar, si pasojë e paqartësisë ligjore, neglizhencës dhe mungesës së kapaciteteve.
Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) janë përgjegjës për kryerjen e inspektimeve dhe testimin e mostrave të produkteve që tregtohen, por ato dështuan ta realizonin këtë detyrim ligjor për vite me radhë, duke bërë analiza të pakta në numër, të vonuara në kohë.
Mosbërja e analizave nga ISUV bëri që të dështojnë planet e AKU-së për analizimin dhe kontrollin e cilësisë së pesticideve për vitet 2017, 2018 dhe 2019. Në rastet e pakta që mostrat e marra nga AKU u analizuan, rezultatet e tyre dolën me 6-7 muaj deri në një vit vonesë, kur produktet ushqimore të gjetura me pesticide mbi normën e lejuar ishin shitur tashmë në treg.
Të dhënat e mësipërme u gjetën në dokumentin ‘draft-planveprimi’ për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve të Ministrisë së Bujqësisë, ku moskthimi në kohë i përgjigjeve së analizave nga ISUV, konsiderohet si problem kryesor i monitorimit të qëndrueshëm në përdorimin e PMB-ve.
“Vonesa në marrjen e përgjigjeve të analizave ose mosmarrja e përgjigjet e analizave nga laboratori ISUV mbetet shqetësuese, pasi zvogëlon efektivitetin e marrjes së masave të duhura në garantimin e sigurisë ushqimore, për të ndjekur gjurmimin nga njësia tregtare ose vendi i grumbullimit, te fermeri prodhues”, shkruhet në dokument.
Ndërkohë i vetmi monitorim në shkallë të gjerë i përdorimit të PMB-ve u krye në vitin 2023, nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit, dhe rezultatet treguan se nga 178 kampione të marra në rrënjë në 56 prej tyre kishte gjurmë të lëndëve të ndaluara.
Ministria e Bujqësisë nuk vuri në dispozicion raportin e analizave, por pranoi në një përgjigje me shkrim, se në bimët e analizuara ishin gjetur “12 lëndë vepruese të paregjistruara – 3 nga të cilat lejohen në BE’.
“Nga analiza e bërë lidhur me lëndët vepruese të ndaluara dy prej tyre si Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos mbeten problematikë e vazhdueshme në një qasje rajonale dhe nga vendet e BE-së si Itali dhe Greqi evidentuar edhe në sistemin RASFF dhe në analizat e ISUV”, i tha kjo ministri BIRN-it.
Konsumatorë të pambrojtur
AKU i merr mostrat e analizave tek tregtari fundor, pa mundur të gjurmojë fermën ku janë prodhuar, detyrë që ligjet ia ngarkojnë një tjetër agjencie e ngritur me qëllim identifikimin e problemeve të bimëve që në rrënjë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), e ngritur në vitin 2019 me shtrirje rajonale, nuk arriti të bënte inspektime në ferma si rrjedhojë e paqartësive ligjore dhe i mori kompetencat e inspektoriatit vetëm në shtator 2024, pas daljes së një urdhri të kryeministrit.
“Synimi është fillimi i inspektimeve nga nga ky institucion prej datës 01.03.2025”, tha Ministria e Bujqësisë.
Edhe pse nuk ka pasur funksion inspektues, sipas ministrisë, kjo ka agjenci i është përgjigjur kërkesave të drejtorive rajonale të AKU-së dhe gjatë vitit 2024 ka kryer verifikimin e gjurmueshmërisë për 73 raste me mbetje pesticidesh mbi nivelin e lejuar dhe ka shpërndarë regjistrat e PMB-ve tek mijëra fermerë, një dokument që pritet të ndërgjegjësojë këta të fundit në përdorimin e përgjegjshëm të pesticideve.
Ministria thotë se rezultatet e analizave të kryera dhe monitorimet e kanë nxitur atë të marrë një sërë masash dhe strategjish për të përmirësuar situatën, por për ekspertët situata e përdorimit pa kontroll e PMB-ve në produktet që konsumohen është alarmante dhe institucionet shtetërore nuk po e luajnë rolin e tyre duke e lënë konsumatorin para pasigurisë ushqimore.
Sipas ekspertit të sigurisë mjedisore, Ferdi Brahushi, konsumatorët shqiptarë janë të pambrojtur.
“Duhet ta mbrojnë institucionet, të cilat duhet të kryejnë analizë dhe të monitorojnë produktet me risk potencial të lartë të pesticideve mbi normat e lejuara, siç janë kultivimet me intensitet të lartë në sera, vreshta, ullishte”- i tha ai BIRN-it.
Ai sqaron se a nuk mund të pretendohet që të mos ketë gjurmë të PMB-ve në produkte, madje ato mund të shfaqen edhe pas 2-3 dekadash pas daljes nga përdorimi i tyre, pasi qëndrojnë në tokë e ajër.
“Ajo që duhet pasur parasysh është që PMB-të të mos jenë mbi normat e lejuara”, theksoi Brahushi, duke shtuar se “kur nivelet e tyre janë mbi normë atëherë nëpërmjet ushqimit ose ujit akumulohen në organizmin e njeriut dhe mund të dëmtojnë sistemin endokrin, nervor, apo ndikon në sistemin e riprodhimit, si dhe kanë efekte kancerogjene”.
Për Sokol Abazin situata është më shumë se alarmante dhe papërgjegjshmëria institucionale ka çuar në rrezikimin e jetës së qytetarëve.
“Ka një mungesë kontrolli totale, të produkteve që hamë, të ujit, të ajrit,” thotë ai. “Ky është një genocid ndaj popullsisë”, shtoi Abazi.
Sipas tij, asnjë institucion shtetëror nuk ka kapacitete t’i kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit dhe tregtimit të PMB-ve dhe përdorimit të tyre në ferma.
Mungesë kapacitetesh
Sipërfaqja totale e tokës bujqësore e kultivuar me perime, perime sere, agrume, pemishte, ullishte dhe vreshta kalon 66 mijë hektarë në Shqipëri, ndërkohë të dhënat sugjerojnë se ekzistojnë 280 subjekte të licencuara deri në vitin 2020 për importin dhe tregtimin e PMB-vë.
Ekspertët vënë në dukje se problematikat në sektor nuk kanë të bëjnë vetëm me monitorimin e nivelit të PMB-ve, por dhe kontrollin e importit, tregtimin, magazinimin dhe asgjësimi i tyre.
Brahushi sugjeron që dispozitat ligjore për nxjerrjen nga përdorimi të një PMB-je, e cila konsiderohet e rrezikshme, duhet të përshtaten me ato të BE-së.
“Duhet të ngushtohet hapësira kohore nga ndalimi i importit nga koha e lejuar për përdorimin e produkteve të ndaluara dhe të detyrohen pikat tregtare për grumbullimin dhe eliminimin e tyre”, thotë ai.
Por, kjo sipas tij, kërkon që të ketë një inventar të hyrjes së pesticideve, një analizë të lëndëve aktive në PMB-të që importohen dhe monitorimin e asgjësimit të tyre.
Vetë Ministria e Bujqësisë pranon se nuk ka kapacitete për eliminimin e PMB-ve të ndaluara duke rrezikuar që ato të qarkullojnë tek fermerët në mënyrë të paligjshme.
Kontrollet e AKU-së konstatuan se në njësitë e tregtimit me pakicë dhe shumicë të PMB-ve, janë konstatuar PMB-të që nuk plotësojnë kërkesat ligjore si: afati i përdorimit të tejkaluar/skaduar ose PMB-të e paregjistruara në Shqipëri, të cilat janë të bllokuara në sasi totale prej 1.3 ton dhe 1271.1 litra, për vitet 2017-2020.
Ndërsa të dhënat e Ministrisë e Bujqësisë, që citohen në “plan-veprimin 2022-2032” tregojnë për mungesë kapacitetesh për asgjësimin e PMB-ve të bllokuara dhe ndaluara për shitje, duke i lënë këto produkte për vite në ambientet e njësive të tregtisë me shumicë dhe pakicë.
Për periudhën 2017-2020, ka pasur rreth 2.5 tonë pesticide të tilla të bllokuara/të ndaluara, ndërsa ministria pranon se “bllokimi i PMB-ve prej vitesh për mosndjekje të procesit të asgjësimit të tyre mbetet një shqetësim serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.”
Ekspertët po ashtu kërkojnë që protokollet e kontrolleve të ndiqen njësoj si për produktet vendase dhe ato që importohen, për të cilat deri tani shteti shqiptar duket se është mjaftuar një certifikatë origjinës së mallit.
“Prania e tyre (Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos) është konstatuar edhe në importet nga Italia dhe Greqia, e cila ka bërë që të ritet kontrolli për importet nga këto dy vende”, pranoi Ministria e Bujqësisë.
Vetëm në vitin 2024 ka pasur 9 raste të produkteve të importit që i janë adresuar sistemit RASFF.
/BIRN/ -

Shenjat që tregojnë se nuk merrni mjaftueshëm proteina
Jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm proteina? Proteina nuk është vetëm thelbësore, por është jetike, veçanërisht për gratë. Dhe nuk është vetëm sasia, por edhe koha që e konsumojmë.
Konsumimi i mjaftueshëm i proteinave në mëngjes mund të bëjë një ndryshim: ndihmon në shmangien e lodhjes dhe dëshirave deri në vaktin tjetër. Ushqimet me proteina, si vezët, kosi dhe peshqit yndyrorë si salmoni, skumbri dhe toni, ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe reduktimin e inflamacionit.
Për sa i përket sasive, rekomandohet që 10% e kalorive ditore të vijnë nga proteinat. Nëse dëshironi ta llogaritni në gram, mjafton të shumëzoni peshën tuaj në kilogramë me 0,36 dhe ky është minimumi që duhet të konsumoni çdo ditë.
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina
Lodhja
Një nga shenjat më të zakonshme është lodhja e vazhdueshme. Nëse nuk merrni proteina të mjaftueshme, trupi juaj nuk ka energjinë që i nevojitet për të funksionuar siç duhet. Kur dieta juaj nuk është e fortë dhe e ekuilibruar, sistemi imunitar dhe hormonet nuk funksionojnë siç duhet, duke ju lënë të ndiheni të rraskapitur ose me mungesë energjie. Mungesa e proteinave mund të shkaktojë gjithashtu ndjenja dobësie ose lodhjeje gjatë ditës, edhe nëse nuk angazhoheni në aktivitet fizik intensiv.
Humbja e masës muskulore
Proteina është thelbësore për rritjen dhe riparimin e muskujve, dhe mungesa e saj mund të çojë në humbje të muskujve. Nëse ushtroni, dhe veçanërisht nëse bëni stërvitje forcash, por nuk merrni mjaftueshëm proteina, mund të zbuloni se përpjekjet tuaja nuk po sjellin rezultatet që dëshironi. Masa muskulore është e vështirë për t’u mbajtur nëse nuk e ushqeni trupin tuaj siç duhet. Nëse nuk ushtroni rregullisht, kjo është edhe më e dukshme, pasi mungesa e proteinave mund t’ju bëjë të humbni muskujt që keni tashmë.
Thyerja e thonjve dhe rënia e flokëve
Mungesa e proteinave mund të ndikojë në shëndetin e thonjve dhe flokëve tuaj. Proteina përmban kolagjen dhe keratinë, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Kur dieta juaj nuk ka proteina të mjaftueshme, thonjtë tuaj mund të thyhen më lehtë, flokët tuaj mund të dobësohen ose mund të filloni të vini re rënien e flokëve. Nëse shihni ndryshime të tilla, është mirë të rishikoni sasinë e proteinave që konsumoni çdo ditë.
Nëse hani kryesisht karbohidrate, mund të ndiheni të uritur shumë shpejt, edhe pas vaktit tuaj. Kjo është për shkak se karbohidratet, veçanërisht karbohidratet e rafinuara, shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, duke çuar në më shumë dëshira. Në vend që të konsumoni ushqime që nuk ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, një ushqim mëngjesi i pasur me proteina, si vezët ose kosi, mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur dhe të zvogëloni dëshirën tuaj për të ngrënë.
-

Milaim Zeka: “Valbona ka një lidhje jashtë, ka qenë 100% lojë, e njoh…”
Iftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Së bashku me Atalanta Kërçykun kanë komentuar dhe analizuar edhe videot më të klikuara në 24 orët e fundit.
Njerëzit që më kanë zhgënjyer më së shumti mua në këtë “Big Brother” janë Valbona të cilën e kam pasur shoqe, më ka zhgënjyer loja e saj absurditeti, dhuna, vulgariteti. Edhe Rozana, në anglisht thonë e ka dhj*rë komplet personalitetin e saj me vulgaritetin, me agresivitetin që unë nuk e kam pritur prej një femre artiste e ardhur nga një familje artistësh. Në të folur dhe në veprimet e saj çdo gjë e ka pasur vulgaritet, njeri totalisht i frustruar, totalisht zhgënjyes për mua dhe aspak model për t’u ndjekur nga fëmijët tanë.
Milami deklaroi gjithashtu se duke qenë se e njeh Valbonën në “Big Brother Radio” ai pranoi se ish-banorja ka një lidhje jashtë dhe se e njeh djali
Unë guxoj të them që Valbona ka një lidhje jashtë.
Kur Atalanta e pyeti nëse Milaimi e njeh çiftin dhe nëse ka kontakt me ta, Milaimi tha:
Me çiftin jo por me Valbonën po. E di këtë që po e them, pak para se të hynte në BBV kjo e ka pasur një të dashur dhe e ka një të dashur. Edhe e njoh
-

Kompani në emër të motrës dhe kunatit, Balluku “qeras” drejtorin me licencë të fotovoltaikëve
Do të ndalemi sërish tek aferat që i kemi pagëzuar me emrin “5B-të” e Belinda Ballukut. Në emisionet e shkuara, ju kemi treguar se si miliona euro të investuara në infrastrukturë, energjetike, e kudo kanë patur një destinacion, xhepat e drejtorëve të Belinda Ballukut. Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘Drejtorëve të Belës’. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi ynë, na fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.
Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten ‘Tigrat’, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se ‘Tigrat’, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët ‘defakto’ të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Igli Cara: Në Shqipëri nuk ka betejë midis partive, por midis opozitës dhe shtetit
Kandidati për deputet i PD-së për Qarkun e Durrësit, Igli Cara tha se zgjedhjet në Shqipëri janë të ndryshme nga çdo vend demokratik, pasi sipas tij, nuk është një betejë midis partive, por betejë midis shtetit dhe opozitës.
Ai shtoi se lajmi që Parlamenti Evropian, do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri është pozitiv vetëm për opozitën dhe Shqipërinë, pasi qeverisë do t’i kufizohen shumë veprime manipuluese që i ka kryer më parë.
“Në fakt është një ngjarje që duhet përshëndetur. Deri më sot në Shqipëri ka ndërhyrë OSBE. Fakti që Parlamenti Evropian që këtë radhë do të ndërhyjë është një lajm pozitiv.
Sepse në këto 12 vitet e fundit ne kemi pasur zgjedhje që gjithmonë janë kontestuar dhe ka pasur probleme. Ky lajm është i mirë vetëm për opozitën dhe për Shqipërinë, sepse Edi Rama do të mendohet dy herë kur të bëjë atë veprim që ka bërë dikur.
Kur përmend Ramën përmend gjithë inturazhin e tij, të gjitha bandat e tij të Durrësit, të Elbasanit të Shkodrës e me radhë. Të gjithë e dimë që koka e tyre është Rama.
Këtu kemi një fushatë ndryshe nga çdo vend i botës sepse, se në çdo vend të botës konkurrojnë partitë me njëra tjetrën, kurse këtu tek ne bëhet fjalë që po konkurron opozita me shtetin, ku kjo e fundit përdor të gjitha mekanizmat përballë opozitës dhe ky është ndryshimi.” tha Cara. -

“Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur për mungesën e medikamenteve për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret në Shqipëri. Mungesën e ilaçeve ai e cilëson një skandal të papranueshëm dhe një akt kriminal që bëhet nga shteti.
Dasho theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për tu shëruar.
Gjithashtu, Dasho kritikoi ashpër administratën qeveritare për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetësore dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e sistemit shëndetësor në funksion të premtimeve elektorale.
“Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale.
Pra, në një situatë e cila prej vitesh është sjellë në vëmendje. Ajo që ka bërë Osmani është një shërbim i jashtëzakonshëm shoqëror. Por të gjithë ne kemi vite që flasim dhe mungesa e preparateve për fëmijët dhe kryesisht për të sëmurët tumoralë, është një nga ato mangësi që është pak t’i thuash kriminale.
Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.
Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.
Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha Dasho. -

Merr 10 vota pro, zgjidhet nënkryetari i ri i Këshillit Drejtues të RTSH-së (Emri)
Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, i cili u miratua më 17 Mars në Kuvend pas një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së, ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e parë.
Mbledhja është drejtuar nga Fatjon Hoxhalli, i cili u miratua si kryetar i Këshillit, teksa para kësaj detyre mbante postin e këshilltarit të grupit parlamentar të PS-së dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në Qeveri si zëvendëskryeministër e ministër.
Gjatë mbledhjes së sotme është diskutuar dhe është rënë dakord për të gjitha pikat e rendit të ditë. Fillimisht Këshilli Drejtues është njohur me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas është votuar për nënkryetarin,
Në mënyrë unanime, duke marrë 10 vota pro, si nënkryetar i Këshillit është zgjedhur Petrit Beci.
Gjithashtum, raportohet se është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës.
Për shkak të afateve të përcaktuara nga organizatorët e Eurosong, anëtarët u dakordësuan që të thërrasin një mbledhje tjetër brenda kësaj jave për të vijuar me procedurat e nevojshme. Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, me të cilën fituan edhe Festivalin 63 të Këngës në RTSH.
Në këtë mbledhje të parë, Këshilli Drejtues ka propozuar edhe ngritjen e një grupi pune për hartimin e një procedure të standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm sipas përcaktimit ligjor të Statutit të RTSH.
Kujtojmë se aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media kanë ngritur shqetësimin se një pjesë e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën, pasi kanë mbajtur poste në Qeveri apo parti. -

Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali
Gjatë takimit në Shirokë duke prezantuar “Paketën e Maleve”, paketë elektorale e Ramës, ky i fundit foli si përherë gjepura duke vazhduar të mendojë se shqiptarët janë idiotë, ku u thotë se paga këtu është me e lartë se më Gjermani apo edhe Amerikë.
Në këtë takim kreu i organizatës, njeriu që harxhon 10-mijë euro seanca masazhi dhe pi 33-mijë euro një shishe verë, dhe le spitalet pa ilaçe, foli përsëri se si në Shqipëri ka familje që mbajnë me para emigrantët që kanë jashtë.
Vetëm se këtë herë skenari i përgatitur i kalonte kufinjtë e banalitetit të përhershëm.
Një drejtues biznesi i pranishëm në takim “i mbajti ison Ramës” dhe vazhdoi të tregonte një histori të ngjashme se si familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura.
“Kemi njerëz në Gjermani, Itali dhe disa vende. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni, keni mundësi t’i bëni këtu.
Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi. Kjo është pak, por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”.
Tashmë mbetet vetëm për të kuptuar, po kërkojmë që hyjmë në Europë që të ndihmojmë njerëzit të mos vdesin nga uria, apo sikurse shprehet Rama për të na vërshuar lumë Eurot nga BE-ja.