Burimi:
Vizionplus.tv

Asgjësohen 500 mijë pula, Ministria e Bujqësisë: Kishin ngordhur si pasojë e gripit
👁5757
Pas rasteve me gripin e shpendëve që u shfaqën në Durrës, Ministria e Bujqësisë njoftoi se deri tani janë eliminuar dhe asgjësuar rreth 500 mijë krerë shpendë. Sipas Ministrisë, këta shpendë ishin të ngordhur për shkak të gripit që i kishte prekur. Gripi i shpendëve shpërtheu në Durrës në muajin mars në dy vatra, të dyja kompani që operojnë në treg. Pas konfirmimit të rasteve, dy stabilimentet u vendosën në karantinë. NJOFTIMI Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit,...