Aleatët e NATO-s bien dakord për të rritur në 5% objektivin për shpenzimet e mbrojtjes

Shtetet aleate të e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ranë dakord të dyfishojnë objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2% i produktit të brendshëm bruto (PBB) në 5% deri në vitin 2035, në lëvizjen më vendimtare nga aleanca në më shumë se një dekadë.Në një deklaratë të përbashkët, NATO tha se ishte “e bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë”, në veçanti kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe “kërcënimit të vazhdueshëm” të terrorizmit.“Aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive”.Shifra 5% përbëhet nga “të paktën” 3.5% e PBB-së që duhet të shpenzohet drejtpërdrejt për mbrojtje, me pjesën tjetër që shkon në sigurinë dhe “infrastrukturën kritike”, që lidhet me mbrojtjen për të siguruar, thuhet në deklaratë, “gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë civile, për të mbështetur inovacionin dhe për të forcuar bazën industriale të mbrojtjes”.Aleatët do të duhet të paraqesin plane vjetore “që tregojnë një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë qëllim”, tha NATO, pas kundërshtimit nga disa shtete anëtare, veçanërisht Spanja.Disa shtete anëtare ende nuk e kanë përmbushur objektivin e vitit 2014 për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtje.Ky veprim historik vjen në një sfond tensionesh në Lindjen e Mesme dhe luftës së vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë. Anëtarët janë shtyrë gjithashtu drejt objektivit të ri pas viteve të presionit gjatë të dy mandateve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që aleatët kanadezë dhe europianë të ndajnë më shumë nga barra e mbrojtjes kolektive.NATO riafirmoi gjithashtu “angazhimin e saj të palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive”, siç përcaktohet në Nenin 5, se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve, pas pikëpyetjeve mbi besueshmërinë e SHBA-së kur bëhet fjalë për atë shtyllë qendrore të NATO-s.“Ne mbetemi të bashkuar dhe të palëkundur në vendosmërinë tonë për të mbrojtur një miliard qytetarët tanë, për të mbrojtur Aleancën dhe për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë tonë”, thuhet në deklaratë. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.